HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kontributi i klerit katolik nė Kongresin e Manastirit

-- nga Prof. Dr. Jahja DRANĒOLLI

(Pjesa e parė)

Prifėtrinjtė katolikė kanė shkruar nė gjuhėn shqipe, tė nxitur nga arėsyet fetare, por edhe nga ato edukative dhe letrare-gjuhėsore. Duke ndjekur vertikalen e historisė sonė, shohim se kleri ka luajtur rol kryesor edhe nė lėmin e gjuhės dhe tė letėrsisė.

Pikėrisht nga kjo letėrsi doli edhe tradita gjuhėsore e letrare shqipe, e cila sipas njoftimeve qė i zotėrojmė deri mė sot, nisi me “Formulėn e Pagėzimit” mė 1462: “Ven te’ paghesont prémenit Atit et Birit et Spertit Senit” (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjtė”). Mirė po, sot mund tė provohet se kjo gjuhė ka nisur tė lėvrohej qysh para Formulės sė Pagėzmit dhe Buzukut. Dokumenti i parė, i zbuluar deri mė sot, ku mund tė dėshmosh pėr tė folmen e gjuhės arbėrore, ėshtė ai qė ruhet nė regjistra tė kancelarisė sė Arkivit Shtetėror tė Dubrovnikut, dokument ky qė mban datėn e 15 korrikut 1284 me kėtė pėrmbajtje tė shkurtėr: “Etaudiui unam uocen clamantem in lingua alnanesca” (“Dhe dėgjova njė zė qė thėrriste nė gjuhėn arbėnore”). Ndėrkaq, dėshmia e parė pėr shqipen e shkruar dhe pėr libra arbėnore, ėshtė ajo qė na njofton dominikani frėng, argjipeshkvi i Tivarit Guilielmus Adae (Brochardus Monachus) nė ditarin e tij, “Directorium ad passagium faciendum”, ku ai shkruante: “Licet Albanenses aliam omnino linguam latina habeant et diversam, tamen, litteram latinam habent in uso et inomis suis libris” (“Arbėnit kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinishtja, kanė alfabetin latin nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre”)

Por prej kėtyre librave deri mė sot nuk ėshtė gjetur ndonjė. Pavarėsisht se ēfarė kanė qenė ato libra, me rėndėsi ėshtė se kjo dėshmi ėshtė e vitit 1332. Po ashtu ėshtė me rėndėsi, se gjuha dhe kultura e mirėfilltė arbėnore e karakterit evropian, doli nga kleri katolik shqiptar me “Formulėn epagėzimit” tė argjipeshkvit tė Durrėsit, Imzot Pal Engjėllit (1417-1470), i cili ishte dorė e djathtė e Skėnderbeut. Humanistė tė tjerė tė njohur nė tėrė Evropėn, si Gjin Gazulli (rreth 1400-1465), Marin Beēikemi (rreth 1468-1526), Nikollė Leonik Tomeu (1456-1531), Mikel Maruli (1453-1500) dhe Marin Barleci (1460-1513) – nuk e pėrdorn gjuhėn e tyre amtare, por shkruan nė latinishten e kohės. Italia si vend botimi pėr literaturėn shqipe. Nė Romė pa dritėn botimi nė vitin 1555 dhe libri i parė nė gjuhėn shqipe. Ėshtė fjala pėr Mesharin (“Messale”).
Meshari u zbulua mė vonė, nė vitin 1740, nė Bibliotekėn Propaganda Fide prej prelatit shqiptar, Gjon Nikollė Kazazi (1743-1753) dhe ende sot gjendet si kopje e vetme nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri ėshtė shtypur me shkronja latine, por duke huazuar nga shkrimi cirilik disa shenja te veēanta.

Librat e shtypur atėherė ishin kryesisht pėr shėrbesa fetare. Nė vitin 1592 botohet nė Romė, ”Dottrina Christiana – E mbsuame e Krėshterė” tė autorit, Lekė Matranga. Pas Buzukut dhe Matrėngės, poeti parė shqiptar ėshtė franēeskani, Atė Pal Hasi, i lindur nė rrethe tė Prizrenit. Ka vdekur nė vitin 1599. Kėngėt e tij “Dita e gjygjit” dhe disa tė tjera tė pėrshpirtshme, tė karakterit tė katekizmit nė vargje, qė sot e kėsaj dite i di populli, i ka botuarImzot Pjetėr Budi nė librin e tij “Doktrina e krishtenė”, tė botuar nė Romė mė 1616. Kronologjikisht mė pas vjen autori tjetėr, nga radhė te priftėrinjve katolikė, Pjetėr Budi (1566-1623), argjipeshkėvi dioqezės Sappa-Sarda.

Nė vitin 1618 boton nė Romė njė pėrkthim nė shqip me titull “Dichiarazione pił copiosa della Dottrina Christiana” ku shprehej: “Zoti nuk i ndigjon uratėt e atyne qi lutėn nė gjuhė tė huaj, pėr pa kuptue vėshtrimin e fjalvet qi thotė”, gjegjėsisht “ata kanė shkruar vepra, me qėllim tė mbrojtjes sė fesė krishtere dhe gjuhės amtare prej turqve, tė cilėt depėrtonin me fenė e tyre”. Me fjalė tė tjera, - shkruante studiuesi i shquar, J. Rexhepagaqi, - ”priftėrinjtė katolikė kanė shkruar nė gjuhėn shqipe tė nxitur nga arsyet fetare, por edhe nga ato edukative dhe letraro-gjuhėsore”. Kėtė qėllime shprehte edhe ipeshkvi i Zadrimės, Frang Bardhi (1606-1643), nė “Parathėnien” e Fjalorit tė tij me titull, “Dictionarium Latino-Epiroticum” (Romė-1635), “me ndimuem mbėn-janė gjuhėnė tanė, qė po bdaretė e po bastardhohetė saa māā parė tė ve; e māā fort me ndihmuem gjithė atyne qi janė nd’urdhėni tė t’inė Zot e tė Shintesė Kishė Katolike e s’dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s’munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh error e faj hesape tė zkonetė e ceremoniatė e Shintesė Kishės Romės”.

Nė vitin 1706 u botua sėrish nga Propaganda Fide njė vepėr e re, tepėr interesante. Ėshtė fjala pėr aktet e tė parit Koncil Nacional shqiptar tė vitit 1703, tė drejtuar prej Vinzenz Zmajeviq, argjipeshkėv i Tivarit. Aktet u botuan njėkohesisht nė dy botime paralele, nė latinisht dhe shqip: “Conciliumalbanum provinciale sivenationale/ Konēili Provinēialo Kuvendi i Arbenit”.

Marre ngaRevista “DRITA”
P r i z r e n • Q e r s h o r 2 0 0 8 • V i t i X X V • N r. 6 ( 1 6 5 )

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara