HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EVANTHI CIKO, "NĖNA" E 268 FĖMIJĖVE JETIMĖ

-- nga ILIR ĒUMANI, janar 2009
Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė

Edhe pse i ka lėnė pas tė 89 vitet e jetės sė saj, ende vazhdon tė gėzojė njė pleqėri tė mbarė, njė shėndet tė admirueshėm. Duket se natyra ėshtė treguar shumė bujare dhe e ka privilegjuar pamasė kėtė grua tė mirė. Sot, Evanthi Ciko demonstron njė pamje tė pėrsosur fizike, qė padyshim edhe mė tė moshuarit e soēėm do ta kishte vėrtetė zili. Tė gjithė banorėt e lagjes nė rrugėn "Sami Frashėri" tė Tiranės sė Re e njohin mirė atė grua. Ēdo mėngjes, pa zbardhur mirė, del nga apartamenti i saj ku banon nė pallatin me Nr. 26, qė ndodhet nė afėrsi tė Shkollės sė mesme tė Pėrgjithshme "P. Nini Luarasi". Me hapa tė ngadaltė dhe tė lehtė, nis tė marrė drejtimin nga Kodrat e Liqenit Artificial. Ėshtė njė ritual i pėrditshėm, qė Evanthi Ciko, gruaja 89 - vjeēare e kryen pėr afro katėr dekada me radhė, qė nga koha kur doli nė pension si Drejtoreshė nė Shtėpinė e Fėmijės "8 - Nėntori" nė kryeqytet. (Sot, kjo shtėpi mban emrin e njė bamirėsi klerik: "Zyber Hallulli").

Kėtė ritual, ndoshta kurrė s'ka ndėrmend t'a ndėrpresi, - "deri sa tė jem me kėmbė e me duar", - siē thotė ajo. Evanthia kujton ditėt e para tė daljes nė pension. Ishte viti l970. -Kanė qėnė ditėt mė tė vėshtira tė jetės sė sime, - tregon ajo. - Atėhere, mbaj mend qė shkova tek mjeku dhe i thashė se ē'farė duhet tė bėja tani !? Bėra njė seri analizash tė cilat mė dolėn mirė. Nuk isha mėsuar tė bėja jetė sedentare dhe pa asnjė lloj aktiviteti. Ndaj sėrish i hapa punė vetes dhe u aktivizova me problemet organizative qė kishin lagjet dhe blloqet nė atė kohė. Kanė kaluar 38 vjet qė nga ajo kohė, dhe Evanthia daljen e saj ēdo mėngjes nė Kodrat e Liqenit Artificial e konsideron si njė sport tė mėndjes dhe fizikut, njė domosdoshmėri pa tė cilėn ajo nuk mund tė shtyjė as edhe njė ditė tė vetme.

Nuk ndjehet aspak e zhgėnjyer, sepse frytet e kėsaj lėvizjeje tė pėrditshme i ka tė prekshme, ndaj dhe ėshtė nė formėn mė tė mirė tė saj. Pėr kėtė, ndjehet tepėr e kėnaqur dhe e shpėrblyer nga jeta. Sė bashku me shoqen e saj tė fėmijėrisė qė nga shkolla fillore, Hamide Bardhi, shėtisin pėr afro 2 orė ēdo ditė duke bashkėbiseduar dhe sjellė nė kujtesė episode dhe momentet mė tė bukura tė jetės sė tyre. Ish - nxėnėse nė Institutin Femėror "Nėna Mbretėreshė" nė vitin l940, ajo pėrfundon shkėlqyeshėm mėsimet dhe emėrohet mėsuese nė shkollėn "Naim Frashėri", nė Tiranė. Atėhere Evanthia ishte vetėm 20 vjeēe. Ishte njė vajzė e brishtė dhe pak e ndrojtur. Pasioni i saj i vetėm qė nga fėmijėria e saj e hershme ishte pėr t'u bėrė mėsuese. Njė ėndėrr tashmė qė do tė bėhej realitet. Bija e Grigor Zoraqit dhe e motra e kompozitorit tė njohur Nikolla Zoraqi, ajo vinte nga njė familje intelektuale dhe tepėr e respektuar, e njohur qė nė atė kohė. Fakti se i pėrkiste njė familjeje intelektuale dhe me tradita tė shkėlqyera, duket se kishte ndikuar ndjeshėm nė karakterin dhe personalitetin e saj.

Kjo e bėnte edhe mė tė kompletuar, por edhe mė tė dashur portretin e kėsaj edukatoreje tė talentuar e tė palodhur. Profesioni i mėsuesisė, Evanthi Cikon do t'a obligonte pėr t'iu pėrkushtuar mė shumė punės me fėmijėt dhe nxėnėsit e saj. Edhe pse tepėr e re nė moshė pėr rolin qė ajo luante, shumė shpejtė Evanthia do tė fitonte zemrat e atyre fėmijėve qė shikonin tek mėsuesja e tyre modelin e njė edukatoreje dhe nėne shėmbullore. Por duket se puna si mėsuese nuk mjaftonte pėr tė mbushur kohėn tė cilėn ajo e ēmonte shumė. Pėr kėtė arsye, ajo do tė angazhohej edhe nė Radio - Tirana si spikere, pėr tė prezantuar programet e orėve tė mbrėmjes nga viti l941 - l945. Atėhere Evanthia ishte vetėm 25 vjeēe kur u njoh me profesor Mihal Ciko, i cili nė atė kohė ishte shef i kulturės nė Radio - Tirana, por qė shumė shpejt do tė fitonte zemrėn e tij. Profesor Mihali kishte studiuar nė konservatorin "Xhuzepe Verdi", nė Milano tė Italisė. Ai ishte i pari kėngėtar lirik nė "Bariton".

Kontakti i parė me profesor Mihalin, e mė pas njohja nga afėr me tė, bėri qė ata tė lidheshin aq shumė me njėri-tjetrin pėr tė finalizuar mė pas jetėn bashkėshortore drejt njė martese tė sigurtė. Kjo do t'i bėnte tė dy tė rinjtė e dashuruar tė asaj kohe ēiftin mė tė lumtur nė punė dhe nė jetė. Fryt i kėsaj dashurie tė pastėr dhe tė sinqertė, do tė jenė mė pas dy fėmijėt e mrekullueshėm, Zhani Ciko, Dirigjent - Maestro, njė personalitet i shquar i artit Shqiptar dhe njė figurė shumė e dashur pėr publikun shqiptar, nė diasporė dhe mė gjėrė. Fėmija e dytė ėshtė vajza e saj Keti Ciko, njė merceolloge e talentuar qė sot ndodhet nė Austri me familjen e saj. Tepėr e preferuar nga dashamirėsit dhe miqtė e shumtė qė e rrethonin, por dhe e kėnaqur nga familja qė ajo kishte krijuar, Evanthi Ciko dukej se ndjente brenda qėnies sė saj si nėnė dhe mėsuese se kishte plot rezerva dashurie dhe humanizmi. Cilėsi kėto pėr tė cilat kishin shumė nevojė ata fėmijė qė kurrė nuk e kishin ndjerė nga afėr dashurinė dhe ngrohtėsinė prindėrore. Dhe ata qė kishin mė shumė nevojė se askush tjetėr pėr kėtė dashuri dhe humanizėm tė kėsaj gruaje me zemėr tė madhe, ishin fėmijėt e Shtėpisė sė Fėmijės nė kryeqytet, tė cilėt qė nė ditėn e parė kur Evanthi Ciko filloi punėn si drejtoreshė nė kėtė Shtėpi Fėmije, e thėrritėn me emrin "Nėnė".

Ishte njė barrė jo fort e lehtė pėr tė, sepse ndryshonte e gjithė metodika ku kishte punuar mė parė si mėsuese dhe drejtuese nė disa shkolla tė kryeqytetit, si nė shkollėn "Ismail Qemali", "Luigj Gurakuqi", "Vasil Shanto", etj, por edhe si inspektore nė Seksionin e Arsimit. - Pas njė eksperience tė gjatė nė arsim, prisja tė emėrohesha me punė pranė Institutit Pedagogjik, pėr tė mbyllur edhe pesė vitet e fundit tė karierrės time. Por nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Ishte muaji gusht i vitit l965, kur mė thėrrasin nė Seksionin e Arsimit, nė Komitetin Ekzekutiv tė asaj kohe. Mė komunikuan emėrimin tim si drejtoreshė nė Shtėpinė e Fėmijes " 8 - Nėntori". Qė nė ditėn e parė kur u paraqita nė kėtė Shtėpi Fėmije, - kujton Evanthia, drejtori i kėtij institucioni i cili po mė dorėzonte detyrėn, mė bėri prezantimin me personelin dhe mė tregonte ambientet e godinės e cila sapo ishte lyer me bojė njė ngjyrėshe.

Nė kėtė Shtėpi Fėmije ishin plot 268 fėmijė. Kėta fėmijė ishin tė moshave nga 7 vjeē e deri nė l7, l8, edhe 20 vjeē. Kėta tė fundit, konsideroheshin si fėmijė tė prapambetur. Gjėja e parė qė mė ra nė sy dhe mė bėri pėrshtypje ishte se ata ishin veshur tė gjithė njėlloj; me koka tė qethur zero dhe tepėr tė ndrojtur, madje dhe tė trembur. Nė sytė dhe fytyrat e tyre shikoje njė trishtim, por edhe njė egėrsi qė shprehej nga njė pakėnaqėsi a diēka qė edhe vetė s'mund t'a kuptoja atė ēast. Ishte njėlloj ndjenje frike dhe pakėnaqėsie qė s'dihej se nga u buronte, por qė nuk e pata tė vėshtirė tė kuptoja se ajo pėr tė cilėn ata kishin mė shumė nevojė, ishte dashura dhe ngrohtėsia qė u mungonte nga tė qenit fėmijė pa prindėr, pa familje dhe pa kujdes prindėror. Kjo ishte pėrshtypja e parė qė mu krijua. Kjo pėrshtypje u pėrforcua edhe mė shumė kur mbi tavolinėn e zyrės sė drejtorisė gjeta njė listė emėrore me 30 emra fėmijėsh tė cilėt konsideroheshin si "problematikė".

Mbi atė listė qėndronte edhe njė shufėr e gjatė, e cila nuk ishte e vetmja, sepse poshtė tavolinės me tė cilėn ndėshkoheshin kėta fėmijė kishte plotė tė tilla. Ato shufra, riga dhe vizore i mbanin tė gjithė edukatorėt nėpėr klasa, tė cilat pas dy ditėve u'a mblodha dhe i'a dhashė punonjėses sė lavanterisė pėr t'i hedhur nė zjarr. Me ardhjen time si drejtoreshė e re nė kėtė Shtėpi Fėmije, tė gjithė kalamajtė u ē'organizuan dhe pėrshpėrisnin mes njėri - tjetrit se nuk do ta ēanin mė kokėn nga drejtoresha e re. Ishte njė situatė qė mė bėnte tė ndjehesha shumė keq. Ditėt e para shpesh pyesja veten: - "A do t'ia dalė mbanė kėsaj pune, apo do tė turpėrohem tani nė fund tė karrierrės!?". Mė kujtohet rasti me Dashamirin dhe tre fėmijė tė tjerė.

Edukatorja e grupit mi sjell kėta fėmijė nė zyrėn time pėr t'ju bėrė vėrejtje, dhe tepėr e revoltuar mė thotė se kėta fėmijė kishin bėrė pisė rrobat e nderura qė sapo ishin larė nga punonjėset e lavanterisė. Ata prisnin qė unė t'i ndėshkoja, t'i rrihja me rrigė. Instiktivisht fėmijėt ngrinin dorėn lart pėr t'u mbrojtur. Por nė tė vėrtetė nuk ndodhi kėshtu. Unė u fola me tė mirė dhe u thashė: - "nuk u vjen keq pėr teta Sherifen dhe teta Pandorėn qė janė lodhur pėr t'i larė ato rrobe!? Po pėr ujin dhe sapunin qė janė harxhuar!? Si mendoni, t'a largojmė nga puna teta Sherifen dhe teta Pandorėn...!?" Fėmijėt u befasuan nga sjellja ime. U prekėn dhe me lotė nė sy mė thanė: "Na fal drejtoreshė, tė lutem mos e largo nga puna teta Sherifen dhe teta Pandorėn. Ato i kemi shumė xhan. Edhe ty tė kemi xhan." Nė njė nga ato ditėt e para, nga lodhja dhe shqetėsimi i punės mė filloi njė dhimbje koke qė bėri tė vinte urgjenca dhe tė mė ēonin nė spital. Fėmijėt ishin tepėr tė shqetėsuar. Mė pas, dėgjoja nga goja e fėmijėve qė flisnin me njėri - tjetrit: "Mos e bėj kėtė punė tė keqe, se sėmuret drejtoresha..."

Nuk e mendoja se do tė ishte kaq e vėshtirė puna me kėta fėmijė. Pėr njė cast, e ndjeja veten tė pafuqishme pėr tė ndryshuar kėtė situatė qė pėr mua nuk ishte aspak normale. Por, njė zė mė buronte sė brėndshmi, mė vinte si njė apel qė i bėhej ndėrgjegjes time se: "kėta fėmijė kanė nevojė mė shumė se kurrė sot". Atėhere mbodha veten dhe mora kurajo qė kėtė punė do ta bėja patjetėr. Mblodha tė gjithė personelin dhe i thashė se duhej ndryshuar ēdo gjė nė kėtė Shtėpi Fėmije. Ky ndryshim, u thashė kolegėve, do tė vinte sė pari nga ne. Kėta fėmijė nuk kanė asgjė mė pak se fėmijėt tanė; ata janė si gjithė tė tjerėt, prandaj tė gjithė ne duhet tė punojmė me pėrkushtim qė ata tė mos e ndjejnė vetėn se janė ndryshe nga fėmijėt e tjerė. Kėta fėmijė nuk kanė nėnė dhe babė, as motėr e vėlla, as familje. Ata na kanė ne. Ne jemi prindėrit e tyre.

Qė nga ai moment, unė nuk e konsideroja mė veten si nėna e dy fėmijėve tė mi, Zhanit dhe Ketit, por nėna 268 fėmijėvė. Nė kėtė familje tė madhe duhej patjetėr njė nėnė me zemėr tė madhe. Unė kurrė nuk u kisha thėnė fėmijėve tė mi: "tė keqen e t'u bėfsha", sepse kam qenė njė nėnė me autoritet. Atyre fėmijėve u'a thosha, madje me shumė dashuri e dhembshuri. Mendova qė t'i bėja fėmijėt pėr vete. Edhe me ata fėmijė qė konsideroheshin tė "vėshtirė" siē ishin Dashamiri, Margarita, Ardiani, Tonini, Edija, apo ndonjė tjetėr, munda tė punoja shumė dhe t'i bėja tė gjithė pėr vete. I angazhoja me punėt e familjes sė madhe. U ēelėn grupet e rrobaqepsisė, tė gatimit, tė qepjes dhe hekurosjes sė rrobave, tė punės sė dorės, grupi i zdrukthtarisė. Vetė fėmijėt e rritur i riparonin orenditė e shtėpisė.

Munda tė organizoja grupet e punės me fėmijėt e rritur, tė cilėt do tė kishin nėn kujdesin e tyre ata mė tė vegjėlit. U ndėrrua mėnyja e ushqimit. U hoq ēaji kinez qė u jepej ēdo ditė fėmijėve dhe dy herė nė javė gatuhej byrek, pastiēo, sallatra me ullinj. Ēdo ditė gatuhej ėmbėlsira dhe hahej fruta. Caktohej ēdo ditė njė fėmijė derzhurn nė kuzhinė pėr tė parė si gatuhej. Madje, atė ditė ai gatuante diēka tė veēantė pėr tavolinėn e tij. Filluam tė organizonim edhe festimin e ditėlindjeve. Dhomat e fjetjes dhe ato tė studimit u lyen nga e para me bojra ngjyrash tė ndryshme, me synimin qė tė krijohej njė ambient sa mė i ngohtė dhe familjar. Tė gjithė fėmijėt ishin pėrqėndruar nė Shkollėn "Labinoti", ku ēdo klasė kishte nga 40 fėmijė tė shtėpisė sė fėmijės. Kishin tė njėjtėn veshje dhe me koka tė qethura. Nė kėto rrethana ata ndjeheshin tė veēuar nga pjesa tjetėr e fėmijėve.

Pėr kėtė arėsye bisedova me drejtorinė arsimore tė rrethit qė kėta fėmijė tė shpėrndaheshin nė tre shkolla tė lagjes, siē ishin shkollat "Labinoti", "Mihal Grameno" dhe shkolla "Kosova". U mendua qė nė kėto shkolla tė ishin tre deri nė katėr vetė pėr ēdo klasė, tė pėrzier edhe me fėmijėt e tjerė qė vinin nga familjet e kryeqytetit. Fėmijėt nuk mund t'i dėrgonim tani e tutje nė rresht pėr nė shkollė, por grupe - grupe, ashtu siē shkonin tė gjithė fėmijėt e tjerė. Ditėn e parė kur e eksperimentova vajtjen e fėmijėve veē e veē nė shkollė, pata kundėrshtim nga kolegėt e mi dhe personeli. Ata kishin frikė se mos vallė fėmijėt do tė largoheshin nėpėr qytet dhe nuk do tė frekuentonin shkollėn. Nė ditėt e para e shikoja nga larg vajtjen e tyre nė shkollė. Ishte hera e parė qė kėta fėmijė do tė shkonin nė shkollė pa rresht dhe me edukatore nė krye. Mirėpo kėshtu i'a dola mbanė. Djemėve nuk u qethej mė koka zero, por u linim pak flokė.

Tė gjithė fėmijėt visheshin me rroba tė ndryshme nga njėri - tjetri, pėr tė krijuar pėrshtypjen e njė familjeje tė gėzuar dhe plot armoni, me njė jetė krejt normale. Kur pėrfundonin shkollėn 8-vjeēare, interesohesha pėr tė gjithė t'ju nxirrja bursat mė tė mira. Interesohesha tė merrnin njė zanat, deri sa tė sistemoheshin nė punė dhe tė krijonin familje. Nė shumė raste kam qenė e pranishme nė dasmat e tyre, nė gėzimet familjare qė ata kanė patur, dhe pėr kėtė unė ndjehem shumė e lumtur, sepse e konsideroj veten me shumė fat. Ėshtė njė privilegj i madh tė jesh "nėna e 268 fėmijėve". Me pjesėn mė tė madhe prej tyre edhe sot kam kontakte. I kam ndjekur nė tė gjitha stadet e jetės, ashtu siē bėn prindi pėr fėmijėn, shpesh herė duke mbajtur edhe korrespondencė tė rregullt. Shumė prej tyre sot janė nėna dhe baballarė, gjyshe dhe gjyshėr tė mirė.

Ata mė kujtojnė me shumė mirėnjohje e respekt dhe kurrė nuk mė harrojnė." Tashmė, kjo grua qė mban mbi shpinė 89 vite tė jetės sė saj, me atė buzeqeshje karakteristike e thinja tė arta nė kokė qė i japin pamjen e njė nėne brilante, ende nuk mund tė ēlirohet lehtė nga emocionet qė i sjellin kujtimet e njė jete tė tėrė. Njė jetė e mbarsura plot kujtime, dashuri e pėrkushtim ndaj atyre fėmijėve qė fati i tyre i keq bėri qė tė mos ishin si gjithė tė tjerėt, por qė gjithnjė e thėrritėn atė me emrin "Nėnė". Pėr rolin dhe kontributin e ēmuar tė Evanthi Cikos, aktorja e mirėnjohur Tinka Kurti, "Artiste e Popullit", ka pėrjetėsuar dhe ngritur lartė figurėn e saj nė rolin e nėnės nė filmin artistik shqiptar "Si gjithė tė tjerėt".

Ky film i kushtohet tėrėsisht punės pasionante e tė palodhur tė kėsaj gruaje fisnike, kėsaj nėne dhe edukatoreje tė talentuar, por, edhe gjithė drejtoreshave dhe edukatoreve qė punuan me pasion e dhanė gjithėēka nga vetja e tyre pėr kėta fėmijė. Padyshim, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe atė ditė, kur tė gjithė ish - fėmijėt jetimė qenė mbledhur nga tė katėr anėt e Shqipėrisė nė njė nga ambientet e Muzeut Historik Kombėtar nė kryeqytet, me rastin e 85-vjetorin e Krijimit tė sė Parės Strehė Vorfnore, pėr tė nderuar dhe vlerėsuar nė shenjė mirėnjohje e respekti punėn e palodhur tė "Nėnės" sė tyre, Drejtoreshės sė pėrjetshme tė fėmijėve jetimė, Evanthi Ciko, "Mėsuese e Merituar". Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė i akordoi asaj titullin: "Simbol i Vlerave Humane".

Dėrgoi Esterina Durmishi, zėdhėnėse e Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara