A ESHTE XHOANA AGJENTE GREKE?
-- nga Nikollė Lesi, Deputet - Koha Jonė, 15.11.2003
Jane shume ngjarje tash nje vit qe kane ndodhur ne Shqiperi, te cilat per nga rrjedha e tyre, menyra e ndodhjes dhe koicidenca me interesat e Shtetit grek, te bejne te dyshosh se dikush ketu sekretet e ketij vendi i nxjerr jashte me nje menyre te rrufeshme dhe te perkryer. Natyrisht qe, shume sherbime sekrete te huaja punojne me njerezit e tyre ne Tirane. Nje pjese e tyre jane ne koordinim me ate shqiptar ne luften ndaj krimit te organizuar, droges dhe disa veprimeve qe destabilizojne Ballkanin. Ne kete sens eshte normale bashkepunimi i tyre me SHISH. Por ka sekrete te tjera, qe jane per cdo shtet, nje gje e paprekshme dhe qe ruhet e paguhet me cdo cmim, shumehere edhe me koke. Por dyshimi im, te cilin po e bej publik dhe qe do t'i kerkoj dhe komisionit parlamentar te Rendit dhe SHISH per te hapur nje hetim, ndofta me dyer te mbyllura per arsye te ruajtjes se sekretit shteteror, ka te beje rreth akuzes publike qe beri para disa muajve ish-kryetari i Sherbimit Sekret Shqiptar ne Top Channel, zoti Fatos Klosi, rreth mundesise se perfshirjes se gruas se kryeministrit Nano, zonjes Xhoana Nano ne sherbimin sekret grek.
E artikuluar me nje gjuhe lehtesisht te kuptueshme zoti Klosi, i cili njeh shume sekrete te Shqiperise, e jo vetem te saj, leshoi akuzen qe duhej te dritheronte gjithe drejtuesit e Shtetit, pervec zotit Nano, se gruaja e tij e dyte ka probleme me sherbimin sekret grek. Nese nuk do te kisha bere nje analize te fakteve qe kane ndodhur tash nje vit e ketej, kohe qe perkon me ardhjen e zotit Nano ne postin e kryeministrit, fakte te cilat ne brendine e tyre jane ne perputhje me strategjine greke per Shqiperine dhe kthimin e saj ne nje zone influence, pra pa keto ngjarje politike, pa kete gllaberim ekonomik te pikave kyce te strategjise ekonomike dhe te ndonje "investimi grek" ne ndonje zone ushtarake shqiptare, zor se do te mund te ngrija nje akuze mbi akuzen e leshuar nga Klosi, dhe per me teper pas kaq kohesh. Por duke qene deputet i Kuvendit te Shqiperise me lind obligimi i dyfishte qe te kerkoj dhe ne parlament ngritjen e nje komisioni parlamentar hetimor rreth kesaj akuze, pasi nuk flitet per gruan e bukur te ndonje karrocieri, tregtari ambulant, apo nepunesi te thjeshte shteteror, por pikerisht per Zonjen e Pare te Shqiperise, e cila ka emrin e bukur Xhoana, dhe mbiemrin e zakonshem Nano.
Pa shkelur etiken, ne kete shkrim mund te shtoj se nuk flitet as per lajthitje te Klosit, e te perforcuara edhe nga une si deputet, por flitet per nje emer qe "fle" pernate me sekretet e krejt Shqiperise. Historia boterore e sherbimeve sekrete, qe kur ato jane krijuar, dhe qe bene epoke ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, tregon se ne shumicen e rasteve per te marre sekretet e nje burri shteti apo dikujt ne ushtrine e nje vendi, qe duhej pushtuar apo shkaterruar, futej nen sherbim, pra si agjente nje grua. Per te qene me te suksesshem gjendej nje femer, e cila te ishte e bukur, mikluese, me pamje si shenjtore, te ngjaje se malet, edhe nga me te lartet, luten para hijeshise se saj. Per ta bere edhe me popullor portretin e agjentes VIP, nga burimet sekrete financiare, i jepeshin qe te shperndante falas ushqime, rroba per te varferit, shkonte ne Kishe, lutej dhe "keputej" per te vobektit. Me pas, sajdiste burrin e Shtetit me lajkat e saj dhe, si profesioniste nen sherbim, niste pusullat drejt vendit ku ishte rekrutuar per cka dinte, c'kishte degjuar apo dokumenta sekrete. Me metodat joshese dhe ledhatuese, bente qe, "I PARI" i vendit te firmoste cka ajo donte dhe ishte urdheruar nga sherbimi sekret.
Dikujt mund t'i duket kjo qe po shkruaj si nje pjese tregimi, por mund t'i kujtoje te famshmen agjente te luftes se dyte boterore, Mata Hari, por, fatkeqesisht keshtu kane punuar dhe ende vazhdojne, sherbimet sekrete kur duan qe ne "krevatin" e kryetarit te Shtetit, kryeministrit apo te ndonje gjenerali te rendesishem te fusin "pergjuesin". Natyrisht qe, nuk mund te kemi te drejten per te hedhur paralelizma mes asaj qe kemi lexuar per spiunazhet dhe akuzes se Fatos Klosit. Por nese vazhdojme prape ne logjiken e nje deduksioni politik, atehere perse e luftoi hapur Fatos Nano ish-kreun e Sherbimit Sekret Klosi, bile beri dhe ujdi me Berishen per ta groposur e kalbur ne burg? Per 14 Shtatorin? Jo, vjen pergjigjia menjehere, pasi dihen tashme faktet dhe interpretimet.
Akuza e Nanos per zotin Klosi per "implikim ne pergatitjen e 14 shtatorit bashke me Gjinushin, Meidanin, Berishen dhe Meten", eshte nje akuze qe nuk e beson as vete Nano. Mendja te shkon tek ajo qe edhe une nuk dua ta besoj per kryeministrin e vendit tim; qe zoti Klosi di shume gjera per Xhoana Nanon dhe sherbimet greke, aq sa, po te lihej prape ne krye te ketij sherbimi, apo te mos kerkohej t'i mbyllej goja, apo akoma me keq, te mos depersonalizohej neper gjyqe, atehere ai mund te nxirrte turpe dhe skandale shteterore. Eshte e rende kjo qe po them, madje dhe vete e shqiptoj me ndrojtje, sigurisht jo per hir te frikes, nga ndonje hakmarrje e Nanos, pasi nuk me ben shume pershtypje, sic ka ndodhur edhe ne kohe me te veshtira, si ne epoken e Bashkim Gazidedes dhe "gjeneraleve" te tij te shtypit.
Hezitimi im ka te beje me turpin, zezonen qe bie mbi vendin tim, nese eshte i vertete pohimi i Klosit. Ndersa insistimi im ka te beje me detyrimin ndaj informimit publik per te mesuar te verteten e akuzes. Logjika e do qe, nje kryetar i Sherbimit Sekret te nje Shteti, di aq shume per vendin e tij, aq sa ne praktiken boterore kur nxirrej ne pension apo lirohej, nje person i tille ruhej nga Shteti si nje thesar, i cili nga casti ne ēast mund te vidhet apo grabitet nga te interesuarit fqinje. Ndersa ne Shqiperine e pluralizmit ish-drejtuesit u shperndane "si zogjte e korbit" ne shtete fiqnje.
Ndersa, nje kryetar i ketij sherbimi sekret tashme eshte larguar me revoltat e '97-es, tjetri eshte i shkarkuar dhe i paditur nga kryeministri i vendit per t'u futur ne burg per gjoja "disa tendera"(!). Ē'vlere ka nje tender, edhe nese eshte e vertete akuza, perballe "tenderave kryeministrore" qe flene ne krevatin e kryeministrit ose qe quhen sekrete shteterore? Akuza e Nanos dalengadale po zhvleresohet edhe para gjykates, cka shton dyshimet se arsyet e perndjekjes se Klosit jane te tjera, pra te lidhura me denoncimin qe ai beri per bashkeshorten e Kryeministrit.
Edhe gjate diteve te krizes se paradokoheshme, kur u rrezuan dy dekretet e kryeministrit per zoterinjte Dokle dhe Xhafa, sipas pohimeve te ish-kryeministrit Meta, zoti Nano kishte pergatitur doreheqjen para kryesise se PS-se, por ne momentin e fundit, teksti, pra doreheqja, i eshte grisur nga Xhoana Nano. Pyetja lind natyrshem: Ēfare e lidh kete grua me pushtetin absolut te te shoqit, nderkohe qe i shoqi, pra zoti Nano ne momente krize dhe prekje te dinjitetit politik kerkon te jape doreheqjen? Nano ka dhene prova, here te tjera dhe me nje bashkeshorte tjeter, Rexhinen, nje grua e shkelqyer dhe me tipare te jashtezakonshme, qe ka dhene doreheqjen ne vend, madje, sic thone miqte nanoiste, "edhe me perkrahjen e Rexhines se menēur".
Ne kete rast jemi te detyruar te bejme nje sqarim: Nuk duam te futemi ne pjesen e jetes private te Kryeministrit, por po marrim ato segmente, te cilat kane lidhje me fatin tone te perbashket si shqiptare. Dhe ketu kemi te drejte ligjore. Ne nuk po merremi me gjera, qe edhe "skandali Klinton" i nxorri ne publik, nuk po merremi me paralidhjen mes tyre, se ku ka punuar njeri apo tjetri, por me nje gje kapitale, qe mbetet akuza e Klosit: A eshte e vertete se kjo grua punon per agjenturen greke nen mantelin e bashkeshortes se kryeministrit? Besoj se kjo ceshtje, nuk eshte nje zone private e Nanos. Kjo na perket te gjitheve nga pak. Ne cdo shtet demokratik nje akuze e tille do te kishte krijuar nje stuhi te tere politike. Dikush duhej te pergjigjej para drejtesise dhe jo sic ka shkuar zoti Klosi "per tendera tullash"!
Kete kerkoj une te sqaroj. Nga pak e perdite. Cdo ore. Nuk do te interesohem me per Albacopter apo sa ka vjedhur ajo, sipas shtypit, duke perfituar nga pozicioni i te shoqit. Nuk do te permend me, se ka emeruar ne pikat kyce gjithe kusherinjte e njerezit e saj, pra lidhjet nepotike. As qe do te kerkoj here tjeter ne parlament ministrat Islami e Poci se si i ka vene milionat kjo grua, qe na mbiu nga Athina e per Athinen, dhe qe per disa muaj u be milionere. Jo, kjo eshte e fundit here qe po ia permend jo se dua, por per te garantuar publikun se une luftoj per nje ceshtje me te madhe se sa milionat e saj. Dua qe te mos jem nje nenshtetas shqiptar, qe qeverisem nga nje "nenshtetase" e huaj, qe perdor hijeshine per te perlare cka vendi im.
Nese zoti Nano, per te larguar transparencen dhe per t'u fshehur, ka ndermend te perdore urdine e rojeve apo te vere ne perdorim te gjitha metodat dhe mekanizmat e sofistikuar te presioneve ndaj meje, pas ketij denoncimi publik, ku luhet me koke, jam i detyruar t'i kujtoj se koka shkon me koke!