HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DERIVATET E TAKSAVE TE LARTA

-- nga Mitro Ēela, Koha Jone, 25.05.2003

Mitro Ēela Me 11 shtator 2001 u goditen dy kullat binjake. Ekonomia amerikane u trondit. Shume kompani falimentuan. U shtuan te papunet. Vendin e "bumit" ekonomik 10 vjecar, e zuri kriza ekonomike dhe financiare. Ekspertet nisen te "lexojne" leksionet e se kaluares. Sa kohe do te duhen per te rikthyer ekonomine ne normalitetet? Skeptiket parashikuan disa vjet. Optimistet te pakten dy vjet. Por ndodhi paradoksi: Ne fillim te marsit 2002, u raportua per ekonomine ne Kongres. Pa hyre ne hollesi kemi kete tablo: Prodhimi u rrit 2-3 per qind. Inflacioni 1 per qind. Papunesia zbriti ne shifrat 5-6 per qind.

Morali: Kriza ekonomike qe shpertheu pas shembjes se kullave binjake ishte me e shkurtera ne historine e Amerikes. Ajo zgjati vetem 6 muaj! Kujtoni krizen ekonomike te vitit 1929 - u deshen pese vjet qe ekonomia amerikane ta marre veten. U deshen vite per te kapercyer krizat qe kane shperthyer ne vitet '70-te dhe vitet '80. Ku qendron sekreti, pyesin qytetaret? Ekspertet pergjigjen: Krizen e vune ne "pranga" reformat qe mori Presidenti Bush per uljen e taksave. Per here te pare ne periudhe krize, amerikanet harxhuan me shume para per te blere mallra. Po pse paten me shume para ne duar amerikanet? Sepse qeveria zbatoi programin per uljen e taksave, edhe pse demokratet i kritikuan rende. Ne qofte se parate nuk ti merr shteti me ane te taksave, atehere qyterate blejne me shume mallra ne treg. Sa me shume mallra te blihen, aqe me teper shtohet prodhimi. Kur rritet prodhimi, hapen me shume vende te reja pune. Kjo eshte abc-ja e ekonomise se tregut.

Leme Ameriken dhe i kthehemi Shqiperise

Kemi "fatin" qe na qeveris nje parti e majte. Cdo parti e majte ka ne programet e saj kultivimin e ekonomise sociale te tregut. Kush dyshon le te ndjeki pervojen e Gjermanise, Suedise, Japonise a Frances. Spikat ekonomia sociale e tregut. Ne keto vende per shume vite kane qeverisur partite e majta ose partite e qendres se majte. Edhe e majta shqiptare, ne progamet elektorale ka dhene imazhin se do te ndertoje nje ekonomi sociale te tregut. Ne fushaten elektorale te vitit 1997-te, Kryetari Nano deklaroi: "Po fituam zgjedhjet do te hapim 250 mije vende te reja pune... Do te subvecionojme prodhimet bujqesore e blektorale... Do te ulim taksat..." I njejti skenar u perserit edhe ne fushaten elektorale te vitit 2001. Por me marjen e frenave te shtetit, lideret e PS i ze amnesia (semundja e harreses). Ja nje fakt. Kur qeveria mbrojti programin e saj ne Parlament u zhvillua nje debat befasues mes Kryeministrit dhe nje deputeti:

Robert Ceku: - Zoti Kryeminister! Partia qe ju perfaqesoni ne cilin spekter politik e gjen vendin e saj? PS-ja eshte parti e ekstremit te majte? E majte apo e qendres se majte?
Kryeministri: - Ne shekullin e ri ku jemi futur, programet e partive ndryshojne shume pak nga njera tjetra. Cdo parti qe merr pushtetin ka ne program ekonomine e tregut.

Lavdi Zotit! Ate nate ne llozhat e Kuvendit te Shqiperise nuk kishte diplomate te huaj. Ndryshe fjala e Kryeministrit mund te "emigronte" ne Qendren e Internacionales Socialiste. Me nje informacion te tille, rrezikohej futja me te dyja kembet e PS-se ne Internacionalen Socialiste, te pakten edhe per nje dekade!

Le te kalojme nga fjalet ne vepra, domethene duke ndjekur tatimin e vleres se shtuar. TVSH-ja eshte nje tatim qe zbatohet ne pergjithesi me disa tarifa: normale, preferenciale dhe perjashtimore. Te pakta jane vendet te cilat kane nje tarife unike, nder te cilet ben pjese edhe Shqiperia. Ne Hungari. Tarifa me e larte eshte 25 per qind. Per artikujt ushqimore 12 per qind. Per librat dhe ilacet 5 per qind. Ne Ceki. Tarifa maksimale: 25 per qind. Per artikujt ushqimore 12 per qind. Per ilacet dhe librat zero per qind. Ne Poloni. Tarifa maksimale eshte 22 per qind. Artikujt ushqimore kane nje tarife 7 per qind. Librat dhe apartamentet e banimit nuk kane TVSH. Bujqesia ka nje tarife prej 3 per qind.

Ku qendron filozofia e nje TVSH-je te diferencuar? Ne ekonomine e tregut konsumi i mallarve te perdorimit te gjere dhe i sherbimeve, eshte derivat i nivelit ekonomik te qytetarit. Shtresat e pasura te shoqerise konsumojne me shume mallra lluksi dhe me pak produkte ushqimore. E kunderta ndodh me shtresat e varfera te shoqerise: 90-95 per qind e buxheteve familjare shkojne per ushqim, iliace, libra dhe qira. Kur TVSH-ja eshte unike, te gjithe paguajne njesoj: si i pasuri dhe i varferi. Ne qofte se fatura mujore e dritave eshte 10 mije leke-2 mije leke i takojne TVSH-se. Po te erdhi fatura e telefonit 2 mije leke, 200 leke kalojne ne favor te ketij tatimi. Keshtu ndodh edhe me fatruren e ujit, siguracionin e makines. E zeme se dikush do te bleje shtepi.

Mos harroni: Shteti merr 20 per qind te parave qe paguan! (Ne qofte se nje shtepi kushton 40 mije dollare, 8 mije i "perlan" shteti. Me pak humor: nje dhome i takon qeverise!) Ndryshe nga hungarezet, polaket, ceket, farncezet a gjermanet qe i blejne librat dhe ilacet pa TVSH, shqiptaret duke qene me te varfer paguajne nje "thele" mbi bisht prej 20 per qind per kete tatim?! Disa muaj me pare qeveria hodhi ne treg nje "haber" te madh: Do te ngreje cmimin e energjise elektrike. Sipas "tellalleve" zyrtare kjo behet per te thithur investimet e huaja? Bukuri! Por sa do te ngrihet ne fakt cmimi i energjise elektrike? Qeveria thote: kush harxhon me shume se 300 kilovatore, cmimi do te jete 10 leke per klovatore. Ne fakt cmimi do te jete 12 leke sepse duhet te shtohet edhe TVSH-ja qe eshte 20 per qind.

Taksat e larta jane "prangat" e qeverise per qytetaret, jane derivate te varferise! Nuk eshte kjo nje metafore. Eshte nje realitet. Duke paguar taksa te larta, qytetaret nga dita ne dite varferohen. Mos valle qytetaret nuk duhet te paguajne taksa? Perkundrazi. Nuk ka kuptim prona pa taksa. Nuk ka ekonomi tregu pa pagese taksash. Synimi eshte qe taksa, te kthehet ne nje mekanizem per te nxitur prodhimin, per hapjen e vendeve te reja te punes, per te sjelle begati mes qyteareve. Kjo kerkon studime, analiza, debate brenda e jashte paralamentit, "lexim" te leksoneve mbi reformat e kryera ne keto 10 vjet tanzicion. Mbi kete baze duhet te ndryshonte statukoja e TVSH-se.

Ne fillim te argumentit duhet shtruar pyetja: kush e pranoi qe TVSH-ja nga 12.5 per qind te kaperceje ne 20 per qind? Ngjarjet kane marre rruge ne beharin e vitit 1997. Partia socialiste kishte fituar zgjedhjet dhe "nakatoste" qeverine me aleatet. Me 31 korrik 1997-te, pjesa dermuese e kabinetit, me kryeministrin ne balle, mbriten ne Rome. Ne nje tavoline rotondo, nen drejtimin e Dinit, minister i jashtem i Italise zune vend drejtues nga institucionet me te fuqishme te botes. Aty u firmos norma e TVSH-se! Enigme per mendimin tim, mbetet "vetoja" e FMN-se per nje TVSH 20 per qind, sepse ky skenar ishte hartuar per qeverine e Tirane, kryeqytetin e nje vendi ne kolaps ekonomik nga "rrenojat" e piramidave dhe krismat e kallashit; ne nje vend ku doganat ishin bere "han me dy porta" dhe zyrat e taksave shkrumb e hi; ne nje vend qe ende qeverisej nga "maskat"; ne nje vend qe per nga niveli ekonomik radhitej nder 20 vendet me te varfera te globit?!

Me te drejte mund te thuhet: Te shkuara te harruara! Ishte nje kohe kur socialistet ende nuk e zoteronin artin e drejtimit te shtetit. Dhe une mendoj se kjo eshte e drejte. Nuk mund ti kerkosh llogari nje qeverie te "fokusonte" vemendjen tek TVSH-ja, ne kohen kur shteti ishte ne gjendje kome! Mirepo qe nga ai vit kane kaluar me shume se pese vjet. Jane firmosur me FMN-ne dy marveshje tre vjecare. E para ne vitin 1999-te. E dyta ne vjeshten e vitit 2002. Perseri u ruajt "statukoja" e ketij tatimi. Psene e do ta shtjellojme ne nje artikull te dyte...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara