HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha rrit ēmimin e naftės pėr tė kompensuar humbjet qė vijnė nga monopoli i Rezart Taēit


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 16.01.2009

Kuvendi i Shqipėrisė pritet tė miratojė njė ligj, i cili ngre artificialisht ēmimin e karburanteve pėrmes ngritjes sė akcizės sė tyre, duke rritur ndjeshėm fitimet pėr pronarėt e rinj tė ARMO-s, qė marrin naftėn nga prodhimi vendas. Nafta D1, e cila e ka sot akcizėn 27 lekė pėr litėr, do tė shkojė nė 37 lekė pėr litėr, ndėrsa benzina, nga 37 lekė pėr litėr, nė 50 lekė pėr litėr. Qeveria nuk ka asnjė argument bindės pėr kėto masa qė dėmtojnė realisht tregun e naftės dhe shkojnė nė favor tė njė klienti tė privilegjuar tė qeverisė, qė tashmė ėshtė pronar i ish-shoqėrisė shtetėrore ARMO. Shkaku, pėrse qeveria detyrohet t’i marrė kėto masa shtrėnguese, ėshtė i qartė. Edhe kjo ėshtė njė pasojė qė vjen nga manovrat qė qeveria bėri gjatė vitit qė shkoi pėr t’i dhuruar kompaninė shtetėrore pa parį njerėzve tė afėrt me kryeministrin Berisha.

TemA e kyēur

Pėr shkak tė pafuqisė sė tyre pėr tė paguar, qeveria i favorizoi ata duke iu dhėnė atyre tė drejtėn qė vetėm ata tė tregtojnė naftė D2 nė Shqipėri, dhe tė ndalojė operatorėt e tjerė tė importojnė naftė D2 nga jashtė. Duke mos importuar naftė D2 nga jashtė, natyrisht qeverisė i bien tė ardhurat nga doganat. Pėr t’i kompensuar kėto rėnie drastike tė tė ardhurave nga doganat qeveria rrit akcizėn pėr naftėn D1 dhe pėr benzinėn. Ky vendim ėshtė absurd pėr shumė arsye.

Ėshtė absurd pėr faktin se ėshtė pasojė e njė privilegji qė qeveria i ka krijuar njė klienti tė kryeministrit. Ėshtė absurd, pėr shkak se nė pėrpjekje pėr tė privilegjuar njė operator nė tregun e naftės, qeveria po futet nė operacione zinxhir vendimesh qė synojnė tė kompensojnė humbjet qė kanė nga monopoli qė i kanė dhėnė Rezart Taēit. Dhe mbi tė gjitha ėshtė absurd, pasi synon tė motivohet dhe me mbrojtjen e mjedisit. Por njė qeveri qė synon tė mbrojė mjedisin, rrit taksat dhe akcizėn pėr naftėn e keqe dhe benzinėn e keqe dhe e ul pėr atė tė mirėn. Kurse qeveria shqiptare po rrit akcizėn dhe taksat pėr benzinėn e mirė dhe naftėn e mirė qė vjen nga jashtė, me qėllim qė tė kompensojė humbjet qė ka nga tė ardhura doganore, pėr shkak se kompania ARMO do jetė e vetmja qė do shesė naftė Ballshi jashtė tė gjitha kondicioneve nė vend duke ndotur mes tė tjerash dhe ambientin.

Kjo manovėr e qeverisė ėshtė pritur me reagime tė ashpra nga opozita dhe operatorėt e tjerė tė tregut tė naftės nė vend, por qeveria po anashkalon kritikat dhe po vazhdon tė hartojė ligje qė shkojnė nė favor tė forcimit tė monopoleve tė njė kompanie afėr kryeministrit dhe tė rrisė kostot pėr qytetarėt e saj.

Nėse qeveria nuk do tė ishte e detyruar t’i jepte monopol pėr naftėn e Ballshit kompanisė tashmė private ARMO, ajo nuk kishte pse bėnte manovra tė tilla, pasi operatorėt e tjerė tė naftės nė vend do tė importonin naftė D2 dhe do ta konkurronin me cilėsi monopolin e ARMO-s. Pėr tė ruajtur kėtė monopol qeveria detyrohet tė prishė rregullat e tregut, tė deformojė sistemin fiskal dhe tė taksojė mė shtrenjtė naftėn cilėsore, e cila nuk ndot ambientin, se sa naftėn e Ballshit, e cila praktikisht ėshtė e papėrdorshme dhe shumė e rrezikshme pėr shėndetin.

Sė fundi, kėtu kemi dhe njė histori tė re korrupsioni. Rritja e ēmimit tė naftės qė vjen nga importi, do tė detyrojė dhe “Taēi Oil”, dhe ARMO-n, qė tashmė janė e njėjta kompani, tė shesin po me kėtė vlerė tė rritur nė treg, por ata nuk furnizohen mė nga jashtė, por nga “Albpetrol”, njė shoqėri ende shtetėrore, me ēmime jo-transparente dhe me njė mekanizėm tė frikshėm korrupsioni. Shumė nga sasitė e futura nė treg ata mund tė mos i deklarojnė dhe kėshtu ata shesin shtrenjtė njė naftė qė kanė blerė thuajse fare lirė, duke iu ofruar kėshtu zyrtarisht njė mundėsi pėr tė bėrė miliona nė kurriz tė qytetarėve shqiptarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara