HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrugėtimi imagjinar nė realitetin e fjalės dhe nocionit

-- nga Fatmir Terziu

Mendime pėr fjalėn dhe nocionin nė krijimtarinė e Pierre-Pandeli Simsisė

Fatmir Terziu Aty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerėsimi real, por aty ėshtė realiteti i pakundėrshtueshėm, aty gjendet natyrshėm ajo qė i duhet realisht veprės dhe kritikės letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, pėrpos vlerėsimit nuk ėshtė teprim. Ėshtė vlerėsim kritik dhe pikė. Pragu ėshtė kapėrcyer, por rrugėtimi ėshtė i gjatė. Nė kėtė rrugėtim mes fjalės dhe nocionit, pika kyēe mbetet lexuesi dhe shqetėsimi autorial.

Udhėtimi i fjalės shqipe shpeshherė i kalon kufijtė realė dhe imagjinarė tė nocionit qė vet fjala shqipe mbart. Pėr pasojė, ‘nocioni’ i fjalės shqipe qė buron tek vetė ‘fjala’ shqipe ka krijuar kėtė shans tė ri tė flakjes sė pragjeve ndarės, tė mundėsimit tejēues tė kuptimit qė mbart vetė fjala dhe nocioni nė kuptimin real tė idesė sė prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon kėtė tek krijimtaria e shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia. Duke analizuar romanin e autorit “Njė dashuri e vrarė”, teksa shprehet se “i tillė ėshtė edhe personazhi nė libėr, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, qė ia arriti qėllimit tė tij ēnjerėzor”, Velaj zbulon thelbin e asaj qė ndodh tek mbartja e kuptimit thelbėsor tė asaj qė ndodh nė shoqėrinė tonė, qė ndodh tek ne dhe qė mjeshtėrisht Pierre-Simsia e trajton nė veprėn e tij.

P-P Simsia - Njė dashuri e vrarė Sipas Mehmet Krajės “ėshtė e pamundur qė libri tė ndahet nga zhvillimet negative qė ndodhin te ne aktualisht dhe nė kėtė pikė ne dalim tė pafuqishėm tė inicojmė ndryshime radikale, sepse ato pėrfshijnė segmente tė shoqėrisė, ku ndikimi ynė ėshtė minimal ose krejtėsisht i pamundur. Ajo qė duhet tė brengosė neve rreth librit, mendoj unė, ėshtė pikėrisht pafuqia ose paaftėsia jonė qė nė politikat kulturore tė bėhen ndryshime tė tilla dhe shfaqen nisma, tė cilat do tė duhej tė jepnin sinjale pėr njė fund tė pritshėm tė kėtij tranzicioni rrėnues” (Kraja, Shkurt 2005). Ndoshta mė tej argumenti i Abaz Veizit qė i largohet 'krizave, me librin gjen realen e fjalės dhe nocionit tė Pierre-Simsisė dhe saktėson se “tek heroina ne libėr, Dorina, pėrplaset ėndrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botėkuptimin e njė idealisteje moderne, nė kėrkim tė vizionit tė kulluar pėr jetėn e saj sociale dhe dashurore. Historia e saj nuk ėshtė njė histori e shkėputur, por pjesė e njė realiteti dramatiko-tragjik qė prodhon njė shoqėri ende nė krizė, e cila nuk vlerėson vlerat njerėzore dhe morali kallp i sė cilės ushqen rrėnjėt e tragjedive dashurore dhe tė gjithėfarshme” (Veizi, 2006). Pra, nocioni, ose idea letrare e krijuar nga Pierre-Simsia qartėson tė tėrėn, domethėnėsen, kryesoren, tek e cila buron natyrshėm analiza dhe logjika e argumentit qė sjell fjala shqip, e zbuluar, gatuar nė lėminė e pasur proverbiale shqiptare dhe e gjetur e pėrdorur, ‘gatuar’ mjeshtėrisht nga “shkrimtari profilitik”
(Velaj, Dhjetor 2006).

Nėse nuk do tė kapej ky moment kritik dhe tepėr domethėnės qė nocioni dhe fjala krijojnė natyrshėm edhe analiza dhe kritika pėr veprėn do tė mbetej e thatė. Mė tej Velaj argumenton pėr tė plotėsuar thelbin e veprės nė rritje tė pasuar nga e mėparshmja “Le tė jem unė Zamira”, atė qė mė shumė se ē’do gjė e kėrkon sot pena dhe krijimtaria shqipe nė Shqipėri dhe jashtė saj: “Dėshiroj qė, me dashje ose pa dashje ky libėr duhet t'i bjerė nė dorė ēdo politikani nė Shqipėri, duke mbajtur pėrgjegjėsitė e kėsaj tragjedie qė nė mėnyrė shumė prekėse dhe me njė penė tė shkėlqyer na e trajton nė romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia”. Ky ėshtė adresari qė nuk ka qėllim ‘tė humbasė rrugėtimin’ e fjalės shqipe, dhe qė ndriēon kuptimin e nocionit nė misionin dual tė tij. Por le tė sqarojmė pse ka rrėndėsi fjala dhe nocioni qė mbart ajo, pse fraza e ndėrtuar nga fjala duhet ushqyer me nocion dhe pse nocioni pa fjalėn dhe anasjelltas fjala pa nocionin nuk ka vlerė.

Sė pari fjala ėshtė dhe mbetėt arma e krijuesit, dhe si e tillė ajo i duhet dhe i nevojitet atij tė ‘peshojė’ veprėn, jo nga numėrimi i fjalėve, por nga rrėndėsia qė ato mbartin deri tek lexuesi.

Sė dyti fjala e autorit nėse do tė quhet vetėm fjala e tij, ajo nuk do tė jetė fjala e lexuesit dhe lexuesi do tė duhet tė ‘thėrrasė’ autorin nė ndihmė ose do tė detyrohet qė t’a abandanojė atė.

Kėtu ndoshta nė ndihmė vjen ajo qė Halil Haxhosaj shkruan pėr veprėn e Ali D. Jasiqit “autori Ali D. Jasiqi nė veprėn e vet “Pesėdhjetė shkrime pėr poezinė” trajton veprat poetike tė dyzet poetėve tė meseve, trevave, moshave, stileve, individualiteteve dhe vėllimeve tė ndryshme. Por, megjithatė ai ia arrin qė nė kėtė vepėr t’i shpalosė imtėsisht vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike tė veprave poetike tė kėtyre poetėve.
Bile, ai bėn njė punė tė madhe kur flet prej njė deri nė pesė vepra tė njė autori, siē ėshtė rasti me poetin Din Mehmeti, sepse kėshtu ia arrin qė tė paraqes nuancat mė tė spikatura dhe mė tė avancuara tė njė krijuesi. Po ashtu nė vepėr nuk mungojnė edhe paraqitjet e veprave tė autorėve tė trevave tė ndryshme tė poezisė shqiptare duke filluar nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Presheva, Italia e deri te vepra e Abdyl Latif Arnautit, poetit me prejardhje shqiptare nga Siria” (Haxhosaj, Shtator 2007). Ėshtė nė ndihmė ky kuotim sepse mbart pikėrisht atė thjeshtėsi qė fjala shqip mundėson tė ndėrthurė binjakėzimin me nocionin figurative e letrar, ku vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike tė veprave gjejnė ushqim dhe bėhen tė vlersueshme. Natyrshėm, tė dy veprat e Pandeli Pierre-Simsias, qė pėrshkruhen nga Velaj e gjejnė kėtė strehė tė mrekullueshme dhe flasin me gjuhėn dhe nocionin e spikatur letraro-artistik, gėrshetuar me kuptueshmėrinė dhe logjikėn e spikatur.

Ajo qė Xhafer Syla gjen nė pragjet letrare kur thekson se “nė letėrsi ēdo vepėr ėshtė njė raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe tė gjitha kėto tri “dimensione” tė sendėrtimit letrar gjenden nė vepėr, tė pėrfaqėsuara prore pak a shumė dhe tė lidhura ndėrsjelltas” (Syla, Shtator 2007). Nė tėrė paraqitjen letrare tė ‘fjalės’ dhe ‘nocionit’ qė synon ky linjėsim i domosdoshėm dhe jetik, padyshim ėshtė edhe teoria dhe praktika letrare qė gjen shtysėn e argumentit dhe kritikės. Kjo sipas Sylės ėshtė “rruga mesatare ndėrmjet shtrėngesės dhe anarkisė, rėndon tentohet tė gjendet me pranimin (afirmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do tė ishte ai lexues, qė ka mjaft pėrvojė jetėsore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojė ndjeshmėrinė e zhvilluar sa duhet ose shijen. Ėshtė njė pajtueshmėri e pėrgjithshme nė qėndrimin mbi nevojėn e marrjes nė konsiderate tė lexuesit, si njė faktor tė barabartė, dhe vendimtar nė jetėn e veprės letrare”. E ndėrsa Syla e shikon nė kėtė rrugė lexuesin si marrės nė konsideratė, natyrshėm ajo qė e gjen lexuesit me ftesė apo edhe pa ftesė nė rrugėtimin e fjalės shqip, ėshtė paraqitja reale e fjalės dhe nocionit ashtu tė qartė dhe tė kuptueshėm. Le tė kthehemi prapė tek komenti i Velajt pėr veprėn e Pierre-Simsisė. Aty gjendet fjala ‘mik’, fjala ‘shkrimtar’, vlerėsimi real, por aty ėshtė realiteti i pakundėrshtueshėm, aty gjendet natyrshėm ajo qė i duhet realisht veprės dhe kritikės letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, pėrpos vlerėsimit nuk ėshtė teprim. Ėshtė vlerėsim kritik dhe pikė.

Jo mė kot gazetari, kritiku dhe poeti Dukagjin Hata teksa shkruan pėr romanin e Pierre-Simsisė do tė shprehet “Nė vazhdėn e asaj tradite, ku kanė hedhur themelet e ngrehinės sė tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturės shqiptare nė diasporė, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, tė cilėt nė njė raport tė ri psiko-gjeografik me “lėndėn e parė” tė frymėzimit, pėrcjellin nė krijimtarinė e tyre metaforėn e kėrkimit tė lirisė, kryetema e thuajse tė gjitha veprave tė vėrteta dhe autorėve dinjitozė. Radha e kėtyre shkrimtarėve, kryesisht tė rinj, kėrkojnė nė shtratin psiko-estetik tė njė realiteti globa l, nė bashkėsinė e pikave konverguese dhe diverguese, tė veēantat e botės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe dhe tė atij qė quhet “trungu amė” ne veēanti”
(Hata 2006).

Pragu ėshtė kapėrcyer, por rrugėtimi ėshtė i gjatė. Nė kėtė rrugėtim mes fjalės dhe nocionit, pika kyēe mbetet lexuesi dhe shqetėsimi autorial. Por ajo qė kritiku Sali Bashota shpreh se “temė-dilema e parė ekzistuese ėshtė mė se e qartė se shkrimtarėt, vėrtet, gjenden nė njė pozicion jo tė kėnaqshėm, dhe ky pozicion ėshtė vėshtirėsuar,” padyshim kėrkon vėmendje nga tė gjithė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara