HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lubonja: Shqipėria ndodhet nė njė situatė depresioni

Fatos Lubonja -- nga Ani Ruēi, DW, TemA, 30.07.2008

“Njerėzit i janė nėnshtruar kėsaj kaste politike qė ėshtė nė pushtet prej vitesh, tė mėsuar me pandėshkueshmėrinė dhe abuzimin dhe pushtetin“. Kėshtu shprehet analisti i njohur Fatos Lubonja, nė njė intervistė pėr Radion Deutsche Welle. I pyetur se cilat janė mėkatet mė tė mėdha tė klasės politike, Lubonja vlerėson: “Mėkati kryesor ėshtė qė ende nuk kanė arritur qė politikėn ta shohin si njė mision tė madh nė shėrbim tė njerėzve, dhe nė kuptimin individual, diēka qė i jep kuptim jetės sė atyre qė merren me tė, por e kanė shndėrruar nė njė ndėrmarrje banale, kriminale tė pėrfitimit personal. Kjo dominon nė kėtė klasė politike, dhe ėshtė mėkati mė i madh”.

Si e shikoni situatėn aktuale nė Shqipėri?

Me njė fjalė tė vetme do tė thoja se ėshtė njė situatė depresioni. Me kėtė kuptoj ndjenjėn e pėrgjithshme nė opinionin publik qė vjen nga zhgėnjimi prej klasės politike nė tėrėsi. Mosbesimi tek ndryshimi, edhe pse flitet kaq shumė pėr tė, ėshtė karakteristika kryesore e situatės, sipas meje, njerėzit i janė nėnshtruar kėsaj kaste politike qė ėshtė nė pushtet prej vitesh, tė mėsuar me pandėshkueshmėrinė dhe abuzimin dhe pushtetin dhe... njerėzit ndihen tė pafuqishėm, u mungojnė instrumentet pėr tė reaguar ndaj saj.

Por ka lėvizje tė reja, kanė hyrė aktorė tė rinj nė skenėn politike, qė mund tė sjellin ndryshimin e dėshiruar?

Nuk shikoj ndonjė lėvizje qė ngjall shpresa pėr tė ndryshuar situatėn. Ndoshta e kam gabim... por parashikoj njė kolaps, njė krizė ekonomike nga sistemi qė ėshtė ndėrtuar, qė nuk ėshtė funksional pasi ėshtė bazuar mbi kriminalitetin, mbi trafiqet dhe jo mbi njė ekonomi qė prodhon. Ndoshta pas kėtij kolapsi mund tė ketė lėvizje. Por situata tė tilla kaosi, kolapsi nuk ėshtė se krijojnė shpresa... vijnė vetėm abuzues, mashtrues tė rinj qė bėhen protagonistė...

Lėvizjet pozitive, qė sjellin zhvillim lindin kur shoqėria ėshtė e shėndoshė, kur klasa politike paraardhėse ka bėrė hapa cilėsorė pėrpara, kur ajo pjell njė brez tė ri qė ēon pėrpara diēka qė ka nisur. Situatat qė sjellin depresionin dhe krijojnė njė kulturė politike qė bazohet mbi pėrfitimin, mbi abuzimin dhe pandėshkueshmėrinė, atėherė pakėsohen edhe mundėsitė e daljes sė njė brezi tė ri qė mund ta ndryshojė kėtė situatė. Prandaj anoj mė tepėr nga ideja qė ne do tė mėsojmė nga pėsimi, se nuk do tė jemi tė aftė tė parashikojmė dhe tė parandalojmė tė keqen. Kjo ka qenė edhe historia jonė. Po tė shikojmė shtetin tonė qė kur ėshtė krijuar dhe kėtej, kanė qenė shkaqe tė jashtme qė kanė bėrė tė ikin nga pushteti klasa politike apo kasta qė kanė abuzuar vazhdimisht. Po pėrmend Mbretin Zog, Enver Hoxhėn dhe pastaj Ramiz Alinė, mund tė pėrmendim 1997-ėn kur iku Berisha, apo ikjen e socialistėve pėr shkak tė njė korrupsioni shumė tė rėndė dhe tani. Unė shikoj se vėshtirė se del diēka pozitive nga rėnia qė ėshtė e mbarsur me tėrė problematikėn e trashėguar

Cilat janė mėkatet mė tė mėdha tė klasės politike?

Mėkati kryesor ėshtė qė ende nuk kanė arritur qė politikėn ta shohin si njė mision tė madh nė shėrbim tė njerėzve, dhe nė kuptimin individual, diēka qė i jep kuptim jetės sė atyre qė merren me tė, por e kanė shndėrruar nė njė ndėrmarrje banale, kriminale tė pėrfitimit personal. Kjo dominon nė kėtė klasė politike dhe ėshtė mėkati mė i madh.

Po vjen viti 2009, zgjedhjet parlamentare, si i parashikoni ato?

Parashikoj njė pėrqindje shumė tė ulėt tė pjesėmarrjes nė zgjedhje. Nuk pėrjashtoj manipulimet nga ana e partisė nė pushtet dhe mungesėn e mbėshtetjes popullore pėr opozitėn e manipuluar, si tė thuash, nuk pėrjashtoj edhe fitoren e zgjedhjeve nga opozita, sepse maxhoranca sa mė shumė kalon koha aq mė shumė rėndohet. Nė tėrėsinė e tyre i shoh si zgjedhje tė mbarsura edhe me problematikat e sė kaluarės, ku hyjnė edhe kontestimi i rezultatit nga palėt, niveli i ulėt i pjesėmarrjes nė votime dhe humbja e besimit tek klasa jonė politike.

Ngjyrat e errėta me tė cilat sapo pėrshkruat situatėn, z.Lubonja, bien pak si ndesh me ato tė ndėrkombėtarėve, autoriteteve ekzekutive tė BE apo NATO-s qė i kanė hapur dritėn e gjelbėr progresit nė proceset integruese edhe nė bazė tė ecurisė demokratike dhe zhvillimit ekonomik...

Nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu. A e keni parasysh periudhėn nė Shqipėri para shembjes sė piramidave, nė vitet 1995- 1996, kur pėr Shqipėrinė kishte shumė pėrgėzime pėr ecjen pėrpara, por ne, qė ishim brenda e dinim mė mirė se ndėrkombėtarėt se ēfarė po ndodhte vėrtet. Ata nuk mund ta kenė gjithė informacionin sepse ai nuk merret vetėm nė mėnyrė racionale, me disa shifra apo kontakte me intelektualė apo politikanė, por merren kur e jeton pėrditė, e shkel pėrditė kėtė vend, kur jeton atmosferėn me gjithė problematikėn dhe jo nga vilat e ambasadave apo hotelet luksoze tė Tiranės. Nga ana tjetėr mendoj qė pėrkrahja ndaj Shqipėrisė ka njė kontekst gjeopolitik dhe bėhet nė njė kuadėr mė tė gjėrė se planet afatshkurtra qė mund tė kenė politikanėt apo ndėrkombėtarėt. Mbėshtetja ėshtė nė njė kontekst gjeopolitik rajonal dhe kjo ndikon p.sh. qė Shqipėria tė hyjė nė NATO, pėr arsye gjeopolitike dhe jo sepse vėrtet ka arritur standardet.

Pyetja e fundit. Arrestimi i Radovan Karaxhiē-it, ēfarė ju ka bėrė tė mendoni, si e shikoni? Beogradi e dorėzoi mė nė fund?

E shikoj nė dy anė. Njėra pozitive. Vrasės si ai marrin njė mėsim se herėt a vonė, drejtėsia do tė bjerė mbi ta. Ana tjetėr, ajo qė mė godet nė kėtė arrestim ėshtė diēka e vėnė re edhe mė parė. Kur lexon librin e Del Pontes pėr gjykatėn e Hagės sheh sesi shpesh drejtėsia nuk bėhet pėr hir tė drejtėsisė, por pėr hir tė politikave. Pra, kėta soj njerėzish shpesh janė kapur ose janė vonuar tė kapen pėr shkak tė politikave dhe jo tė drejtėsisė, qė duhet tė jetė e pavarur nga politika. Nė kėtė kuptim edhe arrestimi i Karaxhiēit mė duket tepėr i vonuar, ka dimensionin politik brenda dhe ngre njė problem shumė tė madh qė mendoj se ekziston: A mund tė funksionojė njė drejtėsi ndėrkombėtare kur ajo bie ndesh me interesat kombėtare? Pra, kemi njė drejtėsi ndėrkombėtare por kemi shtete qė bėjnė politikat e tyre kombėtare, qė shpesh nuk lejojnė tė funksionojė kjo drejtėsi ndėrkombėtare. Ėshtė njė sfidė pėr njerėzimin dhe mendoj se arrestimi i Karaxhiēit e lė tė hapur si sfidė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara