Paralizimi i pushtetit tė katėrt
-- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 16.7.2008
U bėnė tre vjet qė masmedia shqiptare (shtypi, televizioni, radio) ėshtė paralizuar politikisht: njerėzit ndjekin kryesisht spektaklet artistike, kurse politika ndiqet edhe ajo si spektakėl ku ėshtė zor tė dallohet se ē'ėshtė rrenė e ē'ėshtė e vėrtetė. Asnjė institucion shtetėror nuk reagon konstruktivisht ndaj kritikave nė masmedia, si rezultat, sa vjen e po ulet
numri i shqiptarėve qė besojnė tek masmedia. Kjo situatė ka si shkaktar kryeministrin aktual. Ai ka arritur gllabėrimin apo shkatėrrimin edhe tė pushtetit tė katėrt, masmedias, duke vepruar nė tri drejtime. I pari, blerja e njė pjese tė masmediave, qoftė me favore parash nga reklamat shtetėrore, qoftė me favore nderesh etj. I dyti, me sulme selektive me tatimorėt e kontrollet e tjera, kundėr mediave qė nuk pranojnė t'i servilosen, si dhe me sharje e presione psikike, duke i etiketuar "media mafioze" e tė tjera fjalė turpi tė zhargonit tė tij tashmė tė njohur. Drejtimi i tretė i veprimit tė kryeministrit kundėr masmediave, ėshtė paralizimi i masmediave jo servile tė tija. Kėtė tė fundit po e bėn gjoja duke garantuar "lirinė e shtypit": "asnjė proces kundėr gazetarėve, tash tre vjet", mburret kryeministri. Nė kėtė shkrim, do tė analizojmė pikėrisht
kėtė skuthllėkun (hipokrizinė) me "lirinė e shtypit".
Skuthllėku "mos procedoni tė masmediave"
Vėrtetė qė tash tre vjet, nuk ka asnjė proces gjyqėsor pėr rrenat dhe shpifjet nė masmedia-a thua nuk po rrejnė e shpifin mė?! Jo, rrena dhe shpifja ka mbushur hapėsirėn mediatike shqiptare.
Ka tre vjet qė kryeministri i ka bėrė varrin masmedias, duke promovuar rrenėn dhe shpifjen: nuk dėnohet mė njeri pėr to. Shumė masmedia rrejnė e shpifin pa kufi, e kėshtu pak besohen edhe ato masmedia qė thonė tė vėrtetėn-nga t'i dallojė njerėzia e shkretė. Dihet se nuk i vė veshin njeri, kujt rren e shpif.
Masmedia ėshtė vėrtetė pushteti i katėrt, vetėm nėse asaj shoqėria i vė veshin. E shoqėria i vė veshin masmedias, vetėm nėse ajo ėshtė e besueshme: thotė tė vėrteta. Prandaj masmedia duhet mbajtur e pastėr nga rrena dhe shpifja, gjė qė duhet ta bėnte njė shtet normal, me anė tė gjykatave tė tija, e pėrse jo, dhe me Kushtetutė, siē mbrohen tri pushtetet e tjera, ekzekutivi, ligjori dhe gjyqėsori. Njė masmedia e pabesueshme, bėhet si ai budallai i qytetit apo i fshatit, qė ēfarė nuk thotė, mbase ndonjėherė dhe ndonjė gjė tė menēme, por nuk i vė vesh njeri: "budalla i shkreti".
Ėshtė promovimi mė i djallėzuar i rrenės dhe shpifjes, nėse ke urdhėruar tuajt qė "mos procedoni masmediat", pra mos shpini nė gjykatė mediat edhe kur ato rrejnė. Formalisht, kryeministri ka "pasė pasė thėnė" edhe qė "organet shtetėrore tė pėrgjigjen pėr problemet e ngritura nė masmedia, bile dhe tė krijojnė organizma qė i mbledhin kėto kritika, qė tė marrin masa pėr
pėrmirėsim". Por kjo ėshtė pjesė e hipokrizisė (skuthllėkut), sepse ajo qė kryeministri ndjek, qė insiston me tė madhe qė tė bėhet, dhe qė ndjekin edhe pasuesit e tij, ėshtė vetėm pjesa e parė: nuk procedohen masmediat, as gazetarėt e as kushdo qė shkruan e flet nė to.
Natyrisht qė duhej bėrė e kundėrta: duhet tė dėnohen me procese tė rregullta gjyqėsore, masmediat, gazetarėt apo personat qė rrejnė apo shpifin. Kjo do tė ulte sasinė e shpifjeve dhe rrenave nė masmediat, duke kthyer tek ato, besimin e shoqėrisė shqiptare.
Ku ta gjesh njė proces gjyqėsor "kundėr njė gazete, apo kundėr njė gazetari etj.", tė ndjekur me dyer tė hapura. E kuptoni sesi do tė vinte puna, nėse dilte qė masmedia nuk kishte shpifur dhe as nuk kishte rrejt?! Mė sė fundi njerėzit do t'i ktheheshin prapė masmediave, me shpresėn e kontributit tė tyre pėr pėrmirėsim.
Por jo, urdhri ėshtė i prerė: "asnjė proces gjyqėsor qė lidhet me masmediat". Unė qė po shkruaj, e kam provuar edhe mbi kurrizin tim: fillova procedimet pėr tė hedhur nė gjyq pėr shpifje, njė ish-deputet berishist (Azgan Haklaj) qė kishte shkruar nė gazeta rrena e shpifje lehtėsisht tė provueshme si tė atilla (p.sh. mė kishte bėrė me djalė tezeje, pavarėsisht se nuk kam pasur kurrė teze etj.). Por ishte e pamundur qė procesi tė realizohej, asgjė nuk ecte: gjykatės e avokatė, kishin frikė kryeministrin se mos u bėnte gjėmėn, sepse "nuk duhet tė merreshin me mediat" etj.
Asnjė reagim konstruktiv i shtetit ndaj kritikave
Asnjė reagim nuk ka nga organet shtetėrore ndaj kritikave tė masmedias. P.sh., nė faqet e gazetave ka qindra akuza e kritika ndaj qeverisjes, dhe askush nuk pėrgjigjet. Unė qė po shkruaj, kam botuar qė nga ardhja nė pushtet e kėsaj mazhorance, mbi 300 shkrime, shumica me kritika e propozime pėr pėrmirėsim tė qeverisjes, dhe nuk ka asnjė reagim nga shteti: as qė e kam keq, as qė e kam mirė-ndėrkohė qė ka mijėra reagime nga qytetarėt.
"Po ky kryeministėr nuk u pėrgjigjet akuzave publike qė i bėjnė deputetėt nė Kuvend, e jo mė t'u pėrgjigjet gazetarėve, apo analistėve", do tė thonė, me plot tė drejtė, shumė nga ju lexues. Po, ky ėshtė realiteti, por ky realitet duhet ndryshuar.
Kėtė situatė duhet ta ndryshojmė vetė, e mos tė kemi shpresė, se do t'i nxjerrin gjithnjė gėshtenjat nga zjarri, tė huajt. Jo, janė lodhur me ne, e shihni se sa pak po merren me gafat e kryeministrit tonė: e kanė pranuar si njė e keqe e servirur nga ne vetė, siē pati pranuar ish-kryeministri i Italisė, Prodi, pėrfaqėsuesin e Shqipėrisė nė Vlorėn e 1997-tės, zotin Zani Ēaushi.
Shoqėria jonė duhet sė paku tė insistojė qė pushtetarėt t'u pėrgjigjen akuzave qė u bėhen nė masmedia, e jo t'i lejojė ta kalojnė me dredhje me "kemi punė mė tė rėndėsishme, sesa t'u pėrgjigjemi masmediave".
[Botuar nė Gazeta Shqiptare, 18.7.2008]
[ ]