HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Elena Gjika nė 121-vjetorin e vdekjes (1828-1888)

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Elena Gjika, alias Dora d'Istria (pseudonim letrar), ėshtė shkrimtare dhe publiciste pėrparimtare rumune me origjinė shqiptare. U lind nė Bukuresht (1828), dhe vdiq nė Firence (1888). Mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen kulturore tė Evropės si kundėrshtare e sundimit despotik dhe tė shtypjes kombėtare. Pėrkrahu nxehtėsisht lėvizjen kombėtare shqiptare, mbajti lidhje tė ngushta me veprimtarė tė shquar tė saj, si: Jeronim De Rada, Dhimitėr Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj., dhe rrahu mendime pėr organizimin e lėvizjes kombėtare, sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Sipas Wikipedia-s, Dora d’Istria vuri nė dukje nėpėrmjet kėngėve popullore/historike luftėn shumėshekullore tė popullit shqiptar kundėr sundimit osman. Ėshtė e njohur para opinionit me nė varg studimesh: “La nationalité albanaise d'aprčs les chants populaires” (“Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarėt nė Rumani”, 1873) etj. Nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmesėn e dhėnė nė njohjen e ēėshtjes shqiptare nga opinioni publik botėror, patriotėt rilindės dhe arbėreshė tė Italisė e tė Greqisė i kushtuan librin “Dora d'Istrias – Shqiptarėt” (“A Dora d'Istria - Gli Albanesi”, 1870), njė pėrmbledhje vjershash patriotike.

Shkrimet e Elena Gjikės (Dora d’Istrias), e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencėtare e reputacionit tė madh evropian, janė studime tė gjera mbi folklorin dhe jetėn materiale e shpirtėrore tė popullit rumun dhe atė tė popujve tė tjerė tė Evropės Juglindore. Duke u mbėshtetur nė baza tė shėndosha kritike e shkencore, ajo shkroi pėr manastiret e Evropės Lindore, duke iu kundėrvėnė dogmatizmit, formave skolastike dhe jetės sė mbyllur. Vepra voluminoze e Dora d’Istrias, “Femeile in Oriente” (“Gratė e Orientit”, Paris, 1860), ėshtė njė libėr atraktiv, nė tė cilin shprehet adhurimi dhe dashuria ndaj krejt grave tė siujdhesės ballkanike, humanizmi dhe mendimi progresiv i autores pėr emancipimin e tyre. Shkroi pastaj kujtime, studime dhe mbresa udhėtimi nga Alpet e Zvicrės, tė Gjermanisė, romane dhe artikuj tė panumėrt, tė shpėrndarė nėpėr gazeta dhe revista tė ndryshme me renome botėrore, krejt kėto tė mbėshtetura mbi njė edukatė tė shėndoshė, talent tė fuqishėm dhe kulturė tė gjerė.

Veprat e Dora d’Istrias janė tė mbrujtura me idenė e shenjtė tė emancipimit kombėtar e ndėrkombėtar, tė pėrparimit dhe bashkėpunimit kulturor ndėrmjet popujve. Shkrimet e saj gėzojnė njė famė tė madhe dhe vlerėsim tė lartė evropian, ndėrsa autorja e tyre, sipas mendimit tė disa komentatorėve, qėndron krahas autoritetit tė Zonjės Stawl dhe George Sanda. Pėr Elena Gjikėn, shqiptarėt kanė botuar njė sėrė monografish, si: Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės Dora d’Istrias” (“Mihal Duri”, Tiranė, 1967, 5..000 kopje), Cristia Maksutovici, “Un nume pe nderpet uitat: Dora d’Istria”/“Njė emėr i harruar me tė padrejtė - Dora d’Istria” (“Ararat”, Bukuresht, 1997), Kristia Maksuti, “Elena Gjika dhe Shqiptarėt e Rumanisė”, (Ēabej, Tetovė, 2001), Ahmet Kondo, “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, (“Flesh”, Tiranė, 2002), Cristia Maksutovici, “Dora d’Istria”, (“Kriterion”, Bukuresht, 2004), etj.

Princesha e kulturės evropiane

Elena Gjika ishte njė enciklopedi e gjallė. Pėrveē shqipes e rumanishtes, komunikonte edhe nė pesė gjuhė tjera evropiane. Posedonte njė vullnet tė hatashėm pėr hulumtime shkencore dhe mbante korrespondencė e lidhje tė drejtpėrdrejta me dijetarė e personalitete tė shquara tė kohės. Pėr Elena Gjikėn ka shkruar pėr hijeshi poeti Cezar Boliac, shkrimtar dhe personalitet i njohur i kulturės transilvanase, Gheorghe Baritiu, poeti, romancieri dhe eseisti Radu Ionescu, autori i historisė sė parė tė madhe tė Bukureshtit, Grigore Peretz, i cili e filloi pėrkthimin nė rumanisht tė veprave tė shkrimtares, duke botuar brenda viteve 1876-1877 dy vėllime tė mėdha “Operele Doamnei Dora d’Istria” (“Veprat e Zonjės Dora d’Istria”), me njė kapacitet prej afro 1.400 faqesh. Para apo pas vitit 1877, sporadikisht janė botuar edhe shkrime e pėrkthime tė tjera tė Elena Gjikės. Kah fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, janė botuar artikuj tė shumtė, si dhe studime tė mėdha nė formė broshurash, pėrkushtuar Dora d’Istrias e tė nėnshkruara prej dijetarit tė madh evropian Nicolae Iorga, kritikut letrar Gheorghe Calinescu, publicistit Magda Nicolaescu Ioan, A. Vasculescu (i cili hartoi pėr tė njė broshurė nė kuadrin e koleksionit “Njohuri tė nevojshme”).

Elena Gjika ishte njė humaniste e pashoqe. Kishte vizione tė qarta politike nė shėrbim tė popujve tė vegjėl. Studionte njė varg kombėsish evropiane, sipas folklorit tė tyre, duke mos i harruar edhe shqiptarėt. Shndrit nė kėtė drejtim vepra e saj “Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore” Sipas prof. univ. Dimitrie Pacurariu, Elena Gjika ėshtė mbretėreshė e kulturės evropiane. Ajo shkroi jo vetėm pėr emancipimin e femrės rumune, shqiptare e serbe sipas kėngėve popullore, por edhe pėr atė hungareze, bullgare, greke, turke etj. Ajo i ka njohur mirė popujt e Evropės Juglindore, dhe nė shkrimet e veta ka pėrfshirė aspekte nga jeta, historia dhe kultura e kėtyre popujve, duke e pėrkrahur luftėn e tyre pėr liri, pavarėsi dhe pėrparim.

Pėr shembull, nė serinė e studimeve mbi kėngėt popullore tė kėsaj pjese evropiane, Elena Gjika ėshtė orvatur ta deshifrojė karakterin kombėtar tė krejt kombeve nė mėnyrė tė barabartė, pa ambicie e xhelozi, duke u mbėshtetur nė reflektimet e krijimtarisė anonime tė kėtyre popujve. Mu pėr kėtė gjest tė hijshėm tė dashurisė ndaj popujve tė kėsaj zone, Dora d’Istria ka qenė shumė e ēmuar nė shekullin e saj, si nga ana e shkrimtarėve, po ashtu edhe nga ana e qarqeve intelektuale dhe personaliteteve politike tė shquara tė Evropės.

Nė njėrin nga librat e saj bėhet fjalė edhe pėr prejardhjen e moēme shqiptare

Elena Gjika u lind nė Bukuresht, mė 2 janar tė vitit 1828, ku edhe e kaloi fėmijėrinė dhe adoleshencėn. Ajo ishte e bija e guvernatorit Mihalache Ghica, i cili nga ana e tij ishte vėlla me sunduesin e Muntenisė, Grigore Ghica (1822-1828) dhe sunduesin e Vllahisė, Alexandru Ghica (1834-1842). Nė kohėn e sundimit tė Aleksandrit, babai i Elenės ishte ministėr i Punėve tė Brendshme, por, kur ai ra nga posti ministror, familja Gjika u detyrua ta braktisė Bukureshtin. Megjithatė, nė shkrime tė panumėrta tė saj, Elena e ka evokuar me njė nostalgji pėrdėllimtare vendlindjen e saj, Bukureshtin e fėmijėrisė, shėtitjet e saj, takimin me romancierin e madh rumun, Jon Heliade Radulescu, pėr tė cilin nė studimin “Letėrsia rumune” thotė: “Qė fėmijė rrija pranė nėnės dhe dėgjoja se si Radulescu, me regėtimė zemre recitonte poemat e veta. Ishim asokohe nė afėrsi tė Bukureshtit, nė vilėn e poetit, e rrethuar kjo me lule e hije dhe e strehuar prej vapės pėrvėlimtare tė korrikut. Dėgjoja vetėm zėrin e tij dhe me sytė e shpirtit ia shihja fantazmat madhėshtore qė riftoheshin prej imagjinatės sė tij krijuese. E ruajta me xhelozi kujtimin e kėtyre ēasteve tė ēmuara dhe jo mė kot, ato ma mėsuan dashurinė ndaj lirisė dhe kultin ndaj ēdo gjėje qė ėshtė e madhėrishme dhe e shenjtė.”

Ion Ghica ėshtė memorialisti mė i madh rumun, i shekullit XIX, kushėri i Elena Gjikės. Nė njė monografi dedikuar Ion Ghikės, Dimitrie Pacurariu e ka pėrshkruar gjenealogjinė e kėsaj familjeje, duke theksuar se familja Gjika ka tradita tė vjetra nė historinė e trojeve rumune. Dega e saj shquhet qė nga shek. XVI, duke dhėnė figura autoritative nė Moldovė e Vllahi. Nė njėrin prej librave tė veta, Elena Gjika bėn fjalė pėr prejardhjen e moēme shqiptare, tė kėsaj familjeje tė rumanizuar pėrgjatė gjeneratave, me anė tė martesave tė pėrziera me rumunė. Nė gjirin e kėsaj familjeje kanė lindur edhe shkrimtarė tjerė tė shquar, si memorialisti Jon Ghica, i cili nė shkrimet e veta e pėrkujton edhe vėllanė e vet, Pantazi Ghica, dramaturg, prozator dhe publicist i njohur i shekullit XIX. Elena Gjika ndėrkaq, mbetet figurė markante e kėsaj familjeje, ngaqė ajo pėr herė tė parė, pėrmes prizmit kritik, argumenteve shkencore dhe artit letrar, i nxori nė dritė vetitė mė tė mira pozitive tė popujve tė Ballkanit.

Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare

“Meqė bashkatdhetarėt e Skėnderbeut janė pellazgė, ata nuk duhet tė harrojnė se familjes sė ndritur pellazge i ėshtė dashur ta mbrojė vendin e tė parėve tė saj, jo vetėm nga sulltanėt, por edhe nga pushtuesit sllavė. Serbi Dushan i ka rrėmbyer Shqipėrisė mė shumė krahina se padishahu i Stambollit”. Dora d’Istria bėn fjalė pėr Serbinė okupatore tė Car Dushanit, pėr Ēamėrinė shqiptare, pėr Tivarin shqiptar, pėr preokupimet e dijetarėve gjermanė lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare tė shqiptarėve kundėr pushtimit osman, pėr Mirditėn si “Zemra e Shqipėrisė Katolike”, pėr Katėr Shqipėritė (Gegėria, Toskėria, Labėria dhe Ēamėria), tė cilat Rexhep Voka i Shipkovicės, qė para njė shekulli i konsideronte si “Katėr Kalema”. Elena Gjika ėshtė gruaja fisnike qė bėn fjalė pėr shqiptarėt trima e bujarė, pėr shqiptarėt komb ushtarėsh, pėr kėtė popull krenar e sypatrembur. Ēfarė mrekullie sikur tė ishim tė gjithė tė kėtillė! Kaherė do ta kishim Shqipėrinė reale e origjinale, unike e demokratike.

Njė monografi me vlera tė larta shkencore

Tė shumta janė gratė shqiptare qė ia shtojnė namin Shqipėrisė dhe shqiptarizmit, qė nga mbretėresha Teuta e Ilirisė e deri te Dora d’Istria e Rumanisė. Sinqerisht, po qe se analizojmė faktet, konstatojmė se Rumania ka dhėnė dhe ėshtė duke dhėnė kontribut tė madh, edhe pėr ēėshtjen shqiptare. Duke e falėnderuar shkrimtarin elbasanas Milianov Kallupi, na ra nė dorė libri mė i bukur qė kanė shkruar shqiptarėt pėr princeshėn rumune me prejardhje shqiptare: Dora d’Istria (1828-1888), e njohur nė botėn magjike tė dijetarėve me dy pėrkatėsi etnike dhe me dy emra tė bukur: Elena Gjika (emri origjinal) dhe Dora d’Istria (pseudonim letrar). Ėshtė gruaja qė bėn fjalė pėr shqiptarėt “trima e bujarė”, pėr shqiptarėt “komb ushtarėsh”, pėr kėtė popull “krenar e sypatrembur”. Ēfarė mrekullie sikur tė ishim tė gjithė tė kėtillė! Kaherė do ta kishim Shqipėrinė reale e origjinale, unike e demokratike.

Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare (autor Ahmet Kondo, botoi “FLESH”, Tiranė, 2002), ėshtė njė libėr me vlera tė larta shkencore. Autori i saj ėshtė historian i mirėnjohur, bashkėpunėtor i vjetėr shkencor nė Institutin e Historisė nė Tiranė, autor i njė numri tė madh botimesh shkencore me karakter historik, pjesa dėrrmuese e tė cilave i pėrkasin periudhės magjike tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Zoti Kondo shquhet nė botėn tonė shkencore me monografitė “Flamuri i Arbrit” (1883-1887), “Drita”-“Dituria” (1884-1885), “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė letėrkėmbimin e saj me Jeronim de Radėn” (1971), “Ēėshtja Kombėtare nė faqet e shtypit tė Rilindjes” (1980), “Lufta kundėr analfabetizmit nė Shqipėri” (1985), etj. Libri qė mban nė dorė sot lexuesi (“Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”), ėshtė varianti i plotė, i zgjeruar dhe i pėrpunuar, me burime origjinale mbi shijet paranojake tė pansllavizmit dhe panhelenizmit qė pėrgjatė shek. XIX.

Nė monografi del nė pah admirimi i Perėndimit katolik ndaj shqiptarėve, propozimet e Elena Gjikės pėr hapjen e Akademisė shqiptare nė Itali etj. Libri i zotit Kondo mbi Elena Gjikėn ka 220 faqe ngjyrė qumėshti, tė njė cilėsie tė lartė, si dhe do kopertina tė bukura me portretin e autorit dhe atė tė Dora d’Istrias, kėtė tė fundit, tė riprodhuar nga piktori shqiptar, Zef Shoshi. Redaktore e botimit ėshtė Vera Ibrahimi, ndėrsa pėrgatitjen kompjuterike e ka bėrė Laurita Hudhri. Flamur Hudhri ndėrkaq ka realizuar aspektin grafik tė kėsaj vepre, e botuar nė sajė tė mbėshtetjes financiare tė fondacionit pėr kulturėn dhe artet “Fan Noli”. Dora d’Istria bėn fjalė pėr Serbinė okupatore tė Car Dushanit, pėr Ēamėrinė shqiptare, pėr Tivarin shqiptar, pėr preokupimet e dijetarėve gjermanė lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare tė shqiptarėve kundėr pushtimit osman, pėr Mirditėn si zemra e Shqipėrisė katolike, pėr admirimin e vashave tė Shkodrės ndaj princeshės rumune, pėr Katėr Shqipėritė (Gegėria, Toskėria, Labėria dhe Ēamėria), tė cilat Rexhep Voka i Shipkovicės, qė para njė shekulli i konsideronte si Katėr Kalema.

Militante e shquar e lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar

105 letrat me karakter atdhetar tė Dora d’Istrias dėrguar De Radės, si dhe 65 faqet e komentimit tė korrespondencės, ku bėhet fjalė edhe pėr portretin intelektual tė kėsaj princeshe, pėrbėjnė lėndėn e librit nė fjalė. Kėto letra, tė shkruara frėngjisht, Dora d’Istria ia ka dėrguar De Radės brenda viteve 1865-1887, nga Zvicra, Livorno, Venediku, Torino, Firence etj. Ato ndodhen sot, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe, nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės. Po japim vetėm njė fragment nga letra qė ia drejton De Radės nga Firence, mė 7 nėntor 1876, njė vit para se ta intensifikojė zullumin Serbia kundėr shqiptarėve tė Toplicės: “Zotėri! Kam marrė shumė ekzemplarė tė Manifestit arbėresh-italian, pėr tė cilin mė flisni. Nė qoftė se shqiptarėt ishin sllavė, atėherė Shqipėria mund ta shqyrtonte ēėshtjen, nėse kombet sllave tė gadishullit tonė kanė interes ta pėrkrahin pansllavizmin. Por, meqė bashkatdhetarėt e Skėnderbeut janė pellazgė, ata nuk duhet tė harrojnė se familjes sė ndritur pellazge i ėshtė dashur ta mbrojė vendin e tė parėve tė saj, jo vetėm nga sulltanėt, por edhe nga pushtuesit sllavė.. Serbi Dushan i ka rrėmbyer Shqipėrisė mė shumė krahina se padishahu i Stambollit”.

Dhe mė tej, po nė tė njėjtėn letėr vazhdon: “S’ka dyshim, zotėri, se asnjėrit nga ne nuk i ra ndėrmend t’i sigurojė Perandorisė Osmane, tė shkatėrruar prej shekujsh nga despotizmi, njė jetė tė amshuar. S’ka dyshim se ne do tė gėzoheshim, sikur filosllavėt e Bullgarisė dhe serbėt e Bosnjės tė arrinin tė gėzonin tė drejtat qė u takojnė gjithė popujve. Por, para sė gjithash, ne duhet tė punojmė pėr vetėqenien e shqiptarėve si komb.” (faqe 158-159). Edhe pse pėr figurėn e Dora d’Istrias kanė shkruar studiues tė ndryshėm shqiptarė, rumunė dhe tė huaj, nė kėtė libėr figura e saj trajtohet pėr herė tė parė nė aspektin politik, si militante e shquar, e lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar, dhe atė nė dritėn e letėrkėmbimit tė saj me Jeronim de Radėn. Varianti i parė i kėtij libri e pa dritėn e botimit nė vitin 1971, mirėpo, Elena Kadare dhe Jusuf Vrioni, ndėrkohė shprehėn mendimin qė nė ardhmėri libri tė rimerrej pėrsėri nė dorė nga autori, dhe tė ribotohej me i plotė, dhe me kritere shkencore mė tė pėrpunuara, gjė qė u krye.

Kjo vepėr u ribotua me tė njėjtin titull, por me njė hyrje tė gjerė studimore, me shėnime dhe komente tė shumta, me njė pėrmbledhje nė gjuhėn angleze dhe me ilustrime. Libri nė fjalė synon tė paraqesė nė mėnyrė mė tė plotė njė figurė tė shquar, e cila gjatė tėrė jetės u pėrpoq tė bėjė tė njohur Shqipėrinė dhe popullin e saj nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare, duke vėnė nė dukje edhe punėn e madhe tė intelektualėve shqiptarė dhe arbėreshė nė shėrbim tė kombit tonė. Nėpėrmjet letrave dėrguar De Radės dhe artikujve tė shumtė, tė botuar nė shtypin evropian dhe amerikan, del nė pah edhe krenaria e saj pėr origjinėn shqiptare tė familjes Gjika tė Rumanisė. Dora d’Istria pėr merita tė larta ėshtė vlerėsuar me shumė dekorata dhe vlerėsime tė tjera nga vende tė ndryshme tė botės, madje edhe nė Shqipėri. Elena Gjika dhe albanologu Grigore Brenkush, qė tė dy nga Bukureshti, e kanė konsideruar Shqipėrinė si atdheun e tyre tė dytė, dhe atė, me dhjetėra libra e qindra studime. Po qe se shkenca nuk ka atdhe, njeriu i shkencės duhet tė mendojė pėrherė pėr krejt atė qė i sjell famė atdheut tė vet. Qė tė dy janė dijetarė, dhe te ēdo dijetar i madh do tė gjeni para sė gjithash njė patriot tė madh.
“Albanica”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara