HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Hija e vetes" e Diana Seitajt

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Jam njohur edhe mė parė me krijimtarinė letrare nė prozė dhe nė poezi tė Diana Seitajt dhe, sapo mė ra nė dorė libri i saj i fundit, "Hija e Vetes" (Novelė) mendova tė shpejtoj pėr ta lexuar menjėherė. Kjo shtysė, e menjėhershme, ishte, sepse e njoh tani penėn, mendimet dhe imagjinatėn e saj krijuese dhe e merrja me mend se ēfarė do kishte prodhuar Diana Seitaj edhe nė kėtė krijim tė ri tė saj letrar, falė botimeve tė saj tė suksesshme, vitin qė kaloi tė dy librave nė prozė dhe nė poezi, "Pafajėsia e largimit" dhe "Nė krahėt e njė ėndre", tė cilėt u pritėn dhe u vlerėsuan nga kritika letrare.
Kjo ėshtė edhe ajo qė duhet thėnė qė nė fillim; pa kaluar ende njė vit nga botimi i Seitaj-t i dy librave tė saj, Diana del sėrish para lexuesit me njė libėr tjetėr, "Hija e Vetes" (Novelė) edhe pse nė sirtaret e saja presin "radhėn" poezi dhe proza tė tjera pėr t'u botuar.

Dhe, sigurisht edhe pse e kam lexuar krijimtarinė e Dianės mė parė, nuk u zhgėnjeva, ndėrsa lexoja librin e saj tė ri. "Lexoje edhe njėherė", tė "thotė" autorja, pasi e ke pėrfunduar librin sė lexuari me njė frymė pėr herė tė parė, duke ndjerė emocionet e forta nė vargun e saj dhe, sigurisht, duhet t'i kthehesh pėrsėri edhe njėherė nga e para pėr ta lexuar librin, me tė cilin je "dashuruar" qė nė (shikim) leximin e parė, pėr t'i kuptuar edhe mė thellė ato qė, ndoshta tė kanė "shpėtuar" gjatė leximit tė parė, pėr ta kuptuar edhe mė thellė autoren Seitaj nė thelbin e mendimeve tė tė shprehurit tė saj, nė botėn shpirtėrore dhe komplekse, ku tė fut autorja me ngjarjet e trajtuara nė libėr.

Diana Seitaj - Hija e vetes, novelė

Autorja Diana Seitaj si nė krijimtarinė e saj letrare tė mėparshme edhe nė kėtė libėr prezantohet para lexuesit njė mjeshtre, "magjistare" e fjalės, e rrjedhshmėrisė sė mendimeve nė vargun e saj...
Pėrse tė bėn tė mendohesh, tė thellohesh shumė pasi e ke pėrfunduar sė lexuari atė libėr, duke i dhėnė pikėt maksimale tė vlerėsimit autores?!
Ėshtė subjekti i librit qė ka zgjedhur autorja pėr t'a trajtuar nė libėr?! Rrjedha e ngjarjeve, loja e aktorėve tė vendosur mjeshtėrisht nga autorja nė "Sheraton Theatre"? Dialogjet e personazheve kryesorė nė libėr Ana-Jani, Ana-Eno, Ana-Teto?... Marėdhėniet vjehėr-nuse, mentaliteti i vjetėr i Tetos, asaj vajze tė dikurshme tė brishtė shqiptare larguar nga Shqipėria pas luftės dhe vendosur nė Nju Jork, tani njė grua e moshuar, e cila, pa shkuar asnjėherė nė vendlindjen e saj nė Korēė, pa pasur asnjė kontakt me vendin dhe njerėzit e saj, ruan ende atė mentalitet tė vjetėruar pėr vendin e saj tė varfėr, siē e ka lėnė dikur, pėr njerėzit e saj...? Apo ėshtė shqetėsimi i autores pėr plagėn kombėtare ende tė hapur, braktisja, boshatisja e Atdheut tė saj nga bashkatdhetarėt e shumtė pėr tė gjithė ne ikanakėt dhe thirrja e autores, vendosmėria pėr t'u kthyer pėrsėri nė Atdhe...?!

Tė gjitha kėto do t'i gjejmė nė librin e autores Diana Seitaj "Hija e Vetes", tė cilėt, autorja i ka dhėnė pėrgjigjen nė fund tė librit tė saj "Dhe tingėllon kaq qesharake, Jani..., kur shumė prej nesh paraqiten me pretendimin naiv, se kanė gjetur kėtu..., e kanė bėrė tė vetėn dhe ndihen mė tė plotė, me atė ē'ka qenė e mohuar nė atdheun e tyre. Kam prekur refleksione snobizmi edhe mbi gjumė tė freskėta intelektualėsh dhe pavarėsisht si ndihesh, duhet tė bashkėjetosh me tė. Ėshtė vėrtet njė ēmenduri! A nuk provokon ky ekzaltim..., kjo eufori kjo marramendje kombėtare me rrėnjėt brenda nesh, dėshirėn pėr tė reflektuar ndryshe? Jam e sigurt, se edhe ti do ta bėje kėtė...". "Edhe pse e kemi tė drejtėn tė kėrkojmė diēka mė tė mirė dhe fatmirėsisht mė nė fund mund ta bėjmė, kjo nuk do tė thotė se mund tė ndjekim ēdo rrugė pėr tė arritur qellimin. Dhe pėrse tė mos e provokojmė kėtė, sė pari atje, nė vendin ku patėm fatin tė lindim? Apo tingėlloj disi naive para "artit politik" qė ka ngjyrosur qenien tonė jashtė dhe brenda nesh...? Apo tingėlloj naive para bashkatdhetarėve tanė pėr t'u "shitur" tek fqinjėt, vetėm se kjo ushqen interesat e ēastit? Mund tė jetė edhe kėshtu, por unė s'mund tė shprehem ndryshe dhe ndiej se mė duhet tė kthehem..."

E veēanta nė tė gjithė librat e botuara nga autorja Seitaj ėshtė, se mungon emri i redaktorit tė librit, mungesa e tė cilit nuk ndihet aspak.
Diana ėshtė tepėr e vėmendshme. Si nė librat e parė tė saj tė botuara edhe nė librin mė tė ri "Hija e Vetes", Diana Seitaj ėshtė vetė redaktore letrare e librit.
Kujdesja redaktoriale nga autorja ndihet gjatė gjithė leximit tė librit. Kjo ėshtė edhe njė provė e suksesshme pėr autoren Seitaj se mund tė jetė edhe redaktore letrare nė ndonjė krijim letrar tė ndonjė autori tjetėr, madje e suksesshme.

Libri "Hja e Vetes" ka 148 faqe dhe ėshtė botuar nė Shtėpinė Botuese "ALBIN" nė Tiranė, 2007
Libri ėshtė i ndarė nė tri pjesė.
Arti grafik nga: Suela Bushkolaj
ISBN: 978-99943-48-18-0

Urime prozatore Diana Seitaj.
Ju faleminderit qė na dhuruat tė gjithėve njė libėr tė ri i pėrshtatshėm pėr kohėn qė jetojmė...

Kush ėshtė Diana Seitaj
Diana Seitaj ėshtė lindur dhe rritur nė qytetin e bukur tė Korēės, nė familje korēare me tradita patriotike dhe kulture, nė Familjen Borova.
Fėmijėrinė dhe rininė e saj e kaloi pranė familjes dhe qytetit ku u lind.
Qė nė vitet e shkollės tetėvjeēare dhe tė mesme ka qenė e dashuruar shumė pas Letėrsisė. Nė atė kohė, shtypi lokal i qytetit do tė botonte herėpashere krijimtarinė e saj, prozė dhe poezi, tė cilat ishin tė pėlqyera dhe tė vlerėsuara nga lexues tė shumtė.
Diana Seitaj jeton prej mė shumė se njė dekadė nė ShBA, Illinois me familjen e saj, bashkėshorti dhe dy fėmijėt, djali dhe vajza.

Pjesė tė shkėputura nga Novela "Hija e Vetes"

"... Ēfarė ėshtė e mira dhe e keqja?"... pyet shpesh veten Eno. Jo tė gjithė e vlerėsojnė njėlloj, shtyhet mė tej ai. Ndodh jo rrallė qė e keqja t'i paraprijė zhvillimit mbi pėrpjekjen e ndėrgjegjshme dhe tė domosdoshme, pėr t'iu kundėrvėnė asaj, pėr ta izoluar nė njė formė tė papėrfillshme, deri nė asgjėsimin pėrfundimtar nėse do tė mundim.
Sėmundjet e pashėrueshme, si psh. fenomenet natyrore apo aksidentet fatale, mbeten njė e keqe e pėrhershme, e cila nxit, provokon dhe orienton pozitivisht trurin njerėzor dhe nė fund pėrcakton qėllimin. Atėhere, mes tėrė tė kėqijave, kush mbetet sė fundi e keqja mė e errėt qė nuk prodhon, veēse dhimbje, qė nuk vlen pėr asnjė ndryshim, qė vetėm shkatėrron? - hyn mė thellė Eno. Padyshim, pėrgjigjet subjekti, mbetet ajo qė lind brenda nesh, ndonjėherė edhe nga diēka e vogėl nė dukje, e parėndėsishme, e papėrfillshme pėr sytė tanė, tė aftė dhe tė destinuar tė shohim dhe tė humbasim padrejtėsisht pas shkėlqimit fals, mbetet ajo ē'ka prodhon varfėria e ekzistencės sonė.
Pavetėdija..., pikėrisht, pavetėdija dhe vetėm ajo, do tė pėrcaktojė deri nė fund limitet e transformimit, si vatra e humbjes njerėzore. Dhe rrotull saj, vazhdojmė tė ngrejmė hipotezat tona pafund, ndėrtojmė ligje dhe mure tė hekurrt, prodhojmė armėt qė ushqejnė edhe mė urrejtjen dhe ēmendurinė e botės ku rigjenerojmė vetveten dhe kjo, a do tė ketė fund? Apo ndoshta edhe ky shkatėrrim do tė vlejė pėr tė kuptuar se me sa pėrkushtim dhe forcė na duhet ta mbrojmė atė qė ende s'kemi humbur?...

- Shpesh edhe pse e njohim zgjidhjen mė pranė nesh, e refuzojmė tė shtyrė nga motive paqendrueshmėrie, nga neglizhenca, paqartėsi apo dobėsi tė momentit..., shumė prej nesh i rrėmben egoizmi dhe tendenca materiale e turmės, Ana. Nuk kėnaqemi asnjėherė me atė qė kemi edhe kur kjo ėshtė e mjaftueshme. Prirja e pėrgjithshme njerėzore mbetet e dėshtuar brenda kėtij vizioni.
- Dhe ngrihemi mbi kėnaqėsitė e thjeshta tė jetės, me pretendimin se do tė na bėjė tė lumtur, ajo qė s'mund tė bėhet kurrė e jona. Dhe justifikohemi duke thėnė se jeta mbetet njė ėndėr pa fund... Kur jemi ne ata, qė shtyhemi pa ditur ē'kėrkojmė ndonjėherė! - e mbėshteti entuziaste Ana...

- Mbeti apo jo viktima tė realitetit qė pretendojmė se na imponohet nė heshtje, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr? - pyeti Ana, si tė fliste me vete. - Kush i paraprin kėsaj tendence?
- Ne Ana..., vetė ne e krijojmė, pa kuptuar se kush do tė ishte mė e mira. Qajmė e qeshim, urrejmė e dashurojmė, vdesim dhe lindim, ndėrtojmė po aq sa edhe shkatėrrojmė, zbulojmė dhe groposim ēdo ditė njė pjesė tė jetės, si viktima tė sė panjohurės...

Nxitoi tė ulej para pianos dhe pa u shkėputur ende nga ndjesia erėmirė, hodhi nė pentagram notat e para tė asaj dite tė re, mė pas tė tjera e tė tjera dhe dhoma e arkitektit u mbush me jehonėn qė shpėrtheu e fuqishme dhe harmonike. Sa larg kishte shkuar, sa gjatė kishte pritur pėr tė zbuluar limanin ku do tė ankorohej anija e saj. Dhe mbi shkėmbinjtė e bregut, hidhte dritė mbi shpirtin e njė nėne, gėzimi nė sytė e bukur tė Redit...
Nuk pa si Eno hyri ngadalė, priti gjatė i mrekulluar pas shpinės sė saj dhe doli pa i folur. Ishte kompozimi i parė midis dy botėve. I mallėngjyer, ai njohu dashurinė e vendit nga vinin. Ata tinguj, do tė mbeteshin atje edhe pas largimit tė Anės.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara