HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FIGURA MADHORE E NJĖ APOSTULLI TĖ FESĖ E TĖ KOMBIT

-- nga Mikel Gojani*, Bota Sot

Refleksione rreth monografisė: "Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Njė jetė e shkrirė pėr fe dhe atdhe", tė autorit Tomė Mrijaj, New York, 2008, f. 400.

Libri i ri monografik, "Monsinjor dr. Zef Oroshi - njė jetė e shkrirė pėr fe dhe atdhe", tė autorit Tomė Mrijaj, ėshtė nė duart e lexuesve. Studiuesi e shkrimtari Mrijaj, tanimė ėshtė bėrė emėr i njohur nė fushėn e studimeve.
Konsideroj, se autori i kėtij studimi monografik dėshmon, se ėshtė njohės i mirė i rrugės jetėsore dhe veprimtarisė meshtarake e intelektuale tė Mons. Zef Oroshit, i cili, nėpėrmjet kėtij studimi paraqet portretin fundamental tė kėtij personaliteti tė jetės meshtarake, intelektuale, humaniste dhe atdhetare.

Pėrvjetori i 17-tė i Grevės sė Urisė - nga Grupimi Dhjetor '90-tė

Studimi nė fjalė, ėshtė organizuar nė mbėshtetje tė njė metodologjie tė pranueshme shkencore me faktet dhe tė dhėna tė fuqishme, duke i pėrforcuar konstatimet e veta shkencore. Pėr t'i dėshmuar konstatimet e mia, lidhur me cilėsinė shkencore tė kėtij studimi monografik, i cili, si objekt studimi ka rrugėn jetėsore tė kėtij apostulli tė fesė dhe tė kombit, pra tė Mons. Dr. Zef Oroshit, njė baritori tė ēmuar i grigjės kudo qė i priu.
Pėr ta pasqyruar sa mė mirė punėn dhe kontributin e studiuesit Mrijaj, i cili, me njė angazhim pėrkushtues iu qas kėsaj figure shumė tė rėndėsishme dhe shumėdimensionale, ne do tė paraqesim me vija tė trasha shtyllat, mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar bazamenti i kėsaj vepre shkencore.
Studimi nė fjalė, hapet me njė hyrje, qė bėn autori, i cili, paraqet qėllimin e botimit, kontributin dhe ndihmėn e pakursyer e dashamirėse, qė tė tjerėt i kanė dhėnė nė konceptimin dhe pasurimin e tij.
Nė vazhdim tė kėtij kemi tė konceptuar parathėnien nga studiuesi i spikatur shkodran, Prof. Mentor Quku, i cili, ndėr tė tjera shprehet, se kjo parathėnie i kushtohet njė prej shkollave mė tė shquara tė dishepujve, Shkollės sė Dom Ndreut, ku shquhen mėsuesi - Dom Ndre Mjeda, dishepulli - Dom Zef Oroshi dhe nxėnėsi mė i ri, autori i librit - Tom Mrijaj. Gjatė viteve, qė merresha me studimin e jetės dhe veprės sė Dom Ndre Mjedės, kam patur rastin tė njoh edhe dy nga dishepujt e shkollės sė Dom Ndreut: Imzot Zef Oroshin dhe studiuesin Tom Mrijaj. Duke i parė sėbashku, mėsuesin me dy pasuesit e tij, tė bie nė sy roli i madh qė ka luajtur shkolla e dishepujve nė formimin e kėtyre dy personaliteteve", shprehet ai.. Nė pjesėt vijuese, Me shpirt e zemėr tė madhe shqiptari dhe atė Historia e klerikut t paharruar, autori Mrijaj jep njė vėshtrim pėr rrugėn jetėsore tė mons. Oroshit.

Duke e dhėnė njė pasqyrė tė rrugės jetėsore tė Imzot Oroshit, Mrijaj thekson se emri i tij i pagėzimit ishte Zef Ēoku. Meshtari Oroshi, u lind mė 24 nėntor tė vitit 1913, nė katundin Kaftall, tė Mirditės (Shqipėria e Veriut). Lindi nė ato ditė, kur vendit i vinte era e tymit tė barotit tė nxehtė, vetėm katėr ditė para ditės sė madhe tė 28 nėntorit 1912, kur atdheu i shqiponjave do tė shpallte pavarėsinė ndaj pushtuesve mizorė 5 shekullorė tė Perandorisė Otomane. (shek. XV - XX). Kur ishte fėmijė i vdes babai dhe mbetet jetim. Pėr dy vėllezėrit e tij mė tė rritur Prenin e Nduen dhe motrėn e vetme Luēen, pėrkujdesej me shumė mund e sakrifica nėna e tyre Dila, njė fisnike e njohur, stoike dhe burrneshė...

Mėsimet fillestare Zef Oroshi i mbaroi nė vendlindje, ndėrsa studimet e mesme i nisi nė vitin 1927, nė Seminarin e njohur "Saverian" (1859) tė Urdhėrit Jezuit nė Shkodėr...
I etur pėr shkollė dhe nevojėn e madhe, pėr t'u ushqyer me dije tė thellė dhe kulturė tė pasur civilizuese e fetare perėndimore, ai vijoi studimet e larta nė Universitetin e Urbinos nė "Propaganda Fide", mė 1936-1940, nė degėn adhuruese tė Teologjisė dhe Filozofisė nė Romė.
U shugurua meshtar nė Itali, nė njė bashkėcelebrim me shumė meshtarė dhe ish - seminaristė, qė kishin veshur pėr herė tė parė petkun e klerit katolik. Pasi mbaroi studimet teologjike, kleriku i ri e plot energji, Oroshi, u kthye nė Mirditė e prej andej shkoi nė Korthpulė.
Meshėn e parė ia kushtoi Zotit, sikurse vepronin tė gjithė meshtarėt, qė sapo kishin vėnė kuletin e bardhė dhe rrobėn e bariut shpirtėror. Viti 1940, ishte vit gėzimi, sepse ai veshi petkun e meshtarisė dhe vit hidhėrimi, sepse poeti kombėtar Atė Gjergj Fishta O.F.M., kaloi nė amshim. Tė madhin Atė Gjergj Fishta, ai e kishte takuar disa herė, kur kishte qenė nxėnės nė Shkodėr dhe student nė Itali.

Shugurimi meshtarak, ishte ditėlindja baritore, kushtuar me mish e shpirt Hyjit dhe vreshtės sė tij tė madhe shpirtėrore. Mbas dy ditėsh, Ipeshkvi i famshėm, Imzot Frano Gjini e emėron si famullitar nė Kishėn e Shėn Marisė Magdalenė, nė Ungrej tė Mirditės. Nė vitin 1943, Dom Oroshi, nė emėr tė abacisė, merr pjesė nė pėrcjelljen pėr nė banesėn e fundit tė Imzot Zef Skanės (1889 - 1943), duke i qėndruar mbi krye tė ndjerit, sė bashku me ordinarin Imzot Frano Gjini, si dhe me meshtarėt: Dom Nikollė Luli, i Domgjonit, Dom Ndre Lufi, i Kalivares, Dom Rrok Frisku, Qafės sė Malit, Atė Gjon Karma dhe Atė Pjetėr Tuci. Fjalėn e lamtumirės e mbajti Atė Gjon Karma, ndėrsa pėrshėndetjen e fundit, Abati i Mirditės, Imzot Frano Gjini. Imzot Skana mbetet njė ndėr figurat intelektuale tė Kishės dhe kulturės shqiptare, vizionar pėr tė ardhmen, misionar i pajtimit tė gjaqeve, i dijes dhe arsimit. Ai botoi: "Onomastika e Mirditės" nė revistėn kulturore "Leka", nė vitin 1936. Mė 1946, sėrish Ipeshkvi Gjini e cakton Oroshin si konsulent i dioqezės sė Mirditės.

Nė pjesėn Shqipėria dhe Mirdita, autori jep tė dhėna mbi origjinėn e krahinės sė Mirditės, njė vendbanim i lashtė qė prek thellėsitė e shekujve. Autori Mrijaj, nė kėtė pjesė po ashtu jep edhe njė rrugė historike tė krahinės sė Mirditės, duke mos lėnė anėsh rezistencėn e derės sė Gjonmarkajve, nėpėr shumė furtuna tė luftės. Nė kėtė pjesė, po ashtu autori paraqet kontributin meshtarak e atdhetarė tė shumė meshtarėve tė kėsaj krahine, tė cilėt, pėr tė mirėn e kombit nuk kanė kursyer asgjė. Me theks tė veēantė autori ndalet tek figura e Atė Daniel Gjeēaj, Atė Ambroz Martini O.F.M (1928) e Dom Nikollė Kimza etj.

Nė kėtė pjesė tė kėtij libri, autori jep edhe njė mesazh tematik tė kryeprotagonistit tė kėtij libri, Imzot Oroshit, i cili, ndėr tė tjera shprehet: "Sigurisht, pa dasht kurrsesi me prekė vllaznit tanė tė besimeve tė tjera, asht e pamohueshme, se rrezistenca asht ba aty dhe bahet gjithnji, sepse ato krahina janė krejt katolike, mbasi Kisha Katolike, siē dihet botnisht, asht mundue qė me kohė me ia ēelė sytė botės, permbi qėllimet e errta tė Moskės e permbi parimet e saj grabitēare e antifetare; mjafton me pa Enēiklikat. Mirdita prandej asht masakrue dhe masakrohet gjthnji, posaēe tė gjith krahinave tė Shqipnis, sepse rrezistencen, qi ka gjetė dhe gjen aty Qeverija e Enverit, nuk e ka gjet aq tė ashpėr nė asnji krahinė tjetėr. Kjo rrezistencė, brenda kufijve tė Shqipnis, asht e njoftun, megjithate ktu poshtė, po Ju shenojmė pak ngjarje tė kėsaj rrezistence." (f. 16).

Autori Mrijaj, nė kėtė pjesė tė librit, ofron tė kaluarėn e lashtė tė kėtij vendi, pozitėn e tij gjeografike, tė parė nė shumė kontekste kohore e historike, qė nga e kaluara e thellėsishme deri nė ditėt e mėvonshėm tė dikaturės komuniste si dhe njė panoramė tė rezistencės kombėtare tė shumė trimave tė paepur tė krahinės zėmadhe dhe popullatės sė saj nė pėrgjithėsi. Sipas autorit Mrijaj, origjinave e motmoteve tė kėtij vendbanimi, pėrbėhej nga pesė bajraqe, si: Orosh, Spaq, Kushni, Fan dhe Dibėr. Me kėtė rast, autori Mrijaj, duke shfrytėzuar njohuritė mbi tė kaluarėn dhe tė mėvonshmen tė kėsaj krahine, ku, nacionalisti mirditor, Ndue Mėlyshi, na jep shumė tė dhėna nga aspekti gjeografik, historik dhe etnografik tė krahines, qė dėshmojnė origjinėn autentike tė krahinės sė Mirditės.

Nė kėtė pjesė tė kėtij libri, pėr t'a ilustruar edhe mė mirė rezistencėn kombėtare tė shumė trimave dhe burrave tė nderuar, qė kėsaj krahine asnjėherė nuk i kanė munguar, autori, na jep edhe shumė figura tė shquara tė jetės historike e kombėtare, si: Gjon Mark Gjonin, Ndue Gjomarkajn, Preng Dod Gjin Reēin, Bib Mark Bibėn, Preng Zef Tanushin, Ndue Nikoll Prengun, Ded Kolziun, Llesh Mark Dodėn, Llesh Mark Tucin, Gjon Mark Ēupin dhe shumė tė tjerė, tė cilėt, nė rrugėn historike tė kėsaj krahine emrat e tyre kanė lėnė gjurmė nderi dhe krenarie.

Pėr veprimtarinė atdhetare dhe "rrezikshmėrinė", qė ka paraqitur pėr shtetin shqiptar, Imzot Oroshi, vihet nė shėnjestėr tė sigurimit tė kėtij shteti dhe pėr kėtė veprimtari, ai ndiqej dhe pėrcjellej nga kėto hiena tė kėsaj ideologjie e cila persekutonte intelektualėt mė elitarė. "Tri ditėt e Pashkėve tė vitit 1951 ai do t'i kalonte (nė pyllin e Molungut) mes maleve tė Mirditės, qė pėr tė ishte bėrė njė mburojė e Zotit dhe Kishė e mrekullueshme, ku, ēonte meshė nė gjirin e natyrės. Me niciativėn e Dom Zef Oroshit, nė bashkėpunim me parashutistat dhe luftart e qindresės, u mbajt nji mbledhje sekrete, nė katundin Ungrej, Mirditė, pėr zgjedhjen e Komitetit Kombtar tė Maleve.

Delegatėt pjesėmarrės, kanė qenė prej krahinave: Shkodėr, Dukagjin, Pukė, Lumė, Mirditė, Lezhė dhe Kurbin. Nė mbledhje asistuen dy parashutista: Gjon Gjinaj e Ndue Mėlyshi. Mbasi u diskutuen rrethanat e kohės, nė tė cilėn qėndroshėm, me 9 Mars 1951 u zgjodhėn antartė: "Komiteti Kombtar i Maleve!": Haki Bushati, Jak Perjaku, Gjon Deria, Dom Zef Oroshi, Karlo Ēoba, Ndrek Kakarriqi, Rifat Koldashi, Sul Hafizi, Preng Kol Gjomarkaj, Shaban Reqi dhe Ded Kol Ndreca.

Meqenėse ishte Komitet klandestin, nuk mund tė zgjidhej kryetari me votė tė lirė prej popullit, prandej antart nė brendėsinė e Komitetit caktoshin nji kryetar dhe shėrbimet pėr aktivitetin qė mund tė zhvillonin. "Komiteti Kombtar i Maleve", nė tė njėjtėn kohė vendosi qi tė bahej dallimi nė mes organizatave politike tė mbrendshme dhe parashutistave me luftarėt e qindresės nė male, tue mbajt marrėdhanijet e vazhdueshme pėr tė njejtin qėllim. Nga populli revoltuesa ishin 3 ndėrlidhsa kryesor: Nikoll Shkoza nga Kuzhnini, ndėrlidhės i parashutistave nė Mirditė e Pukė me "Front i Rezistencės" nė Tiranė; Martin Lushi nga Kashnjeti, ndėrlidhės i misioneve dhe i luftarėve me "Komiteti Kombtar i Maleve", Dod Prenga nga Vela, ndėrlidhės i grupeve dhe personave antikomunista nė bajrakė tė Lezhės, me misionet nė Mirditė e Pukė dhe me antarė tė "Komiteti Kombtar i Maleve", marrėdhanjet nė mes ishin vu nė rregull e tė shpejta."

Autori Mrijaj, sqaron se Imzot Oroshi, pėr tetė muaj kaloi mes grupeve tė rezistencės antikomuniste nėpėr male, duke mbajtur lart moralin e luftės kundėr komunizmit dhe ideologjisė sė saj ateiste. Njė mbrėmje kaloi kufirin e ish Jugosllavisė, pėrkatėsisht nė Kosovė, dhe kėrkoi azil politik. Ai kaloi me mundime e vėshtirėsi rrugėn nga Mirdita nė Mitrovicėn e Kosovės, duke u plagosur nė gushė nga plumbi i komunistėve. "Dom Zefi dhe nji grup i vogėl, mujti me u arratis dhe, me ndihmen e Llesh Tarazhit, nė vjetin 1952 kaloi Drinin dhe kufinin nė Gjakovė. Dom Zefin e dėrguen nė Mitrovicė." (f. 27).

Pas katėr garancive, qė i dėrgoi shtėpia e Derės sė Kapidanėve dhe personalisht i riu Kapidan Ndue Gjonmarku i Mirditės, bariu i grigjės Dom Oroshi, niset nga Jugosllavia, pėr nė Itali. Sėbashku me meshtarėt Atė Daniel Gjeēaj O.F.M., Atė Ambroz Martini O.F.M (1928) e Dom Nikollė Kimza nisen pėr nė Trieste. Pėr njė kohė qėndroi nė Itali, ku pati rastin qė tė njihej dhe tė bashkėpunojė me mikun e ngushtė, ish Ministrin e Arsimit, shkrimtarin dhe iluministin e shquar Prof. Ernest Koliqi. Vendosjen e Imzot Oroshit nė New York, autori e paraqet nė kreun e konceptuar me titull Ardhja e Oroshit nė New York. Nė fillim tė viteve '60 - tė, Oroshi, vendoset nė New York dhe mė 16 qershor tė vitit 1962, sėbashku me Patėr Andrea Nargaj, themelojnė "Lidhjen Katolike Shqiptaro - Amerikane", dhe i japin jetė revistės me tė njėjtin emėr, qė doli pėr 12 vjet (1966-1978), e cila, mbas njė ndėrprerje tė gjatė, filloi tė botohet me emrin "Jeta Katholike". Ajo pėrsėri ridoli si e pėrkohshme tremujore nė vitin 1996, e vijon rregullisht, nėn drejtimin e udhėheqėsit shpirtėror tė Kishės katolike "Zoja e Shkodrės", tė pėrndershmit Dom Pjetėr Popaj.

Duke parė me kujdes rubrikėn "Kronika shoqėrore" (Viti I, #1/1966, f.21), ndėr tė tjera, do tė shohim se grupi i punės pėr shtypin e revistės tė Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e Kėshillit tė Mirė", ishte i pėrbėrė nga: Loro Stajka, Ndue Gj. Markaj, Nikoll Mėlyshi, Kol N. Bajraktari, Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Zef Hasani, Fran Sokoli, Ludovik M. Bajraktari.
Nė kėtė libėr, pėrkatėsisht nė kreun Noli dhe Oroshi, mjaft kureshtje paraqesin raportet e Imzot Oroshit me Fan Nolin. Pėr tetė muaj, Imzot Joseph J.Oroshi jetoi nė Boston, ku, takohej vazhdimisht me Peshkopin dhe patriotin e madh shqiptar, Imzot Fan Stilian Noli.

Meshtari katolik, kujton: "Ishte viti 1937. Gjindeshim nė Romė, n'Universitetin "Propaganda Fide", pesėdhetė shqiptarė, studenta Filozofiet e Theologjiet. Pėr Nolin, kishim ndie dhe lexue pak aty - kėtu nga punimet e veprat e tija. Po rreth asaj kohe, patem themelue shoqaten letrare shqiptare "Shėn Asti". Si president i parė, qeshė vu me korrespondencė me Imzotin, pėr t'i kėrkue botimet. Librat na i dėrgoi me nji letėr tė bukur e zemėrdhanėse, e cila qe ruajtė me kujdes n'arkivin e shoqatės. Takimi im personal me Imzot Nolin, ngjau, vetėm nė shtatorin e vitit 1961. Kur erdha sė parit n'Amerikė, ndejta rreth tetė muaj nė Boston, Mass., nėn drejtimin e Kardinalit Richard Cushing, Arqipeshkvi i atij qyteti, qė njihej edhe si kryeqyteti i Shqiptarvet t'Amerikės. Gjatė kėsaj kohe bana disa hapa fillestarė pėr t'organizue diēka fetarisht pėr katholikė shqiptarė, qė kishin ardhė ma tė vonit nė kėte vend dhe nuk e kishin kurrkund nji ēerdhe tė vetėn. Takimin e parė, mjaft tė pėrzemert, i bamė nė rezidencėn modeste tė Imzotit. Ai u interesue pėr klerin katholik. Natyrisht, mosha dhe peripecitė e jetės sonė kishin qenė tė ndryshme. Kishte simpati, sidomos pėr disa tė klerit katholik, qė kishin qenė afėr me idetė e tija pėr nji Shqipni demokratike. Megjithatė, kurrė nuk hapi direkt ēashtje politike." (f. 41).

Studiuesi, gjithashtu sqaron, se takimet ekumenike (ndėrfetare) nė mes tė Nolit dhe Imzot Oroshit, ishin tė frytshme dhe shpresėdhėnėse, pėr bashkimin e dy kishave shqiptare, sikurse kishin qenė shumė shekuj mė parė. Shpesh bisedonin me orė tė tėra, duke evokuar shumė kujtime, gjatė takimeve me Kryepeshkopin shqiptar tė Boston - it dhe mikun e shqiptarėve Cardinalin Caushin.

Sipas autorit Mrijaj, edhe arti, kultura, tradita dhe historia e lashtė e Shqipėrisė dhe birit tė denjė tė saj, Gjergj Gjon Kastriotit, ishin objekte tė bisedave, deri nė orėt e imta tė mbrėmjes. Ata diskutonin e komentonin me krenari e pasion bashkatdhetarėsh pėr historinė e lashtė tė krishterimit nė trojet etnike shqiptare, pėr librat e ndryshėm tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj, duke shprehur dhe mendimin e tyre, tė cilat, shpesh kristalizoheshin nė artikujt publicistikė, qė botonte nė shtypin shqiptar tė kohės nė Amerikė e Evropė.

Gjatė gjithė kohės sa veproi nė New York, ai kujdesej pėr komunitetin e vet dhe dėshironte, qė tė gjithė emigrantėt tė integroheshin nė jetėn amerikane. Kontributi i Imzot Oroshit ėshtė i madh dhe shumėdimensional. Nė kushte tė vėshtira vuri gurthemelet e fesė katolike shqiptare kėtu nė Amerikė.
Me daljen nė pension tė Imzot Oroshit, vendi i tij u zėvendėsua nga Dom Rrok Mirdita (1939), i cili, kishte shėrbyer pėr shumė vite si ndihmės famullitar nė Kishėn "Zoja e Kėshillit tė Mirė" (Zoja e Shkodrės. Vdekjen e Imzot Oroshit, autori Mrijaj e paraqet njė zbrazsirė tė pazėvendėsueshme.
Sipas autorit Imzot Oroshi, ndėrroi jetė me dhimbjen e madhe nė zemėr, pse nuk arriti ta shihte edhe njė herė tė vetme Shqipėrinė dhe vendlindjen e tij, Oroshin e burrave tė shquar tė Mirditės. Trupi i tij u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit, nė varrezat St. Raymond's Bronx, NY, pėr t'u pėrjetėsuar.

Kaptinė mjaft interesante autori paraqet edhe nė ecurinė e krijimit tė raporteve shumė tė afėrta deri nė shkallėn e kumbarisė, nė mes tė autorit dhe tė Mons. Oroshit. "Njė grup miqsh tė pėrhershėm tė familjes time, si: Monsinjor Zef Oroshi, Dom Rrok Mirdita, Fran Sokoli, Kol Bajraktari, Prendush Gega, etj., ishin pėr njė vizitė nė shtėpinė time. Sapo gruaja ime, qė askohe priste fėmijė, u solli kafet dhe rakinė, Monsinjori, u shpreh buzėgaz: "Kam dėshirė, qė tė jem kumbar i kėtij djali, qė do tė lindė gruaja juaj o miku im, Tomė!" Tė gjithė tė pranishmit e panė disi me habi. Mbas njė heshtjeje tė shkurtėr, duke parė se askush nuk foli, iu drejtova Monsinjorit me kėto fjalė: - Monsinjor Oroshi, tė lumtė goja. Nėse shoqja ime do tė lindė vajzė, ju nuk do tė jeni kumbara!? Ai, me njė buzėqeshje dhe plot besim, mė tha: "Kėsaj radhe ėshtė djalė!" Tė gjithė tė pranishmit, i thanė me buzėqeshje: Ashtu qoftė, Monsinjor! - dhe arkėtari i Kishės pėr shumė dekada, Fran Sokoli, tha: - "Monsinjor, Toma e ka vajzėn dhe, meqė shprehet dėshirėn pėr tė qenė kumbara i fėmijėve tė tij, pritja tashti flokėt vajzės sė tij tė vogėl." Tė tjerėt, qė po dėgjonin me vėmendje kėtė dialog, shtuan njeri pas tjetrit se pas njė jave do tė ishin pėrsėri nė kėtė sofėr fisnike dhe do tė uronin zyrtarisht kumbarinė nė mes tė Monsinjorit dhe Tomės. Dhe ashtu ndodhi.

Njė javė mė pas, ditėn e shtunė, u bashkuan sėrish tė gjithė miqtė e asaj nate. Ai, me qetėsi dhe kujdes tė veēantė, mori nga tabakja e kafes gėrshėrėt, i hapi e i mbylli, sikur tė ishte njė berber profesionist dhe filloi ritin tradicional, duke i prerė Adrianės njė tufėz tė vogėl flokėsh. Mė pas, nė qafė i vari njė kryq tė vogėl nė vargonj, tė cilin vajza ime, ndonėse e martuar, e ruan edhe sot si dhuratėn mė tė bukur, si reliken mė tė shtrenjtė tė jetės sė saj. Ditėt e muajt kaluan dhe pranvera kishte kohė qė kishte ardhur. Natėn e Shėn Jozefit, mė 19 mars, gruaja ime lindi djalė. Gjithė emocione lumturie e kėnaqėsie, qė kishin pushtuar tėrė qenien time, formova menjėherė numrat e telefonit, duke ia dhėnė lajmin e gėzuar nė fillim kumbarės. - I dashtun Monsinjor, jemi shtuar me njė djalė tė bukur e tė shėndetshėm, ashtu sikurse e parashikuat ju, disa muaj ma parė. Imzoti, i gėzuar dhe plot hare, qė e shprehu me fjalėt e tij, tha: "Tė rrojn djali! Kjo ka kenė dėshira e tė madhit Zot, qė tė t'gėzoj ty Tomė me njė djalė, siē e ke ėndėrruar. Ditėn qė shkuam nė Kishė pėr tė bėrė pagėzimin e djalit, gruaja ime, Liza, mbante beben nė duart e saj. Meshtari i kishte vėnė dorėn tek koka e vogėl, ndėrsa i nderuari Dom Rrok Mirdita filloi ta bekonte me ujin e shenjtė, duke thėnė ritet e rastit: "Nikollė! Po tė Pagėzoj n'Emen tė t'Atit, Birit e Shpirtit t'Shejt!" Djalit i dhamė dy emra, atė tė babės tim, Nikollė dhe Zef, mbasi kishte lindur natėn e Shėn Jozefit. Pėr fat tė mirė, kėtė emėr mbante edhe meshtari ynė, qė u bė kumbari i tij". (f. 73).

Nė vijim tė librit autori Mrijaj, na jep tė dhėna nga jeta dhe veprimtaria meshtarake dhe atdhetare e dy perlatėve tė shquar: Imzot Vinēenc Prennushit dhe Imzot Rrok Mirditės. Jo pa qėllim studiuesi e ka bėrė kėtė krahasim, sepse Imzot Mirdita, do tė zėrė vendin e Imzot Prennushit, mbas vdekjes sė tij nė burgjet komuniste.
Po ashtu, pjesa tjetėr e konceptuar nė vazhdim tė librit, e titulluar: "Rringjallja e hierarkisė sė Kishės", paraqet njė tė veēantė mjaft interesante. Me kėtė rast, studiuesi Mrijaj, shpalos realitetin e krijuar nė frymėn e demokracisė nė Shqipėri, ku edhe Kishės katolike shqiptare iu rikthye dinjiteti i vet dhe se tė gjitha ato kulte tė cilat ishin shndėrruar nė depo dhe magazina sot po vazhdojnė misionin e tyre tė kultit pėrkushtues.
Autori Mrijaj, po ashtu nė kėtė libėr jep tė dhėna biografike nga jeta dhe veprimtaria e prelatėve tė persekutuar nga ideologjia ateiste e kaluar ekstreme, si: Patėr Andrea Nargajt, Dom Lazėr Sheldisė, Dom Nikolin Pėrgjinit. Nė kėtė mėnyrė autori nė libėr, na ka ofruar historinė e klerikėve, qė shėrbyen ose shėrbejnė nė komunitetin shqiptar nė Amerikė, e posaēėrisht nė metropolin e madh botėror tė New York - ut me rrethina.

Po ashtu, kaptinė e veēantė dhe me interes paraqesin letėrkėmbimet e Imzot Oroshit me shumė personalitete tė jetės fetare, shoqėrore e politike tė kohės, si: Prof. Karl Gurakuqin, Prof. Ernest Koliqin, Halim Begejėn, Robert F. Kennedy, Xhevat Kallajxhiun, Kolec Pikolinin, Rrok Malokin, Marash Ndoc Shkrelin, At Daniel Gjeēajn O.F.M., Dr. Rexhep Krasniqin, Roza Banėn, Dr. Agim Lekėn, Fr. Emanuel Klajiqin, Prenk Grudėn, Noc Vulajn, Terence Cardinal Cooke etj.
Nė libėr janė botuar edhe disa shkrime origjinale publicistike tė Mons. Zef Oroshit, qė autorit ia ka lėnė si dorėshkrime nė shenjė kujtimi. Autori Mrijaj, nė ēdo pėrvjetor tė vdekjes sė klerikut tė nderuar dhe respektuar nė komunitetin katolik nė Europė e Amerikė, e ka pėrkujtuar me shkrime e kujtime, duke e botuar nė shumė organe shtypi nė diasporė, Shqipėri dhe Kosovė, si dhe ka kumtuar rreth figurės sė Imzot Oroshit, nė Simpoziumin historiko - shkencore "E djathta e Bashkuar Shqiptare ne Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike".

Kujtime pėr Mons. Oroshin, janė shprehur edhe pėrmes njė interviste tė detajuar, qė studiuesi dhe publicisti i mirėnjohur Klajd Kapinova, ka realizuar me aktivistin dhe ish kryetarin e Kėshillit tė Kishės Katolike "Zoja e Kėshillit tė Mirė" (mė vonė "Zoja e Shkodrės") z. Tonin Mirakaj, dhe qė botohet pėr herė tė parė nė kėtė libėr. Me interes janė edhe arkivi i pasur i fotove origjinale, qė botohen pėr herė tė parė, duke plotėsuar kėsisoj edhe ato pjesė tė portretit tė klerikut Oroshi, tashmė tė fiksuar nė celuloidin e kohės dhe qė sot na vijnė si dėshmi e kohės, kur ai punoi dhe jetoi, pėr tė mirėn e komunitetit shqiptar nė diasporė. Midis tyre, bie nė sy njė foto historike, kur Mons. Oroshi, asokohe student, ka dalė nė fotografi me mėsuesin e tij tė dashur Poetin Kombėtar At Gjergj Fishtėn O.F.M., nė Itali.

Autori, po ashtu nė libėr jep titujt tė botuara tė shkrimeve tė Imzot Oroshit nė shtypin e kohės. Publicisti shqiptaro - amerikan Tomė Mrijaj, monografinė e tij e pėrmbyll me njė pėrfundim tė paraqitjes sė literaturės tė shfrytėzuar, e cila, ėshtė mjaft e pasur e qė paraqet njė begati tė veēantė, pėr kompletimin e rrugės jetėsore tė kėsaj figure tė ndritur tė historiografisė sonė fetare dhe kombėtare.
Kėshtu, nė fund mund tė konstatojmė, se libri jetėshkrimor: "Mons. Dr. Zef Oroshi - Njė jetė e shkrirė pėr fe dhe atdhe" (New York, 2008), tė autorit Tomė Mrijaj, ėshtė njė kontribut i rėndėsishėm i kėtij autori pėr publicistikėn dhe historisė shqiptare, i cili, nė esencė pasqyron portretin e kėsaj shėmbėlltyre tė ndritur tė fesė dhe tė kombit tonė, po ashtu pasuron edhe fondin e librave tė kėtij zhanri publicistik.

* Autori i shkrimit ėshtė gazetar i tė pėrditshmes "Bota Sot" nė Kosovė, Zviėr, Gjermani dhe Sh.B.A.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara