HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kulla e Jakajve nė rrjedhat e historisė

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj Patrioti Ndue Jakaj viktimė e terrorit sllavokomunist nė Kosovė gjatė viteve 1945-1948

Duke udhėtuar nė drejtim tė Lugut tė Drinit drejt katundit tė Ranocit, para syve tė vizitorit vendas apo tė huaj, shpaloset njė pamje piktoreske. Kulla e Jakajve nė kėtė krahinė, ėshtė njė pikė strategjike dhe e lakmuar shpesh pėr pozicionin e saj tė favorshėm gjegrafik.
Nga lartėsia e saj mund tė shikosh nė qetėsi njė pjesė tė madhe tė Lugut tė Drinit. Ajo qė tė tėrheq pėr t'a kundruar me kujdes dhe ėndje peisazhin alpin dhe kullėn historike ndėrtuar mes maleve, ėshtė se njė pjesė e tokave tė reja bujqėsore, janė tė qendisura nga gjelbėrimi, qė dora e njerėzve tė palodhur i ka kthyer kėto shpate tė thepisura nė toka produktive pjellore.

Nė pjesėn lindore tė kullės tipike shqiptare ndėrtuar shumė dekada mė parė me material guri tė latuar, dikur gjendeshin lisat e gjatė, qė i jepnin mjedisit gjeografik klimė tė shėndetshme, me verė tė nxehtė dhe dimėr mbuluar nga dėbora deri me ardhjen e stinės sė pranverės. Kurse nė pjesėn jugperėndimore trevėn e rrethojnė tokat pjellore (arat) dhe njė burim i vogėl qė quhet Ranavica, qė vjen nga kodrat e Palevės dhe nė katundin Zllakuqan ai bashkohet me lumin Drini i Bardhė. Nė kėtė kodėr me lartėsi mesatare sot kulla hijeshon mes harlisjes sė pemėve tė gjata, qė nė tabanin e tyre janė tė veshur me gjelberimin e kullotave alpine, ku blegėrojnė bagėtitė e imta tė banorėve tė katundit tė Ranocit.

Ndue Jakaj

Kjo kullė nė shekullin e kaluar, ka qenė dėshmitare e pandėrprerė e historisė, ngjarjeve tė njėpasnjėshme, qė e kanė shoqėruar tė gjithė krahinėn e shquar pėr qėndresėn historike, kundėr ushtrive mizore turke dhe ish-kolonizatorėve serbė. Freskia e ndėrtesės alpine, ndėrtuar nga tė parėt e Jakajve, edhe sot ruan konturet e stilit tė vjetėr alpin, por se ajo ėshtė ndėrtuar nė fillim tė shekullit XX. Frengjitė dhe dritaret e ajrosjes, gjenden nė tė dy katet e saj, duke i dhėnė njė emėr tė mirė nė tė gjithė krahinėn e Lugut tė Drinit, sėbashku me kullėn e njohur tė Fanės sė Prek Shtjefinit.
Nga burimet e hershme historike tė kohės, shohim se kjo kullė, ka qenė pėrherė njė derė bujare pėr miqtė dhe vizitorėt e shumtė tė krahinės dhe pėrtej saj. Aty kanė gjetur streh, mirėpritje dhe bujari fisnike shqiptare bijtė mė tė mirė tė ēetave nacionaliste, qė me pushkė nė dorė i kanė dol zot fateve tė atdheut.

Dera e njohur e familjes sė madhe tė Jakajve

Nga kujtimet e tė parėve nė odat e moēme tė burrave dhe nga ato qė mė ka treguar babai im, mėsojmė se Kulla e Jakajve, ka qenė e pėrbėrė nga shumė antarė, njė familje tipike shqiptare, qė asokohe nė histori janė quajtur familje patriarkale. Ata sėbashku kanė jetuar nė tė dy katet e kullės, dhe meshkujt e shumtė, janė marrė me administrimin e saj, punėt e bujqėsisė dhe blegtorisė, kullotjen e dhenve dhe bagėtive tė tjera nė male dhe stane gjatė stinės sė verės nė kullotat e pasura alpine. Ndėrsa vajzat dhe gratė si amvise tė mira, kanė mbushė ujė me pagure nė burimet e afėrta, kanė gatuar dhe sistemuar shtėpinė sapo djemtė janė nisur nė punė. Shpesh djemtė dhe burrat e familjes, kanė shkuar nė qytet pėr tė bėrė tregti dhe blerė sendet e nevojshme pėr kullėn, kanė marrė pjesė nė gėzimet dhe hidherimet e miqve dhe dashamirėsve tė tyre.
Mikėpritja kjo traditė e moēme shekullore e shqiptarėve, ėshtė pėrcjellė brez mbas brezi edhe nė derėn e madhe tė Kullės sė Jakajve. Aty kanė gjetur bujarinė, besėn, burrėrinė, traditat dhe zakonet tipike shqiptare shumė njerėz tė shquar tė Kosovės, tė cilėt, janė pritur dhe pėrcjellė sipas zakonit nga familja e Jakajve dhe posaēėrisht nga i zgjedhuri i familjes patrioti i palodhur Pjetėr Jaku (1898-1945) me vėllezėr, i cili, edhe u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist nė Kullėn e Popit nė Burim (Istog) nė janarin e ftohtė tė vitit 1945, me shumė burra tė zgjedhur tė Kosovės martire.

Ushtria shqiptare

Ardhja e dhunshme e komunistėve nė pushtet

Duhet thėnė, se nė periudhėn historike tė viteve 1944-1950, kur lėvizjet antikomuniste dhe antisllave ishin tė vazhdueshme nėpėr male me mbi 50 ēeta nacionaliste, qė vepronin askohe nė Kosovė, vala e reprezaljeve shfarosėse ose shkombėtarizuese tė pushtetarėve tė rinj sllavo-komunistė ishte e pamėshirshme ndaj luftėtarėve dhe familjeve tė tyre qė me sakrifica i mbėshteshnin ato nėpėr male.
Ardhja e ēetnikėve tė kriminelit tė famshėm antishqiptar Drazha Mihajloviē, mbi tė cilin rėndojnė krimet ēnjerėzore kundėr popullsisė sė pafajshme shqiptare nė Kosovė, e bėri mė tė fortė rezistencėn e nacionalistėve dhe antikomunistėve shqiptarė nė Kosovė.

Ēdo ditė kishte vrasje dhe krime, qė ēetnikėt e pėrbindshėm sllav bėnin mbi familjet shqiptare nė Lugun e Drinit, duke mbėrritur edhe nė Kullėn e Jakajve tė Ranocit.
Ēetnikėt serbė, me ardhjen e pushtetit tė tyre komunist i rruan mjekėrrat e nė ballė vuan yllin komunist tė diktatorėve tė rusisė bolshevike. Njė nga ngjarjet mė tė shėmtuara dhe krimeve kundėr njerėzimit, ka mbetur e shėnuar nė analet e historisė dimri i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, kur nė muajin janar ēetnikėt iu vėrsulėn shtėpive shqiptare dhe nxorėn prej atyre qindra burra mė tė mirė tė vendit dhe i pushkatuan nė Kullėn e Popit nė Burim (Istog). Nga familja e Jakajve u pushkatua pa gjyq kryetari i familjes Pjetėr Jaku, i cili, qysh herėt me shumė burra tė shquar tė Lugut tė Drinit kishte ranė nė sy tė ēetnikut kriminel Radosh Toshiēi.

Familja e madhe e Jakajve, mbeti nėn drejtimin e vėllaut tė Pjetrit, Ndue Jakut (1896-1948). Pėr Nduen filluan ditė tė vėshtira, angazhimi pėr drejtimin e familjes sė madhe dhe gjakmarrja (hakmarrja) pėr vėllain Pjetrin, i cili, ishte asgjesuar me urdhėrin e ēetnikut kriminel Radosh Tashiqit, qė ishte shumė afėr me fshatin Ranoc, ku jetonte familja Jakaj dhe Koshi, qė ishte katundi i ngjitur me Ranocin, ku jetonte kryeēetniku Radosh.
Nė fillim tė vitit 1945, shumė burra trima tė Lugut tė Drinit rrokėn pushkėt, kundėr pushtetit sllavokomunist me nė krye legjendėn e trimėrisė patriotin e madh Ndue Pėrlleshin, i cili, la detyrėn e kryetarit tė komunės nė Budisalcė dhe me vėllezėrit e tij Zefin e Hilin e me shumė tė tjerė rrokėn pushkėt dhe u nisėn drejt maleve tė lirisė, pėr tė luftuar kundėr ēetnikėve serbė.

Pjesėtarėt e familjes Jakaj, ishin miq me luftėtarin e lirisė Ndue Pėrlleshin. Kushėriri i parė i Ndout Pren Perlleshi, kishte martuar vajzėn e Ndue Jakut, Marqen. Gjithashtu edhe bashkėluftėtari i Ndue Pėrlleshit Shaban Dema, ishte martuar pėr vajzėn e Pjetėr Jakut, Tonen. Atdhetari Pjetri, mizorisht ishte pushkatuar nga sllavokomunistėt nė Kullėn e Popit nė Burim.

Ndue Jakaj u kishte hapur dyert e kullės sė njohur antarėve tė lirisė tė ēetave nacionaliste dhe gjithnjė ishte i gatshėm pėr t'i funizuar me armė, veshmbathje, ushqime dhe gjėra tė tjera tė nevojshme. Nė tė njėjtėn kohė kishte ndėrhyrė tek miqtė e tij tė shumtė, qė t'ua hapnin me bujari dyert e shtėpive dhe t'u ndihmonin sa tė kenė mundėsi ēetave vullnetare nacionaliste shqiptare, qė kishin rrokur pushkėt, pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit serbokomunist.

Njė mbrėmje nė kullėn e Jakajve, ku ishte strehuar luftėtari i lirisė antikomunisti Ndue Pėrlleshi (1908-1949) me ēetėn e tij, ishte diskutuar ēėshtja e hakmarrjes. Dhe vetė Ndue Jaku me antarė tė tjerė e kishte vėnė nė shėnjestėr Radosh Toshiqin si armikun mė tė madh pėr familjen e tij dhe Lugun e Drinit nė pėrgjithėsi.
Nuk kaloi shumė kohė e ēeta e Ndue Pėrlleshit, nė orėt e vona tė mbasditės nė katundin Kojavē e vret Radosh Toshiqin, i cili, ėshtė duke u kthyer nga komuna e Burimit. Nė gjoks i lė tė vrarit njė letėr, ndėr tė cilat, kishte shkruar fjalėt: "U ban shum t'fala Pjetėr Jakut me shok.

Grup i Rezistencės Antikomuniste "Dora e Zezė"

Komunistėt tė hidhėruar e detyrojnė popullin me forcė, qė tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit tė kriminelit ēetnik Radoshit. Nė ceremoninė mortore, ishte e pranishme edhe vajtorja e njohur e Lugut tė Drinit Liza e Prend Nikoll Mrijaj nga katundi i Pataqanit.
Njėri nga drejtuesit e ceremonisė, qė ishte edhe mik i serbit tė vrarė, i afrohet ngadalė vajtores e i lutet, qė tė thotė diēka pėr personin e vrarė. Vajtorja, qė i njihte shumė mirė krimet, qė ai gjatė jetės sė tij si funksionar i lartė (i pushtetit lokal nė kryeqendrėn e komunės sė Burimit) kishte bėrė nė krahinė (si: burgosje, vrasje pa gjyq, angazhime nė punė tė detyrueshme pa pagėsė (vullnetare), sekuestrimin e pasurisė sė patundshme dhe u ka marrė tė dhetat gjoja pėr shtetin komunist, qė po lindte nė ato vite, tortura ēnjerėzore mbi popullsinė e pafajshme etj., sėbashku me shumė bashkėpunėtorė tė tjėrė, si: Mirk Popi, Ruzha Rajēeviqin, etj.), mbasi merr frymė thellė, me njė urretje dhe indinjatė tė akumuluar gjatė viteve, ajo fillon tė vajtoj kėshtu:

"O Radosh, o djal i ri,
nanat shkina po t'ēajn mbi krye,
asnjiher t'i s'ke kujtu
vendin ton per me ndihmu!
Thirr na i ke t'part e vendit,
i ke thirrun me nga nji leter,
me pas dit se shkojn e jesin (mbesin)
kishin marr nga nji far haleti (armė),
sa me i marr hakun vedit.
Krejt Istogut me ia qit flaken,
s'merret gjaku i Pjetėr Jakut!
Me ia qit fkalen krejt Istogut,
S'mirret gjaku i Llesh Gjonit!…
"

Fjalėt surpizė tė vajtores dhe letra e patriotit tė pėrbetuar antikomunist e antisllavit Ndue Perlleshit mbi gjoksin e Radoshit tė vdekur, krijuan njė indinjatė tė madhe tek pėrfaqėsuesit sllavokomunist ēetnik, qė ishin tė pranishėm aty.

Ky inat ēetnik u zhbraz me tėrbim dhe pamėshirshėm mbi familjen Jakaj dhe Perlleshi. Mbi Ndue Jakun ēetnikėt sllavokomunist bėnė tortura ē'njėrzore, ku si pasojė e kėtyre ndeshkimeve fizike vdiq nė moshėn 52-vjeēare mė 18 fror 1948, duke lėnė mbrapa gruan dhe tre djemtė: Tunen, Martinin dhe Tomėn dhe katėr vajzat: Janen, Margjen, Mricėn dhe Marin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara