Kurrė ma!
-- nga Sami REPISHTI, New York (ShBA) - Standard, 04.07.2008
Njizet e nji yjet ma parė, me 26 qershor 1987, hyni nė fuqi "Konventa kundėr Torturės dhe Trajtimeve tė Tjera tė Egra,
Ēnjerėzore dhe Degraduese..." Kjo fitore e madhe pėr tė drejtat e njeriut, filloi mė 1984 me Aneks-Rezolutėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė (Sesioni 46, XXXIV-1984) 23 I.L.M.1027 (1984) dhe e modifikueme, 24 I.L.M. 535 (1985). Aneks-Rezoluta u adoptue pa votim, nga A.eP. e OKB-sė mė 10 dhjetor 1984, u hap pėr nėnshkrim mė 4 shkurt 1985, dhe hyni nė fuqi mė 26 qershor 1987.
Nga anėtarėt e Asamblesė sė Pėrgjithshme, 29 shtete anėtare banė deklarata dhe rezervime pėr nenin 21 (qė parashikon tė drejtėn e cilitdo anėtar me raportue se nė nji shtet tė caktuem nuk respektohet Konventa dhe me kerkue qė OKB-ja tė ndjekė procedurėn e hetimit etj.) 28 shtete anėtare kanė paraqitė vrejtje nė lidhje me nenin 22 (qė parashikon qė shtetet anėtare tė njohin kompetencėn e Komitetit (tė OKB-sė) me marrė dhe me shqyrtue komunikime me, ose nė emėn tė individėve tė atij vendi tė cilėt ankohen se kanė qenė viktima tė shkeljės sė Deklaratės sė Konventės, nga shteti i tyne). Vendet ish-komuniste, si dhe ish-RPS e Shqipėrisė nuk kanė pranue kėtė Konventė dhe pėr arsye qė dihen nga tė gjithė!
Pėrcaktimi i termit "torturė" jepet nga kapitulli I: "Pėr qėllimet e kėsaj Konvente, termi "torturė" pėrcakton ēdo akt tė kryem me qėllim, e qė shkakton dhimbje ose vuejtje tė forta, fizike ose mendore, kundėr nji personi, e qė synon nxjerrjen nga ai person, ose nji person i tretė, informata ose rrfime qė rezultojnė nė dėnimin e tij/saj pėr nji akt qė ai/ajo, ose nji person i tretė ka krye ose dyshohet tė ketė krye, ose frikėsim e detyrim me forcė tė personit ose tė nji personit tė tretė, ose qė pėr ēfardo arsyeje qoftė (e pėrdorun) si formė diskriminimi tė ēdo lloji, e ēdo herė kur nji dhimbje ose vuejtje e kėtillė shkaktohet, nxitet, ose lejohet nga nji zyrtar, ose nji person qė vepron si zyrtar..." (Neni 1).
"Konventa kundėr Torturės" ashtė pjesė pėrbase e kapitullit mbi "Tė Drejtat e Njeriut" si nji marrėveshje, qė i bashkėngjitet korpusit tė sė Drejtės Ndėrkombėtare.
Nji recension nga Richard Eger i librit "Notebooks" (1951-1958) tė shkrimtarit francez Albert Camus dhe i botuem nė "The New York Times" mė 28 qershor 2008, mė tėrhoqi vrejtjen dhe mė kredhi nė kujtimet e atyne viteve, tė kalueme nė burgjet e errėta tė ish-Shqipėrisė komuniste (1946-56).
Albert Camus, njeni nga shkrimtaret ma tė njohun francezė tė viteve mbas Luftės sė Dytė Botėrore, ashtė ēmue si njohės i mirė i frymės intelektuale evropiane, sidomos frankofone, dhe si "transmetues" efektiv i ndjenjės se dėshprimit dhe amullisė shpirtėnore tė pėrgjithshme, qė mbuloi Evropėn e mbas-luftės. Kasaphana e viteve 1939-1945 dhe zbulimi i tmerreve fashiste, kryesisht i kampeve naziste tė shfarosjes nė masė, shkatėrruen shpresat e milionave pėr nji jetė tė re e ma kuptimplote. Kudo, dhe kushdo qė mendonte seriozisht mbi kėtė fenomen "asgjasues" humbi drejtimin, e pėrfundoi nė nji lloj nihilizmi shterpė qė siellte vetėm dekurajim... e perfundonte shpesh nė vetėvrasje. (Primo Levi ashtė nji shembull i dalluem). Pėr ata qė mendojshin ishte e pamundun me justifikue Auschwitz-in, me pranue qė Evropa e qytetnueme kishte zbritė aq poshtė me furrat krematore dhe tė kishte "guxim" pėrsėri me shpresue nė nji rimėkambje, ndoshta edhe nė "ringjallje" deri nė atė pikė sa tė justifikojė jetėn pėrsėri nė shoqėnitė e trondituna. Pėr ma tepėr, Camus kishte dėshmue edhe masakrat e Algjerisė...!
Nė Francė, simboli i "ekzistencializmit", J. P. Sartre, nga nji antifashist u ba pėrkrahės i ngurrėt i "komunizmit stalinian". Sartre mbronte "nevojėn absolute tė revolucionit" qoftė edhe tė modelit stalinian, si mjet me arritė nji "ideal" tė ri. Nji rrugė e kėtillė nė emėn tė "idealit" e pruni atė nė pėrfundimin se "dhuna dhe tirania staliniane" justifikohen si mjete me arritė "shoqėninė ideale". Represioni i hapėt, shtypja e pamėshirė, sado e mbrapshtė qė na duket, paraqitet si nji "imperativ" nė luftėn tonė kundėr "tiranisė sė kapitalizmit kolonialist", - shkruente Sartre. Natyrisht, J. P. Sartre bante jetėn e qetė tė profesorit nė shkollat franceze.
A. Camus iu kundervue kėsaj rryme arrogante qė kishte humbė kontaktin me botėn "tjetėr". Atė qė vuente nėn thundrėn e tiranisė sė kuqe. Tė mashtruem nga "ofensivat e paqes" staliniane, mendje tė ndrituna, e tė gabueme, ofruen edhe shėrbimet e tyne planeve djallėzore sovjetike. Nė Britaninė e Madhe shumė intelektuale u banė "agjentė sovjetikė" tue sjellė dame tė mėdha (Njeni nga kėta agjentė ka qenė edhe Kim Philby, qė tradhtoi rezistencėn antikomuniste shqiptare).
A. Camus sulmoi kėto grupe qė shijojshin "nėnshtrimin si nji formė virtyti". Ai edhe tallet me ta, tue pėrdorė anekdotėn e nji vajze tė re qė i thotė babės: "Baba, unė do tė bahem anėtare e partisė ma tė egėr qė ekziston". Kur e pyeti i ati pėrse, ajo pėrgjegji: "Nė qoftė se na fitojmė, jemi tė shpėtuem; nė qoftė se fitojnė tė tjerėt, ata nuk janė aq tė egėr sa ne dhe nuk na bajnė ndonji tė keqe."
Kjo anekdotė, me kujtoj nji bisedė me bashkėvuejtsit e mij vlonjatė nė kampin e Fushė-Maliqit, Korēė. Ata kishin folė me nji tė quejtun Ethem Cako, parashutisti i parė qė u hodh nė Shqipėni si diversionist, u kap i gjalle nga Sigurimi, dhe u dėnue me burg tė pėrjetshėm. Njėkohėsisht, filloi tė flasė shumė kundėr Ballit Kombėtar e tė ndjerit Hasan Dosti. I pyetun nėse kishte frikė se kur tė kėthehet Hasan Dosti do tė dėnohej, ai pėrgjegji: "Le tė vijė Hasan Dosti. Unė frikėsohem nga tė kuqėt qė tė vrasin si nji qen, por Hasan Dosti nuk vret njeri... as mua!" Cako kishte pa tė dy botėt dhe pėrkulej para asaj qė vriste, e fliste kundėr botės qė e kuptonte se nuk ashtė vrasėse. Paturpėsia e mediokritetit nuk njeh kufij!
Nė nji report "Broken Laws, Broken Lives" tė botuem nga organizata nobeliste "Mjekėt pėr tė Drejtat e Njeriut", pėrshkruhen me hollėsi aspektet e tmerrshme tė torturės nė praktikė, dhe pse tortura ashtė themeli i "sė Keqes sė Madhe" (Evil), krejtėsisht nė kundėrshtim me ēdo gja njerėzore.
Ka nji ndryshim tė madh nė mes tė konceptit abstrakt tė torturės, dhe praktikės sė saj nga regjime tiranike nė kurriz tė personave, pėr definicion pa mbrojtje. "Pėr shumė amerikanė, - shkruente Bob Herbert nė "The New York Times" mė 28 qershor, tortura ashtė diēka e largėt, abstrakte, e pėrbuzshme, por qė nė sytė e disa individėve, ndoshta edhe e nevojshme. Ky ka qenė edhe qėndrimi i shumė "bashkudhėtarėve" (compagnons de route) tė tipit J. P. Sartre: "Ideali" justifikon gjithēka! E tmerrshme! E pabesueshme!
Me torturue nji individ, me shkatėrrue me trup, me mend e me shpirt nji qytetar tė lirė, me poshtėnue nji kundėrshtar mendimi deri nė pikėn sa dėshirohet edhe vdekja, e gjithė kjo nė emen tė "idealit" ashtė nji mashtrim, nji vetėmashtrim, qė kalon kufijt e perceptimit pėr nji qenie njerėzore normale. "Tortura, - shkruente Herbert - nuk ashtė thjeshtėsisht nji teknikė hetuesie; ajo ashtė thellėsisht nji sulm kriminal kundėr nji qenie njerėzore". Aq ma tepėr kur eksperienca e milionave tregon se "tortura nuk zbulon tė vėrtetėn, por inkurajon gėnjeshtrėn e shpifjen" dy anėt e flliqta tė regjimeve totalitare. Pėr plotėsimin e kuadrit tė mbrapsht tė torturės, mobilizohen masat e pa mend e pa za ndėrgjegje, dhe frikacakėt qė kuptojnė, por sjellin kokėn nė anėn tjetėr me evitue konfrontimin me tė keqen, e tė vėrtetėn e dhimbshme.
Viktimat e torturės nuk kthehen pėrsėri nė jetėn e tyne normale; ata janė tė sakatueme! Dinjiteti i tyne pėson nji goditje tė randė e tė pareparueshme. Trupi i tyne ruen akoma plagėt qė kullojnė gjak, ose gjurmėt e tyne me tė cilėn viktima ballafaqohet ēdo ditė, ēdo herė qė i kujtohet dhe i rikujtohet, nė ēastet e vetmisė qė shkėputet nga jeta e pėrditshme, "normale". Me kupat e gjunjėve tė hapun me gozhda, me kockat e krahėve e kambėve tė thyeme me ēekan, me sytė e djegun me cigare, me misht e premė me thikė e tė fėrkuem me kripė, me kurrizin e dėrmuem me dru tė pagedhenun pėr orė tė gjata, tė varun pėr pemė gjithė natėn nen shi e dėbore, dhe nė hekurat e dritoreve tė qelisė sė errėt e tė qelbun, me organet gjenitale tė shtypuna me kambė ose tė coptueme me dru "qė tė mos lindin pėrsėri fėmijė reaksionarėsh". Me javė tė tana pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa tė drejtė me shkue nė nevojtore, nėn qeshjen tallėse e idiote tė rojeve tė kuqe qė "zbatojnė urdhrin nga lart" e nė izolim tė plotė, pushteti komunist nė Shqipėri zbatonte "diktaturėn e proletariatit, nė emėn tė "idealit komunist" qė ndėrtonte "botėn e re pa shtypje dhe tė shtypur", botėn ku do tė kishte "plotėsim tė ēdo ėndrre dhe dėshire...!"Bllah, bllah, bllah!
Sot, si poshtėnimi ma i fundit, viktima e terrotit komunist nė Shqipėri, pėrballet me dy nemesis tė fuqishėm: harresėn, nga ata qė nuk duen tė dijnė pėr kėto "vėshtirėsira", dhe mohimin nga kriminelėt dhe xhelatėt e kuq, qė nuk kanė guximin me pranue botėnisht frymėn qė i ka mbushė dhe aktin kriminal qė kanė zbatue nė kurrizin e viktimės sė pafajshme.
Por unė, viktima e pafajshme, nuk do tė hesht dhe do tė vazhdoj denoncimin e torturės pa hezitim, pa kondita, pa rezerva, si nji detyrim moral absolut, si imperativ kategorik, si nji justifikim i "mbijetesės" sime. Ēdo gja ma pak, do tė mė bante ma pak "njeri"!
Torturė? Kurr ma, kurr ma!
[ ]
|