HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pendesa nga pushteti qė Berisha i dhuroi medies

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 11 mars 2009

Kryeministri Sali Berisha po pėrpiqet tė zbusė efektin shkatėrrues qė ka nė opinionin publik pėrdorimi i postit tė njė ministri pėr ryshfete financiare ose “cash” nė seks. Njė nga njerėzit mė tė afėrt tė tij, qė ėshtė njėkohėsisht dhe rekomanduesi pėr ministėr i Ylli Pangos, u shfaq dje nė pronėn e vet private nė TV Klan dhe u pėrpoq, jo vetėm tė arsyetonte standardin e Ylli Pangos, por dhe tė sulmojė medien qė ka arritur tė ndriēojė kėtė praktikė perverse. Fjalori i tij vulgar dhe agresiviteti ndaj atyre qė i kishin shkarkuar ministrin me tė cilin ka bėrė para, ishte arsyetimi mė i mirė u standardit qeverisės dhe logjikės qė funksionon nė zyrat e shtetit ky ai hyn e del. Fjalėt e tij ishin pak a shumė kėto: “Me kėtė qė ndodhi, tani gjithė kurvat do na bėjnė tė njėjtėn gjė dhe do na marrin tė gjithėve mė qafė”.

Brenda kėsaj fjalie janė tė gjitha, koncepti i tyre pėr femrėn, praktikat e tij tė ngjashme me zotin Pango, dhe thirrja pėr tu ndaluar publikimi nga medie i kėtyre skandaleve. Dhe po tė mendosh qė ky ėshtė njė botues dhe mbėshtetėsi mė i madh pėr momentin i kryeministrit Berisha, mendja tė shkon tek njė pėrpjekje zyrtare pėr tė krijuar njė alibi pėr standardin e vendosur nga Ylli Pango lidhur me rregullat e punėsimit dhe pėrdorimin e pozicionit zyrtar.

Po pėrse e ka Berisha tė nevojshme kėtė strategji, kur siē thonė dhe mbėshtetėsit e tij, ai u tregua i shpejtė dhe i palėkundur nė shkarkimin e Pangos?

Arsyeja e parė ėshtė efekti shkatėrrues qė ka nė opinionin publik, jo flirti seksual i Ylli Pangos, por “gjoba” qė duhet tė paguajė njė femėr pėr tu punėsuar nė administratėn e Sali Berishės. Nė kompjuterin tim kam mbi 50 denoncime me raste konkrete qė kanė mbėrritur nė emisionin tim, ku shumė femra denoncojnė jo vetėm Ylli Pangon, me emėr, por dhe kryetarė bashkish tė PD dhe drejtorė tė mėdhenj tė kryeministrit Berisha, por dhe ministra tė tjerė tė tij. Efekti publik i skandalit qė publikoi Fiks Fare ėshtė shkatėrrues pėr imazhin e njė qeverie me “duar tė pastra”, qė zgjaten drejt pareve, drogės dhe seksit.

Por arsyeja mė e fortė fshihet tek frika e pėrhapur gjithandej se pas kėtij skandali ka dhe skandale tė tjera tė kėsaj natyre qė mund tė bėhen publike para zgjedhjeve. Kryeministri, i cili desh tė dėshmonte moral tė fortė duke e shkarkuar Ylli Pangon pėr 4 minuta, mund tė vihet nė siklet pėr tė mbajtur kėtė rekord kur tė shfaqet ndonjė video tjetėr e ndonjė ministri qė ai e ka shumė pėr zemėr. Por mbi tė gjitha, kryeministri mund ta ketė problem edhe mė serioz vetveten, kur t’i dalė ndonjė skandal shumė herė mė i madh dhe shumė mė konkret qė e akuzon atė personalisht nė raport me akuzat anonime qė ai u ka bėrė tė tjerėve kohėt e fundit. I kujtuar papritur se ka hyrė nė spiralen e medies duke i dhėnė asaj pushtet tė madh me shkarkimin e Pangos, ai po pėrpiqet tė mobilizojė ushtarėt e tij tė frikėsojnė medien nė kėtė rast.

Dhe ka gjetur pėr kėtė punė Aleksandėr Frangajn, njė botues qė nė gazetėn e tij vetėm dhjetė ditė mė parė ka botuar njė shkrim nekrofilik, ku pėrshkruante si duhet tė vritesha unė si gazetar qė tė shpėtonte qeveria e Sali Berishės nga akuzat. Pėrshkrimi nekrofil i vrasjes ishte tmerrues pėr shumė tė huaj dhe ka bėrė tė reagojnė gjithė institucionet serioze ndėrkombėtare tė medies, jo vetėm pėr shkelje etike, por dhe kėrcėnim pėr jetėn e njė gazetari. Ky botues, qė ka bėrė kėtė perversitet dhjetė ditė mė parė, tashmė ėshtė i angazhuar publikisht pėr tė ruajtur nė medie etikėn se “mos na marrin mė qafė kurvat”, siē tha vetė publikisht.

Momenti i dobėsisė, nė tė cilin Berisha u thye para medies, kur dėgjonte Ylli Pangon si i lutej njė vajze qė aplikonte pėr punė tė zbėrthente “mbėrtheckat”, ėshtė kthyer tani nė njė pendesė tė madhe qė ai nuk e shpreh dot dhe ia ka ngarkuar kėtė punė Aleksandėr Frangaj. Pėrpjekja pėr t’ia rihequr medies pushtetin qė fitoi me rastin Pango, nuk ėshtė zili ndaj Fiks Fare, as ndaj Top Channel-it, por frikė nga tė vėrtetat e errėsirės sė kėsaj qeverie, frikė nga gėrmimi i sė shkuarės dhe publikimi i tyre para zgjedhjeve. Sali Berisha tashmė e ka ndjerė kėtė frikė dhe shpreson ta frikėsojė medien qė tė mos vazhdojė mė kėtė histori, pasi do t’i duhet tė marrė pėr vete dhe pėr tė tjerė vendimin qė mori pėr 4 minuta pėr Ylli Pangon.

Por ėshtė vonė pėr tė. Nėse ėshtė penduar pse shkarkoi Ylli Pangon, le ta rikthejė ministėr apo ta rikandidojė. Medie nuk ėshtė penduar dhe nuk do tė pendohet pėr gjithēka ka zbuluar dhe do tė zbulojė. Mes atyre qė vjedhin nė mėnyrė tė paligjshme duke pėrdorur lidhjet me kryeministrin, dhe atyre qė abuzojnė nė mėnyrė tė paligjshme me pozitat zyrtare, dhe medies qė i regjistron dhe heton qoftė dhe nė mėnyrė jo ligjore, drejtėsia dhe opinioni publik ėshtė me medien. Ėshtė vonė pėr Berishėn ta fitojė kėtė betejė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara