Derri i inatit i kryeministrit, gjoba
-- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 6.9.2008
Nuk ka si shpjegohet ndryshe: e ka kapur "derri i inatit", kryetarin
Berisha, derisa bėri gafėn qė gjobiti rėndė njė televizion, vetėm e vetėm
sepse i pėrplasi njė tė vėrtetė qė me pak fjalė mund tė pėrmblidhet si
vijon: "po ia fut kot, plako". Gjoba ishte nė kundėrshtim me teorinė dhe
praktikėn hipokrite me masmedian nė periudhėn berishiste: "gėnjeni, shpifni
sa tė doni, se nuk ju hiqet njė qime; po thatė tė vėrteta, nuk jua var
njeri". Kjo gjobė vjen kundėr kėsaj teorie dhe praktike, dhe mund tė
shpjegohet vetėm me "derrin e inatit", pra me njė gjendje psikike tė trazuar
shumė tė kryeministrit tonė. E pra, ajo qė i thanė, me spotin e tyre, ata
tė rinjtė simpatikė tė G 99, nuk ishte as gėnjeshtėr, por ishte njė e vėrtetė e pastėr.
Kryeministri tradhton veten
Me kėtė gjobėn, ndodhi si ajo fjala e urtė, "Ē'ka barku, i nxjerr bardhaku".
I vetmi ndryshim nė kėtė rast ėshtė se nuk ishte "bardhaku" (pija), por
ishte "derri i inatit", qė e bėri kryeministrin tė tradhtojė veten, tė
nxjerrė "ē'ka barku i tij", urrejtjen e pamasė ndaj masmedias sė lirė, ndaj lirisė dhe demokracisė.
Z. Berisha, gjobiti sa i hėngri krahu, televizionin "News 24", sepse i bėri
njė kritikė me vend: ironizohet ai, z. Berisha, pėr thirrjet e tija
hipokrite pėr luftė kundėr korrupsionit, qė synojnė shpėlarjen e trurit tė
shqiptarit. Qė nga fakti qė thėrret kundėr korrupsionit ai, ai, njeriu mė i
korruptuar nė Shqipėri, mund tė mbyllesh ēdo analizė. Po, po, mė i
korruptuari, sepse, e para, ėshtė korrupsioni mė i madh vjedhja e votave.
Nuk dihet njeri nė historinė post-komuniste shqiptare, qė tė ketė vjedhur mė
shumė vota, sesa ka vjedhur z. Berisha, me megadushkun e tij, atė tė
zgjedhjeve tė vitit 2005.
E dyta, ėshtė korrupsioni mė i madh, kur njė kryeministėr i babėzitur pas
pushtetit personal, "nuk e ditka" qė nė mes tė vendit tė tij, ka mbledhur aq
municion, saqė vriten 26 vetė e plagosen mbi 300 tė tjerė.
Vetėm kėto dy shembuj qė sapo i thamė mė lart, vjedhja e votave dhe
shpėrthimi i Gėrdecit, do tė dilnin dhe tė tepronin pėr tė vėrtetuar
katėrēipėrisht korrupsionin e ēdo kryeministri nė botė.
Nėse kryeministri Berisha (i gjithė sistemi shtetėror i kryesuar nga ai), do
tė kishte minimumin e qėndrimit demokratik ndaj shtypit, nėse do tė kishte
minimumin e sensit tė kryerjes sė detyrės, ai duhet tė "gjobiste", tė
dėnonte veprimet e padrejta, dhe tė mos tė rrinte indiferent ndaj tė
vėrtetave. Po rreshtojmė edhe tri grupe "gjobitjesh" qė kryeministri nuk i ka kryer.
"Gjobitje" tė pakryera
1-Duhej "gjobitur" vetė kryeministri Berisha, sepse nuk ka vepruar fare
kundėr shkeljeve urbanistike tė miqve tė tij tė fshehtė, edhe brenda
opozitės (PS-sė, apo partisė ilegale tė z. Fatos Nano etj.). Ky mosdėnim i
ndėrtimeve abuzive, ėshtė njė ushqim i korrupsionit.
2-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse nuk ka bėrė e nuk po bėn asgjė (veē
llafe boshe) pėr shitjen e tokės shtetėrore. Shumė nga kėto abuzime janė
bėrė qė nė kohėn e z. Fatos Nano, dhe janė denoncuar publikisht qė "nė kohėn
e z. Nano", e nė vazhdim nė "kohėn e z. Berisha". Tani, "nė kohėn e tij",
z. Berisha duhet t'i kishte goditur kėto tre vjet qė ėshtė kryetari i ēdo
gjėje. E kemi fjalėn pėr tokėn shtetėrore "tė shitur nė pronėsi private"
pas vitit 1995, kur hyri nė fuqi neni 3, i ligjit Nr.7980, datė 27.7.1995,
"Pėr Shitblerjen e Trojeve", i cili dhe sot akoma ėshtė nė fuqi. Ja dhe njė
herė se ēfarė shkruhet nė kėtė ligj: "Derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik
i ish-pronarėve, kalimi i trojeve tė lira nga pronė shtetėrore nė pronė
private bėhet vetėm nė rastet qė vijojnė [...]".
Praktikisht ky ligj ndalon shitjen e tokės shtetėrore. Askush nuk lejohet
ta shesė tokėn shtetėrore, derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik i
ish-pronarėve, i cili pothuaj nuk ka nisur. Nuk lejohen ta shesė njeri, as
me gjoja "kompensimet klienteliste tė ish-pronarėve" e pastaj "blerjen e
tokės sė kompensimit", qė z. Berisha i di mirė se janė tė gjitha abuzive.
Nuk godet korrupsionin as tė pushtetarėve nanoistė tė para vitit 2005, sepse
z. Berisha ata i duhen pėr kolonėn e pestė nė radhėt e opozitės aktuale.
3-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse organizoi legjitimimin e vjedhjes sė
pronės shtetėrore, duke ua dhėnė tokėn e grabitur, falas "informalėve".
Kėtė falje "tė pronės sonė", ai e bėri qė t'u blejė votėn "informalėve".
Kjo votė e pruri atė nė pushtet, e po vota e tyre shpresohet se do ta mbajė
nė pushtet edhe nė 2009 e prapa-mos e thėntė Zoti.
Njė Vlerė qė kryeministri e lė pa e vjelė
Po tė mblidhen tė gjitha vlerat e vjedhjeve dhe abuzimeve tė mėsipėrme, qė
z. Berisha i ka nė dorė t'ia kthejė buxhetit tė shtetit, ajo shumė rezulton
disa dhjetėra miliarda Euro. Kėto janė shumė mė tepėr se lista mashtruese e
spotit tė kryeministrit. E ē'ėshtė dhe mė kryesorja, kėto euro janė tė
vėrteta, jo si ato eurot (apo dollarėt) e spotit tė kryeministrit, ku
rreshtohen si "para tė marra korrupsionit", edhe paratė qė nė fakt u janė
marrė biznesmenėve nė Shqipėri, por edhe njerėzve tė thjeshtė, si rezultat i
rritjes sė ngarkesės fiskale reale tė tyre: nė Shqipėrinė e z. Berisha,
njerėzve po u merret nga xhepat, gjithnjė e mė shumė para. Nejse, kemi
shkruar gjatė pėr hipokrizinė e "uljes sė taksave", dhe nuk ėshtė vendi ta
zgjasim kėtu.
Gjobitja e drejtė
Normalisht, shteti duhet t'i heqė atė gjobė "News 24", dhe t'ua vėrė
dhjetėra dhe qindra mashtruesve dhe gėnjeshtarėve qė kanė mbushur masmediat,
dhe qė ushtrojnė profesionin e tyre tė lirė dhe tė paprekur, bile tė
mbrojtur dhe tė inkurajuar nga shteti i sotėm shqiptar.
Fatmirėsisht, opinioni shqiptar tashmė ia ka hequr gjobėn "News 24".
[Botuar nė Gazeta Shqiptare, 8.9.2008]