Shpresoj qė vdekja ime tė shikohet jo si mposhtje, por frymėzim
-- nga Lasantha Wickrematunge, The Guardian, 11 janar 2009
Asnjė profesion tjetėr nuk i kėrkon praktikuesit tė tij tė japė jetėn pėr artin e vet, me pėrjashtim tė forcave tė armatosura dhe, nė Sri Lanka, gazetaria. Gjatė viteve tė fundit, sulmet kundėr medies sė pavarur kanė ardhur nė rritje. Institucione
elektronike apo shtypi janė djegur, bombarduar, dyllosur ose nėnshtruar. Gazetarė tė panumėrt janė dhunuar, kėrcėnuar ose
vrarė. Kam pasur nderin tu pėrkas tė tria kėtyre kategorive dhe, veēanėrisht tani, kėsaj tė fundit.
Unė jam marrė me gazetari pėr njė kohė tė gjatė. Vėrtet, 2009 do tė jetė viti i 15 i botimit tė Sunday Leader. Shumė gjėra
kanė ndryshuar nė Sri Lanka gjatė kėsaj kohe dhe ju nuk keni nevojė qė tua them unė se pjesa mė e madhe e kėtij ndryshimi
ka qenė pėr keq. Ne gjendemi nė njė luftė civile, qė praktikohet pamėshirshėm nga protagonistė, etja pėr gjak e tė cilėve nuk
njeh kufij. Terrori, i ushtruar nga terroristė apo shteti, ėshtė kthyer nė normė e ditės. Vrasja ėshtė kthyer nė instrumentin
kryesor, me tė cilin shteti kėrkon tė kontrollojė organet e lirisė. Sot e kanė radhėn gazetarėt, nesėr gjykatėsit. Pėr tė dy
grupet rreziku nuk ka qenė kaq i madh kurrė mė parė, ndėrsa humbja kurrė mė e pakėt se kaq.
Atėherė pėrse e bėjmė kėtė? E pyes veten shpesh pėr kėtė. Tek e fundit, edhe unė jam bashkėshort dhe baba i tre fėmijėve tė
mrekullueshėm. Edhe unė kam pėrgjegjėsi dhe detyrime qė e tejkalojnė profesionin tim, qoftė ligjin, qoftė gazetarinė. A ia vlen tė rrezikosh? Shumė vetė mė thonė nuk ia vlen. Miqtė mė thonė ti rikthehem punės sė gjykatėsit dhe, pėr Zotin, ajo ofron njė jetė mė tė sigurt dhe mė tė mirė.
Tė tjerėt, pėrfshi politikanė nė tė dy krahėt, janė pėrpjekur tė mė nxitin ti futem politikės, kanė shkuar deri aty sa mė kanė ofruar tė zgjedh portofolin ministror. Diplomatėt, duke e ditur rrezikun, me tė cilin pėrballen gazetarėt nė Sri Lanka, mė kanė ofruar arratisje tė sigurt dhe tė drejtėn e qėndrimit nė vendet e tyre.
Mund tė ketė mijėra arsye pse jam kėtu, por jo pse nuk kam pasur mundėsi zgjedhjeje.
Mirėpo ka njė zė qė ėshtė mė sipėr posteve tė larta, famės, pasurisė dhe sigurisė. Ky ėshtė zėri i ndėrgjegjes.
Sunday Leader ka qenė njė gazetė kundėrshtuese, sepse ne i themi gjėrat siē i shikojmė: edhe shpatėn, edhe hajdutin apo
vrasėsin, ne i thėrrasim me emrin e tyre. Ne nuk fshihemi pas eufemizmave. Artikujt investigativė qė ne botojmė janė tė
mbėshtetur mbi dokumente falė shpirtit publik tė qytetarėve qė duke rrezikuar veten na pėrcjellin kėto materiale. Ne kemi
ekspozuar skandal pas skandali dhe asnjėherė gjatė 15 viteve nuk ia ka dalė tė na pėrgėnjeshtrojė apo tė na ketė fituar
gjyqin.
Media e lirė shėrben si njė pasqyrė nė tė cilėn publiku shikon veten pa makijazh dhe xhelatinė. Prej nesh ju njihni gjendjen e
vendit tonė dhe sidomos mėnyrėn e drejtimit tė njerėzve, qė ju keni zgjedhur pėr tiu ofruar fėmijėve tuaj njė tė ardhme mė tė
mirė. Por, ndėrsa ju ankoheni privatisht nė shtėpitė tuaja, gazetarėt qė mbajnė pasqyrėn e bėjnė kėtė publikisht duke rrezikuar veten. Kjo ėshtė thirrja jonė dhe ne nuk i shmangemi.
Sunday Leader nuk ka kėrkuar sigurinė, duke artikuluar pikėpamjet e shumicės nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme. Le tė jemi tė
sinqertė, kjo ėshtė mėnyra pėr tė shitur gazetat. Pėrkundrazi, siē e tregojnė artikujt tanė gjatė viteve, ne zakonisht
artikulojmė zėra, qė pėr shumė njerėz janė tė papėlqyeshėm. Pėr shembull, nė qoftė se ne kemi mbrojtur vazhdimisht
pikėpamjen se, ndėrsa terrorizmi separatist duhet tė zhduket, ėshtė mė e rėndėsishme tė zbulohen rrėnjėt shkakore tė
terrorizmit dhe i kemi bėrė thirrje qeverisė sė Sri Lankės ta shikojė luftėn etnike nė kontekstin e historisė dhe jo nėpėrmjet
teleskopit tė terrorizmit. Ne gjithashtu kemi ngritur zėrin kundėr terrorizmit shtetėror ,nė tė ashtuquajturėn luftė kundėr terrorit dhe nuk e kemi mbajtur sekret, qė Sri Lanka ėshtė i vetmi vend nė botė qė bombardon qytetarėt e saj. Pėr kėtė qėndrim ne jemi etiketuar tradhtarė; nėse kjo ėshtė tradhti, ne jemi krenarė pėr atė etiketim.
Shumė njerėz dyshojnė se Sunday Leader ka njė axhendė politike: nuk ka. Nėse ne shfaqemi mė kritikė se opozita ndaj qeverisė, kjo ndodh sepse ne besojmė ndjesė pėr zhargonin sportiv nuk ka kuptim tė shėnosh kundėr palės nė fushė 1). Mos
harroni se gjatė katėr viteve tė ekzistencės sonė, kur nė pushtet ishte partia Kombi i Bashkuar, rezultoi qė ne ishim gjembi
mė i madh nė trupin e saj, duke ekspozuar abuzimet dhe korrupsionin kudo qė shfaqeshin.
Dhe vėrtet, lumi i zbulimeve tė turpshme qė ne botuam mund tė ketė shėrbyer si nisje e rėnies sė qeverisė. Edhe urrejtja jonė pėr luftėn nuk duhet tė interpretohet si pėrkrahje e jona pėr Tigrat tamil. LTTE ėshtė ndėr organizatat mė tė pashpirta dhe gjakpirėse e shfaqur nė planetin tonė. Nuk kėrkojmė tė pėrfitojmė, kur themi se duhet zhdukur. Por ta bėsh kėtė duke shkelur tė drejtat e qytetarėve tamil, duke i bombarduar e qėlluar pa mėshirė, nuk ėshtė vetėm gabim, por turpėron sinhalizėt, pretendimi i tė cilėve se gjoja janė gardianė tė dhamas po vihet nė dyshim tė pėrjetshėm pėr shkak tė kėsaj egėrsie shumica e sė cilės nuk njihet nga publiku pėr shkak tė censurės.
Pėr mė tepėr, pushtimi ushtarak i veriut dhe lindjes sė vendit do tė kėrkonte qė popullsia tamile e kėtyre rajoneve tė jetonte
pėrjetėsisht si qytetare e klasės sė dytė, e privuar nga gjithė vetė-respekti. Mos mendoni se mund ti qetėsoni duke u ofruar
zhvillim dhe rindėrtim nė periudhėn e pasluftės. Plagėt e luftės do tu lėnė atyre vraga tė pėrjetshme dhe ju do tė keni njė diasporė edhe tė mbushur me urrejtje dhe mė tė hidhur pėr tė bashkėpunuar. Njė problem i destinuar pėr zgjidhje politike do tė kthehet nė njė plagė tė hapur qė do tė jetė burim betejash tė pėrjetshme. Nėse unė dukem i zemėruar dhe i frustruar, kjo
ndodh sepse shumica e bashkatdhetarėve tė mi dhe gjithė qeveria nuk e shohin kėtė shkrim tė qartė nė mur.
Dihet mirė qė unė jam sulmuar nė dy raste brutalisht, ndėrsa njė herė tjetėr shtėpia ime u mbulua me breshėri automatiku.
Pavarėsisht garancive tė qeverisė, nuk pati kurrė njė hetim serioz pėr pėrgatitėsit e kėtyre sulmeve dhe dhunuesit nuk u
zbuluan kurrė.
Nė tė gjitha rastet, unė kam arsye tė besoj se kėto sulme ishin frymėzuar nga qeveria. Kur, nė fund, tė vritem unė, do tė jem
vrarė nga qeveria.
Ironia nė kėtė mes ėshtė, e panjohur pėr pjesėn mė tė madhe tė publikut, se presidenti Mahinda Rajapaksa dhe unė jemi shokė
prej mė shumė se njė ēerek shekulli. Besoj se unė jam nga tė paktėt persona qė kanė mbetur ta thėrrasin atė nė emėr dhe tė
pėrdorin emrin e tij tė familjes, Sinhala, gjatė bisedave.
Megjithėse unė nuk marr pjesė nė takimet periodike qė ai organizon pėr gazetarėt, nuk kalon muaji dhe ne mblidhemi privatisht
ose me pak miq tė ngushtė, darkave vonė, nė rezidencėn presidenciale. Aty shkėmbejmė anekdota, diskutojmė pėr politikėn
dhe bėjmė humor pėr kohėrat e arta tė sė shkuarės. Kėtu ai e meriton tia kujtojmė disa gjėra.
Mahinda, kur ju mė nė fund luftuat pėr tu zgjedhur kandidat presidencial i partisė Liria e Sri Lankės nė vitin 2005, nuk ishe
askund tjetėr i mirėpritur sa nė kėtė gazetė.
Ne thyem njė traditė dhjetėvjeēare duke tu referuar ty gjatė gjithė kohės me emrin e parė. Kaq i njohur ishte pėrkushtimi yt
pėr tė drejtat e njeriut dhe vlerat liberale, saqė ne tė lejuam tė hyje si njė fllad i freskėt.
Pastaj, pėrmes njė veprimi naiv, ti u pėrfshive nė skandalin Helping Hambantota. Pas shumė diskutimesh tė gjata, ne
vendosėm ta botojmė ngjarjen, duke tė kėrkuar ti ktheje paratė. Deri nė kohėn qė i ktheve, disa javė mė vonė, reputacionit yt
kishte marrė njė goditje tė fuqishme. Njė goditje prej sė cilės ende nuk e ke mbledhur veten.
Ti mė ke thėnė vetė qė nuk ishe i babėzitur pėr presidencėn. Ty nuk tu desh tė vrapoje pas saj: ajo tė ra nė prehėr. Mė ke
thėnė se djemtė e tu janė lumturia jote mė e madhe dhe se tė pėlqen tė rrish me ta, duke lėnė vėllezėrit e tu tė drejtojnė
makinerinė shtetėrore. Tani ėshtė e qartė pėr tė gjithė qė e shikojnė se makineria ka punuar kaq mirė, djemtė e mi dhe vajza
ime nuk kanė baba.
Nė vigjilje tė vdekjes sime, e di qė ti do tė bėsh zhurmėn dashamirėse tė zakonshme dhe ti bėsh thirrje policisė tė bėjė njė
hetim tė hollėsishėm e tėrėsor. Por si tė gjitha hetimet qė ke urdhėruar nė tė shkuarėn, edhe nga ky nuk do tė dalė gjė. Pėr hir tė sė vėrtetės, ne e dimė tė dy kush do tė fshihet pas vdekjes sime, por nuk guxojmė tia pėrmendim emrin. Jo vetėm imja, por edhe jeta jote varet prej tij.
Sa pėr mua, unė kam kėnaqėsinė e tė diturit qė eca kryelartė dhe nuk iu pėrkula askujt. Dhe kėtė udhėtim nuk e kam bėrė
vetėm. Kolegėt gazetarė nė degėt e tjera tė medies kanė udhėtuar me mua: shumica tani janė tė vdekur, tė burgosur pa gjyq
ose nė azil nė vende tė largėta. Tė tjerėt ecin nėn hijen e vdekjes qė presidenca jote ka lėshuar mbi liritė, pėr tė cilat dikur ti luftove aq shumė. Ti kurrė nuk do tė lejohesh tė harrosh se vdekja ime ndodhi nėn vėzhgimin tėnd. E di qė do tė prekesh, por e di gjithashtu qė nuk do tė kesh rrugė tjetėr veē tė mbrosh vrasėsit e mi: do ta shikosh qė fajtori nuk dėnohet kurrė. Nuk ke rrugė tjetėr. Ndėrsa pėr lexuesit e Sunday Leader nuk ka ētė them veē faleminderit pėr mbėshtetjen e misionit tonė.
Ne kemi pėrqafuar kauza jo fort tė pėrkrahura, ne bėmė qėndresė pėr ata, qė janė tė dobėt ti pėrballojnė vetė, i pėrplasėm brirėt me tė ngriturit dhe tė fuqishmit qė janė fryrė kaq shumė me pushtet, saqė kanė harruar rrėnjėt e tyre, ekspozuam korrupsionin dhe shpėrdorimin e parave tuaja tė fituara me djersė dhe qėndruam nė gatishmėri qė, pavarėsisht propagandės sė ditės, ju tė kishit mundėsi tė dėgjonit pikėpamjen e kundėrt. Pėr kėtė unė dhe familja ime kemi paguar ēmimin qė unė e dija prej kohėsh se njė ditė do ta paguaja. Unė jam dhe gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr kėtė. Nuk kam bėrė asgjė ta parandaloj kėtė pėrfundim: nuk kam marrė asnjė masė mbrojtėse ose parandaluese. Unė dua qė vrasėsi im ta dijė se unė nuk jam njė frikacak siē ėshtė ai, duke u fshehur pas mburojash njerėzore, ndėrsa dėnon mijėra tė pafajshėm me vdekje. Ēfarė jam unė mes kaq shumė vetėve? Ėshtė shkruar prej kohėsh se do tė mė merret jeta dhe nga kush. Vetėm koha kur nuk ėshtė shkruar ende. Ėshtė shkruar gjithashtu edhe qė Sunday Leader do tė vazhdojė tė luftojė betejėn fisnike. Sepse unė e kam bėrė kėtė betejė vetėm.
Shumė prej nesh duhet tė vriten e do tė vriten para se Sunday Leader tė mbyllet. Shpresoj qė vrasja ime nuk do tė
shihet si mposhtje, por frymėzim qė ata qė do tė mbijetojnė tė shtojnė forcat. Shpresoj qė vdekja ime do tė ndihmojė nė
galvanizimin e forcave qė do tė prijnė drejt njė ere tė re pėr lirinė njerėzore nė atdheun tonė tė shtrenjtė. Shpresoj gjithashtu, qė tė hapė sytė e presidentit tuaj pėrballė faktit se, pavarėsisht sa veta do tė vriten nė emėr tė patriotizmit, shpirti njerėzor do tė durojė dhe lulėzojė. Njerėzit mė pyesin shpesh pse u futem kėtyre rreziqeve dhe mė thonė se vdekja ime ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Sigurisht unė e di: ėshtė e pashmangshme. Por, nėse ne nuk e ngremė zėrin tani, nuk do tė mbetet kush tė flasė nė emėr tė atyre qė nuk munden, qoftė minoriteteve etnike, qoftė tė pamundurve dhe tė persekutuarve.
Njė shembull qė mė ka frymėzuar mua gjatė gjithė karrierės sime gazetareske ka qenė ai i teologut gjerman, Martin Niemöller. Nė rini ai ishte antiēifut dhe admirues i Hitlerit. Kur nazizmi mori pushtetin, ai e pa nazizmin ashtu siē ishte. Hitleri nuk donte tė zhdukte vetėm ēifutėt, por tė gjithė ata qė kishin njė kėndvėshtrim alternativ. Niemöller ngriti zėrin dhe pėr fatin e keq tė tij u syrgjynos nė kampet e pėrqendrimit nė Sachsenhausen dhe Dachau nga 1937 nė 1945 dhe gati u ekzekutua. Gjatė kohės nė kamp ai shkroi njė poemė, qė sa e lexova pėr herė tė parė nė adoleshencė mė ngeli nė mendje:
Fillimisht ata erdhėn pėr ēifutėt dhe unė nuk e ngrita zėrin, se nuk isha ēifut. Pastaj ata erdhėn pėr komunistėt dhe unė nuk e ngrita zėrin, se nuk isha komunist. Pastaj ata erdhėn pėr sindikalistėt dhe unė nuk e ngrita zėrin, se nuk isha sindikalist. Pastaj ata erdhėn pėr mua dhe aty nuk kishte mbetur njeri tė ngrinte zėrin pėr mua.
Nėse do tė mbani mend vetėm njė gjė, atėherė mbani vetėm kėtė: Sunday Leader do tė jetė aty pėr ty, kushdo qofsh ti
sinhaleze, tamil, mysliman, klasė e ulėt, homoseksual, disident apo fizikisht i paaftė.
Stafi i saj do tė vazhdojė betejėn, tė papėrkulur dhe tė papėrkulur, me kurajėn me tė cilėn ju jeni mėsuar tashmė. Mos e
nėnvleftėsoni pėrkushtimin e tyre. Nuk duhet tė ketė asnjė dyshim, tė gjitha sakrificat qė gazetarėt bėjnė, ata nuk i bėjnė pėr lavdinė e tyre apo pasurim: ato bėhen pėr ju. Nėse ju i meritoni sakrificat e tyre apo jo, kjo ėshtė njė tjetėr ēėshtje. Sa mė pėrket mua, Zoti e di qė u pėrpoqa.
1 Kėtu autori bėn analogji me sportin e kriketės, qė nuk njihet shumė nė Shqipėri, dhe jemi munduar ta pėrkthejmė sa mė
kuptueshėm tė jetė e mundur, por qėllimi final i figuracionit ėshtė: sulmi ndaj opozitės nuk ka asnjė kuptim.
Shėnim: Ky ėshtė njė variant i redaktuar i artikullit tė botuar si editorial i Sunday Leader mė 11 janar. Autori i tij, bashkėthemelues i gazetės nė vitin 1994, u vra tri ditė mė herėt nga tre persona tė armatosur dhe tė paidentifikuar, ndėrsa po shkonte nė punė. Besohet se editorialin e ka shkruar vetėm pak ditė para vrasjes.
|
|