F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Intervistė dhėnė emisionit televiziv Ditari tė Zėrit tė Amerikės, 28 Qershor 2008
Akademiku dhe shkrimtari shqiptar nė Britaninė e Madhe Dr. Gėzim Alpion

-- intervistė nga Rudina Dervishi

Zėri i Amerikės: Luftrat, varfėria, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike janė faktorėt kryesorė qe sjellin emigracionin. Ky fenomen, qė vazhdon tė krijojė probleme politike dhe sociale nė Perėndim, mbart historitė e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshėm tė miliona njerėzve nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.
Akademiku dhe shkrimtari shqiptar nė Britaninė e Madhe Dr. Gėzim Alpion shtjellon temėn e identitetit kombėtar shqiptar nė shumicėn e veprave tė tij nė gjuhėn angleze, por veēanėrisht nė tre librat Nėnė Tereza: Shenjtore apo e Famshme?, Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur tė Vdekurit tė Dėgjonin, qė sapo ėshtė botuar kėtu nė Shtetet e Bashkuara nga shtėpia botuese Globic Press nė Karolinėn e Veriut. Libri Sikur tė Vdekurit tė Dėgjonin ėshtė njė dramė e cila u vu ne skene fillimisht ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando, fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr. Alpion ėshtė lektor pėr Sociologji dhe Studimet e Medias nė Universitetin e Birminghamit nė Angli.

Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne do te zhvillojme tani nje bisede te drejtperdrejte nga studioja jone ne Londer me Dr Alpion.
Dr. Alpion, doja t'ju pyesja fillimisht ē'farė ju shtyu ju per te trajtuar kete teme, pra emigracionin, dhe perse ky titull ... ngjethes, Sikur tė Vdekurit tė Dėgjonin?

Dr. Gėzim Alpion: Identiteti kombetar dhe imazhi i Shqiperise jane disa nga temat qe une i shtjelloj ne librat e mi. Per mendimin tim, ka ardhur koha, per te mos thene qe jemi vone, qe intelektualet shqiptare, akademiket dhe krijuesit te angazhohen me seriozisht me ēėshtjen e identitetit kombetar. Kur te angazhohemi me kete ēėshtje, duhet qe debati te moj jete i tonit qe perdoren Kadareja dhe Qosja sepse ēėshtja e identitetit kombetar eshte shume me e rendesishme se egoja personale.
Ne lidhje me imazhin tone, do te permendja disa faktore te cilet, mendoj une, kane ndikuar qe fatkeqesisht ne Perendim, veēanerisht ne Britani, imazhi i Shqiperise te jete negativ. Ka disa shekuj qe fqinjet tane ne Ballkan kane qene te interesuar qe ta ulin imazhin e Shqiperise. Kohet e fundit, disa bashkeatdhetare ne Perendim qe angazhohen ne aktivitete kriminale, kane bere qe te ulet edhe me tej imazhi i Shqiperise. Komunitetet shqiptare, diaspora shqiptare si dhe i gjithe kombi shqiptar jane denuar ne menyre kolektive, si rezultat i ketyre personave te papergjegjshem. Por le te mos harrojme qe arsyeja kryesore qe Shqiperia ka nje imazh negativ eshte niveli shqetesues i korrupsionit ne Shqiperi.

Pra ne dramen time, titulli eshte me te vertete shqetesues, sic thoni ju, sepse nepermjet te 'vdekurve' ne kete veper ne menyre direkte apo indirekte une u drejtohem te 'gjalleve'. Ne duhet te jemi me te angazhuar me temen e identitetit kombetar dhe ta trajtojme ate me integritet.

Zėri i Amerikės: Dr Alpion, ndersa keni marre vleresime positive nga kritika ne disa vende ne Perendim dhe ne Azi per trajtimin pa doreza te temave 'delikate' dhe 'tabu', pra jeni vleresuar si nje shkrimtar dhe akademik qe nuk perfillni korrektesine e tepruar politike, do te ishte me interes te dinim se si ka reaguar kritika ne hapesirat shqiptare per dramen si dhe per librin tuaj per Nene Terezen.

Dr. Gėzim Alpion: Duke pasur parasysh qe drame dhe te gjithe librat e mij ne Perendim jane botuar ne gjuhen angleze, dhe kohet e fundit nje liber ne gjuhen italiane, eshte disi e veshtire per kritiket shqiptare qe te angazhohen me veprat. Ndoshta kur te botohen ne shqip, do te kete nje angazhim me te madh. Deri tani ne shtypin shqiptar dhe ne hapesirat shqiptare eshte shkruar per veprat por me teper nga gazetaret, dhe megjithesa ka patur shkrime dinjitoze, nuk ka akoma nje angazhim te kritikeve. Me sa di une, vetem nje recence e mirefillte nga Z Abdi Baleta eshte botuar ne Tirane.

Megjithate me duhet te theksoj se intelektualet shqiptare ne Perendim kane treguar interesim te vazhdueshem. Keshtu, per shembull, Dr. Altin Ilirjani, Editori i revistes shkencore Albanian Journal of Politics ne Amerike, disa here ka kontaktuar studiues shqiptare dhe te huaj per te shkruar recenca per librat e mij.

Zėri i Amerikės: Ndersa shkakton problem per vendet pritese, sigurisht emigracioni krijon edhe nje zbrazeti te shtreses intelektuale ne vendin e origjines, pra krijon te ashtuquajturin fenomenin e rrjedhjes se trurit. Flitet shpesh per perpjekje te qeverise shqiptare per te joshur emigrantet te kthehen ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, emigracioni eshte nje faktor i rendesishem ekonomik me te ardhurat qe i siguron Shqiperise. A duhet te kthehen intelektualet shqiptare ne vendin e tyre?

Dr. Gėzim Alpion: Largimi i trurit nuk duhet shikuar gjithmone si nje dicka teper negative sepse intelektualet shqiptare ne Perendim mund te luajne nje rol pozitiv si per permiresimin e imazhit te Shqiperise ashtu edhe per vendosjen e lidhjeve ndermjet institucioneve kerkimore e shkencore ne Perendim dhe Shqiperi.

Por nuk duhet te harrojme qe intelektualet shqiptare ne Perendim kane punuar shume per karrierat e tyre dhe veshtiresite jane te shumta. Ne rastin tim, per shembull, dhe te bashkeshortes time Dashit, na eshte dashur 23 vjet te punojme per te ndertuar karrierat qe kemi ne Perendim. Dhe te kthehemi ne Shqiperi pas nje pune kaq te madhe nuk eshte edhe aq e lehte.

Ajo qe ne mund te bejme eshte te vendosim keto ura bashkepunimi qe permendem me pare, dhe te kemi projekte te perbashketa. Ne qofte se ka inisiativa nga Tirana, Prishtina apo universitetet ne Tetove, une jam i sigurte se koleget e mi ne Perendim do te jene te gatshem per te bashkepunuar.

Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju rolin e diaspores shqiptare ne jeten politike te vendit? Megjithe deshiren e mire per te ndihmuar Shqiperine, a mund te jete diaspora koherente dhe ne te njejtin ritem me ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi?

Dr. Gėzim Alpion: Diaspora mund te luaje nje rol teper pozitiv por duhet te kemi parasysh qe diaspora shqiptare eshte relativisht e re. Nuk mund te realizohen shume gjera ne 17 vjet. Diaspora jone eshte shume me e re se e fqinjeve tane, italianet dhe greket.

Fatkeqesisht, tani per tani, diaspora jone nuk eshte e organizuar (sigurisht qe ka dallime mes vendeve te ndryshme). Elita shqiptare duhet te angazhohet me teper me problemet e diaspores, ne menyre qe te mos e leme diasporen ne duart e elementeve te papergjegjshem.

[ Prapa ]