HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hetim dhėndrit tė Berishės pėr skandalin me projektin e Bankės Botėrore nė bregdetin e jugut

-- nga Besar Likmeta dhe Gjergj Erebara*, Balkan Insight, 2 shkurt 2009

Njė projekt i Bankės Botėrore (BB) i parashikuar pėr tė mbrojtur zonėn bregdetare shqiptare u pėrdor pėr prishjen selektive tė pjesėve tė njė fshati nė jug tė Shqipėrisė duke lėnė shumė familje pa strehė, sipas njė raporti tė brendshėm, i cili thekson dyshimet pėr korrupsion dhe pėrpjekjet e zyrtarėve tė BB pėr tė fshehur ngjarjen.

Njė raport i brendshėm i International Development Association, IDA, i siguruar nga Balkan Insight, tregon qė njė projekt i BB nė zonėn bregdetare nė jug tė Shqipėrisė ndihmoi pėr shkatėrrimin e ndėrtimeve pa leje nė fshatin Jalė, pa respektuar politikėn e BB pėr zhvendosjen me forcė.

Hetimet e njė inspektimi zbuluan se menaxhimi i BB nuk pėrputhej me politikat e saj nė lidhje me dizajnin, vlerėn dhe implementimin e projektit, duke dėmtuar banorėt vendas. Inspektimi zbuloi gjithashtu se BB asistoi nė shkatėrrim duke i bėrė presion policisė ndėrtimore lokale tė vepronte duke i pajisur me mjete dhe foto satelitore.

Pėrveē mospėrputhjes sė projektit me politikat e BB, hetuesit theksuan edhe dyshimet pėr korrupsion dhe ankesat se shkatėrrimi i ndėrtimeve tė Jalės ishte pjesė e njė skeme mė tė gjerė pėr ta zhvilluar zonėn si plazh turistik. Ndėrsa paneli i inspektorėve nuk e pėrcakton vlerėn e korrupsionit, ai konkludon se shkatėrrimi selektiv i bėrė nga policia ndėrtimore ndihmon synimin pėr tė pastruar zonėn.

Paneli i inspektimit e akuzon gjithashtu menaxhimin e BB pėr keqinterpretim faktesh gjatė hetimit dhe pėr pengim tė hetimit duke i fshehur tė dhėnat, ndėrsa thekson mosmbajtjen mend nė mėnyrė tė pazakonshme tė fakteve dhe ngjarjeve tė rėndėsishme nga stafi. Hetuesit thonė se disa nga pjesėtarėt e stafit tė BB, nė qendėr dhe nė terren, ishin “trajnuar” tė japin informacion pabesueshmėrisht konsistent, por keqorientues ose fakte tė gabuara.

Nė njė deklaratė pėr Balkan Insight, BB e pranoi qė “ishin bėrė gabime nė projekt dhe se po merren nė konsideratė mėnyrat pėr tė zgjidhur shqetėsimet e personave tė prekur.”

“BB ėshtė e shqetėsuar pėr gabimet qė janė bėrė nga drejtuesit dhe stafi nė lidhje me projektin. Nė pėrputhje me procesin tonė tė brendshėm, BB po shqyrton veprimet e stafit tė saj, dhe, nėse ėshtė e nevojshme, do tė marrė masat e duhura”, - thuhej nė deklaratė.

Jetė tė shkelura nga buldozeri

Jala ėshtė e vendosur nė bregdetin jonian, gjatė rrugės Vlorė-Sarandė, dhe konsiderohet njė nga pjesėt mė tė bukura tė rivierės shqiptare. Dy shkrimtarė pėr fėmijė qė rrjedhin nga kjo zonė kanė shkruar pėr blunė e thellė tė ujit dhe plazhet me rėrė nė librat e tyre, duke i dhėnė asaj imazhin e parajsės nė tokė.

Familjet qė banojnė nė fshat kanė njė histori 300-vjeēare, duke pasur nė pronėsi toka qė janė trashėguar brez pas brezi.

Kjo zonė u la pas dore nga regjimi stalinist i Enver Hoxhės, peizazhi i tij shpėtoi nga industrializimi nė masė qė u shfaq nė pjesėt e tjera tė vendit. Kur regjimi u pėrmbys nė 1991, pjesa mė e madhe e shtėpive tė fshatit ishin jashtė kohe dhe shumica e banorėve ikėn nė Greqi dhe Evropėn Perėndimore nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

Pas njė dekade tė trazuar tranzicioni pėr nė demokraci, industria e turizmit nisi tė gjallėrohej ngadalė, remitancat nisėn tė vijnė dhe fshati rilindi.

Shtėpitė e vjetra qė prisnin turistėt gjithnjė nė rritje papritur nuk kishin madhėsinė e nevojshme. Banorėt aplikuan pėr leje ndėrtimi, por u refuzuan, se zona ishte jashtė vijės sė verdhė. Tė shtyrė nga nevoja ekonomike dhe realiteti i ndėrtimeve pa leje nė tė gjithė vendin, ata vazhduan tė shtonin dhomat brenda gardheve tė tyre.

Nė vitin 2006, Shqipėria miratoi ligjin e legalizimit tė ndėrtimeve pa leje, shtėpitė nė Jalė ishin njė fraksion i vogėl nė 220 mijė ndėrtimet pa leje nė gjithė vendin.

Fshatarėt aplikuan pėr legalizimin e ndėrtesave sipas ligjit tė ri, por askush nuk mori njė pėrgjigje pėrfundimtare. Mė 3 prill 2007, ata u lajmėruan se shtėpitė e tyre ishin tė paligjshme dhe do tė prisheshin.

Ata e ēuan ēėshtjen nė gjykatėn vendore, por policia ndėrtimore nuk priti pėr rezultatet e gjyqit, dhe nė 17 prill 2007 ata rrethuan zonėn dhe shkatėrruan tė gjitha shtėpitė e reja tė ndėrtuara nė fshat.

“Ata (policėt), e rrethuan fshatin sikur tė ishim nė gjendje lufte”, - kujton Vasilika Koka, qė pa shkatėrrimin e prindėrve tė saj. “Gjithė ata policė, snajperė nė gatishmėri, pėr tri ditė rruga u bllokua dhe njerėzit nuk sillnin dot as ushqim.”

Ndėrsa vazhduan punėn mes lutjeve dhe mallkimeve tė fshatarėve, policėt e ndėrtimit u thoshin banorėve tė mos mėrziteshin.

“Tani po qani, por mos u shqetėsoni, do tė hani me lugė floriri, se kjo ėshtė pjesė e njė projekti tė BB dhe ajo do tė investojė e kujdeset pėr ju”, - tha njė polic, sipas tregimit tė fshatarėve.

Ndihmė dhe inkurajim shkatėrrimit

Pamjet televizive tė shkatėrrimit shkaktuan zhurmė. Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, qė pėrfaqėson zonėn nė parlament, kritikoi kryeministrin, Sali Berisha, duke deklaruar se shkatėrrimi bėhej pėr interesa biznesi tė afėrta me tė.

“Nė procesin e shkatėrrimit janė tė fshehura nė mėnyrė tė paligjshme interesa tė lidhura me Berishėn”, - tha Dule atė kohė nė Kuvend.

Berisha e mohoi dhe njė zėdhėnės tha se ai “ėshtė i interesuar vetėm pėr njė gjė, ligjin dhe vetėm ligjin, dhe ēdo interpretim pėrtej kėtij konteksti ligjor ėshtė spekulim dhe i pavėrtetė.”

Njė javė pas shkatėrrimit, ish-ministri i Transportit, Lulėzim Basha, deklaroi nė Kuvend se prishja ishte rezultat i njė projekti tė BB tė quajtur Integrated Coastal Zones Management dhe Clean-Up.

“Shkatėrrimi ishte i detyrueshėm pėr shkak tė projektit tė BB nė atė zonė, i kėrkuar nga BB”, - tha Basha.

Paneli hetimor gjeti njė lidhje direkte mes projektit dhe shkatėrrimeve nė Jalė dhe e pėrshkroi rolin e projektit si “shtrim rruge” pėr shkatėrrimin.

Sipas raportit, treguesit e projektit zbulojnė njė lidhje aktive mes projektit dhe policisė ndėrtimore, pėr shkak tė faktit se fotografitė satelitore tė financuara nga projekti identifikuan godinat qė do tė prisheshin.”

Hetimi zbuloi gjithashtu se projekti i ofroi policisė ndėrtimore pajisje pėr tė bėrė shkatėrrimin, pėrfshi kamera dixhitale, GP dhe kompjuterė.

Shtėpitė e shkatėrruara

Nė mars 2007, rreth dy javė para urdhrit pėr prishjen, koordinatori i projektit, Jamarbėr Malltezi, dhėndri i Berishės, i dėrgoi njė letėr kreut tė policisė ndėrtimore, ku i kėrkonte prishjen e shtėpive pa leje nė Jalė. Bashkangjitur me letrėn ishin edhe CD me fotografi satelitore tė financuara nga projekti, qė tregonin shtėpitė qė duhet tė shkatėrroheshin.

Njė sėrė artikujsh tė publikuar nė mediet vendase e lidhėn procesin me koordinatorin e projektit dhe treguan se kjo bėhej pėr t’i hapur rrugė njė fshati turistik.

Sipas panelit hetimor, nė njė moment BB pėrgatiti njė deklaratė shtypi nė lidhje me dyshimet, por nuk e publikoi, zgjodhi tė mos i mohonte publikisht.

I kontaktuar nga Balkan Insight, Malltezi i mohoi akuzat dhe u shfaq nė mediet vendase pas shkatėrrimit.

“Artikujt ishin tė porositur dhe paguar (nga dikush)”, - tha ai, duke shtuar se ai kishte mohuar ēdo veprim tė paligjshėm nė adresė tė tij edhe atė kohė, por shtypi shqiptar nuk e kishte botuar pėrgjigjen e tij.

Malltezi e cilėsoi raportin e inspektimit si tė njėanshėm dhe jo faktik, dhe tha se nė shkurt BB do ta krahasojė raportin me njė tjetėr raport tė pėrgatitur nga drejtuesit nė pėrgjigje tė akuzave, para se bordi dhe drejtorėt tė marrin njė vendim.

BB konfirmoi pėr Balkan Insight qė Bordi i Drejtorėve do tė mblidhet pėr tė diskutuar raportin e panelit hetimor, si edhe pėrgjigjen e drejtuesve. Ky takim i bordit parashikohet tė bėhet nė mes tė shkurtit, kohė pas sė cilės raportet e pėrgatitura nga paneli dhe drejtuesit do tė bėhen publikė.

Paneli hetimor arriti nė pėrfundimin se BB nuk respektoi politikat e saj pėr ndėrtimet pa leje dhe ky dėshtim nis qė nė vitin 2004, koha e vlerėsimit tė projektit.

Ai konkludoi gjithashtu se pėrgjigjja e drejtuesve tė BB “ishte veēanėrisht jo-ndihmuese dhe jo-informuese dhe shpesh tėrėsisht nė kundėrshtim me informacionin faktik qė njihej prej kohėsh nga drejtuesit.”

Megjithėse paneli nuk urdhėron kompensimet e nevojshme, ai thekson se “disa nga njerėzit e prekur duken tė varfėr dhe pretendojnė se prishja u mori tė gjitha kursimet e jetės dhe kanė nevojė pėr asistencė qė tė ringrenė jetėn e tyre.”

Fshehja e sė vėrtetės

Nė njė memo dėrguar mė 24 nėntor 2008, bashkangjitur me raportin, paneli hetimor i shprehu shqetėsimin bordit tė drejtorėve tė bankės pėr atė qė e quan “keqinterpretim tė fakteve” nga stafi dhe menaxherėt e bankės.

“Ne jemi tė shqetėsuar tė raportojmė se gjatė hetimit paneli mori disa dokumente qė keqinterpretonin fakte kyēe tė projektit”, - thuhet nė memo.

Sipas memos, nė njė rast, njė deklaratė e rėndėsishme nė dokumentet e vlerėsimit tė projektit thotė se ishte arritur njė marrėveshje me qeverinė shqiptare qė tė ndalonte prishjen nė zonėn e projektit, derisa tė zbatoheshin disa procedura dhe kritere tė caktuara, megjithatė paneli zbuloi gjatė hetimit se deklarata nuk ishte e vėrtetė.

Sipas panelit, stafi dhe menaxherėt e bankės e vėshtirėsuan aksesin e tij te tė dhėnat e rėndėsishme dhe dokumentet e projektit qė mė vonė u dhanė prej kėmbėnguljes sė panelit.

“Gjatė hetimeve disa nga pjesėtarėt e stafit jepnin pėrshtypjen se ishin parapėrgatitur pėr intervistėn”, - shkruan memo. “Nė njė intervistė, dikush refuzoi tė pėrgjigjej pėr njė pyetje tė drejtpėrdrejtė, duke thėnė se manaxhmenti do tė jepte njė pėrgjigje zyrtare.”

Paneli hetimor konkludon se u pėrball me vėshtirėsi tė pazakonshme nė sigurimin e informacionit tė saktė dhe tė plotė.

“Mund tė jetė njė rast i veēuar, por fakti qė ndodhi ėshtė shumė shqetėsues”, - thuhet nė memo.

* Besar Likmeta ėshtė editor i BIRN pėr Shqipėrinė. Gjergj Erebara ėshtė editor i AlbanianEconomy.com. Balkan Insight ėshtė njė publikim online i BIRN. Titulli ėshtė redaksional. Titulli nė origjinal: “Banka Botėrore shkatėrron fshatin shqiptar”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara