- Rikujtim padashje i Festivalit 11, pas tridhjet e ca vjetesh -
BALLE PER BALLE ME "VEJUSHEN E ZEZE"
-- nga Mihal Luarasi
Shumica e ne, krijuesve te festivalit 11, nuk u treguam aq trima sa Tish Daija i cili nuk e perfilli terrorin qe shpertheu pas ketij festivali. Ne i dogjem fotografite, notat dhe materialet e tjera qe kishim ne shtepi. Ai i ruajti. Nga frika e represionit, piktoret dogjen tabllote e tyre, disa shkrimtare zhduken e fshehen doreshkrime te dyshimta, skulptoret thyen nudot ne mermer. Pas shume vitesh, hedhur andej ketej, hulumtuesit e krijimtarise se Pacos, gjeten copa gishtash e sysh, por asnje shenje gjinjesh a pjesesh te tjera intime te cilat skulptori i kish "bluar".
Rrezatuese e vezulluese, fryma ende e gjalle e tiranise, shpirti i keq i diktatorit, u shfaq papritur perballe nesh! Nuk ish fantazma e saj, jo. Ish ajo vete, Nexhmije Hoxha, ne mish e kocka! Nuk ish kllapia jone e para tridhjet vjeteve kur ajo na shfaqej edhe ne enderr, jo. Syte e kobres, qe atehere t'i ngulte deri ne palce per te germuar e zhbiruar "ndikimet e huaja", "mendimet armiqesore", ishin po ata, veshur sot me velin e largesise mjegullore te kohes.
Kush mund ta mendonte, kush mund ta besonte se ajo do te guxoje te paraqitet me vullnetin e saj dhe te shohi ne sy viktimat e veta, ashtu si vrasesi qe nuk mund te rrije pa u kthyer ne vendin e krimit.
Fale demokracise liberale, sistemit qe "Ledi" e urrente ne ate kohe, ajo e ndjen vehten aq te forte dhe aq te sigurt sa qe e beri edhe kete. Dikush tha se mund te kete ardhur per te kerkuar falje per mekatet e saj. Naivitet. Kush i ka degjuar deklarimet publike dhe ka lexuar librin "Jeta ime me Enverin", kete antologji perrallash mistifikuese, nuk mund te prese lutje per falje nga kjo grua. As viktimat e saj nuk do ta deshironin nje gje te tille.
Jemi balle per balle. Vetem tre metra na ndajne nga njeri-tjetri. Disa nga bashkekohesit e saj thone se ka qene e bukur. ...edhe gjarpri eshte i bukur. Me kujtohet rrefimi i nje shoqes se saj te ngushte te luftes e cila iu lut kesaj gruaje t'i jepte leje te largohej nga internimi sa per te pare per here te fundit vajzen qe po i vdiste! Nuk ia dha lejen dhe nuk iu pergjigj fare.
Vezhgoini me kujdes syte e vejushes, qofte edhe ne fotografi. Jane te akullt, te futin drithmat.
Ajo nuk foli me ze ne ceremonine per te cilen po shkruaj, por foli shume prania e saj. "Zoterinj, une jam ketu!"
Dhe nuk gaboi, gazetat e dites se neserme, dhane portretin e vejushes ne faqe te pare.
2.
Ka nga ata qe duan ta harrojne te shkuaren dhe ka te tjere qe duan ta imponojne harresen mbi te gjithe ne. Por eshte nje institucion qe punon me ngulm kunder harreses. Eshte "Arkivi Qendror i Shtetit", organizatori i ceremonise se parsimbremeshme ku kompozitori Tish Daija i drezoi Arkivit partiturat e 16 kengeve te festivalit te "mallkuar" 11.
Regjimi i zotit dhe zonjes Hoxha zhduku gjithshka qe kish te beje me ate festival te kenges ne RTV. Regjistrimin televiziv, partiturat, fotografite, fjalet, tekstet, libretin, gjithshka. Ky ishte njeri nga krimet e shumte te diktatures kunder artit shqiptar.
Shumica e ne, krijuesve te festivalit 11, nuk u treguam aq trima sa Tish Daija i cili nuk e perfilli terrorin qe shpertheu pas ketij festivali. Ne i dogjem fotografite, notat dhe materialet e tjera qe kishim ne shtepi. Ai i ruajti. Nga frika e represionit, piktoret dogjen tabllote e tyre, disa shkrimtare zhduken e fshehen doreshkrime te dyshimta, skulptoret thyen nudot ne mermer. Pas shume vitesh, hedhur andej ketej, hulumtuesit e krijimtarise se Pacos, gjeten copa gishtash e sysh, por asnje shenje gjinjesh a pjesesh te tjera intime te cilat skulptori i kish "bluar".
Regjimi i zonjes qe kemi ketu perballe ishte koha qe gjeneroi kundervleren. Ajo ben sikur na sheh mosperfillese. C mendon valle ne koken e saj te mencur-? "Ju arritet vertet te mbijetoni e te ktheheni nga debimet, nga internimet, nga burgjet por shenjat e mia i kini ne trup dhe ne tru, ato do t'u mbeten atje deri sa te rroni!"
3.
Ndonje zoteri, mbasi kish nxjerre vete perfundime te cuditeshme mbi festivalin 11, hodhi mbi tryeze nje pyetje naive: "Une studiova tekstet e atyre kengeve dhe nuk pashe asgje te rrezikshme per qeverine e atehershme, ne fund te fundit, cfare beri ky festival qe te meritonte denimin-?"
Festivali 11 nuk u denua vetem per ate qe beri por edhe per ate qe nuk beri.
Ajo qe beri ishte se i tregoi regjimit se artistet shqiptare, kompozitoret, kengetaret, regjisoret, piktoret, skenografet, jane te zotet te prodhojne art bashkekohor, me vlera kombetare e universale. Se ata jane ne gjendje ta nxjerrin muziken e lehte dhe spektaklin televiziv nga amullia e merzia totale mberthyer nga normat e imponuara te realizmit skematik!
Ajo qe nuk beri festivali i 11, ishte se nuk vazhdoi rrugen e pseudoartit propagandistik ku nder kenge himnizohej partia dhe kreu i diktatures, ku "traktoristja pararoje" duhet patjeter te dashurohej me "brigadierin e dalluar".
Per ne "Pema e ndaluar" ishte bashkekohesia
Sipas mitologjise, dy njerezit e pare ne bote, u denuan sepse shkelen urdherin e Zotit per te mos ngrene fruta nga pema e ndaluar. Per ne "Pema e ndaluar" ishte bashkekohesia, moderniteti, liria e krijimit. Dhe zoti tokesor, Enver Hoxha, na denoi, jo thjesht me debim nga Edeni, sic beri Zoti i qiejve, por me debim nga jeta, nga arti, pergjithmone.
Ne menyre te vetedijshme dhe jo, i njembedhjeti ishte nje revolte per te bere ate qe nuk lejohej. Fatkeqesisht, teresia e ketij evenimenti nuk mund te arkivohet sepse regjistrimi audioviziv nuk egzizton, eshte fshire. Pra arkivimi dhe dokumentimi eshte tejet i manget dhe ashtu do te mbetet. Nje festival i kenges eshte spektakel televiziv, nuk eshte koncert tradicional i rendomte, ai nuk eshte vetem kenga ne ato nota te vijes se saj melodike por te gjithe komponentet qe e perbejne: orkestracionet, menyra e interpretimit, mizanskenat, dritat, kostumet, gjetjet regjisoriale, thurrjet spektator-skene-prezantues, dialogjet, ritmi, atmosfera, nderlidhjet me zhurite e jashtme. Fest' 11 rrezatoi dicka tjete, te ndryshme, te vecante, nje optimizem qe jeta nuk e kishte, qe i mungonte dhe qe ne thoshim se nuk duhet t'i mungoje!
Mendoj se ky ishte shkaku qe ideologu i atehershem i PPSH-se, Ramiz Alia, duke dale nga salla ku u zhvillua festivali, i tha drejtorit te pergjithshem te RTV-se, T.Lubonjes: " A nuk jane keto bombone te veshura me sheqer qe mbajne brenda helm-?!" Kjo fraze sipas stilit kinez, tregon per komunikimin telepatik ne distance midis "atit-Enver", qe ato dite ndodhej ne Vlore dhe birit shpirteror-Ramiz, te cilet njeheresh, mendonin te njejten gje: Ne festival gjithshka eshte bere me qellim, sepse dikush i konfeksionoi ato "bombone", apo jo-? Dikush e futi helmin brenda dhe pastaj i "veshi me sheqer", apo jo-? Dhe pastaj ia ofroi popullit per ti ngrene...Po kush e beri kete hata-?! Padyshim, artistet qe e krijuan festivalin, vecanerisht njeri syresh qe nuk e ka per here te pare...Por fraza e siperme e Alise shpreh edhe difidencen (mosbesimin) e perhershme te gjerarkeve te larte partiake ndaj artisteve dhe shkrimtareve, friken se ata ne cdo kohe mund t'i punojne ndonje reng partise, t'ia futin ujin nen rrogoz. A nuk ish pregatitur edhe "kunderrevolucioni" hungarez nga shkrimtaret dhe artistet e atjeshem?!
Me dashje, thenien e mesiperme te z.Alia, nuk e citova te plote. Ja vazhdimi, i marre nga libri i Todi Lubonjes "Nen peshen e dhunes": "Festivali nuk kishte asgje shqiptare."Nuk dua te merrem me hedhjen poshte te kesaj deklarate te pathemelte profesionalisht, por nuk mund te rri pa thene se nuk ma kish marre mendja qe autori i saj te mos dije te dalloje dot frymen, ritmet dhe stilin e nje cope muzikore qe percakton perkatesine kombetare, nga folklorizmi. Te parat ishin aty, folklorizmi mungonte. Megjithese edhe ky, si reminishence, ne trajten e nje citimi te drejtperdejte te melodise popullore, u duk tek nje kenge.
4.
Sipas deshmise se qehajait te familjes Hoxha, ne librin e tij me kujtime botuar pas vdekjes se diktatorit, mesuam se ne ditet e festivalit 11 ata pushonin ne bregdet dhe cuditerisht, ajo qe e denoncoi tek i ati festivalin qe po jepej ne television, ishte Pranvera, bija e tyre e cila, sic flitej, shquhej per defrimet e saj ne lokalet e Perendimit! "Modernizmi, arti dekadent borgjezo-revizionist, ndikimet e huaja", ishin te rrezikeshme per rinine tone, per popullin por jo per ata vete! Skota e tyre, predikonte ujin per te tjeret, kurse per vehte pinte veren dhe nektarin e kenaqesive.
Kembengulja e PPSH-se per muziken folklorike dhe per folklorizmin ne muziken e kultivuar, nuk rridhte as nga shijet e as nga adhurimi qe gjoja kishte kupola per artin e popullit por nga vija e pergjithshme e izolimit nga bota, nga frika patologjike e diktatorit se mud t'i ikte pushteti nga dora.
Thuhej se midis udheheqesve te partise kish ndryshime ne gjykimin e festivalit 11. (natyrisht, perpara se tirani te kish shfaqur mendimin e tij!) Por, ne se qendronin keto ndryshime-? Ato kishin te benin vetem me dozat se sa dhe cfare duhet tu lejojme "ketyre kafsheve" te shohin e te degjojne, ne menyre qe sot duke u dhene gishtin, neser te mos na marrin doren dhe pasneser krahun!
Ne ditet tronditese te Dhjetorit, bija e adhuruar e kesaj zonje qe kemi perballe, shprehu kuintesencen e mendimit te kupoles enveriste per masat, per rinine: "U zgjuan kafshet nga gjumi letargjik!"- tha ajo dhe goditi ne shenje. Deri atehere pat q-ne e bindur se i ati dhe e ema na kishin transformuar ne dele. Uragani studentor, packa se i vonuar, e beri pluhur hamendjen e saj. Festivali i 11, edhe nga largesia, e kish bere punen e tij.
5.
Gjysma e barabarte e zonjes qe kam perballe...
Me 9 janar 1973, ne mbledhjen e Presidiumit te Kuvendit Popullor, Enver Hoxha goditi festivalin 11 e dha sinjalin per nje sulm te pergjithshem kunder te gjitha arteve dhe "dukurive negative" e "influencave te huaja liberale e revizioniste" ne te gjitha fushat e jetes se vendit.
Ramiz Alia, ne librin e tij ku "deshmon per historine", thote: "Nuk di me ke ka folur Enveri para se te denonte publikisht festivalin." Ketu kemi nje genjeshter te dyfishte: denimi nuk u be publikisht por ne rreth te mbyllur dhe Alia nuk mund te mos dinte gje ne nje kohe kur ndihmesi i tij, Pirro Kondi, dinte gjithshka! Ai erdhi tek ne ne Televizion menjehere pas fjalimit te Enverit i derguar nga shefi i tij Ramizi per te hulumtuar situaten brenda institucionit me shpresen se dikush nga te ftuarit ne takim do te bente kritika per festivalin por degjoi vetem lavderime. Atehere nderhyri duke na thene se "ne kemi marre letra nga poshte, nga te rinjte, te cilet kane verejtje serioze." Udheheqesi artistik i festivalit, Nikolla Zoraqi, i cuditur, tha se "ne kemi marre shume letra nga te rinjte por vetem me lavderime". Ate dite P.Kondi beri autokritike qe nuk na kish kontrolluar perpara se festivali te jepej dhe i ftoi te gjithe realizuesit te thellohen dhe te bejne autokritike.Takimi u mbyll as mish as peshk. U duk qarte se po organizohej forma e njohur mistifikuese e kritikes "nga poshte". Te nesermen doli gazeta "Rinia" me "letra" nga te rinjte myzeqare qe kritikonin rende festivalin. Po ashtu sic u be ca vjet me pare sikur gjoja nga rinia erdhi edhe nisma per prishjen e objekteve te kultit fetar. Asnje nisme nuk u be ndonjehere pa direktive paraprake te partise. Askujt nuk ia mbante.... te merrte "nisma" pa udhezimet e saj.
Shpejt filloi represioni i pergjithshem. Ai u zgjerua ne formen e perhapjes se rratheve koncentrike pas renies se nje guri mbi siperfaqen e qete te ujit.
Mbledhja e madhe ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe u mblodh per te denuar festivalin 11, u parapregatit me krijimin e nje atmosfere terrori ne kryeqytet. Skuadriste te organizuar nga komitetet e rinise se punes, keta vellezer te nje gjaku te hunguejtineve kineze, terrorizuan rinine shqiptare neper rruge, nder stadiume, nder kinema. Vajzave u shqyen "minifundet", djemve u grisen pantallonat sepse o i kishin shume te gjera o shume te ngushta; u prene floket me gershere si dhenve!
Formalisht, mbledhja u thirr per te gjykuar festivalin por ne fakt, iu be gjyqi gjithe arteve dhe letersise shqiptare. Enver Hoxha dergoi atje specialistin e tij per ceshtjet ideologjike, Ramiz Aline. Ai e drejtoi mbledhjen me aq dinakeri sa qe arriti t'i nxise artistet kunder njeri tjetrit. Muziktare krijues e kritike muzike te afte e te deshtuar, mediokritete, cmirezinj te mjere qe kishin mbetur jashte festivalit 11, karieriste te paskrupullt qe pandehen se erdhi momenti i tyre per tu ngjitur, u versulen si hienat mbi kufomen e tij per ta shqyer copa copa e per ta servirur mbi tryezen e diktatures. Analizuan nje per nje kenget, zerat, orkestracionet, interpretimet, kengetaret, skenografine, maksifundet, egjizuren dhe "vertetuan shkencerisht" se "Partia dhe shoku Enver kishin te drejte: Festivali 11 ishte nje katastrofe kombetare, termet nente ballesh, krim i perbindshem kunder popullit dhe artit socialist!"
Tashti, pas tridhjet e me vjetesh, jemi ketu dhe nuk mund (dhe nuk duam) te gjykojme gjykatesit qe denuan festivalin 11. Gjysma e barabarte e zonjes qe kam perballe, iku nga kjo jete pa dhene llogari perpara njerezve per krimet e tij. Po te kete nje drejtesi hyjnore, do te ndeshkohet atje. Gjysma tjeter, qe nuk ka ndermend te pendohet e te kerkoje te falur per mekatet e perbashketa, sado qe shtiret e qete, nuk eshte vecse nje larve qe po shtyn ditet e saj e gerryer perbrenda nga dyshimi se nuk eshte e zonja ta nxjere te lare te adhuruarin e saj dhe vetevehten.
Askush ne bote nuk mund ta beje kete mrekulli.
-- marrė nga "Koha Jone", 9 Maj 2002