HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fitoret pirrike të shqiptarëve

-- nga ALTIN TOPI, Gazeta Shekulli, 10.11.2003

Reflektim - duke pare mbrapa ne histori
Versaje, Paris 1919. Keshilli i Katershes lekundej ne marrjen e nje vendimi: Te sanksionohej sovraniteti e indipendenca e shqiptareve, apo t’i hapej rruga pretendimeve trepaleshe, Itali-Serbi-Greqi, ne nje ndarje territoriale te trojeve shqiptare? Nese do te ndodhte e dyta, “Albania” lehone, do te zhdukej pergjithmone prej fjaloreve gjeopolitike te botes. Lloid Xhorxh i drejtohet Uillsonit: “Ndoshta ata(shqiptaret) duhet te kene indipendencen e tyre. Nuk di se cfare do te bejne ato me te, vecse t’i presin gurmazin njeri-tjetrit. Shqiptaret do te bejne te njejten gje, si malesoret skoceze i bene njeri-tjetrit ne shekullin e XV.” Uillsoni i indinjuar iu kthye: “Mos fol keq per malesoret e Skocise. Eshte vendi i origjines te familjes time.” Ishte biseda e fundit mes tyre, qe vendosi edhe fatin e shqiptareve; fitorja per shqiptaret ishte biblike. Shqiptareve me ne fund, bota i njohu shtetin e tyre sovran e indipendent. Por kostoja e kesaj njohje nga fuqite e medha te kohes ishte shume e larte. Nje e treta e popullsise dhe e trojeve shqiptare, u la jashte kufijve te Shqiperise qe sanksionoi Konferenca e Versajes. Sic komenton nje historian perendimor: “Jo me kot, Shqiperia ishte vendlindja e mbretit qe i dha emrin nje fitoreje, si ajo e shqiptareve ne Versaje, e qe ka ardhur deri ne ditet tona, si “fitore pirrike”.

Thuhet qe protoshqiptari Pirro, mbreti i Epirit ne shek. IV P.K, qe njihet ne histori edhe me emrin simbol e luftarak, “Shqiponja”, ishte nje strateg, gjeneral ushtarak i shkelqyer. Por ai kishte nje te mete, ishte i paafte te kthente betejat e tij ne fitore frutedhenese, ekonomikisht e politikisht. Fitoret e tij kishin gjithmone kosto te larte. Fushatat ushtarake ne Itali e Greqi ishin te gjitha ushtarakisht triumfe, por me humbje te medha materiale e ne njerez. Fitoret ne fushen e betejes, i boshatisen arken e thesarit dhe e lane pothuajse pa ushtri. Legjenda thote se pas nje beteje te tille, “Shqiponja” eshte shprehur: “Edhe nje fitore e tille si kjo, e te gjithe neve jemi te mbaruar (apo e thene ndryshe, do te jemi ne te mundurit).” Aq u dobesua mbreteria epirote ushtarakisht e ekonomikisht, sa nuk ishte ne gjendje t’i impononte kushtet e fitimtarit pales se mundur; nuk mund te dalloje fitimtarin nga i munduri. Pirroja vuante pasojat e fitoreve te tij te kushtueshme, pa qene ne gjendje te perfitonte politikisht dhe ekonomikisht nga sukseset e tij ne fushen e betejes. Nje mori historianesh e personazhesh historike, kane dhene gjykime te ndryshme per Pirron, gjykime qe shtrihen ne dy kahet e spektrit njerezor. Per dike, ai ishte nje gjeneral e strateg i shkelqyer, nga aftesia renditej i dyti pas kushuririt i tij, Aleksandrit te Madh; nje mbret zemergjere qe gezonte admirimin e moloseve, fisit te tij. Per dike tjeter, ai mbetet nje mbret qe i mungonte shtatelartesia e nje burri shteti, nje luftetar qe nxiste luften, jo per te arritur nje qellim te caktuar, por thjesht per te kenaqur pasionin e tij luftarak. Pra, me fjale, nje pararendes i kaloresit mesjetar, qe shkonte ne lufte per lavdi, per te krijuar nje emer e legjende rreth veten.

Ne te gjithe morine e vleresimeve per “Shqiponjen” molose, duke studiuar historine, dicka thelbesore duket se mesohet. Duke perjashtuar ne kete koment, cdo lloj kritike morale ndaj tij, duke analizuar ne detaje fushatat e tij ushtarake, aleancat, kundershtite, marredheniet e aktivitetin e tij politik, ka shume te ngjare qe mbretit te Epirit, “Shqiponjes” tone, t’i mungonte vizioni i nje burri shteti, shtatelartesia e talenti i nje politikani. Pirroja, fare mire, fillimisht mund te kishte vendosur rregull ne oborrin e tij: t’i shtrinte kufijte e shtetit te tij ne drejtim te veriut, duke perfshire te gjithe Ilirine. Me kete, ai mund te kishte konsoliduar e homogjenizuar shtetin e tij, e krijuar keshtu nje komb homogjen protoshqiptar. Pastaj ai fare mire mund te ishte hedhur pertej brigjeve te Adriatikut apo ne jug, drejt Greqise. Por a mund te jemi ne gjykonjesit objektive te historise pas 24 shekujve? Si zor se mund t’i jepet pergjigje nje pyetjeje te tille, por c’ka mundemi te bejme ne sot, eshte te guxojme te hedhim sado pak drite, me nje veshtrim koherent aktualitetit shqiptar, “fitoreve pirrike” te shqiptareve sot, ose e thene ndryshe, kostove te paperballushme te fitoreve te shqiptareve te sodit.

Dukuria “e te forteve”, apo “diktatoret e vegjel”
Mesjeta parareformatore, parailuministe, dallohej nga tiranet e tiranite qe zgjasnin gjate, shume gjate. Ishte nje aleance mbareeuropiane jokompetitive, e perkryer, e doktrines inkuizitore religjioze me gjithepushtetin e monarkeve. Kishim periudhen e nje erresire qe zgjati ne shekuj, e qe i dha edhe emrin epokes: erresira mesjetare. Shqiptaret e perjetuan tiranine edhe ne shekullin e njezete, por ne ndryshim nga epoka e erresires mesjatare, tirania shqiptare mbijetonte si nje ishull i vogel, i rrethuar nga nje kulture demokratike mbizoteruese ne bote. Diktatura jetoi ne mesin e shqiptareve, sepse mungonte gara politike. Ajo kishte ngritur rreth vetes, mure fizike e virtuale, qe pengonin shkembimin e lire te informacionit. Ishte nje fitore brutale e diktatures, kafshimin e te ciles e ndjejne shqiptaret edhe sot, duke e pasur plagen akoma te hapur. Shqiptaret, me teper se kurdohere, e ndjejne se ne klimen e re te injektimit te nje kulture demokratike, me shkembimin e lire te informacionit, diktatoret nuk mund te jetojne me, jane varrosur njehere e mire. Dukuria e “te forteve” qe mbiu ne atmosferen e nje demokracie post-totalitare, deri diku edhe mund “te gelltitet” nga nje pjese, me justifikimin pragmatist te sigurimit te nje tranzicioni sa me te bute. Por loja “e te fortit” ne demokraci nuk pritet mire ne jeten politike. Ngjarjet politike pas 90-tes ne Shqiperi, jane deshmite me elokuente te pasojave qe sjellin “diktatoret e vegjel”, kjo edhe ne momentetet aktuale shqiptare. “Te forteve”, pavarsisht nga spektri politik qe ato perfaqsojne, nese nuk i vihet fre shpirtit pakufi te gares te tyre politike, ato kerkojne te fitojne me cdo kusht, pavarsisht kostos te fitores te tyre. Eshte nje fakt i njohur qe ambicja politike per politikanet “superkompetitive”, nuk njeh asnje lloj kufiri.

Ne kulturen demokratike te shkembimit te lire te informacionit, ne politike, asgje nuk eshte e perjeteshme. Fitoret e humbjet alternohen me njera-tjetren, cdo gje eshte e perkoheshme, kalimtare. “Te fortet”, jane disa hibride “moderne” te post-dikatures, qe reflektojne mendesine e “diktatoreve te vegjel”, por te pershtatur kushteve e zhvillimeve te reja. Mendesia e tyre eshte e thjeshte: “Ne se i mund kundershtaret, rivalet, ato mesojne se jane ato te mundurit, inferioret e tu. Vendi i tyre eshte te jene te bindur e perreth teje, si nje grigje dhensh kokeulur.” Ky arsyetim duket se funksionon, por vetem per nje periudhe te shkurter. Ne perspektive, llogjika “e te fortit”: “Une fitova, ti humbe. Loja morri fund. Tani rri urte!”, nuk ha buke gjate. Ne politike, etika sociale e “mundesive, oportuniteteve te barabarta” per te gjithe, ben qe gara politike te ngelet e hapur. Gjithmone ka vend per permirsime, idera te reja ne programet politike per mbarevajtjen kombetare e rritjen e mireqenies te elektoratit. Perderisa “me e mira” nuk mund te jete statike, e dhene njehere e pergjithmone, ne politike, si ne cdo sfere tjeter te jetes, nuk mund te kete nje klase politike gjithmone “ne kabash”, klase politike e zgjedhur nga vet Zoti, sunduese e perjeteshme. Harakiri japonez, morali kultural i vetflijimit te imponuar, i perkiste kohes te perandoreve, nderkohe sot, ne klimen demokratizuese, mesohet karateja “tai kuan du”, jo vetem per vetmbrojtje, por edhe per te sulmuar, per te ndryshuar hierakine politike.

Kostoja e paperballueshme e “fitoreve pirrike”
Ne se do te perngjasnim per nje cast luften politike, me skemen darviniane, hierarkine e zinxhirit ushqimor te botes shtazore, do te vinim re nje paralelizem teper te goditur. Nderkohe, kur mbetet shume e vertete shprehja “peshku i madh e ha te voglin”, mbetet po aq e vertete fakti se, sa me i madh te jete peshku, aq me te medha jane nevojat e tij ushqimore. Kjo rrezikon te coje ne rradhimin, e ne shume raste, shfarosjen e kolonive te peshqeve te vegjel. me te cilet ushqehen peshqit e medhenj. Te qenurit ne krye te hierarkise ushqimore, shpesh mund te kete kosto te larte, duke e vendosur “peshkun e madh” ne krye te listes te specieve te rrezikuara per zhdukje. Analogjizmi i mesiper shpjegon vetem njerin aspekt te kostos se larte te “fitoreve pirrike” ne politike.

Per shkak te futjes te kultures te karatese edhe ne politiken shqiptare, po vihet re se fitorja tradicionale, pra vazhdimesia e nje force politike apo individi ne pushtet, sjell nje moment, nje pike te perballjes politike, ku fitorja kthehet ne prelud per humbje. Ne politike nuk mund te kete vazhdimesi e perjetesi. Keto dy gjera sjellin stanjacionin, krijojne kundrejt ndjenjes te vetkenaqesise, ndjenjen e poshterimit, egersimit, mosbesimit revoltes te bllokut te alternativave politike dhe asaj pjese te elektoratit qe i voton keto alternativa. Angazhimi ne politike sic e kane thene e vazhdojne t’a perserisin analistet e urte te saj, kur eshte e shoqeruar me nje personalitet “superkompetitiv”, kthehet ne nje rreth vicioz pa dalje, ne nje fare bumerangu vetshkaterrues. Joshja e pushtetit, karizma politike me nje doze te theksuar absolutizmi, shoqerohet me shfaqjen e nje mungese totale ndergjegjeje sociale, rrembimin, nenshtrimin, tutelimin e organizmave politike partiake prej “te fortet”, karizmatikeve. Nje tutele e tille con ne Craxi-fikimin (Craxi., ish-politikan italian) e jetes politike, pra kontroll total mbi partine, duke kriminalizuar organizmat partiake e shteterore, duke abuzuar e shkelur me kembe, me nje konfidence e superioritet te tepruar, qe sjell me afer fundin e karrieres politike. Ky brutalizim i jetes politike nga “diktatoret e vegjel”, vetvetiu, lind nevojen e vetmbrojtjes ne rradhet e politikane te tjere dhe elektoratit, qe ndjehen te viktimizuar. Procesi i vetmbrojtjes kalon ne disa etapa. Fillimisht eshte shkembimi i informacionit, njerezit mesojne me shume rreth viktimizimit te tyre. Ne kete etape shqyrtohen te gjitha mundesite se si te perballen me “te fortet”. Njerezit e interesuar per ndryshime, e qe e shohin veten te viktimizuar kerkojne te ndertojne aleanca. Ne luften politike dy elementet me te rendesishem jane shkembimi i informacionit dhe krijimi i aleancave. Duke ditur shume (e nese eshte e mundur, te mesohet gjithshka) rreth kundershtarin e kur aleancat e krijuara jane me peshe, keto i detyrojne “te fortet” te ndryshojne sjellje, duke e ulur ne tryezen e negociatave e ndare pushtetin politik, ose ne rastin ekstrem, duke i nxjerre edhe nga loja e pushtetit.

Ne rastin e Shqiperise, ku kultura demokratike eshte akoma “ne pelena”, “diktatoret e vegjel” partiake, vazhdojne t’a refuzojne nevojen e balances politike. Kjo ben qe “te fortet” te mbeten ne nje gjendje rrethimi te perhershem, ne nje ndeshje te pakuptimte e te vazhdueshme. Fitoret nga te gjitha palet kundershtare apo ne aleance, padyshim kane kosto te larte per te gjithe, pra mbetet qe te gjithe te gezojne vecse “fitore pirrike”. “Fitoret” politike, jane aq te perkoheshme, sa qe ne thelb nuk mund te konsiderohen aspak si fitore, por humbje per te gjitha palet. Por, kush humbet me shume eshte elektorati shqiptar e Shqiperia. Politika shqiptare gjendet vazhdimisht e rrethuar nga vetëvetja, ku politikanet jane peng te njeri-tjetrit, ne nje ndeshje pa fund e krye. Megjithate, sic eshte demonstruar ne te gjitha vendet te evoluara demokratikisht, shkembimi i lire i informaciuonit midis te viktimizuarve e aleateve politike, pervetesimi i karatese politike, mbeten garancia me e madhe per te ruajtur klimen e transformimeve demokratike e politike. Kjo gje, nese tash per tash nuk po ndodh akoma ne Shqiperi, ekzistojne te gjitha gjasat, qe te ndodhe shume shpejt. S’ka alternative tjeter ne nje regjim demokratik. Demokracia ne Shqiperi, shpresojme nuk do te mbetet nje “fitore pirrike”, shqiptaret do te mesojne te thyejne kallepin dymijvjecar te fitoreve te Pirros.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara