HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kush ėshtė nė tė vėrtetė kundėrshtari i Berishės sot?


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 08.02.2009

Kryeministri, Sali Berisha, ėshtė tani nė provė pėr tė dėshmuar sinqeritetin e deklaratave tė tij nė SHBA rreth respektimit tė vendimit tė gjykatave dhe sidomos mėnyrės se si Gjykata Kushtetuese do tė vlerėsojė kushtetutshmėrinė e ligjit tė lustrimit. Pasi i iku pak tronditja nga shqetėsimet qė ka dėgjuar prej Sekretares sė Shtetit nė zyrėn e saj, ai filloi t’i modifikojė deklaratat publike, duke theksuar faktin qė ka shmangur luftėn kundėr kundėrshtarėve politike, duke lejuar Skėnder Gjinushin tė kandidojė pėr deputet. Po t’i hedhėsh njė sy dhe shtypit tė tij ditėn e djeshme, e shikon se ai po i largohet ora-orės deklaratės qė bėri, sapo doli nga zyra e zonjės Klinton, ku theksoi se do respektojė ēdo vendim gjykate pėr kėtė ēėshtje dhe do pėrpiqet pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme.

Deklaratat e tij tashmė janė devijuar dhe janė fokusuar te fakti qė ligji pėr lustrimin nuk do pėrdoret ndaj kundėrshtarėve. Por kundėrshtari real i Sali Berishės sot nuk ėshtė Skėnder Gjinushi, nuk ėshtė Gramoz Ruēi, nuk ėshtė madje as Edi Rama. Kundėrshtari real i Berishės, madje ai qė e lė atė pa gjumė, ėshtė institucioni i prokurorisė dhe drejtėsisė. Jo se ata kanė ngrehur shpatėn kundėr Berishės, por pėr faktin e thjeshtė se Berisha ka rėnė nė rrjetin e tyre dhe nė njėfarė mėnyre ata janė tė vetmit qė, nėse kanė fare pak sedėr profesionale dhe pėrgjegjėsi publike, i japin fund sundimit tė tij arbitrar si plaēkitės i kėtij vendi.

Tė gjithė kemi rezervat tona pėr drejtėsinė shqiptare dhe aq mė tepėr pėr prirjen e prokurorisė apo gjykatave pėr tė bėrė pazare me rastet politike. Por, fakti qė ata ende nuk i kanė rėnė nė gjunjė Sali Berishės ose sė paku fakti qė ky ende i ka frikė ata, se ndoshta i bėjnė gjėmėn duke ēuar deri nė fund hetimet pėr djalin, pėr vajzėn, pėr dhėndrin, pėr Lulin, pėr Fatmirin etj., i bėn ata kundėrshtarėt realė tė Sali Berishės. Dhe, qė Sali Berisha tė jetė i sinqertė nė ato qė premtoi nė Uashington, duhet doemos tė mos e pėrdorė kėtė ligj kundėr kundėrshtarėve tė tij realė.

Kundėrshtari i dytė real i Sali Berishės mbetet media. Gazeta “TemA” po e provon realisht, jo pėrdorimin e ligjeve, por mosrespektimin e ligjeve dhe vendimeve tė gjykatave nga Sali Berisha. Pėrmbarimi, i cili ėshtė institucioni ekzekutues i ligjit, i ēon pėrditė policisė sė Sali Berishės njoftimin pėr tė zhbllokuar nga policėt derėn e gazetės “TemA”, por Sali Berisha nuk e lejon. Pėrkundėr reagimeve tė forta ndėrkombėtare, ai po pėrpiqet me ēdo kusht tė shkatėrrojė gazetėn, biznesin e saj dhe tė vazhdojė tė hakmerret deri fizikisht ndaj meje.

Banditė qė shoqėrojnė djalin e tij gjatė ditės, natėn vijnė e djegin makinėn time, shantazhojnė njerėzit e familjes dhe tė afėrmit e mi dhe hakėrrehen pėr hakmarrje. Vetėm njė ditė para se tė nisej pėr nė SHBA, ai sulmoi publikisht me zėrin dhe fytyrėn e vet para kamerave familjarėt e drejtorit tė lajmeve tė “Top Channel”-it, pėr t’i shantazhuar ata. Zėdhėnėsi i tij anekdotik filloi tė sulmojė ēdo drejtor televizioni qė nuk i bėn lajmet siē i do Sali Berisha dhe qė guxon t’iu thotė qytetarėve shqiptarė se Shqipėria po bėhet dita-ditės pronė e djalit, vajzės, dhėndrit dhe Lulit tė Sali Berishės. Ndaj kėsaj medieje Sali Berisha po pėrdor mungesėn e shtetit ligjor dhe paturpėsinė me tė cilėn ai sillet ndaj kundėrshtarėve.

Premtimi i tij nė Uashington se do respektojė vendimet e gjykatave dhe nuk do tė pėrdorė ligjet pėr gjueti ndaj kundėrshtarėve tė tij, janė vjetruar brenda ditės. Kundėrshtarėt realė tė Sali Berishės nuk janė mė politikanėt e opozitės. Me ta ai po luan si macja me miun, duke u bėrė herė me njėrin e herė me tjetrin pėr tė mbetur vetė nė lojė. Ata qė mendojnė se kanė pėrballė Sali Berishėn antikomunist apo tė apasionuar ndaj burgosjes sė kundėrshtarėve, gabojnė. Pėrballė shqiptarėve ėshtė njė Sali Berishė i ndryshuar, njė Sali Berishė, qė ndryshe nga gjithė kryeministrat e tjerė tė kėtij vendi qė kanė pas pasion “tė bėjnė lekė”, se kishin “familje pėr tė mbajtur”, ky ka vėnė familjen “tė bėjnė lekė”, se kanė tė zotin e shtėpisė pėr tė mbajtur.

Kundėrshtarėt e tij realė mbeten mediet dhe drejtėsia, deri nė atė kufi sa ato do tė kenė fuqi tė jenė tė lira pėr tė shkuar drejt sė vėrtetės. Sali Berisha e di mirė se nuk i gėnjen dot nė Uashington pėr ato qė bėn nė Shqipėri, por shpreson tė gėnjejė kėta qė janė nė Shqipėri pėr Uashingtonin. Por tashmė ai ėshtė i dėnuar tė mbajė fjalėn qė ka thėnė atje dhe tė dorėzohet ose ta pėrdorė fotografinė me Hilari Klintonin si pasaportė pėr tė gėnjyer shqiptarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara