HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bota e pasur shpirtėrore e poetit Gjekė Marinaj shfaqet nė ēdo fjalė

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj Disa mendime rreth librit poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė autorit Gjekė Marinaj

Po e filloj kėtė shkrim tė shkurtėr pėr vėllimin me poezi tė poetit Gjekė Marinaj: "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", me njė pyetje: ē'ėshtė arti? Dhe do t'i pėrgjigjem, sipas konceptit dhe vlerėsimit tim, qė kam pėr artin, sepse ēdo individ, ka njė ndjesi dhe masė tė veēantė pėr artin, pėr tė bukurėn dhe pėr mua, masa e sė bukurės, ėshtė vetėm dashuri e pa dashuri s'ka jetė, s'ka art. Arti, pėr mua ėshtė bota mė e bukur e kėtij universi. Kjo botė e bukur ėshtė e pranishme kudo, nė tė gjithė natyrėn, brenda e jashtė nesh. Brenda nesh, kemi idenė e sė bukurės, dhe jashtė nesh vetė tė "bukurėn".

Lutje nė ditėn e tetė tė javės E bukura, nuk ėshtė aspakt produkt fantazie dhe as i ndonje koncepti abstrakt, por ėshtė njė relaitet i mbarė natyrės, qė na rrethon e, qė vetėm artistėt e mėdhenj, kanė aftėsi tė veēanta pėrceptuese, qė na e zbulojnė dhe transmetojnė nė veprat shkrimore tė tyre gjeniale. E, nė krye tė tė gjitha veprave tė artit, pėr mendimin tim qendorn poezia. E fillova kėshtu, kėtė shkrim modest, pėr tė dėshmuar, se qė tė shkruash poezi, duhet ta ndjesh brenda shpirtit dhe ta duash shumė tė bukurėn. Dhe kėtė sentiment, tė fuqishėm ndaj sė bukurės dhe poezisė e kemi tė gjallė nė vėllimin me poezi "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė poetit Gjekė Marinaj.

Aty gjejmė finesėn, elegancėn, delikatesėn, larminė e ritmit, vargut, strofės, mendimeve tė ngjeshura, pėr fenomenet e ndryshme tė jetės, pėrfshi edhe ato filozofike, tė konceptuara nė mėnyrė tė harmonishme, dhe tė shprehura me njė ndjenjė tė veēantė, pa rėnė nė pėrsėritje, nė ēdo poezi, jo vetėm nė stil e pėrmbajtje, por edhe nė forma nga mė tė ndryshmet. Dua tė kujtoj kėtu poezitė me titull: "Nderi pėr poetin" dhe "Poeti", ku, nė pesė vargje, pėr tė parėn dhe gjashtė pėr tė dytėn, jepet njė botė e tėrė mendimesh. Gjithashtu poezitė: "Pyetje", "Sugjerim me zė tė ulėt", "Poezia", etj., qė kanė njė pėrmbajtje tė thellė filozofike. Sa tė ėmbla tingėllojnė poezitė: "Vajzat", "Kjo ėshtė ajo vajza", "Mė e ėmbėl se ēputhė vesa bjeshkėn" etj., ku, me sentimente aq tė pastra dhe tė ngrohta shprehet ndjenja e dashurisė sė vėrtetė, pothuajse platonike, si ajo e Dantes pėr Beatriēen.

T'i analizosh apo t'i komentosh tė gjitha poezitė e kėtij vėllimi, nuk do tė mjaftonte as numėri i faqeve, qė pėrmban vetė ky vėllim, por dėshiroj tė theksoj, se kėto poezi do t'u vlejnė shumė mė tepėr poetėve tė rinj, sidomos fillestarėve si tekst referimi e si model i pozisė artistike. Ēdo poezi tė bėn tė meditosh e tė lė mbresa tė thella. Bota e pasur shpirtėrore e poetit shfaqet nė ēdo fjalė, nė ēdo varg e nė ēdo strofė. Metrika dhe ritmi i ēdo vargu, tingėllojnė si akorde tė ėmbla muzikore. Dhe kjo pėrēon tek lexuesi i vėmendshėm njė kėnaqėsi tė vėrtetė estetike. Kuptohet, se kjo nuk ėshtė njė analizė, por njė sintezė e vėllimit poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė poetit tė mirėnjohur tashmė Gjekė Marinaj. I uroj poetit suksese tė mėtejshme, nė vazhdėn e kėsaj rruge kaq tė bukur, por edhe tė vėshtirė tė artit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara