HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Marubi” i Shkodrės apo i Tiranės

-- nga Elsa Demo

Bashkia e Shkodrės reagon kundėr vendimit pėr kalimin e fototekės “Marubi” nga varėsia e bashkisė tek Ministria e Kulturės. Ēėshtja kthehet sėrish tek kreu i qeverisė dhe tek Avokati i Popullit

“Jemi kundėr administrimit tė fototekės “Marubi” nga Ministria e Kulturės dhe kemi qenė kundėr qysh ditėn kur ky projekt-vendim ka kaluar pėr miratim nė qeveri.” Numri dy i Bashkisė sė Shkodrės, Fatos Gjyrezi, ka shprehur pėr “Shekullin” nė emėr tė pushtetit lokal, qėndrimin kundėr heqjes sė tė drejtės tė Shkodrės pėr menaxhimin e fototekės. Pėr nėnkryetarin Gjyrezi nuk mjaton vetėm zbatimi i kėtij vendimi, deklaruar para disa ditėsh nga ministrja Arta Dade, por ai ėshtė shprehur pėr mungesėn e seriozitetit nga kjo ministre nė deklaratat e saj dhe pėr keqinterpretim tė disa fakteve jo reale nė lidhje me fototekėn “Marubi”.

Duke cituar njė artikull tė “Shekullit” pėr promovimin e albumit “Marubi” realizuar nga fotografi Roland Tasho dhe pėr shpalljen e statusit kombėtar qė do tė mbajė kėtej e tutje fototeka, nėnkryetari Fatos Gjyrezi tha se “pavarėsisht se Bashkia e Shkodrės ishte bashkėrealizuese nė kėtė album, nuk ishte e ftuar tė marrė pjesė”. Dhe mė tej sparon se: “pėr hir tė sė vėrtetės jemi tė detyruar tė sparojmė opinionin publik se Bashkia Shkodėr me anė tė njė shkrese tė kryetarit tė saj, Ormir Rusi, ėshtė pozicionuar krejtėsisht kundėr projekt-vendimit tė pėrgatitur nga MKRS.” Aty thuhej se vlerėsohej mendimi pėr ngritjen e statusit tė kėtij institucioni, por njėkohėsisht “shprehemi se nuk jemi dakord qė kjo fototekė tė kalojė nė varėsi tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve.” Zoti Gjyrezi na bėn me dije se njė shkresė e tillė i ka kaluar edhe kreut tė qeverisė Fatos Nano, para marrjes sė vendimit, ndėrsa Bashkia e Shkodrės i ėshtė drejtuar Avokatit tė Popullit Emir Dobjani pėr kėtė ēėshtje.

Ky vendim u justifikua me financimet minimale qė derdh buxheti pėr kulturėn i Bashkisė Shkodėr ndaj muzeut, i cili e kishte nė varėsi fototekėn deri ditėn e kėtij vendimi. Njė keqinterpretim i fakteve jo reale, sipas nėnkryetarit Gjyrezi, ėshtė edhe mungesa e investimeve, me pėrjashtim tė disa donatorėve tė huaj. Ky fakt nuk ėshtė i vėrtetė sipas tij, gjė qė parashtrohet edhe nė shkresėn zyrtare dėrguar Kėshillit tė Ministrave ku thuhet se “pėr modernizimin e kushteve dhe pėr konservimin e negativėve… pėr kėtė janė nėnshkruar marrėveshje me partnerė tė ndryshėm ndėrkombėtarė si programi PASARP i UNOPS-it, komunat e Venecias e Modenas dhe Universitetin e Firences, nė bazė tė tė cilave ka filluar dixhitalizimi i fototekės “Marubi”. Njė lėvizje e mundshme e varėsisė do tė krijonte probleme e vonesa edhe nė ecurinė e kėtyre projekteve.”

Por kjo klimė e nderė pėr ēėshtjen “Marubi” ka lindur nė kye tė vitit qė po shkon. Qysh atėherė specialistėt e drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore ishin duke punuar pėr statusin kombėtar tė fototekės, me idenė pėr tė shndėrruar nė njė Institut tė Fotografisė. Qysh atėherė drejtuesit e Muzeut dhe tė bashkisė njėherėsh e ndienin se do tė vinte kjo ditė. Sipas tyre, “Marubi” i takon Shkodrės, dhe ajo ka tė drejtėn ta qeverisė e administrojė pasurinė 150-vjeēare nė celuliod.

“Marubi” dhe donatorėt
Pėr tė gėzuar njė status tė veēantė hapat e parė pėr studimin e fototekės “Marubi” janė hedhur gjashtė muaj mė parė. Ideja ishte pėr statusin Institut Kombėtar dhe pėr kėtė ishte i nevojshėm kuadri ligjor. Ky status i ri pritet tė zbardhė dhe raportet e paqarta deri tani pėr tė drejtat e autorit dhe publikimet e kėsaj trashėgimie, pėr menaxhimin dhe investimin e Ministrisė dhe donatorėve. Pėrballė tė drejtės sė autorit, shteti, nė kėtė rast Ministria e Kulturės, do t’i duhet tė jetė pėrballė trashėgimtarėve tė sotėm “Marubi”, pasi ata nuk kanė asnjė tė drejtė mbi trashėgiminė e paraardhėsve tė tyre. Nga kjo arkivė janė shfrytėzuar me mijėra negativė veēanėrisht nga tė huajt pėr albume e ekspozita, me njė rekomandim nga Bashkia e Shkodrės, e cila pretendon nga ana e saj se gėzon tė drejtat e autorėve, Marubi, Rraboshta, Nenshati, Pici, apo nga Ministria e Kulturės. Nė vitin 1993 UNESCO tregoi pėr herė tė parė interes pėr koleksionin me vlera njerėzore e kombėtare. Ministria e Kulturės merr njė kėrkesė nga kjo organizatė, ku shprehet dėshira pėr tė ndihmuar arkivin fantastik, madje dėrgon njė grup specialistėsh nė Shkodėr. Ata studiuan mundėsitė pėr tė ndėrhyrė dhe restauruar koleksionin e arkivit. Nė vitin ’97 UNESCO del pėrsėri nė horizont me njė donacion 30 mijė dollarė pėr restaurimin e ndėrtesės. Specialistėt e trashėgimisė kulturore, veē shpresės tek donatorėt e huaj, nuk kanė deklaruar deri mė tash se cili ėshtė projekti qė e shndėrron fototekėn nė Institut Kombėtar. Pasi edhe nė fusha tė tjera tė kulturės ėshtė bėrė zakon qė specialistėt flasin vetėm pėr reforma virtuale, dhe kur vjen dita pėr tė zbatuar atė qė parashikon edhe ligji, bėhen konfuzė dhe i nėnshtrohen krizave.

-- marrė nga Shekulli, 27/12/2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara