HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Sigurimi i shtetit dhe komunistėt po drejtojnė sot shtetin"

-- marrė nga gazeta "TemA", 23.12.2008

Shpend Jeshnica Intervistė me ish-studentin e Dhjetorit, pėrfaqėsues i LIS '90, Shpend Jeshnica

Z. Jeshnica, si pėrfaqėsues i LIS '90, si e gjykoni ju nė kėtė moment ligjin pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit?

Ėshtė e turpshme qė pas 18 vitesh pluralizėm nė Shqipėri nuk janė hapur dosjet. Sigurimi i Shtetit dhe komunistet e Enverit sot drejtojnė gjykatat, prokurorinė, njė pjesė e madhe e tyre janė nė parlament, njė pjesė nė kabinetin qeveritar. Partitė, tė gjitha, nė Shqipėri janė krijuar dhe drejtohen nga komunistėt dhe ish-Sigurimi i Shtetit. Sigurimi i Shtetit ka vepruar si klan mafioz nė Shqipėri, duke mbėshtetur ish-komunistėt.

Ju thoni qė partitė i krijuan komunistėt dhe Sigurimi, po PD?

PD u krijua nga studentėt e Dhjetorit tė mbėshtetur nga pedagogėt, intelektualėt dhe populli i Tiranės, por, siē e dini, mė vonė edhe PD e uzurpuan komunistėt. Kryetari i parė i PD dhe gjysma e kryesisė ishin studentė. Shumė shpejt Azem Hajdari u hoq si kryetar e mė pas u vra. Asnjė nga studentėt, ish-anėtarė tė kryesisė sė parė tė PD, nuk ndodhen mė nė nivele drejtuese nė PD, qoftė dhe nė Kėshillin e saj Kombėtar. Studentėt e Dhjetorit e paguan me gjak pluralizmin nė Shqipėri.

A mos ju duket qė e teproni pak ose, thėnė ndryshe, jeni pak ekstremist?

Jo aspak. Kur flitet pėr fenomene, duhet folur me fakte. Nė fillim u vra Arben Broci, pastaj u larguan gjithė studentėt nga PD. Njė pjesė u kėrcėnuan me jetė dhe u detyruan tė ikin nga Shqiperia. Kjo vazhdoi me largimin e Shenasi Ramės, Arben Sulės, Alma Bendos, Arben Likės e Tefalin Malshytit. Tė gjithė u detyruan tė lėnė Shqipėrinė. Dhe vendin e tyre e zunė "Vullnetarėt e Enverit" (qė sot janė ministra), sigurimsat e sekretarėt e Partisė sė Punės.

Cili ėshtė ndryshimi mes sė majtės e sė djathtės nė raport me Dhjetorin e nė raport me Sigurimin e Shtetit?

E majta ėshtė trashėgimtare e partisė gjakatare tė E. Hoxhės. Ata nderruan vetėm emrin nga Parti e Punės nė Parti Socialiste, dhe mbartėn me vete atė trashėgimi tė shėmtuar 45-vjeēare. Ish-ministra tė '90, qė vranė Arben Brocin, drejtojnė sot PS. Nė PS u munduan tė sajojnė dhjetorista dhe ia arritėn, kurse nė PD u munduan t'i eliminojnė ata dhe prapė ia arritėn. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė asnjė prej studentėve tė Dhjetorit, qė sollėn pluralizmin nė Shqipėri, nuk ndodhet nė parlament ose nė kabinetin qeveritar. Sot nė parlarnent gjenden komunistė e punonjės tė Sigurimit, shoferė, ish-bodyguard-ė dhe njerėz me 4 klasė shkollė dhe asnjė lider i studentėve tė Dhjetorit.

A jeni pėr hapjen e dosjes sė Azem Hajdarit?

Patjetėr qė po. Vrasja e A. Hajdarit ėshtė vrasje e pastėr politike. Nė atė vrasje ishte i angazhuar gjithė shteti shqiptar. Kurse gjykata e ka quajtur vrasje ordinere. Ėshtė turp pėr ata qė drejtojnė PD, qė shkojnė e ēojnė buqeta me lule te busti dhe nuk zbardhin vrasjen e tij, e cila ishte dhe premtim elektoral. Nė atė vrasje ėshte i implikuar shteti dhe shumė politikanė nė Shqipėri.

Ju thoni qė politika nė Shqipėri ėshtė e inkriminuar dhe e korruptuar?

Po tė marrėsh filmimet e '97, do tė shohėsh kush shoqėronte liderit e partive politike. Janė banda, tė cilat me pas bėnė masakra. Bodyguard-ėt e liderėve tė partive politike janė tė denuar pėr vrasje. Kurse sot janė nė modė hajdutėt me doreza, ministra qė kanė bėrė masakra si e Gėrdecit e vjedhje si rruga Durrės-Kukės.

Po tė vijė e majta nė pushtet, a mendoni qė do tė ketė ndryshime pozitive?

Edi Rama ėshtė i lidhur me mafien e ndėrtimit. Ai ėshtė peng i Sali Berishės e Gramoz Ruēit. Rama sillet me partinė e tij si diktator, e si mund tė jetė demokrat nė pushtet?! Rama ėshtė njė hibrid modern, njeri i korruptuar me sjellje diktatoriale. Shqipėrinė nuk do ta ndryshojė as Rama, as Berisha, po njė klasė e re politike qė po edukohet nė Perėndim, e cila e ka tė nevojshėm bashkėpunimin me studentėt e Dhjetorit '90, dhe imponimi i komunitetit nderkombėtar pėr t'u integruar nė strukturat euro-atlantike.

PD po rigrupohet. Si e mendoni ju kėtė riorganizim apo rithemelim tė PD?

Shqipėria ka nevojė vetėm pėr dy parti, por ato duhet tė jenė demokratike nė organizimin e tyre tė brendshėm. Nė PD nuk ka demokraci tė brendshme, e si mund tė ndėrtojė PD njė shtet demokratik pa struktura tė brendshme demokratike? Ka ardhur koha qė PD ta drejtojnė studentėt e Dhjetorit, megjithėse tani kjo ėshtė njė utopi. Kush kthehet nė PD, kthehet si servil aktiv, ndėrkohė servilė pasivė ka plot dhe atyre tani iu ka dalė boja, e nuk vlejnė mė. Kėshtu, Berisha kėrkon t'i zėvendėsojė me tė mėparshmit, pasi i duken mė elegantė e mė tė besueshem pėr tė tjerėt, dhe gjoja kėshtu bėhet me demokratike partia.

Mendoni qė PD pas 18 vjetėsh nuk ėshtė demokratike?

Le t'i kthehemi PD nė pozitė dhe nė opozitė. Nė vitin 1992-1997 nė Shqipėri u vendos njė diktaturė e bardhė, e tipit aziatik, ku si model u mor Malajzia. Ēfarė ndodhi nė kėtė kohė nė Shqipėri? U krijua njė model shteti joperėndimor, tė cilin shqiptarėt nuk e pranonin dot, dhe si pasojė erdhi pėrmbysja e atij regjimi, qė fatmirėsisht nuk zgjati mė shumė se 5 vjet, por u pėrmbys nga populli me revolta.

Diktaturė e bardhė, a na e shpjegoni pak kėtė periudhė tė qeverisjes sė PD?

Nė njė diktaturė tė bardhė suprimohen pushtetet dhe kontrollohet ēdo gjė. Kontrollohet ekzekutivi, legjislativi, gjykatat, prokuroria, bankat, mediet, partitė politike, vidhet vota e eliminohen kundėrshtarėt politikė qė tė mos ketė mė konkurrence, dhe biznesi ėshtė tėrėsisht nėn kontroll. Policia bėn represion policor, dhe bėhet vetėm propagandė shtetėrore nėn kontrollin e presidentit qė ėshtė fuqiplotė mbi gjithēka.

Gjėja e parė qe bėhet kur merr pushtetin, merren masa qė tė eliminosh opozitėn. U morėn masa dhe kjo punė u bė nė Shqipėri nė atė kohė. Lideri i opozitės u fut ne burg, partitė e majta i ndanė nė dy-tri parti, kurse partitė e djathta i shpėrbėnė: Demokristianėt nė tri parti, Balli Kombėtar nė tri parti, Legaliteti nė tri parti (Familja Mbretėrore nuk u la tė hynte nė Shqipėri, Mbretin e ndaluan dhe e detyruan tė lėrė Shqipėrinė). Sindikatat i ndanė nė tri pjesė, tė persekutuarit po nė tri pjesė. Po ashtu, dhe studentėt e Dhjetorit i detyruan tė largoheshin nga Shqipėria. Ekzekutivi (qeveria) u suprimua nga Presidenca, 17 ministra drejtoheshin nga 17 kėshilltarė tė presidentit. Gjykatat u mbushen me gjyqtarė me kurse 6-mujore.Tri banka kishte Shqipėria nė atė kohė, Dardania Bank, Arabia Bank, dhe Malaysian Bank, tė gjitha kontrolloheshin po nga Presidenca.

Gazeta "Koha Jonė" u dogj dhe gazetarėt u arrestuan. Duhej suprimuar dhe parlamenti dhe kjo pune u bė, u vodhėn votat nė zgjedhjet e vitit 1996, dhe nė parlament hynė kukulla tė komanduara nga Presidenca. Policia sekrete (SHIK, 1992-1996), u pėrdor pėr tė realizuar kėto objektiva e pėr tė eliminuar fizikisht kundėrshtarėt e regjimit.
Kjo ėshtė mėnyra qė tė mban nė pushtet pėr mė se 25-30 vjet, siē ka ndodhur nė Malajzi, Indonezi e nė shumė vende aziatike e pastaj pushteti i kalon trashėgimtarėve, tė qeverisin pa vėshtirėsi, pasi tashmė janė dhe ekonomikisht tė fortė. Ky regjim u vendos nė Shqipėri nė vitet '92-'97, qė desh Zoti e nuk shkoi mė gjatė.

Si e gjykoni qeverisjen e PS?

Ėshtė periudyha e korrupsionit dhe e qeverive tė korruptuara. Nė kėtė periudhe filluan bandat, politikanet e banditėt hanin e pinin bashkė, votat u morėn me eskorta makinash si nė disa vende tė pazhvilluara tė Afrikės, e kutitė e votimit i ruanin kriminelėt e armatosur. Nė kėtė kohė Shqipėria radhitej ndėr vendet mė tė korruptuara tė botės, dhe 90% te bizneseve i kontrolluan njerėzit me precedentė kriminalė, e tenderat i pėrfitonin militantėt. Ėshtė dhe koha e vrasjeve politike. Pas shkatėrrimit tė shtetit nė '97, disa institucione filluan tė ndėrtoheshin, u zhvilluan banka e media private. Komunitetit Evropian filloi tė monitorojė nga afėr proceset demokratike nė Shqipėri. Por panorama e zgjedhjeve ėshtė Bushati, ku nuk ka konkurrencė politike, po pėrplasje bandash, thyerje kryqesh, e policė tė armatosur me kuti votimi nė duar. Ky ėshtė imazhi, me tė cilin largohesh nga vendi yt i dashur, Shqipėria.

Pse thoni largohesh, ju kanė detyruar tė largoheni nga Shqipėria?

Po, isha i detyruar tė largohem, qė tė shpėtoja veten dhe familjen. Mė kanė marrė pronėn me forcė dhe e kanė tjetėrsuar atė, mė kanė prishur tė gjitha bizneset, mė kanė vėne gjoba, me kanė krijuar shumė incidente fizike, dhe kanė tentuar dhe tė mė eliminojnė. Mė kanė arrestuar njė javė para zgjedhjeve nė shtėpi, nė ora 12 tė natės, kjo u bė nga Drejtoria e Policisė pėr arsye politike, pa asnjė mandat nga prokuroria. Policia e drejtuar nga ish-ministri i Rendit veproi si grup kriminal, pikėrisht nė kėtė ditė unė kisha denoncuar emrat, nga tė cilėt kėrcėnohesha dhe po kėta njerėz mbroheshin nga shteti. Pėr kėto kam bėrė denoncime nė polici e prokurori, por ēės-htjet janė mbyllur, pasi ato mbrohen nga persona me pushtet politik.

Nė Shqipėri krimi ėshtė i lidhur ngushtė me politikėn e shtetin. Ekzistojnė gjithashtu denoncime direkte nga shqiptaro-amerikani Geri Kokalari, tė cilat janė konkretizuar me fakte e me emra, tė bėra publike, qė para zgjedhjeve lokale, e mė pas vijojnė me denoncimin e korrupsionit nė tragjedinė e Gėrdecit, ku humbėn jetėn dhjetėra qytetarė tė pafajshėm, te rruga Durrės-Kukės e fenomeni Fazlliē. Po, si pėrherė, ngjarje tė tilla mbulohen shpejt dhe pėrgjegjėsi nuk del para drejtėsisė. Njerėzit kanė frikė qė tė thonė te vėrtetėn e tė protestojnė per padrejtėsitė. Institucionet janė peng i njė klani mafioz. Jeta, liria, prona, tė drejtat e njeriut janė gjėra tė shenjta, pa tė cilat nuk mundet tė prosperojė e tė bėjė hapa para njė shtet, kurse nė Shqipėri nėpėrkėmben e dhunohen pa problem. Studentėt e Dhjetorit i kanė dhėnė shumė Shqipėrisė. Shpresoj shumė qė ata njė ditė do tė kthehen e do tė jenė liderėt qė do ta integrojnė Shqipėrinė nė Evropė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara