HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Lidhja e Prizrenit", 10 Qershor 1878 dhe Lidhja II e III e Prizrenit

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Klajd Kapinova Tomė Mrijaj Sivjet mbushėn 125 vjet nga dita e themelimit "Lidhja e Prizrenit", ku shqiptarėt shėnuan njė kthesė kyēe nė historinė e Rilindjes Nacionale. Pas epokės sė lavdishme tė Heroit Nacional Gjergj Kastriotit "Lidhja e Prizrenit", me qėllimin fisnik tė saj shėnoi ngjarjen mė tė re nė historinė e mbushur plot tallaze e kalvare tė popullit martir shqiptar, mbasi sikurse Besėlidhja e Skėnderbeut e vitit 1444, Lidhja I, II, III e Prizrenit, mbartėn vlera tė rėndėsishme nė vendlindje e diasporė.
Pikėrisht, pėr tė ēuar nė vend amanetin e Lidhjes, nacionalistėt e pėrkushtuar ēėshtjes sė shenjtė tė atdheut, themeluan Lidhjen II (Prizren, 1943) e III tė Prizrenit (1962, SHBA), duke zbatuar me pėrpikėmėri tė gjitha vendimet historike tė saj.
Ēdo popull, ka historinė e vet me ngritjet e uljet nė aspektin e zhvillimit tė ngjarjeve, qė pėrbėjnė palcėn etnike tė nacionalizimit, me tė cilėn populli mbijetoi ndėr shekuj. Ngjarjet qė pasuan Lidhjen e Prizrenit, si kryengritjet ēlirimtare ndaj Portės sė Lartė turke nė vitin 1910 nė Kosovė dhe mė vonė kryengritja e 6 prillit 1911 e udhėhequr nga fatosi trim Dedė Gjo Luli, shpallja e Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912 nė qytetin historik tė Vlorės nga Ismail Bej Qemali, sė bashku e kanė burimin tek pararendėsia historike "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" 1878.
Poeti Kombėtar atė Gjergj Fishta, i ka kushtuar "Lidhjes sė Prizrenndit" 24 faqe (139-169), tė titulluar si "Kangė e Nandėt". Nė fillim autori, pėrshkruan argumentin, me 2 faqe historike, duke cituar pėrsonazhet realė tė ngjarjes sė madhe gjithshqiptare. Nė poemen e famshme "Lahuta e Malcis", Homeri Shqiptar Fishta, me njė pathos e pėrkushtim tė veēantė pėrshkruan me vargje poetike historinė dhe burrat e shquar, qė morėn pjesė nė kėtė kuvend bashkimi gjithėpėrfshirės, pėr tė ruajtur trojet etnike nga oreksi i shteteve shoviniste. 550 vargjet e Fishtės, janė njė sintezė e mendimit tė koncentruar historik, duke bėrė biografinė e grishė Zanėn qė tė kėndojė nė "Lahutė" ndodhjen historike tė vitit 1878-1879, "... kur, mbas vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, Ali Pasha i Gusis qet kushtrimin anė e kand Shqipnis per tė mbledhė burrat ma nė shej nga Gegnija e Tosknija dhe per t’u bashkue nė Prizrend. Nė Zanin e Alis rrajnė kreshnikėt e Kombit nė qytetin zamadh. Ora e bardhė e Shqipnis, i shef nga Bjeshkėt e Ljubotinit, ku e Mira ka ndejėn, dhe gėzohet. Thėrret Zanėn e Sharit dhe, mbasi sbashkut dalin mė nji kodėr, prej nga kundrohej qyteti, e pėvetė simotrėn e vet se a thue i njifte ata burra rreshtue nė kuvend. Zana, e habitun para pamjes madhshtore tė homeridave tė ri, kujton se Shqiptarėt e mbledhun janė Akejt e vjetėr ase Dardajt. Nisė, prandej, tė cillsojė nder ta Agamemnona e Diomeda. Ban Buzėn nė gaz Ora dhe tashti i spjegon motrės njikanji herojt Shqiptarė: Ali Pashėn, Marash Vatėn, Abdyl Frashėrin, Prenk Bib Dodėn, Toptanin, Zogollin, Gjetė Gegė Shllakun, Ēun Mulėn, Mar’ Lulėn, Dod Preēin, Vrijonin, Derallėn, Shan Dedėn, Abdullah Drenin. Ndėrsa Ora e Zana bisedojnė kėso dore mbi moje tė Prizrendit, ēilė kuvendin Abdyl Frashėri. Ai ėndė me nji gojtari tė squet, si i perket derės sė tij, trimnin e qindresėn gjatė shekujve, dashunin per atme dhe luftat e rracės per tė ruejtė pamvarsin. Nga fjalėt e peshueme tė tijat del nė shesh se Shqipnija s’shkelet me dhunė dhe se Shqiptari din tė desė pėr atdhč. Kėtu Shan Deda i Ded Jakupit nxehet, dhe, tuj i pre fjalėn gojtarit, shperthen nė shprehje tė zjarrta e be, qi pėrforcojnė pohimin e mbramė tė Frashėrit. Ky merr rishtas fjalėn dhe perfundon me nji grishje, qi u a sjellė tanė tė pranishėmvet per t’i dalė zot tokėvet shqiptare dhe per tė pėshtue Hot e Grudė, Plavė e Gusi nga ēapojt e Malit tė Zi. Nė kėto fjalė preket Bajraktari i Shalės Mar’ Lula, dhe, tuj u perbetue nė Shėn Marranisė kuvendin, nė tė cilin pohon, me logjikėn e Kanunit, se per te e per Shqiptarėt e tanė asht anmik i njajtė si Shkjau si Turku e se prandej kėtij i do vu pushka para. Mbas fjalėvet tė tija flet Ali Pasha. Ky tuj i dhanė arsye Mar’ Lulės, paraqet nevojėn politike qi Shqiptarėt tė rrijnė per ‘iherė lidhė me Mbret tė Stambollės, i cili a heret a vonė do tė biejė. Per mos t’a ēue gjatė kuvendin, propozon pėr tė shkrue nji letėr tuj i a drejtue Fuqivet tė Mdha dhe Mbretit. Letra peshohet fjalė pėr fjalė dhe qartas ven nė dukje se toka shqiptare s’asht as e Italjanvet, as e Hinglizvet, Francezvet, Gjermanėvet as e Sllavėvet e se ajo tokė s’i lėshohej kujė as s’i falej.". I cituam kėto fjalė tė Fishtės sė madh, mbasi historiografia moniste nė Kosovė e Shqipėri, asnjėherė nuk e ka pėrmend veprėn e rėndėsishme tė poetit, pėr faktin, se ishte e mbeti deri nė fund kundėr pushtuesve barbarė sllav, njė patriot i vendosur, pėr tė mbrojtur e pėrjetuar nė vargje nacionalistėt e veprėn e tyre, si krenari e interesave tė pastra amėtare. Ndėr tė tjera Fishta vargėzon:

"... Por po kisht’ besa, Shqyptarė,
Kisht’ Shqyptarė zemer bujarė,
Qi s’po u tutshin kta me dekė
M’erz m’tokė me pasė me i prekė.
Perse, qe, qaj Ali Pasha,
Fort ka vra ato vetlla t’trasha,
Ka vra vetllat edh’ a idhnue,
Burri i botės kur ka ndigiue,
Se n’Berlin asht ba pleqnija
Nen kamė t’ Shkjaut me vue Shqypnija;
Edhe n’ Pejė trimi ka dalė,
T’ tanė Shqypnis ka ue nji fjalė,
Qi shk’ a Kryeplak, shk’a Bajraktar,
Shk’ a Vojvodė e shpi e parė
Fill me dalun nė Prizrend,
Per me ngrefė aty kuvend,
E, si motit, per Atdhe
Me lidhė besė, me lidhun fe:
Besė e fč me lidhė shqyptare,
Se pa dalė Shqypnija fare,
Sa qi n’fushė as nė zabel
Mos tė lehė ma qen nė stel,
Mos t’kėndojnė as pulė as gjel,
Vendin t’huejve mos m’u a lshue,
Shkjaut per t’gjallė mos me ju shtrue,
Mos me vu kapicė mbi krye:
Mbretit fjalen me ja thye.
Edhe n’ lajm qi ēpon Alija,
Trup nė kamė ēohet Shqypnija,
Shk’a Gegni e shk’ a Toskeni:
Ēohen Krenė e Bajraktarė,
Agallarė e Pashallarė,
Me Vojvodė e me Begllerė,
Trima n’ za, burra me nderė,
Larg t’ permendun per urti,
Larg tė lypun per pleqni:
E kush tok e kush pa shok:
Si ata hyjt qi shkrepin n’qiell:
Nė Prizrend na shkuekan fill,
Prizrenjanėt ku mirė po i presin,
Bukė e zemėr ku po i qesin,
Si zanat qi e ka Shqypnija,
Kur t’u shkojė miku te shpija.
E si tok na janė bashkue,
Trimat m’kamė atėherė janė ēue
E kan dalė nė log t’kuvendit,
M’ ato mojet e Prizrendit,
Ku kan ndejun rend mbas rendit,
Me Ali Pashen n’ krye t’ vendit...."

Nga burimet historike, del se shek.XIX, ėshtė shekulli i formimit tė nacionaliteteve e rizgjimit tė levizjeve nacionale. Nė kėtė rrjedhė historike hyri natyrshėm populli ynė, duke qenė i ngjashėm me disa elementė tė rrugės sė formimit tė popujve tė gadishullit Ballkanik, ku afėrsia e marrėdhniet midis tyre, kanė ndikuar nė formimin e fizionomisė sė popujve. Si element i dorės sė parė, nė formimin e nacionalizimit ēlirimtar, mendojmė se ka ndikuar trashigimia e traditės patriotike shqiptare, qė zėnė fill me udhėheqėsit popullorė Batot tė kohės ilire, pėr tė ardhur natyrshėm tek epoka e madhe ēlirimtare e Gjergj Kastriotit, kėtij simboli tė atdhedashurisė, qė u bė pėr 25 vjet me radhė tmerri i ushtrisė barbare pushtuese turke. Lidhja e Prizrenit, me shumė meritė udhėhoqi lėvizjen nacionale dhe luftėn pėr autonomi mė 1878-1881.
Nė mėnyrė tė vijueshme, si kėrkesė themelore ishte vendosja e autonimisė nacionale, nė tė gjitha viset etnike shqiptare. E rėndėsishme pėr popullin ishte, organizimi i sa mė shumė lėvizjeve ēliruese tė armatosura nėn flamurin nacional shqiptar, ndonėse pengesat kundėr Portės sė Lartė, pėr fat tė keq vinin shpesh nga vetė shqiptarėt mercenarė, qė nuk donin tė shkėputeshin nga " baba Sulltani". Hov e ndihmė direkte dha Lidhja, nė krijimin, pėrhapjen e zhvillimin e fjalės sė shkruar shqipe, pėrmes gjallėrimit tė shoqėrive, klubeve kulturore e patriotike. Tė rėndėsishme qenė dalja nė qarkullim e njė numėri tė madh gazetash e revista nė gjuhėn amtare. Njė nxitje pėr faktorin e brendshėm, ishin pionierėt e parė tė shoqėrive kulturore nė kolonitė e diasporės, ku jetonin e punonin emigrantėt shqiptarė nė Ballkan, Evropė, SHBA etj, tė cilėt, luajtėn njė rol nė nxitjen dhe zhvillimin e vetėdijės nacion ale, nė tėrėsi. Ndėrgjegjėsimi i shqiptarėve pėsoi rritje, krahas kulturimit, pėrmes lėvizjeve tė shpeshta nacionale, ku lufta pėr autonomi arriti kulmin, duke qenė kėsisoj njė hap i guximshėm nė shpejtimin e pavarėsisė nacionale, qė ndodhi mė 28 nėntor 1912. Prizreni e Vlora, janė binjake tė njė ideali tė pėrbashkėt atdhetar, ku e dyta s’mund tė kuptohet pa tė parėn, sikurse "Lidhja e Prizrenit", nuk mund tė kuptohet pa epokėn e lavdishme skėnderbiane. Kėto revolta ēlirimtare antiturke, tė organizuara apo spontane, dobėsuan shumė pushtetin osman dhe hapėn rrugėn e tjetėrsimit, pėr t’u tėrhequr mė pas nė e sėmura nė strofkllėn e vet tė Bosforit. Duan apo nuk duan disa, "Lidhja e Prizrenit" 1878, ishte drejtpėrdrejtė rrjedhim i zhvillimit tė vetėdijės sė natyrshme tė komunitetit nė trojet e veta e jashtė saj. Ajo u krijua nė rrethana e ngjarje tė ndodhura historike. Ato shpesh mbanin nė vetvete vėshtirėsinė e ndėrlikimeve tė brendshme e tė jashtme, influencė e cila ka ndikuar nė kristalizimin e portretit dhe veprimtarinė e saj. Mbi tė gjitha, triumfoi argumenti historik, se populli shqiptar, nė bazė tė bashkėsisė territoriale, gjuhėsore, historike, traditės etj., ishte formuar si njė komb dhe pėr pasojė logjike kėrkonte autonominė e natyrshme, njė tė drejtė qė shtetet e tjera tė botės e kishin arritur nė kohė e rrethana tė ndryshme. Por kjo lėvizje, ishte gjithpėrfshirėse. Kėshtu pjesėmarrėsit nė Kuvendin e Pėrgjithshėm dhe aktivistėt e tjerė, formuan me urgjencė degėt e "Lidhjes sė Prizrenit", duke u hedhur nė veprime konkrete pėr ēėshtjen amtare, nė njė luftė tė gjatė pa kompromis, pėr realizimin e platformės politike. Tė rėndėsishme nė historinė shqiptare, kanė mbetur selitė patriotike tė themeluar nė disa qytete tė trojeve etnike, si: Prizren, Gjakovė, Shkodėr, Dibėr, Gjirokastėr, Janinė etj. Ata ushtruan funksione administrative, pushtetin ligjvėnės, ekzekutiv, gjyqėsor, ushtarak, etj., duke krijuar kėsisoj njė "shtet brenda shtetit" me organe paralele. Lėvizja popullore, kundėr pushtimit tė huaj, ēoi nė formimin e Lidhjes sė Prizrenit 1878. Ata ishin fryt i pakėnaqėsisė tė grumbulluar nė 500 vjet, si rezultat i shtypjes nacionale, i shfrytėzimit tė burimeve tė para ekonomike, abuzimeve tė administratės centraliste burokratike, tė vendosur nga Porta e Lartė nė periudhėn e Tanzimatit. Kėsaj pakėnaqėsie, iu shtua edhe ajo qė vinte nga synimet gjithnjė e me shoviniste te monarkėve fqinjė tė Malit tė Zi, Serbisė, Bullgarisė etj., kundrejt trojeve shqiptare dhe nga politika kėmbėngulėse antishqiptare e Portės sė Lartė, qė i mohonte popullit tonė aspiratat mė elementare tė vetėvendosjes.
Kriza qė shpėrtheu nė vitin 1875, me kryengritjet e para nė Ballkan, u zgjerua nė njė krizė tė pėrgjithshme Lindore. Ajo i gjeti njė varg krahinash shqiptare nė revolta me armė nė dorė. Hyrja e ushtrive tė huaja nė trojet shqiptare, deklarimi hapur i qėllimeve ekspasioniste, politika grabitqare dhe e dėbimit tė popullsisė shqiptare nga tokat e veta, (qė ndoqėn sidomos qeveritė e Malit tė Zi), nėnshkrimi i Traktatit tė Shėn Stefanit, qė i ēonte kufijtė e Bullgarisė, sė mbėshtetur nga Rusia Cariste, thellė nė tokat shqiptare, duke pėrfshirė Tetoven, Gostivarin, Kėrēoven, Dibrėn, Strugėn, Korēėn etj., vinin nė rrezik jo mė zona tė veēanta kufitare, por tėrėsinė e trojeve tona. Kėto veprime u dhanė njė shtysė tė fuqishme lėvizjeve popullore, pėr mbrojtjen e tė drejtave e tė interesave mė tė larta nacionale dhe pėrpjekjeve, pėr njė organizim tė njėsuar. Pėr tė udhėhequr lėvizjen masive qė kishte shpėrthyer nė vise tė ndryshme tė vendit dhe pėr tė zbatuar detyrat qė impononte momenti historik, me kujdesin e Komitetit tė Stambollit, u formua "Lidhja e Prizrenit" me qendėr nė Prizren, e pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė e tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė. Ajo formoi njė platformė politike tė lėvizjeve nacionale dhe ngriti nė gjithė vendin organizmat e saj drejtuese politike e ushtarake dhe formacionet e armatosura me synime tė caktuara. Lidhja, pėr herė tė parė ngriti zėrin nė emėr tė gjithė popullit shqiptar nė trojet etnike tė saj, pa dallim ndarjesh krahinore e fetare, duke deklaruar pėrpara tė gjithė botės, se askush nuk kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi tokat e banuara prej shqiptarėve e qė historikisht u pėrkisnin atyre; se askush nuk kishte tė drejtė t’i bėnte ato monedhė kėmbimi nė treg, se zot i vetėm i tyre ishte populli shqiptar. Ajo luftoi pėr realizimin e qėllimeve themelore tė lėvizjeve nacionale: pėr njohjen e tij si njė e tė pandarė dhe respektimin kundrejt tij tė parimit tė etnitetit nė tė gjithė drejtimet, pėr ruajtjen e paprekshmėrisė e tė tėrėsisė sė trojeve nacionale shqiptare dhe pėr bashkimin e tokave tė Shqipėrisė nė njė njėsi tė vetme me administratė tė mirėfilltė shqiptare. U krijua kėshtu njė front i gjėrė, nė tė cilin u bashkuan tė gjithė forcat patriotike tė etnisė, pėr tė mbrojtur interesat ekonomik e shoqėrore, tė cilat viheshin nė rrezik nga copėtimi i vendit, qė synonin qeveritė shoviniste ballkanike dhe politika antishqiptare e Perandorisė Osmane. Pėr t’i dalė nė krye kėtij qėllimi, pėrfaqėsuesit e krahinave tė ndryshme, lanė nė njė anė armiqėsitė e vjetra, u bashkuan nė njė ēshtje, qė ishte sigurimi i tėrėsisė e bashkimi tokėsor pėr popullin shqiptar. Turqit u munduan, qė tė shpėrndanin Lidhjen, mbasi ajo nuk ishte dakord tė zbatoheshin vendimet, qė kishin tė bėnin me dorėzimin e Kalasė sė Plavės e Gucisė shtetit tė Malit tė Zi. Lidhja. Ajo gjithnjė kundėrshtonte vendimet e Kongresit tė Berlinit dhe asnjėherė nuk zbatonte urdhėrat e Portės sė Lartė nė kėtė drejtim. Pėr mė tepėr, kishte pushtet tė plotėfuqishėm nė shumė vise tė banuara me shqiptarė, gjė qė kjo nuk i shkonte pėr shtat pushtuesve tė egėr shekullorė turq.
Lidhja, ka qenė shumė aktive deri mė sot, duke zbatuar mė pėrpikmėri idealet e larta tė Shqipėrisė etnike, bashkimin e trojeve tona, nė njė shtet tė vetėm. Ndėrmjet forcave kryengritėse tė Lidhjes sė Prizrenit dhe ushtrisė turke u zhvilluan luftra tė pėrgjakshme mė 3-6 shtator 1878, ku tė dy palėt patėn humbje tė mėdha. Kryengritėsit, pasi futėn nė dorė pikat kyēe tė qytetit, vranė Mehmet Ali pashėn, bėnė demostrata nė rrugėt e qytetit. Kjo ngjarje, si njė shkėndije e rėndėsishme historike, tronditi themelet e Perandorisė turke dhe jehoi nė tėrė Evropėn. Ajo ishte njė goditje e fortė ndaj Fuqive tė Mėdha tė kohės, vendimet e tė cilave nuk zbatoheshin, pėr shkak tė qendresės shqiptare. Fjala e sulltanit asnjėherė qysh nga ajo ditė nuk u dėgjua, duke thelluar nė kėtė mėnyrė armiqėsinė shekullore midis pushtuesve turq e popullit martir shqiptar.
Pas shpėrndarjes sė Konferencės sė Stambollit, (20.01.1877), e nė frymėn e kushtetutės sė shpallur, Porta e Lartė formoi vilajetin e Kosovės, (1.02.1877), me seli nė Prishtinė. Ky vilajet pėrfshinte njė territor shumė mė tė madh, prej 7 sanxhaqesh: sanxhaku i Prishtinės, Nishit, Pirotit, Prizrenit, Jeni-Pazarit, Shkupit dhe i Dibrės. Ato kishin 37 kaza, 8 nahije dhe 1400 fshatra. Ai pėrfshinte njė numėr tė madh banorėsh qė arrinte deri nė 839.771 banorė, shqiptarė, boshnjakė, serbė, maqedonas, ebrej, jevg dhe vlleh. Nė vitet 1877-1878, vilajeti i Selanikut kishte pesė sanxhaqe: Selanikun, Serezin, Dramėn, Manastirin dhe 20 kaza, 15 nahije, 1761 fshatra dhe 551.249 banorė. Vilajeti i Janinės kishte pesė sanxhaqe: Janinėn, Tėrhanen, Gjirokastrėn, Prevezėn dhe Beratin, si edhe 25 kaza, 12 nahije, 529 fshatra, 300 ēifligje dhe 368.052 banorė. Vilajeti i Shkodrės kishte vetėm njė sanxhak, atė tė Shkodrės, me 10 kaza: Shkodra, Podgorica me nahijen e Shpuzės, Zhabjakut dhe tė Forēės, Tivari, Ulqini, Lezha, Kavaja me nahijen e Durrėsit dhe tė Peqinit, Tirana, Kruja, Mirdita dhe Puka. Ajo kishte 150 fshatra dhe 131.488 banorė.
Ngjarjet historike, tė ngarkuar me shumė probleme nga, dita nė ditė precipitonin me shpejtėsi. Turqia, u detyrua tė dėrgoi pėrfaqėsuesin e saj tė ri, mushirin Muftar Pasha, tė cilin Lidhja e Prizrenit menjėherė e kėrcenoi se do ta vrasė, sikurse Mehmet Ali pashėn. Ky veprim patriotik, bėri qė Turqia tė tėrhiqej nė dėrgimin e pėrfaqėsuesit tė saj, qė kishte si mision tė ndėrmerrte ekspedita ndeshkuese. Kėsisoj, problemi i vendimeve tė Kongresit tė Berlinit u komplikua aq shumė, saqė diplomacia evropiane u detyrua tė rikthehej te njė ēėshtje qė tashmė e kishte vendosur. Filluan pėrsėriatjet pėr ndonjė kompensim tjetėr tokėsor. Nga ana e tjetėr, propozimi i Rusisė qė Mali i Zi tė zgjerohej nė drejtim tė Sanxhakut tė Novi Pazarit ose tė Hercegovinės, hasi nė kundėshtimin e vendosur tė Austro-Hungarisė, e cila e konsideronte kėtė krahinė si zonė tė vetėn tė interesit. Fuqitė e Mėdha, adaptuan tė ashtėquajturėn "vijė Korti", por edhe kjo sharrė u hasi nė gozhdėn e rezistencės tė udhėhequr nga Lidhja e Prizrenit me trimat e vendosur patriot. Ajo, pėrsėri ishte nė aktivitet, duke angazhuar forcat e veta nė Jug, nė kufi me Greqinė.
Kongresi i Berlinit nuk mori asnjė vendim tė prerė, pėrsa u pėrket ndryshimeve territoriale nė favor tė Greqisė. Pėrkatėsisht Kongresi, ftonte Portėn e Lartė, qė tė merrej vesh me Greqinė, pėr njė rishqyrtim tė kufijve nė Thesali e Epir dhe si vijė tė re kufitare rekomandonte vijėn e lumenjve Kalamas-Selemvria, qė pėrfshinte nė Greqi pjesėn e brendshme tė Ēamėrisė e Janinės, qendėr e vilajetit tė Jugut. Lidhja, u dha pėr tė kuptuar, Turqisė dhe Fuqive tė Mėdha, se krahinat shqiptare nuk ishin "njė shprehje gjeografike ". Ēėshtja e autonomisė, si kėrkesė e rilindėsve tanė, ėshtė konsoliduar pėrmes programeve, memorandumeve dhe kėrkesave tė ndryshme. Ajo asnjėherė nuk u kufizua vetėm nė sferėn e kryengritjeve tė armatosura, por edhe nė rrugėn diplomatike, ku faktori i brendshėm ka luajtur rolin vendimtar. Shtresat e ndryshme tė komunitetit shqiptar, ishin tė bashkuar nė qėllimin e tyre tė pėrbashkėt, pėr idealin kombėtar.
Lidhja e Prizrenit, u priu shqiptarėve nė luftė, pėr marrjen e pushtetit dhe pėr fitimin e autonomisė. Qė nga formimi 15 korrik 1879, shqiptarėt morėn pushtetin nė duart e veta nė shumė qytete, si: Gjakovė, Prizren, Pejė, Prishtinė, Mitrovicė dhe Vuēiternė. Dega me qendėr nė Shkodėr, mė 17 prill 1880, proklamoi autonominė e vendeve ku jetonin shqiptarėt e vendosi pushtetin e saj. Kjo lėvizje shqiptare u pėrhap nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, duke u pėrpjekur nė mėnyrė tė pareshtur tė bindė sulltanin, ta njohė autonominė shqiptare, tė vendosur nė kundėshtim me dėshirėn e tij. Mė 23 korrik 1880, nė Gjirokastėr u mbajt mbledhja e Lidhjes sė Prizrenit, pėr tė gjetur rrugėn e pėrbashkėt pėr autonomi dhe vendime tė tjera tė rėndėsishme. Mė 20 tetor 1880, gjeografia e mbledhjes kėsaj radhe kulmoi nė Dibėr, ku nėpėrmjet rezolutės, u kėrkua autonomi tė plotė nė viset e banuara nga shqiptarėt, krijimin e kėshillave me pėrfaqėsues tė popullit dhe organizimin e ushtrisė nacionale shqiptare.
Nė vitin 1880, u bė riorganizimi i Lidhjes, duke pėrfshirė Komitetin Qendror, zgjeruar rrethin e bashkėpunimit dhe Kėshilli e shpalli veten Qeveri e Pėrkohshme, e cila do tė drejtonte luftėn pėr ruajtjen e autonomisė e fitimin e pavarėsisė sė plotė. Pėr tė arritur kėtė kėrkoheshin sakrifica mėdha. Rruga e Lidhjes, pėr vetė rrethanat e brendshme e tė jashtme, ishte e ndėrlikuar, por me gjithė gjarpėrimet, ajo karakterizohet nga rritja e zhvillimi konseguent i saj, zgjerimi i rezistencės sė armatosur, kundėr pushtuesve tė huaj shumėshekullorė nė tė gjitha viset etnike. Kėtu u shquan krahas pėrsonazheve tė atė Gjergj Fishta nė kryeveprėn nacionaliste "Lahuta e Malcis", janė: Sulejman Vokshin, Iliaz Pashė Dibra, Omer Prizreni, Daut Boriēi, Filip Ēeka, Selim Ēoba, Mehmet, Mic Sokoli, Ali Dibra, Isuf Sokoli, Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Jakup Ferri etj. Pėrmbajtja e thellė nacionale dhe jehona e shtypit brenda dhe jashtė vendit bėri qė Lidhja e Prizrenit dhe forcat kryengritėse tė saj tė ngjallin entuziazėm jashtė trojeve etnike nė diasporė, si tek arbėreshėt e Italisė, Greqisė, nė kolonitė shqiptare nė Egjipt, Rumani, etj., tė cilėt u solidarizuan me telegrame dhe forma tė tjera urimi me popullin shqiptar e luftėn e drejtė, duke e bėrė mė tė njohur nė botė.

Lufta pėr mbrojtjen e Kosovės dhe "Lidhja II e Prizrenit"
(16-20 shtator 1943)

Tashmė, shqiptarėt nacionalistė kishin njė pėrvojė tė pasur nga shembulli pozitiv i "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" 1878, tė mbajtur nė qytetin historik me tė njėjtin emėr. Nė situatėn e re tė krijuar, fati dhe interesat e popullit kosovar ishin tė kėrcenuar seriozisht dhe po shkonin drejt shkatėrrimit. Nė rend tė ditės, doli si njė rizgjim tek tradita ndėrgjegjja nacionale shqiptare, e cila asnjėherė nuk kishte bėrė gjumė letargjik. Pėr mbrojtjen e kufijve etnikė, me qendresė heroike, luftoi populli i Kosovės, kundėr shovinistėve serbo-malazezė tė Drazho Mihajeviēit dhe brigadave mikse sllavokomuniste tė disa shteteve sllavė (serbė, malazezė, maqedonas, bullgarė).
28 nėntor 1912, pas njė robėrie tė stėrgjatė, prapambetje, ēkombėtarizim, dhunė, gjak, terror e syrgjynime tė pambarim, pėr herė tė parė Shqipėria, pas 500 vjet, doli me flamurin e Skėnderbeut, qė u ngrit nė Vlorė. Lindi kėshtu nga gryka e pushkės Pavarėsia e shtetit tonė, ndonėse me keqardhje Kosova, Manastiri, Ēamėria e vise tė tjera shqiptare me vendimim arbitrar tė Konferencės sė Londrės 1913, mbetėn pėrsėri nėn kthetrat e zgjedhės sė huaj, duke vijuar kėshtu tragjedia e kombit shqiptar tė ndarė nė 5 shte. Me tė drejtė n/ktyetari i Lidhjes II tė Prizrenit, nacionalisti i pėrkushtuar Tahir Zajmi shkruan: "E me gjithė kėt deshtim qi qe fatal pėr kombin tue u-nda pėr gjysmės trupi i tij dhe q’i kushtoj vetėm Kosovės afėr 200.000 viktima pėrpjekjet e Kosovarve pėr liri nuk munguen edhe ndėr rasat kritike tė ma vonėshme, siē ishte Kuvendi i Vlonės, qi me 28 Nanduer 1912 realizoj aktin historik tė shpalljes s’Indipendencės kombtare, ashtu edhe nė luften e mbrojtjes tė parės Mbretniė shqiptare kundėr rebelvet reaksjonarė me 1914." (Shih, Tahir Zajmi: "Lidhja II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit pėr mbrojtjen e Kosovės", Bruxelles, 1964., fq.23.).
Mbarimi i Luftės I Botėrore nė Gadishullin e Ballkanit, kishte krijuar njė hartė tė re politike, e stimuluar kjo nga diplomacia evropiane, pėrmes Konferencės sė Versajės. U krijua kėshtu artificialisht njė Jugosllavi me dinastinė e re tė Karagjorgjeviēvet, qė synonte tė zgjeronte zonat e influencės, pėrmes njė ekspansioni me dhunė drejt tokave shqiptare. Ndryshe nga sa thuhej asokohe nė Evropė, miku i popujve tė vegjėl dhe posaēėrisht i shqiptarėve Woodrow Wilson, Presidenti i SHBA-sė, ishte shprehur pėr zbatimin e parimit tė vetvendosjes sė popujve. Shqiptarėt e vėrtetė nacionalistė, tė dėshpėruar nga Konferenca e Versajės, pėr ēka po ndodhte me tokat shqiptare, nisėn tė tėrhiqen drejt maleve, pėr tė organizuar lėvizjet kryengritėse, sikurse kishin vepruar nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878. Njė pjesė e patriotėve, zbritėn nė Shkodėr, ku nė vitin 1918 themeluan Komitetin e Kosovės, pėr t’i dalė zot tokave shqiptare. Ata sė bashku, zhvilluan njė aktivitet tė pasur atdhetar. Filloi me armė nė dorė rezistenca ēlirimtare. Mė vonė Kongresi i Lushnjės (1920) ristabilizoi shtetin shqiptar me kryeqytet Tiranėn, e cila menjėherė gjeti mbėshtetjen direkte nga shumė patriotė tė njohur, si: Atė Gjergj Fishta, Atė Shtjefen Kryeziu Gjeēovi, Bajram Fevziu, Salih Nivica (kryeredaktor), Kristo Floqi, Maliq Bushati (editor), tė cilėt me shkrimet e tyre nė fletoren "Populli", u munduan tė ndėrgjegjėsonin shtresat e ndryshme tė popullit dhe intelektualėt shqiptarė, qė po studionin nė Universitetet e njohura tė Evropės Perėndimore. Pėr mė tepėr, 7 konsullata tė huaja evropiane, qė vepronin me rezidencė nė Shkodėr, u njohėn nga afėr me problemin e Kosovės dhe tė Komitetit me tė njėjtin emėr, duke i lehtėsuar shumė punė dėrgimit tė memorandumeve e notave proteste qeverive tė tyre, pėr trojet etnike shqiptare. Gjithnjė e mė tepėr, po delte nė pah kontributi i madh i nacionalistėve kosovarė, pėr tė mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Megjithatė, gjithnjė Evropa u tregua indifrente me popujt e vegjėl dhe e njėanshme ndaj ēėshjes shqiptare. Duke e parė kėtė veprim jo tė drejtė diplomatik tė saj, nacionalistėt shqiptarė e Komiteti i Kosovės u shtrengua tė organizojė luftėn e vendosur kundėr pushtuesve serbė. Tahir Zajmi, mbi kėtė epokė luftrash tė njėpasnjėshme tė atdhetarėve tė zjarrtė vlerėson: " Kryengritje tė pėrgjakshme paten vend nė Rugovė tė Pejės, nė Plav’ e Gusi, nė Podgor e nė Drenicė, nė Prokorupė e nė krahina tė tjera, ku ēetat e Mehmet Ferit nga Plava, Ismail Gusis, Kerit Sadri Bardhit nga Rugova, Jusuf Vejselit e Bardh Jusufit nga Podgori, Azem Galicės nga Drenica, Sadik Ramės nga Gjurgjeviku, Ramadan Shabani nga Kieva, Mehmet Kajumit nga Llapi e tjerė kryengritės vjet me radhė e shqetsuen dh’e tranditėn Belgradin tue shkrue faqe t’arta trimnijet e heroizmit n’historin e perpjekjevet pėr shlirimin e Kosovės." (Tahir Zajmi, vep. e cit. Fq.29.).
Aktiviteti i Lidhjes II tė Prizrenit tė vitit 1943, u shtyp me tė gjithė mjetet e makinės shfarosėse ushtarake tė monarkisė Jugosllave dhe shumė shqiptarė u vranė, apo u zhdukėn njė e nga njė. Pėr kėto arsye e tė tjera qė lidhen me kohėn, kjo Lėvizje Ēlirimtare e Komitetit tė Kosovės, kundėr serbėve e trathtarėve, nuk mundi tė ketė jetė tė gjatė, ndonėse shqiptarėt, asnjėherė nuk i humbėn shpresat, pėr lirinė e vendit nga zgjedha e huaj. Shpesh historiografia komuniste nė Shqipėri dhe ish-Jugosllavi, deri nė vitin 1990, ėshtė pėrpjekur tė paraqesė ushtrinė gjermane si shkatėrrimtare, pėr fatin e Kosovės, kur dihet, se nė atė periudhė Kosova gėzonte njė ēlirim, e cila pėr fat tė keq nuk zgjati shumė. Gjermanėt, me pėrjashtim tė zonės sė minierave tė Mitrovicės, u tėrhoqėn shpejt nga kėto troje dhe e njohu Kosovėn si pjesė tė Shqipėrisė.
Gjendja nė Kosovė ishte shumė e rėndė dhe ishte e pamundur tė shiheshin shenjat e pėrmirėsimit apo tė shpresės pėr lirinė e saj. Kėshtu sjelljet brutale tė pushtuesve italianė, burgosjet, internimet, kishin marrė pėrmasa tė mėdha si nė Kosovė e Shqipėri. Mė 7 korrik 1943, nė Kosovė u shpall diktatura ushtarake e shtetrrethimit. Ēetat ēetnike serbe e malazeze, kishin fushė tė lirė veprimi tė stimuluar nga forcat fashiste italiane. Mė vonė ndodhi tragjedia e njohur e Bihorit, ku u masakruan barbarisht ditėn pėr diell 4.000 shqiptarė tė pafajshėm, ku pjesa mė e madhe ishin gra, pleq, fėmijė. Ky krim i shėmtuar, ishte bėrė nga ēeta e ēetnikėve tė Pavlo Gjurishit, tė nxitur dhe armatosur pėr krim nga komandanti i regjimentit italian nė Mal tė Zi, "me qėllim balancimi peshet tė forcave midis shqiptarvet dhe serbo-malazezvet. Djegia e tregut tė Pejės me dame tė mėdhaja materjale, vrasjet e djegiet e njerzve nė zjarm pėr sė gjallit tė disa qytetarve tė Gjakovės; shkurt sjelljet brutale e terroristike tė milicve dhe tė ushtarve tė divizionit "Puglie" kunder popullsis shqiptare nė Prizren e, nė Prishtinė dhe tė tjera trajtime forcet e dhunet kishin shkaktue tmerr e pezmatim tė madh nė shpirtin e mbarė popullit tė Kosovės..." (Fq.34), shkruan Tahir Zajmi.
Mirėpo sa mė e madhe bėhej shtypja ndaj shqiptarėve, aq mė i madh rritej zemrimi e kundėrpėrgjigjja e popullit tė Kosovės, qė kishte filluar tė riorganizohet gjithnjė e mė shumė nė male me tė arratisurit e shtetrrethimit. Pėr tė penguar dhunėn ushtarake italiane dhe tė ēetnikėve serbo-malazezė, nė Kosovė ishte e nevojshme tė krijohej njė udhėheqje, qė do tė bashkonte e kanalizonte tė gjithė energjitė e pėrkushtimin nacionalist tė patriotėve tė lirisė. Me kapitullimin e Italisė, ēetat shqiptare, tė ndihmuar prej disa formacione tė vogla ushtarėsh gjerman (tė ardhur nga Mitrovica), morėn nė dorėzim administratėn e vendit, duke formuar njiherit, nė tė gjitha qendrat e Prefekturave N/prefekturave kėshilla autonome ekzekutive. Pėr ambicie dhe nė bashkėpunim me ēetat ēetnike serbo-malazeze, ēetat tė ashtėquajtura komuniste nė Kosovė, kėrkonin turbullimin e situatės, pėrmes dredhive e forcės, duke mbjellur frymėn e vllavrasjes midis shqiptarėve, sikurse kishin vepruar nė shumė zona tė Shqipėrisė. Pėr tė realizuar qėllimin, qė synonte shpėtimin e Kosovės dhe Shqipėrisė nga rreziku evident i sllavo-komunizmit, me inisiativėn e njė grupi nacionalistėsh tė flaktė, tė pėrbėrė nga ing. Xhafer Deva prej Mitrovice, Musa Shehu e Sheh Hasani nga Prizreni, Asllan Boletini nga Mitrovica, Tahir Zajmi nga Gjakova, Lukė Simon Mjeda nga Prizreni, Qazim Bllaca nga Suhareka dhe Pjetėr Vuēaj nga Prizreni, me 11 shtator 1943, u bė nė qytetin e Prizrenit njė mbledhje, nė tė cilėn, u shqyrtua situata e krijuar e nevoja urgjente e masave qė duheshin marrė, mbasi ēdo vonesė do tė ishte e pariparueshme e me rrjedha tragjike, pėr fatet e atdheut. Tri ishin ndėr pikat bazė:
a. Thirrja e njė mbledhje tė pėrgjithshme popullore, me shpirtin e frymėn e Lidhjes sė Prizrenit, ku do tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha krahinat e Kosovės, Dibrės, Strugės, Tuzit, Ulqinit nėpėrmjet delegatėve tė zgjedhur nga populli. b. Deri sa tė themelohet e caktohet njė autoritet supreme nga Mbledhja e Pėrgjithshme dhe pėr tė mbajtur qetėsinė, rendin publik dhe situatat e reja qė mund tė krijohen, duhet tė krijohet kėshilli autonom ekzekutiv.
c. Ngarkimi i Kėshillit Ekzekutiv tė Prizrenit, me pėrgatitjen e Mbledhjes sė Kuvendit, hapja e tė cilit do tė bėhej, jo mė vonė se mė 16 shtator 1943. Mė 16 shtator 1943 nė shkollėn "Bajram Curri" nė Prizren, ishin mbledhur mijėra qytetarė, pėr tė pėrshėndetur fillimin e Kuvendit, qė do tė pagėzohet me emrin kuptimplotė "Lidhja II e Prizrenit", ku si pari u zgjodhėn: Musa Shehu kryetar, Aqif Bluta n/kryetar, Prof.Rexhep Krasniqi n/kryetar dhe Bedri Gjinaj sekretar. Kėtu u miratuan 6 pika kryesore tė rendi tė ditės, tė cilat nė esencėn e tyre tė pėrbashkėt, kishin bashkimin e trojeve etnike shqiptare etj. Pas disa ditė punime, u kalua nė votimin e kandidatėve, pėr zgjedhjen e Komitetit Qendror tė Lidhjes II tė Prizrenit, me funksionin e njė autoriteti suprem tė lėvizjes kombėtare, pėr mbrojtjen e Kosovės. Nė fund u zgjodhėn Rexhep Mitrovica Kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kolė Margjini n/kryetar, Sheh Hasani antar, Asllan Boletini antar, Tahir Zajmi antar, Qazim Bllaca antar. Mė 21 shtator 1943, tė gjithė delegatėt e Kuvendit u drejtuan pėr nė selinė historike tė Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878 dhe nėnshkruan me solemnitet vendimet e marra nė prani tė autoriteteve dhe tė njė numėri tė madh qytetarėsh e fshatarėsh tė ardhur, prej viseve tė Kosovės. U hartua Statuti i Organizatės, nė tė cilėn shkruhej mbi themelimin, qėllimin, kopetenca tokėsore, financat, dispozitat e posaēme, etj. Ajo pėrbehej nga 22 nene, tė ndarė nė disa pika. Vėrtetimin, se ky Statut, ėshtė origjinal e ka nėnshkruar Bedri Peja. Miratimi pėr Kėshillin e Lartė tė Shtetit Shqiptar ėshtė firmosur nga Kėshilli i Ministrave, i cili ka dekretuar aprovimin e Statutit tė Organizatės dhe urdhėron zbatimin e tij (Tiranė, 14 mars 1944). Nėnshkrimi mban firmėn e antarėve: Patėr Anton Harapi, Lef Nosi, kryetari Mehdi Frashėri dhe kryeministri Rexhep Mitrovica.
Mbas pushtimit tė Kosovės nga Jugosllavia komuniste e Titos, pėrpjekjet dhe luftimet e ēetave nacionaliste nė male e fusha, nuk kanė pushuar gjatė vitit 1945, duke dhėnė me mijėra dėshmorė. Pėrpjekjet e Lidhjes, me mjete luftarake modeste, ka mbajtur nė kėmbė luftėn e mbrojtjes nė katėr ballinat e kufijve, kundėr brigadave komuniste serbo-bullgare dhe malazezo-shqiptare. Kėto tė fundit tė ashtėquajtur shqiptarė, sikurse do ta trajtojmė edhe mė poshtė nė libėr, kanė qenė drejtuar nga Shefqet Peēi e Aqif Lleshi, duke qėlluar pas shpine vėllezėrit kosovarė tė njė gjaku e gjuhe.
Numėri i dėshmorėve tė rėnė nė ballė tė luftės dhe i viktimave tė pushkatuar, mbas pushtimit sllavokomunist arriti nė 50.000 vetė. Kėtu pėrfshihen shumė drejtues tė organizatės, si: atdhetarėt e njohur: Musa Shehu, Prof.Kolė Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli me gjithė vėllezėrit e tij, Xhevat e Rifat Begolli nga Peja, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina etj., nga Prishtina, Sulejman Ashiku, Av.Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku etj., nga Gjilani, Av.Shaban Kamberi nga Tetova, Xhem Gostivari nga Gostivari, e qindra tė tjerė nė viset e ndryshme tė Kosovės e Maqedonisė. Tė gjithė oficerėt e ushtrisė dhe xhandarmarisė, qė kanė qenė me shėrbim, janė larguar nga Kosova nė Shqipėri, por pėr ēudi regjimi i kuq i Tiranės zyrtare tė Enver Hoxhės, Mehmet Shehut e Ramiz Alisė janė dorėzuar tė gjithė autoriteteve jugosllve, qė mė pas i kanė pushkatuar pa gjyq. Tė tillė janė dėshmorėt e atdheut dhe antikomunistėt, si: Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sadik Shkupi, Major Hasha, kapiten Hajdar Planeja, kapiten Rasim Dajē, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Destanishta, kapiten Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaēaniku. Nė Kuvendin e "Lidhjes II sė Prizrenit", u zgjodhėn ing. Xhafer Deva kryetar, Prof.Rexhep Krasniqi n/kryetar, Prof.Kolė Margjini n/kryetar, Musa Shehu antar, Sheh Hasani antar, Asllan Boletini antar, Mahmut Shaban Pasha antar, Tahir Zajmi antar e Sekretar i Pėrgjithshėm, Rexh Meta antar, Qazim Bllaca antar, Esad Berisha antar.
Nė lidhje me luftėn heroike tė nacionalistėve, tė drejtuar nga Hoxhė Mulla Idriz Gjilanit Tahir Zajmi shkruan: "...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficerave shqiptarė tė Regjimentit IV tė Prishtinės, edhe nė kėt betejė tė ashpėr duel ngadhnyese, kundėr dy Divizioneve sllavo-komuniste, qė numrojshin 24.000 luftarė tė armatosun. Shkaku i kėsaj disfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistė, padyshim, i dedikohet plagosjes sė komandantit tė tyne Marshal Titos. Gjatė ndeshjeve tė rrepta me armė, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete tė pėrdoruna nga tė dyja palėt kundėrshtare, ku mbeten kaq shum tė vdekun e tė plagosun sa Reka e Hogosht (pėrroi i katundit) nder brigje tė sė cilės u zhvilluen edhe luftimet ishte qenė skuqė prej gjakut tė njerėzve. Dy luftarė qi kanė marrė pjesė n’atė betejė dishmojnė, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, nė shtratin e vet tė ngusht." (Fq.57).
Me gjithė vrasjet, pėr tė frikėsuar popullin martir tė Kosovės, serbėt dhe komunistėt shqiptarė, nuk mundėn t’ia arrinin qėllimit, tė mposhtin rezistencėn e armatosur tė forcave nacionaliste. Kėshtu, mbas pushtimit tė Kosovės nga fuqitė komuniste e mbarimit tė lėvizjes sė Drenicės, disa ēeta nacionaliste zhvillonin pandėrprerje aksione lokale, kundėr dominimit jugosllav. Me shumė guxim, trimėri e vendosmėri luftonte ēeta e Uk Sadik Ramė i Gjurgjevikut, bashkė me Prof.Ymer Berishėn, qė kishte ra disa herė nė pėrpjekje tė armatosura me partizanėt komunistė. Mė pas, ata kanė kaluar nėpėr Prokorupė e nė rrethe tė Rahovecit, me qėllimin pėr tė mbledhė e organizuar forca tė reja. Uka ra i sėmurė nga plagėt e rėnda, qė kishte marrė mė pėrpara. Ukė Sadiku u zu trathtisht, nė njė banesė dhe u dėrgua nė Prishtinė, ku u denua prej gjyqit komunist. U ekzekutua me pushkatim, nė vitin 1947 bashkė me disa shokė tė tjerė.
Nuk ėshtė aspak e habitshme, por ka qenė njė trathti e ndergjeshme, veprimi i brigadave komuniste, qė luftuan kundėr vėllezėrve shqiptarė tė njė gjaku e gjuhe tė pushtuar nėn serbi, me njė trathti tė pėrligjur. Kėshtu pėr tė shtypė e shkatėrruar kėtė rezistencė antisllavo-serbe, bullgare e maqedonėse, nė ndihmė tė trupave komuniste tė Beogradit, erdhėn brigadat komuniste shqiptare tė urdhėruar direkt nga diktatori Enver Hoxha e Mehmet Shehu, tė cilėt nė terrenin e Kosovės kishin dėrguar njerėzit mė antishqiptarė e besnikė tė sllavokomunistėve tė Titos. Duke pasur frikėn e njė revolte tė pėrgjithshme, kundėr pushtuesve serbė, komunistėt e Tiranės sė kuqe, menjėherė morėn masat, duke stėrvitur e dėrguar nė Kosovė njėsitė e tyre partizane, pėr t’i ardhur nė ndihmė Jugosllavisė. Nė vend qė ushtria shqiptare tė bashkohet me forcat nacionaliste, kundėr armmikut tė pėrbashkėt sllavėve pushtues, ata si trathtarė bėnė tė kundėrtėn, duke vrarė, prerė, kallur nė rrėnjė ēdo pasuri shqiptare, pėr hir tė njė ideologjie boshe komuniste. Tashmė, mbi kurrizin e gjakosur tė popullit kosovar ra edhe njė pushtues i ri, por qė kėsaj radhe nuk vinte nga ajri e deti, por nga toka amė e Shqipėrisė. Ajo kishte shitur me kohė interesat kombėtare tek Rusia e diktatorit Stalin.
Nė mėnyrė qė lexuesi shqiptarė, kudo qė ndodhet, tė krijojė njė ide mė tė qartė, se ēfarė kanė bėrė komunistėt ndaj vėllezėrve tė njė gjaku e gjuhe, po ofrojmė dėshmi origjinale, tė shkruar afėrsisht 40 vjet mė parė nga dėshmitari i kėtyre ngjarjeve, pėrfaqėsuesi mė i lartė i Lidhjes II tė Prizrenit, gjakovari Tahir Zajmi, i cili nė kapitullin V "Brigadat komuniste shqiptare nė ndihmė tė Jugosllavisė", citon dėshmi tė gjalla historike: "Pėr me shtypė e shkatėrrue fare kėtė rezistencė tė fortė me kryeneēesi qė sa po shuhej me nji anė, plaste papritmas nė tjetren, kerkohet prapė kontributi i shqiptarve tė zezė, tė cilėt t’inkuadruem nė tri Brigada, njana (e V-ta) nėn komanden e Shefqet Peēit dhe tjetra (e III-ta) nen ate tė Rrahman Parllokut qi kishte pėr sekretar politik Gafur Qyqyn vrapojnė nė ndihėm tė Marshalit jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak nė gjendje me zotnue situaten, Brigada tė cilat arrijnė me shpejtė, e para e nisun nga Elbasani e tue kalue nepėr Librazhd-Klenjė-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodės nė Lusen tė Lumės, ku i plasė pushka dhe mbas nji ndeshjeje tė pėrgjakėshme mbetėn 14 dėshmorė prej Lusne, kurse n’anen tjetėr vriten 180 nga efektivet e Brigadės e cila kalon nepėr Topojan, Shishtavec dhe s’andejmi nė Gjemashicė-Bellushė-Prizren, prej kah nė Gjakovė, Pejė e vise tė tjera tė Kosovės, ku qendrojnė pėr nji kohė mase dy vjetėsh; dhe tjetra, e nisun nga Shkodra e tue kalue nepėr malet e Dukagjinit e nepėr Malsi tė Gjakovės nė Junik dhe prej andej nė Pejė e vende tjera tė Kosovės, kurse nji tjetėr Brigadė nėn komanden e Aqif Lleshit niset nga Peshkopija e kalon nė Diber tė Madhe, Kėrēovė, Gostivar, Tetovė e Shkup pėr t’ia dorėzue patronit-aleat viset e Maqedonis shqiptare. Forcat komuniste serbo-maqedonase qė deri nė mbarim tė vjetit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit tė fuqive nacjonaliste Xhem Has Gostivarit, mbasi vendi u shkel prej Brigadės shqiptare, filluen prap m’u forcue e m’u shtri n’atė sektorė, ku masakruen me qindra e me mija shqiptarė, ndėr tė cilėt vetem nė Tetovė 4000, nė Gostivarė 700 dhe nė Kėrēovė 500."
Duhet theksuar, se lufta pėr lirinė e Kosovės nga zgjedha sllavokomuniste ishte fatale, pėr arsye psikologjike dhe trathtie tė madhe, qė i kanė bėrė interesave nacionale vetė komunistėt. Asokohe tė gjithė luftarėt e lirisė, qė luftonin me heroizėm tė madh mes maleve tė Kosovės u demoralizuan, kur panė, se pėrkrah forcave sllave, nė luftėn kundėr tyre ishin brigadat parizane tė Enver Hoxhės, duke bėrė njė luftė vėllavrasėse, ndėrsa ushtria serbe, malazeze, maqedonase e bullgare, buzėqeshte tek shihte shqiptarėt tė vriteshin me njeri tjetrin. Tahir Zajmi, si dėshmitar okular, ka bėrė njė pėrshkrim tė hollėsishėm. Ai shkruan: "...dihej mirė pėrse po luftohej ballė pėr ballė, por me brigadat shqiptare mbrapa shpindėt, t’ardhuna nga Shqipnija, tek e cila vareshin shpresat e ardhmėnis dhe fati i Kosovės, kjo ishte nji ēėshtje e errėt dhe misterjoze pėr kosovarin e thjeshtė, i cili me anmikun sllav qė kėrkonte me robnue ishte i vendosun me luftue e m’u vra vlla-me-vlla, kėt myster tragjik tė fatit qi koha ia shtroj pėrpara..., kėt fatkeqsi tė kobėshme, kurrsesi nuk mbėrrijte m’e kuptue dhe prandaj ndjente nė vedi njifar ligėshtije (faiblesse) dhe njifar mosvendosmenije (indeēizjon) pėr me vazhdue luften.
Si efekt i kėsaj gjendjeje shpirtnore tė tranditun asht qendrimi qi muer nė ditėt e fundit Mulla Idriz Gjilani, i cili mbas ndeshjes qė pat dhe bisedimit tė tij me komandantin e Brigadės shqiptare Shefqet Peēin, i cili tha: "Perse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi, porsa tė stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjith viset shqiptare tė jugosllavis patjetėr do tė bashkohen me Shqipni gja pėr tė cilen mund tė jeni fare tė sigurt? etj.". Dhe kėshtu prej katundit Livoē ku u ba kjo pjekje, u terhoq gjysem i demoralizuem dhe mbasi u mbajti nji fjalim e u hallashit me shokėt e luftės vazhdoj jetėn e tij n’arrati e i izoluem fare deri nė ēastin tragjik qė nė vjetin 1948, tue qenė i sėmundė dhe i plagosun, e zunė gjallė nė nji kolibė dhe e burgosen, ku mbas shum torturave e lyen me gaz e e dogjen flakė pėr sė gjallėt.
E them me keqardhje se un pėrsonalisht nuk kam pasė kurr sympati pėr hoxhallarėt, pėr arsye se shum prej tyne kanė qenė indiferent dhe negativ ndaj ēashtjeve kombtare, por Mulla Idriz Gjilani bante pėrjashtim dhe dallohej dhe nga kolegėt e tij. Aj ishte nji tip burrit shqiptar, i nji natyre krejt tjetėr, qi midis fesė e atdheut nuk bante asnji dallim; perse pa nji atdhe tė lirė-thoshte Mulla Indrizi-as feja nuk mbahet dhe nuk mund t’ushtrohet. I nisun nga ky parim aj ka luftue personalisht si ma i miri luftarė kundėr armikut, dhe u ka prijė luftarve kosovarė, si nji komandant trim tue i ēue shpesh herė nė ngadhnjime nė fushė tė luftės. Vetėm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj nė lamė tė betejės..., jo friga e dekės dhe plumbet e anmikut, por nji ndjesė feblesėt qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore."

-- marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara