Raca e pavdekshme e zyrtarėve tė keqpėrdorur
-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, 25.07.2008
Administrata jonė, qė tash quhet civile, ėshtė njė administratė e destinuar tė jetė mercenare nė kuptimin mė tė qartė e mė vulgar tė kėsaj fjale. Qeveria e shėrbesės dhe e shėrbimeve, tanimė nuk ka mė nevojė pėr komente tė mėtutejme analistėsh pėr kaosin dhe zullumet, dėmet materiale dhe morale qė i ka shkaktuar shoqėrisė, demokracisė shqiptare. Administrata shqiptare, mė sė shumti ėshtė rrėmbushur me nėpunės tė pėrdorur, madje tė keqpėrdorur, nėpunės qė me njė tjetėr fjalė, disi mė dinjitoze, sot quhen militantė, besnikė tė partisė, (mė saktė duhet thėnė: tė familjes, mė troē: tė shefit tė madh). Pėrndryshe zyrtarėt, ose pėrjashtohen, ose i zė reforma, ose quhen tė paaftė, xhaketa tė vjetra, tė pareformuar etj. Nuk besoj qė tė gjendet ndonjė zyrtar nė Shqipėri, nė ēfarėdo niveli, qė tė ketė qėndruar nė tė njėjtėn zyrė mė shumė se katėr vjet! Po u gjend ndonjė i tillė, duhet dekoruar!
Pėr kėto arsye, pra tė mėnyrės sė pėrzgjedhjes me kritere qė nuk burojnė nga aftėsitė profesionale, kėta zyrtarė tė lartė e tė ulėt, qė drejtojnė punėt e fondet publike, janė nė tė vėrtetė tė tredhur moralisht. Ata janė mė se tė bindur qė nė ditėn e parė tė emėrimit, se funksioni i tyre nuk ėshtė ti shėrbejnė sa mė mirė e sa mė ndershmėrisht publikut, por shefit, gjė qė, tek e fundit do tė thotė, interesit vetjak, d.m.th, xhepit. Ndaj, nėse nė Ministrinė e Mbrojtjes do tė kishte qoftė edhe njė zyrtar apo ushtarak me dinjitet e integritet moral tė mjaftueshėm, Gėrdeci, nė mos do tė ishte shmangur, do tė ishte paralajmėruar. Por kjo ministri (si tė tjerat) ishte mbushur me besnikė me kokė tė ministrit, me tė emėruar direkt prej tij, me anėtarė e kryetarė tė Partisė Republikane tė sjellė nga provinca, me ca hiēa anonimė tė transformuar me firmėn e ministrit nė zyrtarė tė lartė, zyrtarė tė cilėt, sikundėr po del tani, ndonjė syresh edhe diplomėn e shkollės sė lartė e paskėsh falsifikuar! Ēdo tė ndodhė me drejtorėt e arsimit nėpėr qytete, me ata qė ishin emėruar nga Pollo e qė shumica e tyre ishin krerė tė PDR-sė, tash qė na iku ministri? Ēdo tė ndodhė me demokristianėt e Ndokės, qė kanė pllakosur e taposur tė gjitha rubinetet e parave tė shėndetėsisė, aq sa edhe ilaēe nuk ka nėpėr spitale? Nė hall tė madh do tė jenė gjendur tė gjorėt kėto
ditė, teksa presin me gjak tė ngrirė kthimin e tyre nė identitet!
Kjo pra ėshtė fytyra e vėrtetė e administratės sonė, tė quajtur me demek civile e tė mbrojtur, me demek, me njė ligj tė posaēėm nga Kuvendi! Ndaj nuk ka gjė mė tė shkėrbėrė, mė tė keqpėrdorur e mė tė keqndėrtuar nė Shqipėri se administrata civile, se nėpunėsia shtetėrore, e ngjyrosur dhe e ngjizur kėsisoj si dobiēe nėpėr skuta mė shumė se profesionalisht apo politikisht, farefisėrisht, klanėrisht, qenėrisht, pėrdhunisht, mercenarisht, allishverishtėrisht, lepeqepėrisht, padijenisht nėpėr gjirizet e politikės sonė arnaute! Prandaj punėt publike nėpėr bashki e komuna, nėpėr zyra, nėpėr dogana, nėpėr dikastere, nė qeveri, nė komisariate policie, nė tendera e nė spitale, nė partira e nė grupet parlamentare, nė tatimet e nė strukturat ushtarake, pra nė kudo ku ka dhe fonde publike
neve na venė keq e mos mė keq edhe pėr faj tė kėsaj nėpunėsie tė nėpėrkėmbur, pa dinjitet, lėtyrė e pa fytyrė qė pranon tė pėrdoret e prostituohet moralisht nga shefat, mė keq se njė zagar gjahu qė lipset vetėm pėr tė ndjellė e pėr tė ēuar prenė e radhės mu te gryka e ēiftes tė shefit tė madh! Shembull i kėsaj shkėrbėrjeje tė ndyrė morale nėpėr institucione janė edhe tė dhėnat e INSTAT-it, sė fundi! Ndaj, qė nė ditėt e para tė qeverisjes berishiste, fill pas zaptimit tė RTSH-sė, u bė edhe ndėrrimi i ekipit nė INSTAT, mė pas iu ndėrrua brava kryetarit tė Qendrės pėr Mbrojtjen e Nėpunėsit civil, qė tė jepen rezultate tė larta pėr mirėqenien e popullit e pėr rritjen tonė tė paparė ekonomike, (me dy shifra) si dhe tė mos guxojė kush tė ankohet qė e ka zėnė me tė padrejtė reforma!
* * *
Por shembulli mė i shėmtuar i keqpėrdorimit tė zyrtarėve sejmenė u dha para ca ditėsh mu nė sallėn e Kuvendit, pas mesnate! Mjafton tė dėgjosh reagimin aq vulgar e tejet banal tė kryetares sė Kuvendit, reagim qė nuk i ka hije as njė pastrueseje tė turnit tė natės tė plehrave tė Shkodrės, pėr tu bindur se sa tė keqpėrdorur e tė deformuar moralisht janė jo vetėm nėpunėsit e vegjėl, po edhe zyrtarėt e nivelit mė tė lartė! Nuk mjaftoi kjo, po tė nesėrmen, Berisha urdhėroi njė deputet tė bindur tė lexojė nė publik njė deklaratė nė emėr tė grupit parlamentar tė PD-sė, ku paturpėsisht fajėsohej ai qė u sha nga nėna e nga motra me fjalė rrugaēėsh, ai qė iu bė motra prostitutė motelesh! E tė mendosh qė ky deputet zėdhėnės i paturpėsisė publike ka qenė, para ca muajsh, Ministėr i Drejtėsisė! A ka vend nė botė ku mund tė bėjnė vaki tė tilla mysybete?! A ka nėpunės tė vogėl qė, pas kėtyre shembujve, pas kėtij modeli qė vjen nga Kuvendi e nga sferat tona mė tė larta, tė guxojė tė mos pranojė tė vetėleqendiset publikisht para shefit?!
Duke e ditur qė janė tė pėrkohshėm, nėpunėsit tanė, tė nivelit tė ulėt por edhe tė lartė, janė edhe kollaj tė pėrdorshėm: emri i tyre i saktė nė tė vėrtetė ėshtė zoti/zonja Lepepeqe. Tash qė po afrohen zgjedhjet parlamentare e qė me ndryshimet e ligjit zgjedhor, kompetencat e kryetarėve tė partive u forcuan, kėtė dukuri (tė vetėleqendisjes publike) do ta shohim edhe mė shumė te krerėt e lartė, te ata tė zgjedhur qė do tė duan tė mbeten, apo tė bėhen nesėr deputetė! Krijimi i njė grupi parlamentar tė Qendrės ishte prologu i farsės parlamentare qė pėrfundoi me sherrin e radhės tė Berishės me deputetin e opozitės Balla. Nė fillim tė seancės, deputetėt e majtė qė e bėnė Topin president, u bashkuan me ca demokristianė dhe ca demokratė tė falur dhe shpallėn formimin e grupit parlamentar tė Qendrės, pėr ti hapur krahun Berishės pėr ndryshimet nė qeveri. Ky veprim, krejt i hapur, pra pa pikė turpi e pėrgjegjėsie morale pėr zgjedhėsit, ka lidhje me listat e ardhshme pėr deputetė, si dhe me ndonjė tender tė mundshėm nė vitin e fundit tė qeverisė
Ne pra, na shėrbejnė ca vegla qorre qė nuk e njohin turpin publik, qė nuk ēajnė kokėn se ēmendon populli pėr ta, se mungesa e turpit publik atyre u jep kredenciale mė tė sigurta e mė afatgjata te kryetarėt, se kredencialet qė mund tė japė vota e popullit. Ndaj ata janė tė kollajpėrdorshėm jo vetėm nga Doktori, po edhe nga kushdo tjetėr qė u ofron mjaltin e hidhur tė korruptimit nė buzėn e etur pėr pushtet, nė njė pushtet okult qė prodhon pasurim tė shpejtė! Punėt e shtetit, interesat e publikut, mbarėvajtja e shoqėrisė, pėrparimi i vendit, begatia, mjerimi apo mėkėmbja ose nėpėrkėmbja e popullsisė, opinionbėrja brenda dhe sidomos jashtė vendit (imazhi), ligji dhe respekti pėr tė, korrupsioni dhe degradimi moral, pra fytyra reale e shtetit dhe e kombit janė mė tepėr nė duar tė kėtyre lapėrdharėve e zuzarėve pa din e pa iman, se sa tė shefave tė tyre fodullė e tė vetėngopur qė na bėjnė moral natė e ditė! Kėta zyrtarė, aq mė pak janė nė dorė tė qytetarėve tė pafuqishėm qė kanė votuar pėr ta!
Ėshtė hordhia e kėtyre nėpunėsve faqezinj qė e detyroi BE-nė, para ca ditėsh, tė marrė masa ndėshkuese, tė rėnda e tė papara pėr Bullgarinė e mė pas, si duket, edhe pėr Rumaninė, vende qė u pranuan si anėtare me tė drejta tė plota nė BE...Administrata civile nė kėto shoqėri qenkėsh jo vetėm e korruptuar, po edhe bashkėpunėtore me krimin e organizuar qė ka gllabėruar miliarda euro nga BE-ja, dhe pse nė kėto shoqėri ėshtė bėrė e vėshtirė pėr tu vendosur Drejtėsia, pėr shkak tė martesės sė krimit me pushtetin! Ky kėrcėnim, pėr shoqėritė e integruara konsiderohet njė rrezik i madh jo vetėm pėr kėto vende, po edhe pėr tė gjithė anėtarėt e BE-sė, pasi e keqja, pra krimi dhe korrupsioni janė si njė epidemi ngjitėse qė nuk njeh kufij! Nė kėtė kuptim, paralajmėrimi pėr Bullgarinė ėshtė njė paralajmėrim tepėr serioz edhe pėr vendet e Ballkanit Perėndimor qė vuajnė tė njėjtat probleme me administratėn civile e sidomos pėr ne qė, me sa duket, kėto sėmundje i kemi mė tė rėnda e mė keqsjellėse se Maqedonia, po edhe se Bosnja, ku nuk pėrfytyrohet tė ndodhė qė kryeministri tė harbutėrojė nė parlament, para kamerave, publikisht, aq paturpėsisht si Berisha! Sjellja e tij dėshmon se si mund tė sillet ai me vartėsit e tij, me administratėn civile, me aleatėt dhe me anėtarėsinė e partisė tė tij, derisa guxon e shkėrdhatėron mbarė e prapė Kuvendin, pra jo vetėm deputetin e opozitės, nė mėnyrė aq tė pėrsėritur!
Prandaj ėshtė e kotė tė investigosh e tė pyesėsh se ku jemi ne me administratėn civile, krahasuar me kėto vende qė i kapėrcyen mė lehtė se ne shkallėt dhe provimet e vėshtira tė Asociimit, pasi njė pėrgjigje tė saktė e merr sapo shikon kronikėn nė fjalė, apo sa kalon kufirin nė Rinas e ndeshesh me njė zyrtar a polic dogane, le mė pastaj tė kesh tė bėsh me administratėn e lartė pėr ndonjė investim apo tender tė rėndėsishėm
Vetė fakti qė Brukseli dhe jo pak kancelari tė rėndėsishme tė BE-sė po japin kohėt e fundit pėrshtypjen se janė nxituar pėr pranimin e Bullgarisė dhe tė Rumanisė, janė njė ndėshkim i paralajmėruar dhe shumė domethėnės sidomos pėr ne qė duket sikur po i afrohemi dyerve tė BE-sė, po nė fakt i largohemi, si nė njė iluzion optik. Kėtė gjė e tha fare qartė, para ca ditėsh Franca, nėpėrmjet gojės sė njė sekretari tė Ministrisė sė saj tė Jashtme, fill pas kthimit triumfal tė Berishės nga Parisi e nga takimi pėr Bashkimin e Mesdheut. E pėr kėtė, natyrisht qė e ka fajin administrata jonė e ashtuquajtur civile e sidomos ata qė e kanė ngritur, pėrdhosur, ngjizur e mė pas edhe pėrdhunuar atė dita-ditės!
Makiaveli, shekuj mė parė shkruante se kombet qė drejtohen nga udhėheqės tė paaftė e qė zgjedhin edhe kėshilltarė po aq tė paaftė, janė tė destinuar tė shkatėrrohen!
Mos qoftė e thėnė kjo!
[ ]
|