(30 Janar 1923 2 korrik 2008)
Mbyll sytė nė New York antikomunisti mirditas Llesh Marka Doda Tarazhi
-- nga Gjon Kadeli, Washington D.C.
Kush ishte Llesh Tarazhi?
Njė e nga njė po mbyllin sytė nė Tokėn e Bekueme tė Amerikės nacionalistat ma tė mirė tė kombit shqiptar, tuj marrė me vete edhe atė pjesė tė dhimbshme tė historisė tragjike tė popullit shqiptar, nė kohėn kur komunizmi vriste e prente kė tė donte e kur tė donte. Na sot po i napim lamtumiren e fundit njerit nder bijtė ma tė denjė tė popullit tė Mirditės e tanė Shqipnisė, qė pa iu trem syni s'e lėshoi nga dora asnjėherė pushken, pėr tė pėrmbysė rregjimin diktatorial tė antishqiptarit Enver Hoxha.
Lleshi, leu nė katundin Kthellė tė Mirditės. Gjatė rinisė sė tij pėr disa kohė shėrbeu nė Xhandarmarinė e Shtetit Shqiptar. Kur komunistėt mueren pushtetin nė dorė nė fund tė vitit 1945, Lleshi si edhe shumė tė tjerėve si ai iu desht me u arratis, pėr tė vazhdue qendresėn kundėr rregjimit komunist gjakatar.
Gjatė kohės qė i ndiemi Llesh Marka Doda Tarazhi qėndroi nėpėr malet e Mirditės bashkė me shumė antikomunista tė tjerė, ra nė shumė pėrpjekje tė armatosuna mė forcat e ndjekjes tė Sigurimit.
Nė njė nga prej kėtyne betejave tė pėrgjakshme, pothuajse nė fillim ishte ajo e Prosekut nė Kthellė tė Mirditės, kur njė grup forcash nacionaliste, me tė cilat ndodhej edhe udhėheqėsi i forcave tė Qendrės nė Mirditė, Kapidani Mark Gjomarku, u rrethue nga forcat shtetnore. Gjatė kėsaj beteje, megjithėse forcat e lirisė e shpėrthyen rrethimin, Mark Gjomarku u plagos randė dhe kur nji oficer iu afrue e vrau oficerin dhe mandej veten pėr tė mos ra nė duart e anmikut.
Nė atė rrethim, u vranė edhe disa nacionalista tė tjerė, tuj pėrfshi edhe vėllaun e Zef Perpjetrit nga Spaēi, i cili, ishte nė moshėn 17 vjeēare. Gjatė kėsaj beteje u vranė edhe shumė partizanė.
Gjatė kohės qė i ndjemi Llesh qėndroi nėpėr male ra shpesh herė edhe nė ndeshje tė tjera, me forcat e ndjekjes sė Sigurimit komunist. Nė njė nga kėto beteja, ai mori njė plagė tė madhe dhe plumbi i mbeti nė trupin e tij afėr shpatullės. Kėtė plumb po e merr me vete sot nė jetėn e pasosun, mbasi doktorėt nuk e panė tė arsyeshme me e nxjerrė, pėr arsye se paraqiste rrezik jete pėr te
Gjatė kohės qė Lleshi ndejti nė mal, pa me sytė e tij ramjen si burrat nė fushė tė luftės tė shumė bashkėluftėtarėve tė lirisė, tuj fillue me vrasjen e axhės sė tij, tė ndiemit Preng Dodė Gjinit, Frrok Melyshit tė shtepisė sė Bajraktarit tė Kthellės, tė trimit tė pamposhtun Llesh Gjomarkut, Dedė e Llesh Kaziut, tė Bibė Marka Bibės, Llesh Marka Tucit e shumė tė tjerėvet.
Shtoj kėtu, se trupin e Frrok Melyshit, komunistėt e dogjen me benzinė nė sytė e popullit, nė Shėn Pal tė Mirditės. Ky veprim ēnjezor, tregon shumė kjartė, se sa barbar ishin komunistėt.
Ramja nė fushė tė nderit tė kėtyne bashkėluftėtarėvet e merziti shumė tė ndiemin Llesh, por me gjithė kėtė, ai nuk u dobsue, por e vazhdoi qendresėn me burrni tė rrallė.
Lleshi, ishte njeri shumė i aftė nė male, trim dhe besnik i dorės sė parė.
A nuk ishin mjaft pėr tė ndiemin Llesh vuajtjet nėpėr male vjetė me rradhė!? Fatkeqsisht jo! Ai mė shumė shokė tė tjerė duelen nė ish Jugosllavi. Edhe kėtu vazhdojnė vuajtjet dhe sakrificat. Ai sėbashku me shokėt e vet u burgosėn nė Serbi.
Pėr disa kohė ata ndejtėn nė burgun e Nishit, e mandej e transferuen nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.
Mbas shumė vuajtjesh nė Shqipni e mandej nė ish Jugosllavi, Lleshi u sistemue me banim nė Belgjikė.
Mė vonė ai u martue me Palinėn, me tė cilėn pati katėr fėmijė, tė cilėt, gjinden sot kėtu pranė tij.
Falenderoj pėrzemėrsisht familjen e Palinės (Gjergj Pjetėr Camajt), pėr miqėsinė e sinqertė e tė vazhdueshme, qė ka tregue pėr tė ndjemin Llesh Marka Doda Tarazhi e kjoftė faqe bardhė!
Me vdekjen e Lleshit, bashkėsia jonė nė Amerikė, humbi nji njeri shumė tė vlefshėm.
Nė emen tė familjes sė Pjetėr Kadelit, i paraqes familjes Tarazhi ngushllimet ma tė ndjeshme e Lleshi pushoftė nė paqen e pasosun.
Me lejoni, qė me kėtė rast ti paraqes familjes sė Gjergj Pjetėr Camajt, ngushėllimet ma tė ndjeshme, pėr vdekjen e Terezes para dy muajve dhe pėr vdekjen e Pashkut pėrpara dy javėve.
Zoti ju lashtė shendosh e Terezja e Pashku pushoshin nė paqe.
Dhe ma nė fund nė emen tė familjes Tarazhi, falenderoj tė gjithė pjesėmarrėsit ne kėtė rast dite mortore.
Kjoshi faqebardhė e Zoti jau ktheftė me tė mirat e veta.