Zonjes Vitore Leka
O e mira Zane e shqiptarise,
Kreshnike nene, qe kurre nuk plakesh,
Shpirti te ndrin si dielli lartesive,
Zemra porsi Ar` te shkelqen ne kraheror te Atdheut.
O Vitore Leka, o zonje Shqipetare,
Perjete qofsh e nderuar
Si mbese e Skenderbeut!
Buzeqeshja jote, zeri yt fisnik,
Cdo njeriu i dha shprese dhe dashuri,
Aty ne deren tende, qe hapur e mbajte,
Buke dhe bese udhetareve u dhe gjithnje,
Ne Tryezen bujare plot me miresi!
Krah per krah me vllezer e motra shqipetare,
Si Teutat Iliriane, ti me shoqe perseri,
Lart e ngren ti zerin per ceshtjen Kosovare
Dyerve te botes troket e therret me gjithe fuqi!
Vargu yt i dhimbshem, plot mall e dashuri
Per atdheun ne vuajtje, per kohen qe aq dhembje kish,
Tregimi yt i rrjedhshem si ujvare ne male...
Aq bukur sjell ne kohe, madheshti dhjete fish!
Ti nuk ndeshkove kurre ata qe ty te vrane,
Ata qe ty ne oborrin tend te bene te qaje me lemeri...
Ata qe ty babane dikur ta paten vrare
Dhe jetime te lane te vogel, pa fuqi!
Ti fale aqe shume, sic falin gjithmone nenat,
Me shpirtin tend fisnik dhe zemren tende bujare,
Ti i fale sot kohes nje shembull plot me drite,
Si zonje e nderuar e botes Shqipetare!
Llemadeo
Njė familje Atdhetare
Nje familje Atdhetare,
Zemerbardhe e bujare,
Berat, mehalle e madhe,
Patriote e sedretare.
Nje shtepi qe kish tre kate,
Vangjel Stefa "me Irate".
Tete femij' i kish te mbare,
Kostaq Stefa, "Yll i rralle".
Gjeniu e trimi me palle,
Per memedheun kish rrare.
Satanai me te liqte,
Ja prene ne mest ate drite.
Male fusha e bregore,
Kostaq Stefa i pershkove.
Te tridhjete ne sup i more,
Nga nazistet i shpetove.
Qene bij' te Amerikes,
Erdhen te sillnin lirine.
por kucedra komuniste,
Nuk e desh demokracine.
Me tre mars dyzet e tete,
Ne shtepi rra nje termet.
Kostaq Stefen befasisht,
E prangosen ca te liq.
Dit' e egerr me furrtune,
Dyer e dritare u zune.
Hyri brenda eresira,
Ate dite' u be minxira.
Zvarr e hoqen neper rruge,
Me zinxhire kemb e duar.
Ne qeli me terr, torture,
E gjakosen ate burre.
Me denimin kapital,
Kater bura u denuan.
Satanai nuk i fal,
Me zinxhira u mbuluan.
Ky denim qe nje kalvar,
Aq' i gjate e i pa fund.
Kostaq Stefa zemerzjarr,
mbeti burre e nuk u tund.
Nga bashkatdhetari i tij,
Mina Papajorgji
Lot i ndezur mbi flamur
Vitores nė Triestė
Ne ēdo skaj te kontinetit
Ne hapsira pa kufi
Nga Tirana ne Trieste
Dhe ne Prishtine gjendesh ti
Floke arte e zemer zjarrte
Neper vargjet enderrime
I mbledh tok zoqte e shqiponjes
Me flamur neper festime
Dhe kitaren se haron
Amanet ta la ushtari
Qe ne kosove e derdhi gjakun
E s'u kthye me se gjalli
Nje pike loti per cdo feste
Mbi flamurin kuq e zi
Ndizet si nje drites liria
Mbi Kosove e Shqiperi
Kolec Traboini
Vitores!
Ku je ti eshte bujaria
Qe ti mike te ngushte e ke
Ku shkon ti lulezon poezia
Qe me te ti bashke ke le
Ku je ti eshte miresia
Se gjithkend ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Ne zemren tende ka fole
Kur je ti kendohet kenga
Shpirti yt vetem shpethen
Kur ti flet heshtja mbreteron
Se fjale te embela ti mekon
Kur ti nis e perkedhel
Hena dielli bashke del
Ngrohin ndrijne te dy toke
Se me ty jane gjithmone shoke
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt dhe dashuri
Oh, ku je ti lulezon shkretetira
Akulli shkrin ne atraktide
Kur je ti sfidohet erresira
Se je bere vec per te shendrit
Kur je ti vapa zvogelohet
Se nga bjeshka sjell freskite
Ku je ti dimri terbohet
Iken zhduket se ka frike
Ku je ti moj si manare
Trime e dashur dhe bujare
Zemer e bute dhe kanakare
Temperament dhe plot hajgare
Mereme Llubani
Njė tė nesėrme
Neser do te jesh nje ēast
Me afer thinjes
Me afer rrudhes brenga ndukur
Me zonje se zonjat,
Qe nga sjellja dhe fjala e bukur
Zbukurojne sot Ikonat
Neser nje tjeter fjale mjalte
Nga goja do te nxjerresh,
Dora jote bujare e zgjatur
Me e bardhe se meshira
Te miresise porte do mbaje hapur
Do ndaje te keqen nga e mira...
Neser, eh te nesermen
T'a uroj te bardhe
Si shpirti brenda teje
Me shume se madheshtore,
Ky urim vjen prej meje
E shtrenjta mikja ime Vitore
Me respekt per te nesermen tuaj,
Ilir Borova
Shpirti i saj ėshtė oqean!
Kushtuare poetes dhe patriotes,
Vitore Stefa Leka
Po e thur kete kenge
Per nje grua per nje nene,
Port e zemres hapur mban,
Shpirti i saj eshte oqean.
Ne ēdo varg e ne ēdo fjale,
Dhembje mban edhe plage,
Se ndien plaget e te atit,
Pushkatuar prej xhelatit.
Kostaq Stefa patriot,
Profesor ish/poliglot
Porse diktatre e eger,
Nuk i la as varr, as emer,
Ritej vajza n'ato vite,
Mes mjerimit dhe shperfilljes,
Poezine kish ender te pare,
Porse endren keq ja vrane.
Shpejt u be nje nene e mire,
Ngushellim ju bene femijet
Erdhi dita kur shqiptaret,
Dermen diktatures dhane.
Udhen' e hidhur te mergimit,
Mori dhe kjo nene mjerimi
Per nje jete me te mire,
Pa "lufte klasash" e zinxhire.
Dhe aty perteje detit,
Zemr' e saj e madhe mbeti.
Per c'do shqipetar te mire,
Hapet porta, zemer e dlire.
E ringjallur kete here,
Shpirt i saj si nje pranvere
Derdhet neper poezi
Me nje zjarr dhe me te ri.
Aty ehte ky shpirt i saj,
Shpirt i thelle si oqean.
I hap udhe miresise,
Paqes dhe dashurise.
Mina Papajorgji