HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]



"Nuk ka krim mė tė madh sesa tė injorosh pėrfaqėsuesit e artit tė popullit tėnd"

-- nga Kadri Ukaj, Kritik letrar

Artisti i madh Lukė Kaēaj, i pėrmasave botėrore qė ngriti mbi Diellin emrin e popullit dhe tė vendit tė tij.

Malėsori qė natyra e lindi nė njė cep mes malesh tė Malėsisė sė Madhe dhe ai, pastaj me zėrin e tij zaptoi gjithė Shqipėrinė, si shumė vise, popuj e shtete anembanė rruzullit, pėr t'i lėnė nam vetes, popullit tė vet, gjithė Shqipėrisė.
Kėshtu do ta vlerėsonte artistin e pėrmasave botėrore, zėrin e papėrsėritshėm dhe zemėrmadhin Lukė Kaēaj, njė ndėr shokėt e tij tė parė tė fėmijėrisė e sa qe gjallė Luka, akademiku dhe Artisti i Popullit, profesor Tish Daija. Edhe pse mbi shpatullat e tij kolosi i belkantos, i pafati Lukė Kaēaj do tė mbante pėr mjaft vite gurin magjik tė Sizifit, vigani me zemėr fėmije, do tė pėrvėlohej sa herė qė shihte e ndjente tė vjellat dhe shtirosjet banale mbi thelbin e artit tė vėrtetė, mbi vlerat reale shpirtėrore tė kombit dhe mbarė njerėzimit, do tė vritej nė tėrė qenien e tij, por nuk do tė jepej. Kur Luka pėrjetonte monologun e madh tė dhimbjes absurde: "Pėrse, pėrse gjithė ky helm e vrer ndaj meje", vetvetiu merrte sė brendshmi pėrgjigjen kuptimplote: "Lisat e mėdhenj i rreh era". A s'qe vėrtetė Luka njė lis i tillė? Lis i shpirtit tė jashtėzakonshėm artisti dhe lis me praninė e njė bukurie mashkullore tė llojit tė vet. Se si mė erdhi nė mend ai vlerėsim "prej lisi" qė Bogdani i madh bėnte pėr malėsorėt e trevės qė lindi Lukėn.
28 Maj 1973, arrestimi publik nė prani tė studentėve dhe pedagogėve, nė hollin e Akademisė sė Arteve tė Bukura-Tiranė mė ra si bombė... O Zot, Luka, armik i popullit, ky vigan i artit dhe i skenės lirike shqiptare, ky personalitet shqiptar e botėror, qė kaloi prova tundimi ofertash dy herė nė Pragė, njė herė nė Berlin dhe njė herė nė Varshavė, kume avion qė posaēėm, special, do ta dėrgonin nė Londėr, nė "Konvergarden Teater", nė Vienė, nė "Skala" tė Milanos nė Itali, apo deri nė Metropolitan Teater nė Amerikė...!?!? Sot armik i popullit tė vet, ai qė e ngriti mbi Diellin popullin dhe vendin e vet me talentin e tij tė jashtėzakonshėm!?!? Kėto kujton pas vdekjes sė Lukės muzikologu i shquar shqiptar Loro Sata.Personalisht pata rastin ta intervistoj Lukėn mė 2. 06. 2000, kur si gazetar televiziv pranė Shkodra TV1 po realizoja kolanėn "Me qytetarėt e Republikės sė letrave". Nė kėtė kolanė personalitetesh tė fushės sė artit, Luka qe njė i ftuar totalisht i veēantė, pėr vetė madhėshtinė e veprės sė tij, tashmė tė njohur botėrisht. Me kameramanin e televizionit shkuam nė apartamentin e tij nė lagjen "V. Kushi" tė qytetit tonė, Shkodrės. Jetonte nė njė apartament me qera artisti i pėrmasave botėrore, kur kushedi sa injorantė tė lloj-llojeve nga ata anonimė nė lagjet e veta deri asish qė mbajnė tė bllokuara karriget e parlamentarit nė botėn shqiptare tė absurditetit tė llojit shqiptar, jetonin nė lloj-lloj modele vilash nga skutat mė tė largėta tė vendit tonė deri nė rajone, apo riviera turistike jashtė Shqipėrisė. Jetonte nė kėtė apartament fare modest nėn kujdesin motėror tė Lindės, motrės sė Anės sė tij tė paharruar, kujtimin e sė cilės ai na e shmangte, sepse kishte frikė "zhburrnimin" e karakterit tė tij vigan pėrpara asaj humbje tė njė bashkėshorteje model i vėrtetė respekti, pėrkujdesi dhe pėrkushtimi, qė pėr sė gjalli do tė falte gjak nga gjaku i saj aq vite pėr hir tė mbijetesės sė artistit tė madh.
Sapo hymė nė apartament Lukės i qeshi gjithė qenia e tij. Nuk e di, tha, po ju jeni tė parėt qė po mė gjeni nė kėtė pėrvjetor. Ju faleminderit ju si televizion, si dhe atyre tė TVSH, qė pėr hir tė sė vėrtetės kishin bėrė njė emision mjaft serioz dedikuar jetės sime. Linda na solli kafe e raki, kurse Luka u angazhua plot gjallėri nėn vėmendjen tonė, edhe pse kish mjaft kohė qė lėvizte me mjaft vėshtirėsi. Jetonte nė kushte fare tė zakonshme, madje deri edhe zhurma e tubave tė ujit nė atė apartament, apo mungesa e telefonit kabllor nė familje, sikur na akuzonte tė gjithėve. Sa pak, oh sa pak vėmendje po tregojmė ndaj vlerave tona madhore kulturore nė ditėt tona! Zėri i artistit tė madh, zėri i qytetarit Lukė Kaēaj nuk kishte arritur tė impenjonte vėmendjen e burokratėve modernė pėr t'i normalizuar njė kėrkesė fare minimale: Telefonin nė apartamentin e tij tė banimit. Intervista zgjati mbi njė orė, por Luka nuk fliste kurrė me dufe, inate, gulshe, apo urrejtje nofkash qė janė aq pėr modė pėr mė tė pėrkėdhelurit e tė gjitha regjimeve, apo pėr mediokritetin qytetar e krijues. Ai nuk pranoi tė bashkėbisedonim publikisht rreth faktit tė hidhur qė nė vitet e burgut Ana e tij, shoqja e mrekullueshme e jetės do tė investonte me gjakun e saj nė jetėn e Lukės duke hequr ditė tė panumėrta nga jeta e saj e dhimbshme dhe e gjallė kjo saqė kur Luka tregonte, shpirti i dridhej dhe tė dyve mishi na ngrihej kokėrr. Por kėto dridhje tė shpirtit, kėtė dramė nė familje Luka kurrė nuk pranonte ta debatonte me gjoksnxjerrje martiri nė mediat publike tė shkruara, apo elektronike. Jo, jo, bėnte me dorė madhėshtori Luka. Le t'i dijė zemra, shpirti, Zoti vetė. Robi ka pėr borxh tė jetė i fortė. Luka thėrriste kėshtu pėr qėndresėn, qėndresėn qytetare, qėndresėn civile, i neveritur deri nė shpirt ndaj atyre qė dėrdėllisnin persekucionizma shtirėse tė tyre.. Luka thėrriste pėr qėndresė jo nė emėr tė heshtjes, apo tė injorimit tė vuajtjes qė lamė pas disadekadėshe, por qėndresė nė emėr tė asaj qė presim tė ndėrtojmė. Unė nuk kam patur kurrė armiqėsi me njeri, thoshte Luka.. Armiku i tij i vetėm ishte shterpėsimi i artit tė vėrtetė, injorimi, lėnie nė harresė e qėllimshme e artit tė madh, kinezėrimi i vlerave reale shpirtėrore tė kombit nga vitete 60 e kėtej, kujtonte ai, lėnia nė errėsirė e dritės qė duhet tė merrte arti ynė nga gjenitė e mėdhenj tė artit botėror. Dhe nė klimėn persekucioniste tė bollshme, si zhurmė tellallėsh, apo tė disidentalizmave artificialė si kėrpudhat pas shiut deri edhe nga ata qė qenė zėdhėnės, gazetarucė, tė organeve e strukturave tė nomenklaturės sė djeshme, nderimi dhe veneracioni pėr gjithēka tė mrekullueshme tė veprės sė Kaēajt tė madh vjen si mesazhi mė kuptimplotė, vjen si njė ndriēim dritėmadh nė rrugėn e vėmendjes dhe tė respektit ndaj vlerave reale kulturore e artistike tė trashėgimisė sonė tė sė kaluarės, qoftė edhe ajo mė e afėrta, si njė premisė e suksesshme e konsolidimit nė vazhdimėsi tė qytetėrimit tonė europian.Po kaq kjo vjen si sfidė edhe ndaj atyre komplekseve narcistike tė skorjeve nordike, nė veēanti, qė me tė cacurit e tyre nė mendimin kritik e letrar, si njė ulluk i oborrtarizmit modern, tė pastakuar ende nga ekstaza e stinės sė piramidave sipas filozofisė: a doni mė pėr Belulin, me ciklime autorėsh tė vetėshpifur, si dolėn huq si bashkėpunėtorė tė "Albanies", tė "Pavarurės" kombėtare, me tablo sinoptike tė llojit "Bisedė nė eter e diēka mė tepėr" kushtuar vehtes, "vazhdon tė krapullisė profka tė urrnekut" mbi arkazimin e Migjenit, njė ndėr pėrfaqėsuesit e mėdhenj tė poezisė botėrore tė shekullit tė 20-tė, me arkaizmin e Koliqit, novelistit tė parė modern tė letėrsisė shqipe,tė Fishtės mė tė madhit poet epik tė shekullit 20-tė nė "letrat" tona, bardi i qėndresės kombėtare, tė cilin Luka ynė, jo vetėm e konsideronte si njė ndėr mėsuesit mė tė mėdhenj, por sipas muzikologut tė njohur shqiptar Loro Sata "epizmi dhe lirizmi fishtjan qėndronte njėsh me zemrėn e tij".
E nėse synimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė merrem nė detaje me banalitete e absurditete nga mė absurdet e ditėve tona kur flasim pėr vlerat kulturore e letrare tė kombit, po aq sa nuk mund tė mos dėnoj me ndėrgjegjen time heshtjen e pafalshme tė specialistėve tė fushave pėrkatėse, qė nuk i mungojnė metropolit verior, dua tė konfirmoj me krenari tė ligjshme se krahas Fishtės, Mjedės, Migjenit, Gurakuqit, Prenkė Jakovės, Tish Daisė, Tonin Zadejės etj., nė panteonin e vlerave tė metropolit dhe tė kombit tonė zė vend nderi edhe basi shqiptar i papėrsėritshėm, Lukė Kaēaj, pėr tė cilin: "Nuk ka krim mė tė madh sesa tė injorosh pėrfaqėsuesit e artit tėnd".


(Nė76-vjetorin e lindjes)

Lukė Kaēaj njė artist i pėrmasave botėrore i lėnė nė heshtje...

Intervistė televizive pranė Shkodra TV1 me Artistin e Merituar Lukė Kaēaj

Intervistoi: Kadri Ukaj, Kritik letrar

Pyetje: Si lindi dėshira dhe kush janė inspiruesit tuaj tė parė qė tė pajisėn me vullnetin pėr t'u marrė me artin muzikor - muzikėn klasike?
Pėrgjigje: Nė moshėn 10-vjeēare, d.m.th. fėmijė mė prunė nė Shkodėr nė gjimnazin "Ilirikum". Aty kam filluar tė merrem me muzikėn nė sajė tė punės me pasion tėkompozitorit tė parė shqiptar profesionist At Martin Gjokaj, autor i operės sė parė shqiptare "Juda Makabe" nė 1926, opera me vlera historike nė historinė e muzikės dhe artit shqiptar. Bash pėr kėtė arsye edhe sot kjo opera jepet si mėsim nė lėndėn e historisė sė muzikės nė Institutin e Lartė tė Arteve, nė konservator.Qysh 10 vjeē duket se Zoti mė ka pasė falė njėfarė talenti, pėr kėtė unė s'kisha nevojė nė fakt pėr asnjė institucion. I kisha tė gjitha perfekte. Njė zė tė mirė, tepėr tė jashtėzakonshėm, siē e ka cilėsuar edhe At Martini, njė zė kapte kulminacionet e tingujve mė tė lartė tė fėmijėve tė tėrė botės. Mua mė pėlqente shumė muzika, njė cilėsi qė as unė s'e shpjegoja ndryshe vetėm ia dedikoja instinktit, me po ato ndjesi qė ka njeriu natyrshėm ndaj tė ushqyerit, pa tė cilin nuk jeton dot, kėshtu unė nuk ndjehesha jashtė kėtij instinkti pėr muzikėn. Qė fėmijė fillova tė shkruaj nota muzikore. Shkruaj-shkruaj-shkruaj sa munda, se sot nuk shkruaj dot mė, edhe pse kam mjaft mall tė shkruaj. Dhe kush i shihte kėto shkrime qoftė edhe pedagogėt e Institutit tė Lartė tė Arteve thonin nuk ka mundėsi me i shkrue dora e njeriut. Kush e di se sa tė tilla kam lanė jashtė qė m'i kanė marrė si dhurata, nga qė m'i kėrkonin: I duam me shkrimin tėnd! Kėshtu tek unė At Martini dhe tė tjerė po shikonin njė fėmijė tė ēuditshėm. Fillova me studjue. Pėr kėtė prirje unė nuk dija gjė fare. Prandaj nė mėnyrė banale po them kėtė ia lė vetėm instinktit. Duket kisha lindur pėr atė punė. Kėshtu ndjeja me vetvete se isha i dhėnė vetėm pėr kėtė punė, pėr muzikė. Mandje fillova me i rėnė disa instrumenteve mes tė cilėve organos, 8 vjet i kam rėnė violinės. Mė 1947 nė Tiranė mar pjesė nė orkestrėn e Radio Tiranės si violinist. Insprimi i At Martin Gjokajt bėri qė unė qė fėmijė tė kėndoj solo me njė zė tė jashtėzakonshėm siē mund ta dėshmojnė dėshmitarė okularė tė tillė si T. Zadeja, Tonin Daija. Ēuditeshin si ka mundėsi tė shkojė deri nė rangje kaq tė larta tė artit. Liceu "Ilirikum", shkollė e mesme, tė cilin e mbarova mė 1944, kishte nė programin e saj tė mėsonim tre gjuhė t huaja. Ishte njė lice klasik me franēeskanėt e Shkodrės tepėr seriozė, rigorozisht u tmerrshėm, qė frymėn na e mori duke studjuar latinisht 10 vjet, greqishten e Homerit 6 vjet. Programi kėrkonte shkrim, lexim, pėrkthim dhe koment. Italisht kemi bėrė 8 vjet, siē ishte programi i ēdo liceu klasik nė botė. Greqishtja dhe latinishtja ishin ndėr kėndet mė serioze.

Pyetje: Z. Lukė, dimensionit Tuaj, si artist i madh padyshim nuk u pėrgjigjeshit kushtet ekonomike etj., nė tė cilat jetonin e punonin artistėt shqiptarė pėr vetė gjendjen qė dihej. Ju nuk keni ėndėrruar ndonjėherė se do ta gjenit veten mė mirė po tė largoheshin nga Shqipėria. A mund tė na spjegoni raste konkrete tė ofertave nga tė huaj si jugosllavė, anglezė, etj., kur aktiviteti dhe niveli i sukseseve tuaja i kishte kaluar me kohė kufijtė e Shqipėrisė?
Pėrgjigje: Unė dua t'ua faktoj nė mėnyrėn mė tė sinqertė qė mund tė ekzistojė. Bazuar kjo nė dokumente qė si tė tilla ato mbeten vetėm dokumente, tė cilave u jam referuar edhe gjatė izolimit nė burg.Njė ditė, pa pritur e pa kujtuar, ditė e diel, vjen nė burgun ku vuaja dėnimin, hetuesi e mė thotė: Bėhu gati, vishu mirė. Unė vesha kostumin, ata mė hapėn derėn, dola. Luka, - mė thotė hetuesi im. - Ka ardhur kryetari i hetuesisė sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Kapllan Zako. Kėrkon tė bisedojė me ty. Mirė, - i them, hetuesi kėsaj radhe nuk po mė drejtohej me i pandehur. Hymė nė dhomė. Qė atij i kishte lindur njė respekt pėr mua po e tregonte biseda mė vonė. Ulur nė karrige m'u drejtua: - Tani do tė mė kallzosh jetėn tėnde, - vazhdoi folėsi i pranishėm, - pa e zgjatur shumė, e do tė mė tregosh pse kanė ndodhė kėto punė, (ishte fjala pėr arsyen e dėnimit tė L. Kaēajt pėr agjitacion e propagandė - shėn. ynė).Ia shpjegova tė gjitha njė pėr njė. Gjithēka ka filluar qė mė 1965 qė u ndaluan veprat muzikore tė gjenive tė botės, - theksova nė atė bisedė. U ndalua gjithēka me ligj, mos tė interpretohej, kur e tėrė bota artistike frymėzohej nga kėta gjeni tė muzikės. Tek ne gjithēka u ndalua. Unė tjetėr prirje, as tė keqe - nėnvizimi ynė, nuk ka patur me shtetin. Vetėm kėtė dėshirė dhe pasion adhurues pas gjenive tė botės muzikore. Dhe kjo mė bėri tė bie kėtu ku jam. Ndoshta edhe kam gabuar duke folur, sepse u dhashė pak edhe pas pijes mė tepėr. Kėto kanė qenė arsyet kryesore, Arti, vetėm Arti. - Tani mė kallzo edhe njė herė para meje, - mė tha. - Kėtu nuk je mė nė hetuesi, Lukė, kam ardhur tė bisedoj unė me ty. - Dakord, - i thashė. - Ēfarė tė di do t'u pėrgjigjem, por ndoshta mund tė ngatėrrohem se ēfarė kam shkruar dhe tė kallėzojė hetuesi se ē'kam shkruar. Ju e dini pėr ēfarė jam brenda, - vazhdova. Tė mė qesin nė vijė pėr kam shkruar hetuesi. Ky i fundit i tha: e ndihmoj unė.
- Tani do tė mė kallėzosh ofertat ndėrkombėtare, - vazhdoi i pranishmi, si mbaroi fjalėn e vet hetuesi. Ē'oferta keni patur pėr t'u blerė nga tė huajt? - Mė 1947 kam qenė nė Pragė, - vazhdova nė pėrgjigje tė interesimit tė folėsit, - njė muaj nė festivalin e parė botėror tė rinisė, qė zhvillohej nė pijacėn e Pragės, ku sot ėshtė parlamenti. Nė njė dyqan aty vinė dy njerėz tė panjohur dhe mė drejtohen: Ju jeni shqiptari Luka? Mė falni, u thashė! Edhe pse anglisht nuk dija, e kapa fjalėn e tyre ku synonte. Atėherė ata mė folėn italisht ku unė i kuptova krejt mirė. Ftesa ishte kjo nga ana e kėtyre dy tė panjohurve: Brenda dy orėsh a dėshironi tė niseni pėr Londėr? Kemi evionin dheme tė gjithė tė tjerėt nisemi brenda dy orėsh. Unė i kam thėnė, ju falenderoj, nuk kam nevojė. Kjo ėshtė oferta e parė. E dyta ka qenė nė tetor 1955 gjatė njė koncerti qė dhamė nė Berlin para njė publiku nė formė amfiteatri qėzinte 5000 vetė. Pėr mua nuk kishte ndonjė vėshtirėsi, aty kėndova nė 4 gjuhė tė huaja. Mė duket se atėherė s'ka qenė bėrė Muri i Berlinit, ky i fundit i takon vitit 1958. Kur dal nga koncerti tė shkoj tek shokėt e mi, dy vetė tė panjohur ma bėnė me dorė: Hajde urdhėro! Ishin tėveshur me kapele republike, me pardesy, se ishte fresk tetori nė Gjermani. Nė koncert unė kėndova nė gjermanisht. Nuk e dija gjuhėn aq fort, por me shqiptue e shqiptoja bukur. Kam kėnduar me dhjetėra pjesė nė gjermanisht dhe e studjoja pėr hir tė stilistikės. Filluan tė panjohurit me mė folė nė gjermanisht: Unė u pėrgjigjem: Nichts verstehen (nuk kuptoj asgjė). E panė shpejt se e kanė tė kotė me bisedue me mue. Atėherė hapėn xhaketėn, me nxorėn ēekun prej 150. 000 markash tė vitit 1955. Sot kjo vlerė i kalon 25-30 milion. Mandej thonė, ke tė tjera. U kamė thėnė tė vetmen fjalė: Faleminderit nė gjuhėn e tyre. Dhe vazhdova, nuk jam unė pėr kėtė punė. Jam nisur tė pėrfaqėsoj shtetin tim. Kjo ishte nė tetor 1955. Kurse nė 1960 kam qenė nė turne me Avni Mulėn dhe Ibrahim Tukiēin nė Poloni. Sapo mbaruam koncertin, do tė lutem tė mė kuptoni se ka gjėra qė duhen deshifruar pak se kanė vlerė edhe pėr kolegėt e mi, jo vetėm pėr mua. Mbas aktit tė parė tė "Berberit tė Seviljes" nė Varshavė po pinim njė ēaj me Avni Mulėn, se Avniu mori pjesė me mua nė kėtė koncert. Ndėrkohė mė thėrret drejtori i Varshavės, drejtori i Teatrit tė Operas e Baletit tė kryeqytetit polak. Si na priti nė njė mėnyrė tė jashtėzakonshme duka na uruar me superlativat mė tė mėdhenj na thotė: Ju keni lindur pėr skenė, pormė falni, nė seu them njė tė drejtė: E para herė nė jetėn time qė dėgjoj muzikė are tė Don Bazilios. Deri mė sot kemi dėgjuar vetėm recitative pėr arie. Kėtė do ta mbaj mend deri sa tė vdes. Ju lutem mos e lini me kaq, por tė vini e tė shfaqni opera tė tjera mė vonė. Ku e dinim ne mor vėlla se do tė prisheshim me ta nė tetor, a kur qe ajo punė. Por nuk mund tė mos kujtoj se pas atij suksesi tė jashtėzakonshėm, asnjė nga artistėt polakė qė mori pjesė nė atė shfaqje me mua, as Avni Mulės nuk na e dhanė dorėn pėr tė na uruar. Kjo ndodhi se suksesi ynė qe njė pėrmbysje e plotė e gjithēkaje qė deri nė atė moment duket atje njihej si sukses i jashtėzakonshėm, nė kėtė lėm muzikor. Shqiptarėt pėrballuan suksesin e madh, tepėr sfidant e tė pyetet gjallė ėshtė Avni Mula. Asgjė nuk po trilloj, por po them thjeshtė tė Vėrtetėn e madhe.Nė 1960, mos harroj 10-11 janar, banoja nė katin e 3-tė nė hotel Briston-Varshavė. Isha vetėm nė hotel duke bėrė pėrgatitjet pėr t'u kthyer nė Shqipėri. Ndėrkohė troket dera. U pėrgjigjem rusisht me mendimin se mos janė rusė. Ishin tre vetė. Qetėsohuni, shprehen tė porsaardhurit pas fjalės sime: Urdhėroni. Nuk lėviza fare nga tavolina ku po rrija. Urdhėroni, po u dėgjoj, vazhdova vetė. Pėrpara se tė fillojmė bisedėn, mė thanė ata, dėshirojmė tė prezantohemi. Me kė kam nderin tė flas, ndėrhyj unė. Ne jemi jugosllavė, u pėrgjigjėn tė tre njėzėri. Unė jam pėrfaqėsues i Minstrisė sė Tregtisė sė Jashtme dhe pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsim e Kulturės sė Beogradit, u vet prezantuan tė sapoardhurit herė njėri, herė tjetri. Shumė i kėnaqur, u pėrgjigjem. Edhe unė jam artist i popullit shqiptar. Ju, vazhduan ata, ju njohim shumė mirė. Na keni pasur pas jush gjithkund, nė tėrė shfaqjet. Kemi qenė kėmba-kėmbės nė njė sėrė koncertesh, madje nė 10-12 apo 15 shtete tė botės, por interpretime tė tilla s'kemi dėgjuar. Ju falenderoj, u thashė. S'ka pėrse, m'u pėrgjigjėn. Ky ėshtė konkluzioni ynė. Dy prej tyre flisnin rusisht, kurse ai i Ministrisė sė Arsim-Kulturės nuk dinte. Ne kemi ardhur me propozim konkret, vazhduan ata. Urdhėroni flisni, u them, po ju dėgjoj. Meqenėse keni tė tilla veti, vazhduan ata, njė kulturė kaq tė madhe, njė talent kaq tė madh, kot e keni qė rrini atje. Pėr t'i rėnė shkurt bisedės, zoti Kadri, me ardhė me ne, mė thonė tė panjohurit deri atėherė. Nuk keni nevojė pėr asgjė, mė thonė. Ju marrim me vete ne. Dėgjoni, shokė, u drejtohem unė rusisht. Veni mendjen mirė. Njėherė nė jetėn time po tė kisha dėshirėn pėr tė ardhur tek ju nuk ka patur nevojė me pritė ofertėn tuaj. Shtėpinė time e kam nė kufi me ju. Ata mbetėn shtang dhe kur po dilnin pėr dere mė thanė kėto fjalė, tė cilat ia kallzova edhe kryetarit tė hetuesisė, K. Sakos. Na falni pėr shqetėsimin, me ironi, s'di dhija ē'ėshtė tagjia. Ju falenderoj pėr vizitėn, mbylla bisedėn me ta.Atėherė mė thotė Kapllan Sako, kur ishe nė Gjermani me ēek nė dorė, a ke qenė beqar, apo i martuar. Jo as i fejuar, as i martuar. Pas 6-7 muajsh pasi u ktheva jam partuar. Atėherė me mė kallzu tė vėrtetėn, mė thotė: Pse nuk ike? Mė falni, zoti kryetar, i drejtohem kryehetuesit tė Republikės, po kush nuk e do atdheun e vet, nuk i duhet askujt gjė nė botė. Sė dyti, atė qė kam mėsuar nė shkollė, nė Shqipėri e jashtė saj kam dashur t'ia kthej pėrsėri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as unė s'e di. Sė treti, kurrė nė jetėn time paraja s'mė ka korruptuar dhe nuk dua tė di gjė pėr tė. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam. Nuk ia kam ditur vlerėn dhe nuk dua t'ia di deri sa tė vdes! Sė katėrti, kam patur nėnė, baba, vėllezėr e motra, njerėzit e mi mė tė dashur tė shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por nė zemėr i kam patur dhe i kam. Tė lumtė! Edhe njė herė, tė lumtė, mė tha kryetari. A ka mundėsi, zoti kryetar, i thashė, tė bėj njė pyetje? Urdhėro, fol, fol ēfarė tė duash, vazhdoi. Ju a keni njerėz me shėrbim nė Gjermani, i drejtohem, apo nė Francė, Fjala ėshtė pėr punonjės tė aparatit shtetėror? Po, mė tha ai. A u kanė lėnė hijen, i thashė? Po, kjo ėshtė e vėrtetė, mė tha ai. Tė lumtė! Kaq mė tha kryetari i hetuesisė sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

Pyetje: Lukė Kaēaj, njė emėr kaq i madh mbėshtetur nė arritjet tuaja, tashmė tė nivelit mbarėkombėtar e mbareuropian refuzoni dekada mė parė kėto oferta kaq tė majme dhe tė lakmueshme pėr njė shpirt meskin, por pėr hir tė sė vėrtetės edhe tė pranueshme pėr kohėt moderne, cili do tė ishte mesazhi Juaj pėr artistėt tanė nė klimėn e njė braktisjeje thuajse masive tė vendit amė nga vetė elita artistike e nė pėrgjithėsi nga ai qė quhet truri i kombit?
Pėrgjigje: Kėtu hyre pak thellė! Unė nuk dua tė hyj nė kėtė thellėsi. Ata qė drejtojnė paēin faqen e bardhė, por Romen Rolani thoshte kėto fjalė: Kush don tė dijė se kush ėshtė Franca, le tė shkojė nė grandopera tė Parisit, qė njihet si institucioni artistik mė i lartė nė tėrė shtetet e botės. Prandaj nuk kam ēfarė flas pėr kėtė punė, dinė ata qė i bėjnė. Do t'u lutesha tė gjithė atyre qė studjojnė pėr muzikė, kompozitorė, kanto, etj., kujtoni gjenitė e mėdhenj tė tėrė shekujve. Kujtoni mirė gjeniun e madh tė tėrė shekujve Volfgang Moxart! Askujt nuk mund t'ia marrė mendja sa jam lodhur pėr tė studjuar J. Sebastian Bah, - thoshte Moxarti. Kur kėtė e thotė mė i madhi i shekujve, mė i madhi i tėrė botės muzikore, po ne zylyfave ēfarė na mbetet? Prandaj gjithkush tė arsyetojė me mendjen e vet.

Pyetje: Nė vitet 50, kur studjonit nė konservatorin "Ēajkovski" ju keni marrė pjesė rregullisht nė tė gjitha protokollet jubilare tė shtetit shqiptar nė Moskė, bile nė njė moment, aty ku mblidhej gjithė ajka e elitės bolshevike ruse nė Tetatrin e Madh, apo Balshoiteatėr rus 700-800 vendesh, nė prani tė Ramiz Alisė, aso kohe student nė Moskė, ambasadorit tonė atje Vasil Nathanailit si dhe tė poetit Llazar Siliqi, njė kundėradmiral i flotės ruse, si kėrkon t'ju ketė afėr, shprehet: Ju, nėse vazhdoni tė studjoni kėshtu do tė jeni nė tė ardhmen Shaljapini i Shqipėrisė. Ju lutem disa nga mbresat tuaja tė atij momenti tė lavdishėm pėr kombin tim, tė lumtur pėr mua qė ju intervistoj si bashkėmalėsori juaj, tė patjetėrsueshėm nė gjithė domethėnien e jetės suaj prej njė artisti tė madh!
Pėrgjigje: Sapo mbarova diskutimin nė prani tė tėrė ajkės sė Moskės, me tėrė kompleksin e Balshoit, teatrit tė madh rus, unė kėndova atė qė kisha kėnduar nė Pragė. Sapo mbarova, afrohem pranė pėrfaqėsuesve tė ambasadės shqiptare atje sė bashku me Ramiz Alinė, Vasil Nathanailin dhe Llazar Siliqin e Xhaferr Veleshnjen. Vjen aty njė kundėradmiral i flotės ruse. Mbi supet e tij dukeshin pllakat sa gazepi, sa shuplaka ime dhe i lutet ambasadorit tonė: A ka mundėsi tė na e lini vetėm 5 minuta Lukėn nė tavolinėn tonė? Ambasadori dhe aprovimin dhe unė shkova atje. Po habitesha pėr njė vėmendje tė tillė ndaj meje, kur tėrė jetėn e quaja vetennjė ēyryk, ēyryk qė s'dija asgjė.Kundėradmirali kėrkoi njė letėr, tė cilėn as atė s'e kisha nė moment, vetėm njė stilolaps. Atėherė, ushtaraku i lartė rus, mbi kapakun e njė kutie cigareje shkroi kėto fjalė: Nėqoftė se ju do tė vazhdoni tė studjoni nė kėtė mėnyrė nė shkollėn tonė, pa diskutim do tė jeni Shaljapini i Shqipėrisė. Unė nuk e vlerėsova fare kėtė shėnim, por ia dėrgova Ramiz Alisė. Ramizi m'u drejtua: Luka, faleminderit. Ti na ke nderuar. Kaq.

Pyetje: Thuhet se jeni "pėrjashtuar", nga solfezhi, historia e muzikės dhe harmonia, pas dy javėsh qė jeni regjistruar nė konservatorin "Ēajkovski"! Ėshtė shaka, qė hijeshonte tė mėdhenjtė e artit, apo e vėrtetė? Pse jeni pėrjashtuar nėse qėndron njė fakt i tillė?
Pėrgjigje: Momenti ka qenė kur kam debutuar pėr tė hyrė nė konservator, se ishin edhe 6 rusė. Tek i ke gjallė nė Institutin e Lartė tė Arteve, dėshmitarėt e atij momenti. Mbas rusėve nuk doja me ditė ata ēfarė dinė. Ishin idiotė nė nota tė gjithė konkurentėt. Nuk dinin ē'janė notat. Mos u bėj merak, i them atij qė mė shoqėronte nė piano. Tek e ke gjallė Llora Lekėn. E kam dėshmuar edhe nė njė film kushtuar veprimtarisė sime muzikore. Llora Leka ishte pėrkthyese. Ēfarė do tė kėndojė shqiptari, pyeti Llorėn, e cila studjonte nė rusi dy vjet para nesh. Unė nuk dija askohe rusisht. Do tė kėndojė arien e Ivan Susani nga opera Ivan Susani, pėrgjigjet Llora drejtorit tė konservatorit Aleksander Shtjevnikov. Po u dėgjojmė, shprehet drejtori. Ja fillova nė rusisht, siē e kisha studjuar vetė qė nė Ansamblin e Ushtrisė. Shikonin me habi pedagogėt njėri-tjetrin. Ē'ėshtė ky njeri. Unė vazhdoja punėn time. Po tani ēfarė do tė kėndojė tjetėr, pyet drejtori i konservatorit? Njė arie nga Moxarti, prej dramės sė Figaros, pėrkthen Llora Leka. Nė ēfarė gjuhe, vazhdoi interesimi i drejtuesit tė konkursit. Nė italisht, i them unė Llorės. Kėndova La vendeta-Hakmarrja, deri nė fund. Ndėrhyn Llora dhe i thotė drejtuesit edhe njė pjesė popullore, tė cilėn edhe pse s'i ka notat do ta shoqėroj vetė nė piano. Mirė, tha drejtori. Unė u ula dhe kėndova "Kenkan mbushur malet me dėborė". Rreth 150 vetė, pedagogė, qė po dėgjonin mbetėn tė habitur. A i di notat, mė drejtohet drejtori. Thuaj pak, i them unė Llorės, mė kėrkon solfezh nė do-mi-sol. Pastaj vazhdon nė do-fa-la, do-fa-si bemol. Pedagogėt shikonin tė hutuar. Pėr mua kėto ishin elementare, se nota kam ditur edhe 15 vjet pėrpara. Tė lumtė, mė thotė drejtori. Dhe kėshtu u bė pranimi im nė koservatorin "Ēajkovski". Pas dy javėsh drejtori i konservatorit ka ardhė nė orėn e solfezhit dhe tha: Shqiptari Luka ėshtė i pėrjashtuar nga programi i solfezhit, teorisė sė muzikės dhe harmonisė.

Pyetje: Ka njė prirje tek disa artistė, shkrimtarė, muzikantė, krijues tė prirur dukshėm drejt angazhimit modern si oborrtarė nihilistė tė krijesave tė tyre, pėr hir tė kėtij konformizmi zyrtar si krisje e unitetit tė brendshėm. Ju si kolos i muzikės klasike e mė gjerė, si e gjykoni? Mund tė pranojmė qė nė afro 50 vjet shqiptarėt nuk krijuan vlera me tė cilat mund tė krenohemi me dinjitet para botės sė qytetėruar, qoftė edhe duke rritur e pėrgatitur artistė tė pėrmasave tė Lukė Kaēajt, Ēesk Zadesė, Tish Daisė, Luēije Milotit, Bik Ndojės, etj. Mendimi juaj ndaj kėtij nihilizmi totalisht i turpshėm pėr autorėt e tij?
Pėrgjigje: Mendoj qė tė gjithė artistėt qė ju pėrmendėt, janė pėrfaqėsues tė denjė pėr ecjen dhe pėrparimin e artit shqiptar. Kujtoj M. Krajėn mes shumė e shumė tė tjerėve, kjo ka qenė pedagoge. Gjithashtu edhe unė kam qenė pėr 15-20 vjet. Kjo tregon qė ne ecėm edhe vetė. Nuk po hyjmė nė intimitete, por po tė flasim pėr kėngėn popullore shkodrane e kanė kėnduar shumė e shumė e vazhdojnė ta kėndojnė. Por ajo qė i ka merituar lavėdrimet e tė gjithėve, edhe tė qeverisė, edhe tė kryeministrit e personalisht tė vetė Enver Hoxhės nė Pallatin e Brigadave asokohe ka qenė Luēije Miloti. Luēije Miloti ėshtė bilbili i tėrė Shkodrės e ka quajtur E. Hoxha.

Pyetje: Muzika moderne: Popi, xhazi, roku, repi etj., a nuk duket sikur po e deformojnė, me ndikimet e tyre eksteme, formimin shpirtėror tė shqiptarit nėn sensin disi agjitativ, apo shpeshherė disi recitativ, tė shijes europiane nė dėm tė muzikės popullore e tė muzikės shqiptare nė tėrėsi. Komenti juaj?
Pėrgjigje: Mendimi im ėshtė se tė gjithė qė merren me ato punė vetėm dėmtojnė ecjen pėrpara tė artit shqiptar nė tėrėsi e tė folklorit nė veēanti, sepse pėrjetojmė influencimet shumė tė dėmshme tė cilat kurrsesi nuk ka nderojnė. Dhe pėr kėto gjėra, unė si artist vuaj. Nuk janė tė denja pėr ne. Ne kemi bazamentin e duhur edhe pėr folklorin, sepse mė 1860 Palokė Kurti nė 60 vjetė jetė tė tij krijoi vepra me vlera artistike, me nota dhe me tė tėra. Pėr kėtė kemi bėrė edhe emision tė veēantė nė Pallatin e Kulturės, kushtuar kėtij artisti. Ato qė po dėgjojmė, vetėm art nuk i quajmė, po thjeshtė divertiment, diēka thjeshtė zbavitėse.

Pyetje: A nuk ju duket njė lloj majmunėrie moderne qė shfaqet nė emėr tė modernes nė dėm tė muzikės sonė popullore?
Pėrgjigje: Ėshtė shumė kollaj me imitue majmunėt duke qenė se s'ka kurrfarė vlere artistike dhe nuk shpreh asgjė tė brendshme qė buron nga shpirti, apo nga zemra. Asgjė tjetėr nuk sjell nė vėmendjen e dėgjuesit vetėm thjeshtė njė mendjeshpėrndarje. Asgjė tjetėr nuk ka. Ata qė kujtojnė se po kapin me kėtė majmunėri rokun, duhet t'u kujtojmė se ne e kemi pasė pėrpara amerikanėve, sepse ne kemi patur shumė tė hershėm nocrokun. Besoj mė kuptove. Mos tė kujtojmė se ecim pėrpara nė kulturė e nė art duke cilėsuar ēdo arritje tė sė kaluarės regresive, jo progresive.

Pyetje: Po vazhdojmė me debatin rreth kėngės shkodrane. Nė vitet 60, Jaret e Shkodrės, me njė moshė gati 200-vjeēare, ndezėn publikun e gjerė nėn interpretimin brilant tė Artistit tė Merituar Bik Ndoja, apo nė repertorin e kėngės popullore shkodrane tė Luēije Milotit, e cilėsuar si "Bukuria mė e madhe e kėngės" nė Gjermani, Ēekosllovaki, Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari. Tė cilėsuara kėto si thesare, mrekulli tė njė populli tė vogėl me shpirt tė madh atėherė, kurse sot mjerisht krejt tė harruara thuajse, po tė kemi parasysh se nė ziafetet shkodrane qytet e fshat, po dominojnė orientalizmat e sllavizmat nė emėr tė sensacionit banal me prirje tė theksuara komerciale. De Rada i madh do ta quante kėtė njė shije tė vrarė, shije pa jetė, anemike, kur ne kemi aq nevojė tė konsolidojmė vlerat tona pėr njė integrim jo si majmunėri, por si qytetarė dinjitozė tė komunitetit tė madh euroatlantik. Cili do tė ishte sugjerimi i Artistit tė Merituar Lukė Kaēaj?
Pėrgjigje: Nderimet mė tė mėdha muzikės sonė tė jashtėzakoshme popullore, qė dėfton se ky ėshtė folklori ynė, qė dėfton troē se ku kemi me mėsue, ku kemi me u frymėzue dhe ku kemi me krijue. Ky ėshtė sugjerimi im. Duke dėgjuar gjithfarė kėngėsh, gjithfarė "muzike", jo vetėm po i harrojmė, por edhe po i nėnvleftėsojmė vlerat tona. Ky ėshtė njė krim. Nuk ka krim tė mė madh se tė injorosh pėrfaqėsuesit e artit tėnd. Unė di njė fakt historik. Kur ka shkuar ansambli rus jashtė Rusisė, vajzat ruse nė SHBA kanė luajtur mendsh nga bukuria e kėngės ruse, thjeshtė pėr shpirtin e saj rus.

Pyetje: Po kthehem pėrsėri tek jeta juaj studenteske. Nė konservatorin "Ēajkovski" tė Moskės nė qershor 1955 Lukė Kaēaj, Nikolla Gisuro (bullgar) dhe Sasha Vixienikov (rus) ishin tre konkurentėt si studentėt mė tė zgjedhur tė konservatorit ditėn e mbrojtjes sė diplomės. Pas 45 vjetėsh nga ai kulm i njė artisti tė ri me njė tė ardhme tė madhe tashmė tė qartė, ē'mund tė kujtoni lidhur me repertorin tuaj prej tetė pjesėsh nė 4 gjuhė tė huaja, qė rrokte njė hapėsirė kohore me mesazhin e saj artistik prej 3 shekujsh? Aq sa mund tė kujtoni nga kėto kulminacione tė njė pėrjetimi nė fatin e njė artisti kalibėrmadh?
Pėrgjigje: Nuk dua tė shtoj as tė mohoj asnjė prononcim qė ėshtė bėrė pėr mua. Kryetari i komisionit tė jurisė ishte 80-vjeēari Ēesjeviē, bashkėkohės i Shaljapinit tė madh. Kur ka ardhur puna e vlerėsimit tė kėngėtarėve nė prani tė pedagogut dhe tė pianistit qė morėn pjesė, Ēesjeviē ngrihet nė kėmbė: Shokė tė jurisė, a mund tė mė lejoni t'i them dy fjalė pėr atė shqiptarin, emrin tim s'e kujtonte 80-vjeēari? Po, iu pėrgjigjėn kolegėt e jurisė. "Tė kenė nderin muret e konservatorit tė Moskės qė diti tė pėrgatisė e tė formojė kėngėtarė tė pėrsosur tė muzikės klasike, operistike, pianistike e tė muzikės sė dhomės tė tillė. Jeni dakord". Po, i thanė. Ky ka qenė momenti dhe mendimi qė as unė nuk mund ta mohoj dot, as tė gjithė ata qė qenė tė pranishėm, si pjestarė tė jurisė.

Pyetje: Ju, fill njė javė pas mbarimit tė konservatorit, saktėsisht diplomimit, konkuroni mes 170 kėngėtarėve nga i gjithė shteti i madh sovjetik, BRSS, siē thirrej deri me rėnien e komunizmit pėr t'u pranuar nė Teatrin e Madh rus, apo Balshoi Teatrin, duke arritur tė radhiteni dinjitoz ndėr katėr fituesit e kėtij konkurimi madhor pėr kėngėtarė tė kėtij institucioni gjigand tė artit rus. Ėshtė interesante kur ngjitje tė tilla tė bujshme shohim edhe nė ditėt tona, po tė kemi parasysh sukseset e Inva Mulės, Tedi Papavramit, etj. Njė vazhdimėsi e tillė e kėsaj tradite, e sidomos nė muzikėn operistike, ēfarė shpreh nė esencė? Komenti juaj?
Pėrgjigje: Konkurimin pėr nė Balshoi Teatrin e mora vesh pasi kisha mbaruar diplomimin. Mė shkoi mendja tė merrja edhe unė pjesė. Fitova, s'fitova, punė e madhe. Balshoi kishte emėr tė madh nė tėrė Bashkimin Sovjetik. Mora nė telefon kryeridigjentin e madh, zor se lindin mė tė tillė, Pishajev. Ishte me origjinė armene, muzikant i jashtėzakonshėm. A ka mundėsi tė marr pjesė nė konkursin e Balshoit, i them kryedirigjentit? Po, m'u pėrgjigj menjėherė. Tė dielėn, ora 7:00, shkoj tek Mihajl Prifti, ish-ambasadori ynė nė Moskė. Kisha bindje qė nuk do tė ma refuzonte njeri mbėshtetjen. I them ambasadorit: Mundėsisht dėrgoni njė njeri pranė konkursit tė sjellė pėrgjigjen pėr mua. Po, mė tha ambasadori. Shkuam me Albert Papariston, ish-student atje dhe mė vonė drejtor i Teatrit tė Operas tė Institutit e tė Lartė tė Arteve-Tiranė. Nuk gėnjej asnjė gjysėm fjale. Leqet e kėmbėve dhe shpirti mė dridheshin, mezi merrja frymė prej emocionesh, duke patur 14 vetė juri. Tė gjithė ishin dirigjentė e kryedirigjentė. Medet, them, po ē'm'u desh mua. Ndėrkohė dėgjoj tė thuhe, ku ėshtė shqiptari. Ngrihem nė kėmbė si lypės i shkreti.
Shkoj atje. A ka mundėsi, mė tha, t'ju dėgjojmė? Mė sheh pianisti i shkretė se jam i impresionuar, mos ki merak, mė jep kurajo, se mua mė ke nė krah! 100.000 herė i kam lujatur kėto pjesė, prandaj si tė duash ti. A i di tė gjitha pėrmendėsh, se mua mė ke pas. Kėndova prologun e Mefistofelit, njė arie tė Fiaskos, etj. Nė fund mė pyet kryedirigjenti: A ke ndonjė gjė rusisht? Po, i them. Atėherė me thanė tė drejtėn m'u duk se e mora veten, mė kaloi kėshtu ai turbullim i brendshėm emocional qė buron nga kėrkesat ndaj artit. Kur mbarova sė kėnduari njė pjesė rusisht, mjaft, - tha. Mendova se e hėngri dreqi kėtė punė. Nuk mė pranojnė, gjykoja nė heshtje. Po ē't'u desh me marrė pjesė, more hajvan, qortova veten. Ulem e rri aty, ndėrkohė po kėndonin disa sovjetikė. Si mbaruan edhe kėta dėgjova tė thirrej me tė madhe: Ku ėshtė ai shqiptari? Kėtu, i pėrgjigjem plot emocione. A ka mundėsi tė rrini pak para nesh? Ulem dhe rri si lypės i shkretė. Po ku banoni ju, mė thanė? Shpjegoj me qetėsi: Para njė jave mbarova diplomimin, nė konvikt. A keni apartament banimi tuajin, ndėrhynė ata. Atėherė po e merrja vesh se mė kishin pranuar. Kėto, i thashė, i mendon ambasada. Pas njė ore vjen Albert Paparisto. Hajde, mė thotė, more tė marrtė dreqi se fryma po mė merret. Mė diftoi ē'u bė. Tėrė jetėn si kėtė njeri s'kam dėgjuar tash 50 vjet qė merrem me muzikė, tha sovjetiku. Jam detyruar me ēdo kusht tė ndjek vetėm sytė e tu, qė flasin gjithēka dhe i japin publikut gjithė thelbin e tingullit muzikor. Kėshtu unė u pranova.

Pyetje: Shkurtimisht, si e ndjen veten aktualisht si qytetar e si artist Lukė Kaēaj. Kam parasysh se ju duhet tė pėrfitoni edhe njė trajtim tė veēantė me ligj.
Pėrgjigje: Faleminderit shtetit tim, qė nė 1994 unė pėrfitoj njė pension tė posaēėm, tė cilin e gėzoj edhe sot. I falenderoj! Por njė pakėnaqėsi e kam. Kam gjashtė muaj qė u kėrkoj telefon prefektėve tė Shkodrės z. Podgorica, Z. Jaku.

Pyetje: Me shpresėn qė edhe pėrfaqėsuesit e prefekturės sė Shkodrės do tė jenė tė vėmendshėm ndaj zėrit tė njė artisti tė pėrmasave tė tilla si Lukė Kaēaj. Le ta mbyllim kėtė dialogim tė hapur kėtu nė Shkodra TV1, duke ju uruar shėndet dhe pleqėri tė mbarė Artistit tė Merituar Lukė Kaēaj, qė me zėrin e shpirtit tė tij si njė artist i llojit tė vet meritoi dhe do tėmeritojė nė jetė tė jetėve nderimin, respektin dhe vlerėsimin pėr ato qė ai bėri me veprėn e tij nė dobi tė afirmimit kulturor e qytetar tė kombit qė i takon.
Lukė Kaēaj: Edhe nga ana ime ju falenderoj me gjithė zemėr ju, qė mė ftuat nė kėtė emision nė 76-vjetorit tė lindjes sime.

(Marrė nga arkivi i Shkodra TV1)

-- dėrguar pėr Shkoder.net.... nga K. Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara