HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Heshtja nė ishullin e liliputėve

-- nga BASHKIM MUĒA, Shekulli - 02.02.2009

Shumica parlamentare e kaloi pothuajse nė heshtje ēėshtjen e shkarkimit tė deputetit Aleksandėr Biberaj nga posti i kryetarit tė delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė KE-sė.

Merimanga e zezė e shtriu rrjetin e saj deri nė Strasburg. Po tė besosh nė historitė me konspiracion, duhet besuar se nė bashkėpunim me merimangėn shqiptare, ėshtė vėnė edhe shėrbimi sekret rus, i cili ka dashur tė godasė Biberjan, pėr shkak tė njė mandati tjetėr tė tij, tė sapo marrė nga KE-ja, pėr tė verifikuar krimet e bėra nga Stalini nė ish-republikat e BS-sė.

Kjo ndodhi ngjan bajagi me historinė e personazhit kadarean, doktor Gurameto, njė shqiptar qė u ndėshkua, pa lidhje, si i pėrfshirė nė komplotin e "bluzave tė bardha" kundėr Stalinit.

Kryetarja e Kuvendit ka servirur si argument vetėm pjesėn e parė tė nenit tė rregullores, qė parashikon mėnyrėn e ndryshimeve tė pjesėtarėve tė delegacionit shqiptar nė KE, duke mashtruar hapur me kompetencat.

Ajo e ka trajtuar institucionin themelor tė demokracisė si njė organizėm partiak, ku palėt mund tė bėjnė ē'tė duan me tė vetėt.

Ndėrkohė qė rregullorja thotė hapur qė, pėr ēdo ndryshim duhet njoftuar Kuvendi dhe kur ka kundėrshtime duhet votuar.

Asnjėra as tjetra nuk ėshtė bėrė. As Parlamenti nuk ėshtė njoftuar e as kundėrshtimet e ardhura nga podiumi i Parlamentit nuk janė marrė parasysh.

Me pak fjalė, "tempulli i demokracisė" ėshtė trajtuar si seli e njė partie politike, ku vendimet merren nė fshehtėsi tė plotė. Spekulimi tjetėr ėshtė bėrė me faktin se KE-ja e ka pranuar ndryshimin dhe ēėshtja konsiderohet e mbyllur.

Natyrisht qė KE-ja respekton institucionet, nuk mund tė bėjė rolin e gjykatėsit (megjithėse do dėrgojė dy raportues), duke supozuar se firma e njė Kryeparlamentareje ėshtė vendosur, pasi janė respektuar tė gjitha proceduarat.

Po kjo nuk ndryshon asgjė, nuk i mbush mendjen askujt se nuk ėshtė ndėrmarrė njė akt nė kushtet e njė imoraliteti tė skajshėm e nė shkelje tė plotė tė procedurave.

Disa politikanė i ka zėnė halli se u prish imazhi i Shqipėrisė, u shkel rregullorja e Parlamentit, etj. si kėto. Ndėrkohė qė imazhi i Shqipėrisė dhe rregullorja e Parlamentit, madje edhe Kushtetuta, janė prishur ose shkelur disa herė.

Nė njė terren tė tillė, kur flitet pėr rastin Biberaj, ka njė gjė qė ėshtė mė e rėndėsishmja dhe qė nuk del nė pah, sa dhe si duhet.

E kam fjalėn pėr mėnyrėn e shkarkimit nga posti pėrfaqėsues nė KE tė njė deputeti tė partisė nė pushtet, i cili njihet nė opinion si njė njeri me mjaft integritet. Nė kėtė akt, ėshtė shkelur, mė sė pari, etika, mė tej morali njerėzor, e mė nė fund edhe ligji. Njė shtet qė nuk respekton procedurat, mund tė bjerė brenda njė dite.

Shkelja e procedurave, nė njė shtet serioz, bėn nul ēdo akt, ēdo vendim, madje ēdo marrėdhėnie njerėzore jo institucionale.

Kemi tė bėjmė me njė ndėshkim tipik komunisto-nazist, veēse nė kushte tė tjera, ku nė mėnyrė tinėzare, pa asnjė paralajmėrim dhe nė kundėrshtim me kompetencat qė tė jep posti, zėvendėsohet pėrfaqėsuesi mė i lartė nė njė organizėm shumė tė rėndėsishėm ndėrkombėtar.

Njė shkarkim i ngjashėm me atė tė Zhukovit, i cili ka hyrė nė historinė e politikės botėrore, si njė veprim qė mund tė ndodhė vetėm nė shoqėritė e ndėrtuara mbi urdhra dhe ideologji sunduese.

Nė gjuhėn tradicionale, ajo qė ndodhi me Biberajn quhet mirėfilli pabesi e pastėr, e shoqėruar me cinizėm dhe mungesė kuraje pėr t'u ballafaquar.

E kur kjo ndodh nė sferat mė tė larta tė politikės shqiptare, ēfarė duhet tė presin punonjėsit e njė institucioni tė thjeshtė nga eprori i tyre?

Shkarkimi i Biberajt ėshtė pasojė e luftės sė klaneve brenda PD-sė, kjo ėshtė afėrmendsh. Po ēfarė lidhje ka kjo luftė mė Strasburgun, e mė pėrtej ndoshta?

Deputeti Biberaj njihet si pėrkrahės i Presidentit Bamir Topi (e ky i fundit mbėshtetės i Kryeprokurores Ina Rama qė po rrėmon nė ēėshtjen e "Gėrdecit", rrugėn Durrės-Kukės, e nė atė tė "Fazlliēit") dhe si i tillė duhet tė mos figurojė mė nė listėn e deputetėve tė ardhshėm tė PD-sė.

Nė prag zgjedhjesh, tė gjithė kundėrshtarėt e brendshėm duhen denigruar, akuzuar, e mė pas mėnjanuar nga konkurrimi i mėtejshėm.

Por, mė parė duhet parapėrgatitur terreni, duke i larguar nga postet me autoritet, pėr tė justifikuar veprimet finale. Kėto janė standardet e konkurrencės brenda politikės sė sotme shqiptare.

Mėnyra se si po trajtohet rasti Biberaj, nė qarqet zyrtare tė PD-sė, tė lė tė kuptosh se gjithēka nė "ishullin e liliputėve" ėshtė bėrė me bekimin e "gjigantit". Pra, gjithēka ėshtė bėrė me dijeninė dhe mbėshtetjen e kryeministrit Berisha. Ndryshe, liliputėt nuk do tė heshtnin.

Gjėja mė e trishtueshme ėshtė tė heshtėsh edhe kur mbreti ėshtė ēupllak, duke e lėnė politikėn e kohės sė shpejtėsive satelitore nė standardet e politikės sė kohės sė bronzit.
Pėr mėnyrėn tinėzare tė tė vepruarit nė rastin "Biberaj" ka edhe njė argument plus. Kryetarja e Parlamentit shqiptar, ėshtė njė prej personave tė pėrfolur nė media si ish-agjente e Sigurimit tė Shtetit.

(Krenaria e saj nė mbėshtetje tė ligjit pėr dosjet, ngado qė ta rrotullosh tė ēon nė njė pikė: ajo mund tė jetė prej njerėzve me pushtet qė i kanė zhdukur dosjet e tyre duke u "vetėpastruar" artificialisht).

Njeriu i mėsuar me kėtė ves, ėshtė e vėshtirė tė ndryshojė. Mėnyra tinėzare e tė vepruarit, nė radhė tė parė nxitet nga karakteri njerėzor, i cili shfaqet dashje pa dashje. Ka shumė tė ngjarė qė Biberaj, pėrveē atyre qė thamė, tė ketė rėnė viktimė e projektit tė tij radikal pėr dosjet, nga i cili do tė ishin prekur njė pjesė e mirė e deputetėve tė Parlamentit aktual.

Sa pėr imazhin e Shqipėrisė, ėshtė e sigurt se ai nuk prishet mė shumė se ėshtė prishur deri tani, prej skandaleve tė bujshme tė shumicės sė sotme nė pushtet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara