HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Blerje votash me ēdo gjė shqiptare

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Gazeta Shqiptare, 14.02.2009

Blerėsi mė i madh i votave nė historinė shqiptare ėshtė Sali Berisha (Ai). Blerja e parė e madhe qė realizoi, ishte direkt: ajo me premtimin e faljes sė tokės atyre qė e kishin grabitur, nė zgjedhjet e korrikut 2005. Blerja e dytė ka tre vjet qė ka nisur, ėshtė indirekt: po u shpėrndan tė huajve ēdo pasuri shqiptare tė mundshme, qė tė blejė votat e shqiptarėve (mė poshtė do ta shpjegojmė sesi). Ka rėndėsi vendimtare pėr Shqipėrinė, sesa nga ata votuesit e "19%-shit" tė tė pavendosurve qė identifikoi ai sondazhi amerikan i Zogby, ai i shpalluri mė 10.2.2009, do tė arrijė tė mashtrojė deri nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009?!

Blerja direkt

Kemi shkruar shpesh pėr blerjen e parė tė madhe tė votave, atė tė vitit 2005, atė me tokat tona. Nė zgjedhjet e vitit 2005, sė paku 20-22% pikė pėrqindjeje nga 42% tė votave qė mori berishizmi, i pati nga "grabitėsit e tokave" rreth qyteteve tona. E thėnė mė ndryshe, gjysmėn e votave e pati nga ata tė cilėve u premtoi t'ua falė tokat qė kishin grabitur-apo mė saktė, u premtoi qė t'i bėnte pronarė tė tokave, duke paguar njė shumė simbolike krahasuar me ēmimin e tregut.

Ju kujtojmė se edhe grabitėsit e tokės po i mashtron Ai: gjatė kėtyre 4 vjetėve nuk ua mbaroi legalizimin e tokės sė grabitur, qė t'i mbajė varė, qė ata t'i japin votėn prapė, nė zgjedhjet e 28 qershor 2009. Po ua bėn siē ua punoi dhe pronarėve tė vjetėr tė tokave, apo edhe ish-tė pėrndjekurve, tė cilėt i mbajti varur nga 1992 deri nė zgjedhjet e vitit 1996, e tani prapė varur i ka.

Blerja indirekt

Kėto katėr vjet Ai ka filluar blerjen indirekt e votave. Ajo funksionon si vijon. Ai po i blen disa tė huaj, duke u dhėnė ēdo gjė tė mundshme shqiptare, fizike a morale, ēdo gjė qė mund tė ketė vlerė pėr ta. Synon qė ata tė lobojnė pranė qeverive tė tyre, qė qeveritarėt e huaj ta presin dhe pėrcjellin Atė. Shpreson qė t'u rrėmbejė votėn disa shqiptarėve qė impresionohen nga "dashuria" e madhe" qė paskan miqtė tanė tė huaj, pėr udhėheqėsin tonė tė lavdishėm.

Nuk janė pak ato gjėrat tona qė Ai po u jep pėrditė tė huajve.

Po u jep ajrin, ambientin, qė tė huajt ta ndotin me termocentralet, fabrikat e tyre tė ndėrtuara kėtu tek ne, edhe fare pranė qyteteve tona. Bėhet fjalė pėr tė drejta investimesh qė janė aq helmuese, saqė popujt e tyre nuk i lėnė t'i ndėrtojnė nė asnjė cep tė humbur tė vendeve tė tyre.

Po u jep tė drejtėn pėr tė ndėrtuar rrugėt tona e investimet e tjera publike tonat, duke u paguar firmave tė huaja shumė mė shumė se vlera e tregut pėr kryerjen e atyre punimeve.

Po u jep informacione "miqve" tė tij tė huaj, qė ata tė na blejnė tokėn lirė, nė vendin qė u tregon Ai, qė pastaj t'ua shesin shtrenjtė investitorėve, qė do tė vijnė tė investojnė po tek ai vend qė u ka caktuar ai.

Po u jep tokėn tonė me "1 Euro", duke na prishur dhe tregun e tokės me kėtė dumping (ulje e ēmimit tė tokės, duke futur nė treg tokė me ēmim shumė tė ulėt).

Po i lė tė qetė ata qė kanė grabitur pronat e ēamėve dhe tė drejtat qytetare tė tyre (nėnshtetėsia etj.). Kryeministri shqiptar nuk kėmbėngul qė shqiptarėve ēamė t'u kthehen ajo qė u takon, siē e ka detyrė ēdo kryeministėr normal.

Po u jep tė huajve historinė e popullit shqiptar, duke u dhėnė varreza monument nė vende qė gjithnjė kanė qenė shqiptare, ku ata tė huajt kishin shkelur veē si pushtues; po u jep tė drejtėn tė ngrenė flamujt e tyre kudo nė vendin tonė, duke lejuar tė vėnė njolla mashtrimesh historike nėpėr Jugun e Shqipėrisė.

Lista e gjėrave qė Ai, kryeministri, po jep pėr tė blerė tė huajt ėshtė pafund: nuk besojmė se nė Evropė ka njė tė dytė. Si rezultat, ka arritur jo pak "suksese". Disa nga sukseset e tij, edhe po pėrmenden konkretisht nga masmedia. Por ka shumė blerje tė huajsh qė nuk shihen direkt, por qė u duket qartė tymi-"ku ka za (tym), nuk asht pa gja (zjarr)".

E tymi i blerjes sė tė huajve nga Ai, duket pėr kė do ta shohė. Duket kur njė ministre e njė vendi tė Bashkimit Evropian, premton se do tė "monitorojė zbatimin e ligjit antikushtetues tė Atij", nė vend qė tė thotė troē: ligjin e ke antikushtetues, e nuk mund tė zbatohet, as me monitorim, prandaj duhet ta shfuqizosh.

Duket tymi i blerjes sė tė huajve, kur sheh nė ekran tė rroken e zgėrdhihen me Atė, me njė njeri qė ata e dinė mirė se kush ėshtė, njė qė shkeljet e tija tė demokracisė i ka pafund: qė nga ato tė shkeljes sė ēdo rregulli minimal tė demokracisė nė partinė e vet, e deri tek shkeljet e Kushtetutės me ligjet e tija.

Ai shpreson se do tė rrejė shumė shqiptarė me kėto maskaradat e tij me tė huajt.

Shyqyr qė ka mjaft tė huaj qė nuk po i blen dot Ai: i pamė dy nga ata kėto ditė: dy reporterėt e Kėshillit tė Evropės (Lakso dhe Uilshire), ata qė ikėn tė lebetitur nga Shqipėria, mė 10.2.2009, praktikisht duke thėnė se ai Ai nuk bashkėpunon me Evropėn.

Dilemat dhe shpresat

Por sa do tė rrehen votuesit shqiptarė nga propaganda e "sukseseve" tė kryeministrit tė tyre? Sa do tė jetė vota qė do tė marrė Ai nė 2009-n? Sa do tė bėhet ai "30%-i" i tij i sotėm? (E kemi fjalėn pėr tė dhėnat e sondazhit amerikan tė Zogby).

Ai duket se prapė i ka siguruar 20 pikė pėrqindjeje nga blerja direkt e votave me faljen e tokės sė grabitur. I ka siguruar dhe nja 5 a 10 pikė pėrqindje nga militantėt e tij tė pandarė. Problemi ėshtė sesa do tė marrė akoma Ai nga 19% e shqiptarėve qė rezultojnė tė pavendosur.

E ardhmja Shqipėrisė do tė varet nga ata "19%" e pavendosur qė do tė mashtrohen nga pamja e takimeve me tė jashtmit, e Atij, e kryeministrit. Sa do tė jetė e ngulitur "sindroma Zani" tek ata? E kemi fjalėn pėr Zanin, atė kriminelin e Vlorės qė shumė qytetarė e respektonin se e takoi "kryeministri i Italisė", paēka se e dinin mirė se ēfarė zullumesh nuk kishte lėnė pa bėrė nė qytetin e tyre?

Shpresojmė se shumė pak nga ai "19%-shi" do tė mashtrohen nga Ai, bile shpresojmė se dhe ai 30% qė ka sot, do tė ulet mė tej, meqė do tė kuptohet sė fundi nga shumė shqiptarė, se ai i mashtron tė gjithė, thjesht pėr obsesionin (babėzinė) e tij pėr pushtetin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara