Kosova, njė pus pa fund
-- nga Ilda Mara*, TemA, korrik 2008
Pesė muaj pas pavarėsisė sė Kosovės, atėherė kur vetėm 43 vende e kanė njohur shtetin mė tė ri nė botė, Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) ashtu si nė vitin 1999, kur nisėn bombardimet kundėr Beogradit nė mbrojtje tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, kėtė radhė rikonfirmojnė sėrish mbėshtetjen e tyre ndaj saj, duke ndihmuar nė hedhjen e themeleve tė shtetit kosovar. Suksesi i Konferencės ndėrkombėtare tė Donatorėve, qė u zhvillua ditėn e premte nė Bruksel, me iniciativė tė BE ėshtė njė tjetėr provė se BE dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė duke e konsideruar Kosovėn sė pari si njė ēėshtje tė brendshme evropiane dhe
se angazhimi i saj nė ndėrtimin e njė Kosove demokratike e evropiane ėshtė real. Nė kėtė Konferencė tė dytė, Komisioni Evropian ėshtė donatori mė i madh dhe premtoi 500 milionė euro ndihmė financiare pėr Kosovėn. Pas BE, si donatorėt mė tė mėdhenj renditen SHBA me 400 milionė dollarė, Gjermania me 100 milionė euro, Norvegjia dhe Britania e Madhe premtuan nga 30 milionė euro dhe Luksemburgu 15 milionė euro.
Kosova, vendi mė i varfėr i rajonit
Por, nuk duhet harruar se aktualisht Kosova ka nivelin mė tė lartė tė papunėsisė nė rajonin e Evropės Juglindore (45% nė bazė tė shifrave zyrtare), nivelin mė tė lartė tė varfėrisė (37% tė popullsisė prej 2 milionė banorėsh), njė zhvillim ekonomik goxha tė dobėt, sipas FMN, nė vitin 2007 shifrat shėnonin 4,4%.
1,2 miliardė euro qė do t'i vijnė nė ndihmė financimit tė programit tė shtetit kosovar pėr zhvillimin social e ekonomik tė Kosovės pėr tre vjet (2009-2011), ėshtė njė shumė e cila do t'i japė njė frymėmarrje tė re shtetit kosovar. Paratė e donatorėve evropianė duhet tė shpenzohen duke respektuar rregullat strikte tė BE dhe padyshim sektorėt mė me prioritet pėr tė pėrfituar nga kjo ndihmė do tė jenė ata tė energjisė, arsimit dhe zhvillimit social tė vendit.
Tolerancė zero ndaj korrupsionit
Qė prej vitit 1999, ndihma qė Kosova ka marrė nga BE, SHBA, Japonia etj., ka arritur shumėn prej 2,7 miliardė eurosh, ku dy tė tretat e kėsaj ndihme kanė qenė kontribut i BE ose tė vendeve tė saj anėtare. Skepticizmi i diplomatėve dhe udhėheqėsve perėndimorė nė pėrdorimin me efikasitet tė kėsaj ndihme tė dytė financiare nė Kosovė ėshtė goxha i madh, ka ndėr ta qė e konsiderojnė Kosovėn si njė pus pa fund, por kryeministri kosovar, Hashim Thaēi, i siguroi pjesėmarrėsit nė Konferencė se qeveria e Kosovės do tė ndjekė politikėn e zero tolerancės ndaj dukurive si korrupsioni dhe keqpėrdorimi i kėtyre mjeteve dhe nuk do tė bėjė dallime nė pėrkatėsinė etnike pėr tė realizuar projekte nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, pėrfshirė edhe komunitetin serb.
Siguria dhe stabiliteti nė Kosovė
Tė shumtė ishin ata qė prisnin njė konflikt tė gjeneralizuar nė rajon pas 17 shkurtit 2008, ditė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Por, nė fakt, me gjithė tensionet mes komunitetit shqiptar dhe serb, me gjithė vėshtirėsitė qė po has vendosja e EULEX nė Kosovė nė zėvendėsimin e mandatit tė UNMIK, me gjithė problemet institucionale, megjithėse Kosova de facto rezulton e paralizuar nė veri dhe nė enklavat serbe, politikanėt kosovarė kanė ditur tė mbajnė njė status quo me ēėshtjet e nxehta, pikėrisht pėr tė evituar konfliktet. Por,
qė Kosova tė jetė pėrfundimisht njė shtet, i cili angazhohet nė ndėrtimin e tė ardhmes sė tij, duhet tė zgjidhė pėrfundimisht problemet nė territorin e saj, pėrndryshe dhe fondet e kėsaj Konference tė dytė tė Donatorėve do tė pėrfundojnė nė pusin pa fund e do ta njollosin pėrgjithmonė shtetin kosovar. Ndaj, lypset nga e gjithė klasa politike, koalicioni qeverisės dhe opozita njė vigjilencė, njė bashkėpunim dhe njė politikė mbarėkombėtare nė ndėrtimin e shtetit kosovar.
* Studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze Politique Internationale
[ ]