HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse nuk ka lėvizje “Sali ik”?

-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, nėntor 2008

Kiēo Blushi Ende pa nisur fushata, pyetja nėse nė zgjedhjet e ardhshme do tė humbasė e pastaj nėse pėrfundimisht Berisha do tė ikė nga skena e politikės, regėtin nė mendjet e nė bisedat e shumicės sė qytetarėve si njė ankth-makth qė ngjall mosbesim mė shumė se sa njė dyshim i natyrshėm zgjedhor.

Tashmė dihet qė largimin Berisha ia ka lėnė nė dorė Zotit! Jo zgjedhėsit, aq mė pak partisė sė tij dhe elektoratit. As fatit dhe as takatit. As premtimeve dhe aq mė pak mbajtjes sė tyre. Sepse ai ushqehet me delirin vetjak qė mposht dhe deformon paturpėsisht votėn dhe fjalėn, sa herė e quan tė nevojshme. Arroganca e tij po thyen pėrditė e mė tepėr besimin dhe pėrkushtimin e qytetarisė te demokracia. Sa herė ai premton pėr “zgjedhje tė lira e tė ndershme”, nėpėrmjet mashtrimit dhe gėnjeshtrės na servir, pas njė dhune tė pėrditshme mediatike me personazh tė vetėm Berishėn, njė hile tė re, tė padukshme e tė padiskutueshme, qė pret votuesit nė pusinė zgjedhjeve tė radhės. Ėshtė ai, pa jemi ne! Duhet pranuar: Shqipėria nuk ka pasur dhe as ka pėr tė pasur demagog tė nivelit kaq tė lartė sa Berisha! Kėtu do tė mė keni edhe tridhjetė vjet tė tjera, ka pas thėnė ai para ca kohe, me mburrjen e njė sfidanti rural, qė kujton se e ka vėnė pėrfund Shqipėrinė...

Nė asnjė vend normal ku zhvillohen zgjedhje tė lira e tė ndershme nuk ka e nuk gjen dot rast tė dytė qė njė udhėheqės, sado delirant e paranojak, tė jetė kaq i ngopur me veten sa tė guxojė tė thotė: unė do tė jem nė pushtet sa kohė tė mė japė ymėr i gjithėpushtetshmi! Kjo do tė thotė se edhe votimi edhe rezultati pėr tė janė farsė! Berisha nuk ia fal vetes dhe aq mė pak popullit, pėrmbysjen e turpshme dhe katastrofale nga pushteti nė vitin 1997! Andaj nė varrimin e Gazidedes ai prishi “kodin e heshtjes” dhe jo rastėsisht nuk mėnoi tė etiketojė “rebelim komunist” revoltėn popullore! Kėtė kujtesė tė pėrēartur ai e bėri jo vetėm pėr tė inkurajuar tė vetėt, qėndrestarėt, por pėr tė bindur kundėrshtarėt, se kėsaj here nuk ka pėr tė ndodhur njė pėrmbysje tjetėr e dytė e tij!

Sigurisht qė edhe vetė Berisha e di se nuk mund tė rrijė nė pushtet edhe 30 vjet tė tjera. Kjo ėshtė e pamundur! Por kėmbėngulja e tij: “nuk iki nga pushteti”, dėshmon edhe frikėn, edhe ambicien, edhe grykėsinė, edhe “lidhjen” e tij tė pazgjidhshme me pushtetin si dhe me detyrimin qė tė jep njė autoritet absolut dhe okult. Berisha i sotėm nuk e lėshon dot vetė pushtetin, edhe po tė dojė tė ēlirohet; tashmė ai e ka tė pamundur tė bėhet qytetar i lirė! Ai nuk do tė pranojė tė largohet me votim tė lirė, pasi tani ka shumė procese dhe afera tė rrezikshme pėr tė mbyllur. Jo vetėm pse beson sinqerisht se ka lindur pėr tė na drejtuar, - ndaj nuk mund tė bėhet dot qytetar i zakonshėm, - por se atij i duhet ende kohė dhe pushtet i pakufizuar pėr tė larė me sapun fytyrėn dhe duart para Drejtėsisė dhe historisė. Pėr kėtė arsye, pas zbritjes nga kali ai nuk shėtit dot nėpėr rrugė e as nuk ulet nė njė kafe me veten, sepse akuzat qė ka bėrė mbi “armiqtė” e tij si dhe akuzat qė janė arkivuar pėr tė nė prokurori dhe nė memorien popullore, nuk e lejojnė tė bėhet qytetar i zakontė!...

Berisha, kėtė jo vetėm qė nuk e pėrfytyron, po edhe ka frikė. Ka mė shumė frikė se kurrė tė bėhet qytetar pa pushtet dhe pa imunitet. Ai ėshtė duke ndėrtuar dinastinė familjare mbi dy shtylla: me pushtet absolut politik dhe me pasuri tė tundshme e tė patundshme! Nuk ka shtetar qė mund tė lėrė nė mes tė rrugės njė “projekt” tė tillė madhor! Ndaj, teksa kalon nė rrugė, ai jo vetėm blindon lagjen, rrugėt dhe urat me gardistė tė veshur civilė, po nė mėnyrė tė pavetėdijshme pėrshėndet popullin qė kujton se vazhdon ta adhurojė dhe ta ndjekė pas si njė kope e bindur bagėtish. Edhe pse ėshtė i mbytur nė borxhe e nė faje tė pashembullta ndaj popullit dhe historisė, ai sigurinė qė transmeton me aq sforcim nga ekranet dhe nga podiumet e bėn jo dhe aq nga vetėbesimi se sa nga makthi i sė nesėrmes; si dhe nga instinkti i vetėmbrojtjes, nėpėrmjet autosugjestionit…

Dhe, ē’ėshtė e vėrteta, jo se nuk ka sukses tė kėmbejė frikėn me delir, delirin me pushtet absolut! Ndonėse pas vitit 1992 Berisha nuk ka fituar asnjėherė, ai megjithatė sillet si njė fitimtar i padiskutueshėm! Pyetja qė sundon sot jo vetėm psikikėn e Berishės, po mbarė politikėn shqiptare ėshtė e thjeshtė: si mund tė pranojė Berisha tė bėhet humbės i madh e pėrfundimtar nė vitin 2009, duke pasur nė duar tė gjitha mjetet e zgjedhjeve, kontrollin e shumicės sė pushteteve tė pavarura, pas gjithė kėtyre “sukseseve”, pas futjes nė NATO, me gjithė kėto “merita”, si dhe me gjithė ato akuza tė frikshme pėr pasurim tė paligjshėm tė familjarėve tė vet? Jo njė Gėrdec, po disa Gėrdecė presin tė ndriēohen prej dėshmisė dhe pėrgjegjėsive tė tij! Sa kohė qė nuk ndodh kjo, nė shoqėrinė shqiptare nuk ka pėr tė pasur as Drejtėsi dhe as besim te Drejtėsia! E, natyrisht, nuk mund tė ketė as zgjedhje tė lira e tė ndershme! Sot pėr sot Berisha mė shumė se ēdo gjė ka frikė dorėzimin e pushtetit nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira e tė ndershme!

* * *

Askush nuk e shpjegon dot pėrse as nga opozita dhe as nga “MJAFT-i” nuk po artikulohet ndonjė lėvizje “Sali ik!”, si ndodhi para zgjedhjeve tė kaluara me “Nano ik!”, edhe pse skandalet e bėmat e kėsaj qeverie janė ku e ku mė tė ububushme. Shoqėria ėshtė lodhur nga zhgėnjimet. Morali po jep shpirt, sepse demagogjia dhe gėnjeshtra na jepen si shpėrblim pas votimeve, njė herė nė katėr vjet. Nuk ke kujt t’i besosh: sot tė gjithė janė me baltė e cene nė fytyrė… Gati-gati po krijohet pėrshtypja nė opinionin publik se Berisha nuk ka pse tė jetė me duar tė pastra (si tė tjerėt, pra ata qė u pasuruan para tij!), dhe kjo nuk pėrbėn mėkat, ndaj ai e meriton tė jetė i pazėvendėsueshėm! Nė tė gjitha daljet e pėrditshme nė publik, me shpotitė, shakatė, sukseset, shifrat, thumbat dhe sarkazmėn e tij, Berisha, jo pa qėllim, dėshiron tė na tregojė (tė na bindė!), se ai ėshtė i qetė e i sigurt dhe, pėr mė tepėr, edhe i pathyeshėm! “Politika e re” e opozitės, d.m.th “bėrja ndryshe e opozitarizmės”, nė realitet e kanė pėrforcuar kėtė ndjeshmėri ndjellakeqe.

Ndėrsa kėmbėnguljet e pėrditshme pėr tė ndėrhyrė nė tė gjitha institucionet e pavarura, duke vėnė shumicėn nėn sundimin e vet, sė fundi edhe Drejtėsinė, disa muaj para zgjedhjeve, nė kundėrshti edhe me ndėrkombėtarėt, Berisha nuk i bėn pėr “t’i gėzuar” nė kėto pak muaj qė i kanė mbetur nė krye tė qeverisė. Afėrmendsh, as pėr t’ia dhuruar “reformat” si peshqeshe pozitės sė nesėrme, qė kjo pastaj t’i pėrdorė kundėr tij! Edhe kjo ėshtė njė tjetėr provė se Berisha nuk ka pėr ta lėshuar kollaj pushtetin! Berisha kryeministėr i vitit 2009 ėshtė mė i paēmontueshėm, sepse ėshtė mė sundues dhe mė fuqiplotė se Berisha president i vitit 1997! Ai tani ka mė shumė arsye “serioze” tė mos e lėshojė pushtetin si nė vitin 1997! Edhe panik, natyrisht, ka mė shumė. Edhe mundėsi pėr tė dhėnė e pėr tė marrė nėpėrmjet privatizimeve strategjike tė pambyllura, emėrimeve, shkarkimeve, trafikut tė influencės, tenderimeve, tani, natyrisht, ka mė shumė hapėsirė.

Sot ai ėshtė mė i kapur nga pushteti se nė vitin 1997! Ai e di se fuqia qė tė jep njė pushtet i pakufizuar tė rrezikon shumė kur e humbet, sepse tė kthehet kundėr, si edhe ju kthye kur ishte president! Duke ndenjur pėr tetė vjet nė opozitė, ai e di se sa e lehtė ėshtė tė humbasėsh pushtetin dhe sa e vėshtirė ta rifitosh atė bashkė me bukėshkalėt dhe servilėt e tretur e tė humbur. Ai e ka provuar nė kurrizin e vet sa e rėndė ėshtė tė biesh nga maja, teposhtė, nė pėrēmim e nė pėrbuzje mbarėkombėtare. Nėse pati njė herė tė dytė pėr tė ardhur nė pushtet, zor tė ketė njė herė tė tretė pėr tė marrė pushtetin! Berisha nuk ka mė kohė tė presė edhe katėr vjet nė opozitė! Nuk ka pėr ta ndjekur mė njeri pas, dhe partia e rrėmbushur me qėndrestarė qė po shijojnė tė mirat e pushtetit, ka pėr t’u bėrė si partia e Pollos para shkrirjes! Prandaj nė zgjedhjet e ardhshme Berisha do tė luajė me bllofin: ose fiton gjithēka, ose humbet gjithēka! Ndėrsa nė vitet ‘92-‘97 Berisha kishte ndonjė dozė idealizmi pėr hir tė edukatės sė rrėnjosur tė nėntė cilėsive tė komunistit, ai sot ėshtė njė pragmatist tipik ballkanik, po aq sa miku i tij Fazlliē, i cili e di se paraja ėshtė pushtet real, pushtet qė sundon dhe drejton realisht botėn nė kėto vise, ku ēdo brez e lind nga njė Dumbabė!

* * *

Tė gjitha sa thamė nuk dėshmojnė fuqinė e papėrballueshme tė Berishės, sikundėr hamendėsohet jo rrallė e nga rrallėkush, po paaftėsinė dhe mefshtėsinė e opozitės tė sotme. Ndryshimet nė kodin zgjedhor e nė ligjin elektoral nuk japin aspak garanci dhe as siguri pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, kur ato i ka nė dorė Berisha i mbramė! Nėse opozita e sotme e vė kokėn nė kėtė jastėk, i cili me sa duket u pėlqen edhe ndėrkombėtarėve, atėherė Dumbaba na rroftė e na qoftė edhe pėr nja 30 vjet tė tjera!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara