HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova nuk humb asgjė t’i thotė “Jo!” planit prej gjashtė pikash

-- nga Henry H. Perritt Jr.

Qeveria e Kosovės ka tė drejtė ta kundėrshtojė planin prej gjashtė pikash, i cili e anulon planin e Ahtisaarit dhe tėrėsisht e pėrmbys Pavarėsinė e Kosovės.

Nėnshkrimi i planit prej gjashtė pikash, i pėrpiluar nga OKB dhe Beogradi, ashtu siē po i bėn presion BE presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaēi, ėshtė njė e ide e keqe. Ata duhet t’i rezistojnė kėtij presioni.

Kjo marrėveshje do tė ratifikonte ndarjen e Kosovės dhe do tė legalizonte pėrfundimisht ushtrimin e sovranitetit tė Beogradit mbi kėtė pjesė tė Kosovės. Kjo do tė zyrtarizonte mashtrimin e politikės historikisht raciste tė Serbisė mbi Kosovėn, e cila vazhdimisht e ka suprimuar pjesėmarrjen e lidershipit kosovar nė vendimet rreth problemeve tė brendshme tė Kosovės. Do tė pėrforconte tėrheqjen e Evropės nga pėrkrahja pėr planin e Ahtisaarit.

Plani prej gjashtė pikash ėshtė krejtėsisht kundėr Kushtetutės sė Kosovės dhe statusit tė saj si njė shtet i pavarur. Ky plan ėshtė edhe mė i keq se Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB duke u pėrqendruar nė aspektin e saj pėr “status neutral”; ndryshe nga Rezoluta 1244, e cila nuk e thotė as formalisht qė Kosova ėshtė sovrane mbi tė gjithė territorin e Kosovės.

Nuk ka asnjė lloj humbje reale qė pėrfundimisht tė refuzohet kjo marrėveshje. EULEX ekziston vetėm pėr tė implementuar planin e Ahtisaarit. Plani prej gjashtė pikash e shkatėrron planin e Ahtisaarit.

Refuzimi i kėsaj marrėveshjeje do tė mobilizonte guximin e Bashkimit Evropian qė ta shtrijė EULEX nė bazė tė planit tė Ahtisaarit, tė cilėn e ka adaptuar BE. Do ta shpinte UNMIK nė vendin e vet mbarues, legalisht dhe politikisht: si njė ndėrhyrės nė ēėshtjet e sovranitetit tė njė shteti pa aprovimin e tij.

Pa planin e Ahtisaarit, Kosova mbetet de facto e ndarė. Ka qenė e ndarė qė nga viti 1999. Por, plani prej gjashtė pikash do ta forconte dhe legalizonte ndarjen dhe do ta bėnte tė pamundshme zhbėrjen e saj.

Nė njė mėnyrė apo tjetrėn, Beogradi dhe Moska do t'i vazhdojnė pėrpjekjet e tyre qė ta ndalojnė pavarėsinė e Kosovės tė bėhet e suksesshme dhe tė sabotojnė ēdo pėrpjekje ndėrkombėtare qė ēon nė njė drejtim konstruktiv. Ata do tė vazhdojnė tė provojnė t'i frikėsojnė serbėt e Kosovės tė marrin vendime nė bazė tė interesave tė tyre dhe tė kėrkojnė tė integrohen nė jetėn politike tė Kosovės.

Plani prej gjashtė pikash thjesht i legalizon tė gjitha kėto pėrpjekje joligjore. Nėse plani nuk nėnshkruhet, qeveria e Kosovės do tė kėtė mė shumė fleksibilitet qė tė punojė gjatė kohės qė ta integrojė minoritetin serb nė Kosovė nė ēėshtjet politike dhe legale tė shtetit tė ri.

Qeveria e Kosovės ka bėrė gjithēka qė duhet qė tė implementojė planin e Ahtisaarit; dhe qė plani nuk ėshtė tėrėsisht i implementuar, ėshtė krejtėsisht si pasojė e mosdėshirės sė Serbisė qė tė punojė sipas rregullave tė shteteve civile nė sistemin ndėrkombėtar.

Refuzimi pėr ta nėnshkruar planin prej gjashtė pikash do tė lejojė qė realiteti i politikės serbe tė shihet nga bota, duke pėrfshirė edhe ata qė duhet tė shqetėsohen pėr sjelljet e Serbisė, nė rast se ajo bėhet anėtare e BE.

Serbia e ka humbur sovranitetin mbi Kosovėn gjatė periudhės prej 1989-‘99, kur ajo nė mėnyrė sistematike ua hoqi shqiptarėve tė Kosovės tė drejtat politike dhe ekonomike mbi baza krejtėsisht etnike, dhe kur solli armėt dhe tanket mbi popullatėn e pafajshme shqiptare tė Kosovės pėr t'i pėrzėnė nga shtėpitė e tyre. Prej vitit 1999-2008, Serbia nuk i ka ushtruar atributet e sovranitetit mbi Kosovėn, dhe kjo ėshtė njė nga rregullat pėr sovranitet nė bazė tė ligjit ndėrkombėtar. Pa marrė parasysh motivet e kėtyre argumenteve ligjore, megjithatė, Kosova e ka arritur statusin e njė shteti sovran me Deklaratėn e Pavarėsisė nė shkurt tė kėtij viti qė ka pasuar me njohjen e saj nga mbi 50 shtete. Duke marrė parasysh fitoren e pavarėsisė ende te re, qeveria e Kosovės nuk duhet tė dorėzohet aq herėt nga presioni pėr tė pranuar planin prej gjashtė pikash. Marrėveshja e tillė ėshtė njė plan pėr tė rishpallur de jure sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Ndoshta njė ditė mund tė vijė dita, kur Kosova mund tė pajtohet pėr ndryshim tė kufijve, por, nėse kjo ndodh ndonjė ditė, atėherė duhet tė jetė si rezultat i negociatave, nė cilat qeveria e saj ka marrė pjesė nė mėnyrė aktive dhe duhet tė pėrfitojė diēka nė pajtim. Asnjėra nga kėto nuk ėshtė vėrtet nė planin prej gjashtė pikash.

Mėnyra se si po i thuhet Kosovės qė ta pranojė kėtė plan ėshtė njė pėrshkrim i trishtuar i paaftėsisė sė Evropės qė tė qėndrojė me vendime tė politikės sė shėndoshė. Shkurti ishte njė cak kulmor i pėrmbushjes tė premtimeve tė BE dhe OKB rreth statusit tė Kosovės, ata kanė filluar tė tėrhiqen qė prej atij momenti. Qeveria e Kosovės nuk duhet t'i ndihmojė kėtij dėshtimi diplomatik mė tej.

Qėndroni fuqishėm pranė pikėpamjeve tuaja z. Sejdiu dhe z. Thaēi!

Autori ėshtė profesor i Drejtėsisė nė Kolegjin e Drejtėsisė, Chicago

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara