Fytyra e sė keqes
-- nga Richard Holbrooke, Washington Post - korrik 2008
Duke qėndruar me Sllobodan Millosheviēin nė verandėn e vilės qeveritare nė periferi tė Beogradit, vėrejta dy persona qė po dilnin nga Mercedes-ėt dhe nė dritėn e muzgut po drejtoheshin nga ne. Ndjeva shkundje qė pėrshkoi trupin tim. Nuk ishte gabim, ishin ata: Ratko Mlladiē nė veshje luftarake dhe trupngjeshur dhe Radovan Karaxhiē i gjatė, me kostum, me flokėt e tij tė egra, tė bardha, por tė qethura mirė.
Kėto pamje mė janė rikthyer nė kujtesė, nė ditėn e arrestimit tė Radovan Karaxhiēit.
Ishte rreth orės 17.00, tė datės 13 shtator 1995, kur u shėnua kulmi i luftės nė Bosnjė. Mė nė fund, pas viteve tė pėrgjigjes sė dobėt tė Perėndimit dhe OKB pėr agresionin serb dhe pastrimin etnik tė myslimanėve dhe kroatėve nė Bosnjė, bombardimet e NATO-s tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara i ēuan serbėt nė difensivė.
Millosheviēi, Mlladiēi dhe Karaxhiēi ishin shkaku kryesor i asaj lufte. Mlladiēi dhe Karaxhiēi, nė shtator tė 95 veē ishin tė akuzuar pėr krime lufte nga Gjykata e Hagės. Por, si udhėheqės tė serbėve tė Bosnjės ata ishin takuar me personalitete tė rėndėsishme perėndimore, pėrfshirė ish-presidentin, Jimmy Carter.
Sidoqoftė, strategjia asokohe ishte ndryshuar dhe ekipet negociuese kishin vendosur tė margjinalizojnė Karaxhiēin dhe Mlladiēin dhe ndėrkohė tė detyronin Millosheviēin, si liderin kryesor serb nė rajon, qė tė marrė pėrgjegjėsinė pėr luftėn dhe negociatat qė besohej se do t'i jepnin fund. Sidoqoftė, nė rast se Millosheviēi do ta kėrkonte, atėherė negociuesit do tė takonin edhe dy liderėt e serbėve tė Bosnjės, por vetėm njė herė.
Secilit anėtar tė ekipit tonė negociues i kam thėnė tė vendosė vetė, nėse dėshiron tė shtrėngojė duart me vrasėsit masivė. Unė i urreja kėta njerėz, pėr shkak tė asaj qė kanė bėrė. Unė nuk ua dhashė dorėn, edhe pse tė dy, Karaxhiēi dhe Mlladiēi, e provuan ta bėnin njė gjė tė tillė.
Atė mbrėmje Mlladiē e jo Karaxhiē ishte figura kryesore.
Nė fillim Karaxhiē ishte i heshtur, por, kur dėgjoi kėrkesėn tonė pėr tėrheqje nga rrethimi i Sarajevės, shpėrtheu. U ēua nga tavolina dhe nė njė anglishte tė kėnaqshme filloi tė fliste rreth 'nėnshtrimit' dhe vuajtjeve tė popullit tė tij. Madje, kėrcėnoi se do tė thėrriste presidentin Carter, gjė pėr tė cilėn ne iu pėrgjigjėm se mund ta bėnte, megjithatė ne do tė intensifikonim bombardimin. Karaxhiēi u qetėsua, vetėm pasi Millosheviēi i kishte thėnė diēka nė serbisht.
Dy muaj mė vonė lufta nė Bosnjė mori fund me Marrėveshjen e Dejtonit. NATO kishte autoritetin qė tė kapte Karaxhiēin dhe Mlladiēin. Arrestimi nuk u bė pėr 13 vite. Mė nė fund njėri nga kėta vrasės tė frikshėm merr rrugėn pėr Hagė. Ėshtė imperativ i kohės qė Mlladiēi tė shkojė pas tij.
Presidenti serb, Boris Tadiē, meriton lėvdata pėr arrestimin e Karaxhiēit. Arrestimi i Karaxhiēit nuk ėshtė thjesht njė shėnim historik, por largim nga skena i njeriut qė ende minonte paqen dhe progresin nė Ballkan. Gjithashtu, ky arrestim ėshtė edhe njė pėrkujtues i vlerave tė gjykatave pėr krime lufte. Nė Kartumin e largėt, presidenti i Sudanit, Omar Hassan al Bashir, qė ėshtė akuzuar javėn e kaluar nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime, duhet t'i kushtojė vėmendje kėtij lajmi.
Marrė nga RFE
[ ]