HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


IN MEMORIAM-Zekeria Cana(1934-2009)

ZEKERIA CANA - HISTORIAN, INTELEKTUAL DHE VEPRIMTAR I SHQUAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTARE


Dr. Nail Draga -- nga Dr. Nail Draga, mars 2009

Nė Konferencėn shkencore e cila u organizu nė Tiranė nga 27-28 nėntor 2007, me rastin e 95-vjetorit tė Shpalljės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė numrin e pjesėmarrėsve bėnte pjesė edhe dr.Zekeria Cana. Por, kėsaj here dallohej dukshėm sė mė parė sepse nė aspektin shėndetėsor ishte dobėsuar dhe nuk e kishte atė disponimin e mėparshėm. Madje nga gjendja e tillė, nuk preferoj tė vinte me ne pjesėmarrėsit nė Vlorė, ku vizituam kompleksin memorial tė varri i Ismail Qemait dhe Muezun e Pavarėsisė. Mė pas me prof. Z.Canėn jam takuar nė Konferencėn shkencore kushtuar 130-vjetorit tė LSHP, qė u mbajt nė Prishtinė nga data 9-10 qershor tė vitit tė kaluar. Ai mori pjesė me kumtesė nė ketė konferencė shkencore edhe pse gjendja e tij nuk kishte ndonjė pėrmirėsim.Por ishte guximi i tij dhe pasioni qe tė jetė i pranishėm qoftė edhe disa orė nė njė takim tė tillė shkencor mabarėkombėtar. Ndėrsa mė pas nga informacionet qė kam pasur gjendja e tij shėndetėsore ėshtė dobėsuar vazhdimisht, ku vdiq nė Spitalin e Prishtinės me 10 janar, ndėrsa u varros me 11 janar 2009 nė varrezat e qytetit nė Prishtinė.
Prof. Dr. Zekeria Cana, njėri ndėr veteranėt e histografisė shqiptare, figurė e dalluar e historisė sonė kombėtare, u lind nė Gjakovė, mė 15 mars 1934. Shkollėn fillore, Gjimnazin e ulėt dhe Normalen i kreu nė vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar nė Irzniq dhe Deēan, duke u marrė njėkohėsisht me gazetari-si korrespodent i "Rilindjes" dhe "Radio Prishtinės". Mė 1954 i filloi studimet (si bursist i "Rilindjes") nė Universitetin e Beogradit, ku u diplomua nė degėn e historisė. Punoi aktivisht nė organizatat studentore. Ėshtė njėri ndėr themeluesit e Shoqatės "Pėrpjekja" tė studentėve shqiptarė qė studionin nė Universitetin e Beogradit dhe sekretar i parė i saj, qė me veprimtarinė e vet tė ngjeshur la gjurmė tė pashlyeshme.
Mė 1959 u largua nga PKJ pėr shkak tė mospajtimit me qėndrimin-politikėn jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrėn e profesorit tė historisė dhe tė ekonomisė politike nė shkollat e mesme tė Prishtinės dhe Gjakovės. Mė 1962 u pushua nga puna dhe kaloi nė Arkivin Krahinor Shtetėror tė Prishtinės, por e larguan edhe se andejmi dhe qėndroi njė vit pa punė. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV tė LKJ tė Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent nė Degėn e Historisė. Mė 1975 kreu studimet pasuniversitare nė Beograd dhe mbrojti tezėn e magjistraturės me titull: "Lėvizja Kombėtare e Shqiptarėve nė Kosovė 1908-1912 dhe qėndrimi i Serbisė ndaj kėsaj lėvizjeje", kurse mė 1984 nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės mbrojti disertacionin e doktoratės: "Socialdemokracia Serbe dhe ēėshtja shqiptare 1903-1914".
Gjatė punės nė Institutin Albanologjik kreu edhe detyrėn e sekretarit tė Bashkėsisė Krahinore tė Institucioneve shkencore, tė sekretarit shkencor tė "Gjurmimeve albanologjike" dhe te sekretarit shkencor tė Institutit. Veē kėsaj u mor edhe mė pėrkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikė dhe eseistikė, etj. Krahas punės kėrkimore-shkencore bėri aktivitete tė ngjeshura edhe nė rrafshin shoqėror, politik dhe humanitar. Ėshtė bashkautor dhe shpėrndarės kryesor i Apelit tė 215 intelektualėve shqiptarė, themelues i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut dhe nismėtar i Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve dhe tė Ngatėrresave dhe krah i djathtė i Prof. Anton Ēettės.
Me shkrime shkencore ka filluar nga viti 1962, ku gjithsej ka botuar 14 vepra. Ndėr to duhet veēuar: "Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė Kosovė 1908-1912"(1979), "Shpalime historike"(1983), "Dimitrije Tucoviqi-koha dhe vepra"(1983), "Social-demokracia serbe dhe ēėshtja shqiptare 1903-1914"(1986), "Gjenocidi i Malit tė Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913"(1997), "Shpalime historike-II"(1998), "Ditari i robėrisė I-II"(2000), "Apeli 215 i intelektualėve shqiptarė"(2001), "Politika e Serbisė kundrejt ēėshtjes shqiptare 1903-1913"(2006) etj. Ai po ashtu ka botuar njė numėr tė konsideruar tė artikujve dhe studimeve tė ndryshme shkencore nė vend dhe nė botėn e jashtme e po ashtu ka marrė pjesė me kumtesa nė sesione dhe konferenca tė ndryshme shkencore . E tėrė veprimtaria shkencore e prof. Canės veēohej me akribi shkencore dhe me mbeshtetje burimore arkivore e bibliografike. Ai ishte padyshim ėshtė njohėsi mė i mirė i marrėdhėnieve serbo-shqiptare nė e fillim tė shekullit XX, dhe si i tillė studimet dhe veprat e tia do tė jenė referencė e domosdoshme pėr studiuesit e tjerė tė cilėt do tė trajtojnė periudhėn pėrkatėse.
Nga ana tjetėr edhe botimet publicistike apo tė memoarėve paraqesin njė dimension tė veēantė tė prof. Canės, sepse ai ka pasqyruar momente tė veēanta nga shoqėria kosovare dhe mė gjerė duke i trajtuar ēėshtjet pa paragjykime, intriga dhe hipokrizi, por me transparencė, qasje intelektuale dhe ne frymėn e shqiptarizmės.
Si rrallė kush prof. Cana pothuaj ka qenė nė ēdo cep tė hapėsirės etnogjeografike shqiptare qoftė me mision hulumtues apo tė pajtimtarit, dhe si i tillė kudo ka qenė i mirėpritur.
Ne ketė aspekt ai vazhdimisht me admirim ka vizituar viset shqiptare nė Mal tė Zi, sepse ngjarjet historike tė zhvilluara ne ketė mjedise kanė qenė motivim i vazhdueshėm pėr hulumtime e studime shkencore.
Prof, Cana ka qenė mysafirė i shpeshtė nė qytetin e Ulqinit. Por me ketė rast dua tė veēoj dy takime qė ka tė bėj kryesisht me punėn e tij krijuese si historian. Duke vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė punėn hulumtuese tė prof. Canės rreth hulumtimeve nė Arkivin Shtetėror tė Cetinės ku si rezultat ishte botimi i librit "Gjenocidi i Malit tė Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913"(1997) i paraqita kėrkesėn pėr tia bėrė pėrurimin kėti libri nė Ulqin nė organizim tė "Art Club-it". Oferta u pranua me kėnaqėsi dhe pėrurimi u mbajt nė sallėn e bibliotekės sė qytetit me 24.6.1997. Para njė auditori tė pėrzgjedhur opinionit pėr tė parėn here iu ofruan dokumente tė panjohura qė ndriēojnė momente tė veēanta nė vitėt pėrkatėse. Ky pėrurim ishte njė vlerėsim modest nga ana e jonė pėr punėn hulumtuese tė prof. Canės Ndėrsa takimi i dytė ka tė bėj me rastin e shėnimit tė 70-vjetorit tė prof. Riza Rexhės dhe pėrurimit tė librit tė tij "Ulqini dhe politika e Malit tė Zi 1881-1912"mbajtur nė Ulqin me 25.12.2005. Prof. Cana ishte recenzenti i parė i kėti botimi por njėherit edhe referuesi kryesor i kėti promovimi. Madje duhet thėnė se ishte pikėrisht prof. Cana ai i cili e ka nxitur prof. Rexhėn pėr tė shkuar dhe hulumtuar nė Arkivin e Cetinės pėr temėn pėrkatėse.
Prof. Cana do tė kujtohet nga qytetarėt e Kosovės dhe mė gjerė si historian, intelektual i guximshėm dhe veprimtarė i denjė i ēėshtjes kombėtare. Nuk ka dilemė se mungesa e tij do tė jetė njė zbrazėsi nė gazetat, revistat, takimet shkencore dhe publikimet e ndryshme.Sepse ai veēohej jo vetėm si mjeshtėr i penės por edhe me temat e trajtuara pa hezitim qė ėshtė cilėsi vetėm e intelektualėve tė lartė dhe njerėzve tė guximshėm. Virtytet e prof. Canės do tė kujtohen dhe nderohen pėrherė nga qytetarėt e Kosovės dhe kudo ku ka shqiptarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara