HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė vend tė reportazhit – si kronikė e zgjeruar:

NĖ STUBĖLL RIMĖKĖMBET TEMPULLI I PARĖ I ARSIMIT SHQIPTAR NĖ KOSOVĖ

-- nga Engjėll KOLIQI, Stubėll, shtator 2008

Engjėll Koliqi

Presidenti i Republikės – Dr Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i Komunės sė Vitisė – Z. Nexhmedin Arifi, bashkė me Drejtorinė e Institutit BRAKOS – pėr bashkėpunim Brazil-Kosovė dhe me autoritete tė tjera lokale e me intelektualė nga mbarė vendi, mė 30 gusht 2008 kanė vėnė Gurthemelin e Kolegjit, duke shėnuar kėshtu fillimin e rimėkėmbjes sė kolegjit tė shekullit XVI, qė faktikisht ishte tempulli i parė (i njohur deri mė tash) i arsimit tonė kombėtar nė Kosovė. Simbas organizatorėve, ky projekt si kompleks pėrfshin: godinat shkollore qė nga niveli parashkollor deri nė atė universitar, konvikte, mensa, ambulancė, jetimore, strehimore pleqėsh, qendėr kulturore, qendėr sportive-rekreative dhe njė bibliotekė ndėrkombėtare.

Dr. Fatmir Sejdiu me Plisin e Bardhė
Presidenti i Republikės, Dr. Fatmir Sejdiu me Plisin e Bardhė
(dhuratė nga populli i Stubllės)

Qė nė start tė veprimtarisė sė tij, nė vazhdėn e projekteve zhvillimore nė Kosovė, Instituti Brakos – pėr bashkėpunim Brazil-Kosovė, i ėshtė pėrveshur punės sė ngjeshur, nė njė projekt tė madh nė Stubėll. Pa zhurmė as pa bujė paraprake janė bėrė tė gjitha parapėrgatitjet, pėr ta bėrė festėn e parė nė fillimin e rimėkėmbjes sė Kolegjit tė Shėn Lukės, qė nė shekullin XVI ishte tempulli i arsimit tonė kombėtar, pėr t'u rikthyer krenaria aty ku kishte vezulluar me rreze atdhedashurie e besnikėrie. Nė Stubllėn Krenare, mbas 424 vjetėsh u vu gurthemeli historik, qė nė fakt ėshtė njė vulė e pashlyeshme e arsimit dhe e kulturės sonė kombėtare.

Instituti pėr bashkėpunim Brazil-Kosovė
Brakos Instituto de Colaboraēćo Brasil-Kosova
- Instituti pėr bashkėpunim Brazil-Kosovė

Megjithė hezitimet, gjithēka po shkon pėr sė mbari

Kur u kumtua lajmi pėr binjakėzimin e Stubllės me qytetin mineir – Itabirito nė Brazil, shumėkush shprehu skepticizėm, me bindjen se nga ky binjakėzim nuk mund tė pėrfitohet asgjė. Dikush madje shkoi aq larg, saqė u akuzuan aktorėt e kėtij binjakėzimi, pėr keqpėrdorim tė mjeteve financiare shoqėrore, vetėm e vetėm pse nga buxheti komunal i Vitisė ishte paguar udhėtimi i delegacionit tė parė qė udhėtoi nė Brazil, nė mars tė vitit 2007, i udhėhequr nga ish Kryetari i Komunės – Z. Musa Misini.

Dr. Fatmir Sejdiu merr lule nga fėmijėt
Presidenti i Republikės, Dr. Fatmir Sejdiu merr lule nga fėmijėt

I bindur nė miqėsinė e sinqertė tė brazilianėve, nė shumė vlera tė pėrbashkėta civilizuese me ne, si dhe nė fuqinė ekonomkike-financiare tė kėtij vendi tė madh latinoamerikan, unė personalisht, mbas atij udhėtimi historik, brenda njė viti i kam bėrė edhe katėr udhėtime tė tjera, pėr tė vėnė nė lėvizje shumė motorė, qė tė nisin pėr sė mbari njė makineri tė fuqishme – kreatore dhe konstruktive tė shumė projekteve zhvillimore dhe kulturore, pėr t'u realizuar nė vendin tonė. N'udhėtimin e fundit, tė pranverės 2008, bashkė me miqt tanė atje, e kemi themeluar njė institut pėr bashkėpunim nė mes Brazilit dhe Kosovės, qė e kemi quajtur dhe i themi Instituti Brakos. Miqt tanė tė mirė, tė cilėt po kujdesen pėr jetėsimin dhe mbarėsinė e projekteve tona, nuk pranojnė tė pėrdoret fjala ndihmė, por vetėm bashkėpunim, duke thėnė se Kosova e martirizuar dhe e paepur meriton tė integrohet nė bashkėsinė ndėrkombėtare, me tė drejta tė plota dhe me dinjitet tė plotė. Kėshtu pra, nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi, kemi filluar t'i bėjmė projektet tona ideore dhe tė kėrkojmė rrugėt e lidhjet, deri nė pikat nga ku do tė mbėrrijnė mjetet financiare pėr pėrmbushjen dhe realizimin e plotėsishėm tė projekteve tona. Faktikisht, janė ndezur shumė motorė miqėsie e solidariteti, dhe makineria jonė e projekteve ka filluar mbarė rrugėtimin drejt sukseseve tė mėdha, qė do tė zėnė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė faqet e historisė sonė bashkėkohėse. Tashmė, publikisht kemi filluar dhe me plot sukses po i realizojmė projektet e para.

Brazilianėt e Institutit Brakos ndihmojnė nė themelet e Kolegjit
Brazilianėt e Institutit Brakos ndihmojnė nė themelet e Tempullit

Instituti Brakos kėrkon njohjen e Republikės sė Kosovės, nė Parlamentin e shtetit brazilian Minas Gerais, nė Belo Horizonte

Nga sponatiteti fillestar deri nė projektet e mėdha konkrete

Projekti i parė i Institutit Brakos filloi dhe u realizua krejt spontanisht, duke filluar dhe pėrfunduar me sukses gjithēka brenda 24 orėve. Duke i pėrcjellur nė shtyp dhe nė internet veprimtaritė tona, nė Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit brazilian Minas Gerais), publicisti tashmė i mirėnjohur gjakovar – Pal Sokoli, nga Gjermania na e dėrgon njė kėrkesė, pėrmes postės elektronike. Ai nga ne kėrkon, qė mundėsisht tė gjejmė ndoj gjurmė jete (nė mos tjetėr – sė paku varrin) tė xhaxhait tė tij – Zef Sokoli-t, i cili – si ballist, kishte ikur nga burgu partizan sllavokomunist, nė vitin 1944 dhe mbas shumė peripecive tė rrugėtimit tė vėshtirė, nėpėr Greqi e Itali, kishte mbėrritur nė kėtė vend, pikėrisht nė Belo Horizonte. Kėrkesa e Pal Sokolit na mbėrrijti mė 14 prill 2008.

Dr. Fatmir Sejdiu takon Ėngjėll Koliqin
Presidenti i Republikės, Dr. Fatmir Sejdiu takon Ėngjėll Koliqin

Menjėherė kapėm gjurmėt, pėr tė mbėrritur nė cak, qė tė nesėrmen – tė shtunėn e 15 prillit tė kėtij viti. Mbasi u lidhėm me telefon dhe bėmė terminin, atė pasdite historike tė asaj tė shtune, nė shtėpinė e Tij – nė Belo Horizonte, Zef Sokoli na priti me krenari. Ky pra ishte projekti ynė i parė, qė lindi dhe u realizua krejt spontanisht dhe Instituti Brakos ia gjeti Republikės sė Kosovės birin e saj, mbas plot 64 vjetėsh.

Nė Ditėbardhėn e 15 prillit 2008: gėzime dhe emocione me Patriotin Zef Sokoli
Nė Ditėbardhėn e 15 prillit 2008: gėzime dhe emocione me Patriotin Zef Sokoli

Pa humbur kohė, qė nė fazėn kostitutive, me miqt tanė, nė Institutin Brakos filluam me hartimin e projekteve zhvillimore – fillimisht sociale e humanitare, duke u orientuar nė fushat e shėndetėsisė dhe nė atė edukativo-arsimore. Qė nė praninė e parė braziliane tė kėtij instituti nė Kosovė, kemi shpalosur projektet tona ideore nė shėndetėsi, qė do tė fillojnė me donacione barėrash dhe tė pajisjeve medicinale, pėr tė vazhduar me konstruktimin e qendrave rehabilituese, tė kokmplekseve spitalore dhe tė industrisė farmaceutike, nė vendin tonė. Nė kėtė drejtim po punohet mirė dhe gradualisht po ecet nė konkretizimin e tyre. Tonelata barėra dhe pajisje mjekėsore janė grumbulluar nė shtetin Minas Gerais dhe tani po punohet nė procedurėn e organizimit tė transportimit tė tyre nė Kosovė.

Nga takimi me Presidentin Sejdiu
Presidenti pret delegacionin e Institutit Brakos, mė 25 gusht 2008

Tė njoftuar me vlerat kulturore-historike tė Stubllės, ku ishte tempulli i parė i arsimit shqip nė Kosovė, miqt tanė nė Brazil kanė filluar hapat e parė konkretė, nė projektin e njė kolegji nė kėtė vend, pėr tė rimėkėmbur kėshtu traditėn e shenjtė tė arsimit tonė kombėtar, mu aty ku filloi, nė shekullin e XVI. Nė kėtė drejtim janė angazhuar shumė miq dhe Presidenti i Rrjetit Katolik nė Brazil – Fra Manoel Alves, i cili, mbasi ka marrė garancinė e donatorėve pėr investime, i ka kėrkuar Institutit Brakos qė tė vėj gurthemelin pėr ndėrtimin e njė kolegji nė Stubėll.

Nga pritja e miqve brazilianė
Nga pritja e miqve brazilianė

Nė kuadėr tė kėtyre projekteve zhvillimore, miqt tanė kanė siguruar edhe mundėsinė e shkollimit tė gjeneratave tė reja nė Brazil, pėr t'u kthyer ata si ekspertė fushash tė ndryshme e pėr t'i menagjuar projektet tona dhe veprimtarinė e gjithėmbarshme tė Institutit Brakos, nė Kosovė. Tashmė jemi nė fazėn e marrjes sė vizave pėr 14 studentėt e parė, tė pranuar nė Universitetin "Isabella Hendrix", nė Belo Horizonte. Edhe pesė studentė tė tjerė janė pranuar nė Universitetin Batist dhe sė shpejti do tė shkojnė atje pėr studime. Tė gjithė do tė qėndrojnė atje plot pesė vjet, nė kuadėr tė programit tė bijėsimit, nėpėr familje tė zgjedhura, me pėrvojė tė gjatė nė kėtė drejtim.

Nga takimi konstrruktiv me Ministrin e Brendshėm – Z. Zenun Pajaziti
Nga takimi konstrruktiv me Ministrin e Brendshėm – Z. Zenun Pajaziti

Bashkėpunimi i mirė me institucionet shtetėrore ėshtė garancia e suksesit nė projektet e Institutit Brakos

Atje ku ėshtė themeluar – nė Belo Horizonte, si dhe nė qytete tė tjera tė shtetit Minas Gerais, poashtu edhe anekėnd Brazilit, Instituti Brakos ėshtė nė sintoni tė plotė tė bashkėpunimit me institucionet shtetėrore, qė po ndihmojnė konkretisht veprimtaritė tona, nė realizimin e projekteve nė kuadėr tė bashkėpunimit Brazil-Kosovė. Vetė institucionet shtetėrore tė Minas Gerais-it po bėjnė pėrpjekje maksimale qė ta bindin Qeverinė Federale tė Brazilit, qė ta njoh sa mė parė Republikėn e Kosovės, pėr tė mundėsuar kėshtu realizimin sa mė tė lehtė tė projekteve tė Institutit Brakos nė Kosovė, qė synojmė tė mbėrrijnė deri nė ato kapitale, me investime tė mėdha.

Themelet e Kolegjit
Miqtė brazilianė ndihmojnė nė hedhjen e themeleve tė Tempullit

Edhe nė Kosovė bashkėpunimi me institucionet shtetėrore ėshtė nė nivelin mė tė mirė dhe Instituti Brakos falėnderon Zotin pėr dhėnien e kėtij privilegji. Qė nė praninė e parė tė delegacionit tė Institutit Brakos nė Kosovė (nė muajin maj 2008) kemi pasur takime dhe premtime shumė tė rėndėsishme e tė frytshme, duke filluar nė nivelin lokal – nėpėr komuna dhe institucione lokale shėndetėsore, edukativo-arsimore e humanitare e deri nė institucionet qendrore, nė nivele ministrore e qeveritare dhe deri te Presidenti i Republikės. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė praninė e dytė tė Institutit Brakos nė Kosovė – nė vizitėn e kėtyre ditėve, gusht-shtator 2008, kėsaj radhe nėn drejtimin e motorit kryesor – tashmė e mirėnjohura Prof. Dr. Vera Lścia Alves Neves. Duke filluar nga Kėshilli Administrativ i Stubllės, takimet tona – nė tė gjitha nivelet – kanė qenė shumė tė pėrzemėrta dhe frytdhėnėse. Pushteti lokal i komunave Viti dhe Kamenicė (Dardanė) ka ofruar bashkėpunim tė plotė, falė gatishmėrisė sė udhėheqjeve tė tyre, pėr tė kontribuuar nė programet tona zhvillimore. Kemi pasur takime tė ndara me drejtorė drejtorishė tė kėtyre komunave, me interesim tė posaēėm nė fushat e shėndetėsisė dhe tė arsimit. Jemi takuar edhe me drejtues e pronarė universitetesh private, si dhe me rektorin e Universitetit Publik tė Prishtinės – Prof Dr Enver Hasani-n. Takime konstruktive kemi pasur edhe me ministrat e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės (me ministrin e shėndetėsisė – Dr Alush Gashi, me ministrin e punėve tė jashtme – Skėnder Hyseni dhe me minstrin e punėve tė brendshme – Zenun Pajaziti), si dhe nė Kryeminstri, me zėvendėskryeministrin – Ramė Manaj. Nė tė dy vizitat nė Kosovė, delegacionin e Institutit Brakos e ka pritur edhe Presidenti i Republikės – Dr. Fatmir Sejdiu.

Festė pėr Institutin Brakos
Festa e parė pėr sukseset e Institutit Brakos nė Stubėll
– ditė e artė nė historinė tonė tė re

Pak ditė para se tė mbėrrinte nė Kosovė delegacioni i Institutit Brakos, nga Belo Horizonte na vjen lajmi i mirė. Pėrmes telefonit, Profesoresha Vera Lścia Alves Neves na njoftoi se Fra Manoel Alves (Presidenti i Rrjetit Katolik nė Brazil) ka siguruar dsonacionet financiare pėr ndėrtimin e njė kompleksi kolegjor nė Stubėll, projekt ky nė tė cilin Brakos po punon qė nga pranvera e kaluar. Fra Manoeli lajmin e mirė e kishte kumtuar nga njė kryeqytet europian, ku kishte ardhur pėr tė kėrkuar donatorė qė do tė financonin kėtė projekt, pėr rimėkėmbjen e Tempullit tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė, sipas idesė dhe kėrkesės sė Institutit Brakos. Nė njė takim formal qė pata me Presidentit e Republikės sė Kosovės – Dr. Fatmir Sejdiun, mė 14 gusht 2008, e njoftova Atė me kėtė lajm tė mirė dhe njėkohėsisht e ftova qė ta nderojė Stubllėn Krenare me vėnien e gurthemelit tė kėtij kolegji. Ai, pa hezituar, e pranoi ftesėn tonė. Edhe Kryetari i Komunės sė Vitisė – Z. Nexhmedin Arifi, u gėzua me kėtė lajm, sepse kėshtu brenda pak muajsh ē'prej se Ai na kishte dhuruar rreth gjashtė hektarė truall nė lokalitetin e Stubllės tė quajtur Kojzak, pėr realizimin e projekteve zhvillimore tė Institutit Brakos, erdhi lajmi i mirė i vendimit pėr vėnien e gurthemelit tė parė, qė veē tjerash ėshtė edhe garanci pėr hapje tė vendeve tė reja pune. Me kėtė fakt ishim gėzuar edhe ne, sepse kėshtu po mbyllen gojėt e zhurmaxhinjve, qė thonin se nuk do tė fillohet asgjė, aty nė Kojzak. Edhe nė Kėshillin Administrativ tė Stubllės nė fillim kishte pak hezitime, me dyshimin se nė njė vend tė vogėl siē ėshtė Stublla, vėshtirė tė bėhen investime tė mėdha.

Gurthemeli i Kolegjit me Presidentin Sejdiu
Gurthemeli i Kolegjit me Presidentin Fatmir Sejdiu, 30 gusht 2008

Mė 19 gusht 2008, nė Kosovė mbėrrijti delegacioni i Institutit Brakos, me kėtė pėrbėrje: Prof Dr Vera Lścia Alves Neves, Dr Xźnia Josefina Ferreira Renna dhe Natalia Alves Werneck. Ky delegacion ka pasur njė agjendė tė ngjeshur takimesh, krahas pėrgatitjeve intensive pėr festėn e vėnies sė gurthemelit tė Kolegjit nė Stubėll, qė do tė bėhej mė 30 gusht. Nė kėtė agjendė duhet veēuar sidomos takimet e pėrzemėrta me Kryetarin e Komunės sė Vitisė – Z. Nexhmedin Arifin dhe me udhėheqjen komunale tė Dardanės (Kamenicės), me Ministrin e Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės – Z. Zenun Pajazitin dhe me Presidentin e Republikės – Dr Fatmir Sejdiun. Qė tė gjithė na kanė garantuar pėrpjekje maksimale dhe bashkėpunim konstruktiv, nė realizimin e projekteve tona nė Kosovė. Ishte shumė emocional dhe i pėrzemėrt edhe takimi me studentėt qė do tė studjojnė nė Belo Horizonte dhe me prindėrit e tyre. Sidomos konstruktiv u vlerėsua takimi me Ministrin e Punėve tė Brendshme – Zenun Pajazitin, i cili na ka garantuar sigurinė e plotė tė investimeve dhe na ka premtuar njė pėrkrahje tė pėrgjithshme nė realizimin e projekteve tona.

Me Presidentin Sejdiu
Me Presidentin Fatmir Sejdiu

Dita e 30 gushtit agoi hareshėm nė Stubėll. Agoi dita historike, qė po shėnon fillimin e rimėkėmbjes sė Tempullit tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė. Qė nė orėt e hershme erdhėn skuadrat e para tė sigurimit tė Presidentit. Nė atė mėngjes historik Stubllės ia kishin mėsy shumė personalitete tė jetės politike, shoqėrore, arsimore, kulturore e artistike, nga mbarė Republika e Kosovės. Erdhėn shumė njerėz nga komunat e rajonit tė Gjilanit, nga Ferizaji, nga Prishtina, nga Prizreni, nga Gjakova... Kanė ardhur tė gėzojnė nė kėtė ditė historike nė Stubėll edhe stubllas dhe miq tė tyre nga diaspora.

Presidenti i Republikės sė Kosovės – Dr Fatmir Sejdiu, me bashkėpunėtorėt, pak mbas orės 10 ka mbėrritur nė Viti, ku ėshtė pritur nga Krytari i Komunės – Z. Nexhmedin Arifi dhe mbarė udhėheqja komunale. Mbasi ka bėrė njė vizitė kortezie nė zyrėn e Kryetarit tė Komunės, Presidenti Sejdiu, bashkė me udhėheqjen komunale tė Vitisė, rreth orės 11 kanė mbėrritur nė Stubėll.

Nė rrafshlartėn e Kojzakut ishte gjithēka gati pėr vėnien e gurthemelit tė Kolegjit tė Stubllės. Ishin mbledhur aty qindėra qytetarė, pėr ta pritur dhe nderuar Presidentin e Republikės dhe mysafirėt tjerė, qė kishin ardhur pėr ta madhėruar festėn tonė historike. Kishin ardhur shumė profesorė universitarė, kompozitorė, shkrimtarė, gazetarė, artistė... Interesim i madh i massmediave. Pesė radiotelevizione dhe shumė redaksi gazetash kishin ardhur ta pėrcjellin kėtė manifestim madhėshtor. Presidenti Sejdiu dhe Kryetari i Komunės – Arifi, me bashkėpunėtorėt e tyre, janė pritur nga udhėheqja e Kėshillit Administrativ tė Stubllės dhe nga intelektualė tė kėtij vendi – Gaspėr Demaj, Marjan Ramaj, Isak Ahmeti, Lluk Pera, drejtori i Shkollės Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" – Fran Gjergji me arsimtarėt etj. Nė pritje ishin edhe Drejtoria e Institutit Brakos, si dhe prijėsi i delegacionit tė parė kosovar nė Brazil e kryetar i degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Viti – Z. Musa Misini. Qytetarėt e Stubllės – fėmijė, pleq e tė rinj, me plot hare dhe gėzim nė shpirt, i pritėn Presidentin dhe mysafirėt e tjerė me duartrokitje frenetike.

Zėdhėnėsi i Komunės sė Vitisė – Sarė Gjergji, nė emėr tė Kėshillit Administrativ tė Stubllės dhe tė udhėheqjes komunale tė Vitisė, ua dha fjalėn protagonistėve kryesorė tė kėsaj dite tė madhe. Sė pari – Prof. Dr. Vera Lścia Alves Neves, duke folur nė emėr tė Institutit Brakos, ka thėnė se ky ėshtė projekti i parė zhvillimor nė kuadėr tė bashkėpunimit Brazil-Kosovė, qė nuk do tė cilėsohet si ndihmė, por vetėm si bashkėpunim i mirėfilltė, pėr t'i mundėsuar Kosovės dhe popullit tė Saj tė martirizuar integrimin e plotė nė bashkėsinė ndėrkombėtare, me plot dinjitet, sepse ky popull, qė ka vuajtur nė shekuj por kurrė nuk ėshtė dorėzuar, e meriton kėtė. Ajo tha se ky ėshtė i pari nga shumė projekte qė Instituti Brakos do t'i realizojė nė Republikėn e Kosovės. Kryetari i Komunės sė Vitisė – Z. Nexhmedin Arifi shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin, qė nė Stubėll, mbas 424 vjetėsh, po rimėkėmbet Kolegji i Shėn Lukės, qė ishte Tempulli i Parė i Shkollės Shqipe nė Kosovė. Ai tha se veē truallit prej rreth gjashtė hektarėsh, qė kjo komunė i ka dhuruar Institutit Brakos pėr realizimin e projekteve zhvillimore nė Stubėll, Komuna do tė jetė nė dispozicion tė pėrhershėm, nė ēdo kohė, pėr tė pėrkrahur Institutin nė rrugėt dhe procedurat e infrastrukturės ligjore.

Presidenti i Republikės sė Kosovės – Dr. Fatmir Sejdiu, nė fjalėn e Tij solemne, ka shprehur bindjen se ky bashkėpunim nė mes qytetarėve tė Kosovės dhe tė Brazilit, do tė kontribuojė nė njohjen sa mė parė tė pavarėsisė, nga ky vend i fuqishėm latinoamerikan. Ai ka thėnė se ėshtė nder i madh dhe sukses i pashlyeshėm nė histori, kjo rimėkėmbje e traditės sonė kombėtare, nė fushėn edukativo-arsimore, qė po fillon kėtu, ku funksiononte para mė shumė se katėr shekujsh.

Mbas fjalės sė Tij, nėn breshėrinė e duartrokitjeve frenetike – Presidenti Sejdiu, Kryetari i Komunės Arifi, Profesoresha Vera Lścia, Doktoresha Xźnia Josefina, Drejtori i Arsimit i Komunės sė Vitisė – Fehri Qerimi dhe kompozitori i madh – Akil Koci kanė vėnė Gurthemelin e Kolegjit tė Stubllės, duke shėnuar kėshtu solemnisht rimėkėmbjen e Tempullit tė Parė tė Shkollės Shqipe nė Kosovė. Maestro Akil Koci i ka premtuar Stubllės njė shkollė tė muzikės, nė kuadėr tė kėtij kolegji.

Kėshilli Administrativ i Stubllės i ka dhėnė Presidentit tė Republikės tri dhurata modeste, por shumė simbolike: Plisin e Bardhė, librin Monografia e Stubllės dhe librin mbi Martirėt Shqiptarė tė Karadakut, tė autorit stubllas Dom Dr. Gjergj Gjergji – Gashi. Kur Preesidenti ka vėnė nė kokė plisin e bardhė, ndėr tė pranishmit kanė shpėrthyer emocione tė forta, me duartrokitje frenetike.

Nė kėto ēaste festive, Kėshilli Administrativ i Stubllės ka shpallur protagonisten e parė tė Institutit Brakos – Prof Dr Vera Lścia Alves Neves, qytetare nderi tė Stubllės. Ajo, e kapluar nga emocionet, mbasi ka kėrkuar leje nga Presidenti dhe nga tė gjithė tė pranishmit, ka thėnė se tashmė ndjehet si kosovare e vėrtetė dhe ka garantuar se Instituti Brakos do tė bėj ēmos qė sa mė parė qė tė jetė e mundur, tė sigurojė njohjen e Republikės sė Kosovės nga Qeveria Federale e Brazilit. E emocionuar, Ajo ka thėnė se atje nuk ka fėmijė natyrorė, por i ka dy bij nė Kosovė – Sarė Gjergjin dhe Skėnder Korēėn (nismėtarėt e kėtushėm tė Institutit Brakos), tė cilėve ua ka puthur dorėn.

Emocione tė mėdha ndėr tė pranishmit kanė shkaktuar edhe fėmijėt e Dėshmorėve tė Reēakut, tė cilėt me praninė e tyre kanė madhėruar kėtė festė tė madhe kombėtare, nė Stubėll. Ata, si profesionistė tė vėrtetė kanė luajtur disa valle me motive patriotike. Prania e tyre ishte simbolike edhe pėr faktin se pėr t'u vendosur dhe arsimuar nė kėtė kolegj, para tė gjithėve do tė kenė pėrparėsi fėmijėt e familjeve tė dėshmorėve tė Luftės Ēlirimtare.

Festėn tonė historike e kanė nderuar dhe madhėruar edhe ushtarakė amerikanė tė KFOR-it, tė cilėt kanė pėrfaqėsuar kontigjentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si tė dėrguar specialė nga komandanti i bazės nga Bondstili.

Nė shenjė falėnderimi e mirėnjohjeje, njė foto me ushtarakėt amerikanė tė KFOR-it

Ka qenė shumė domethėnėse dhe emocionuese edhe prania e studentėve kosovarė, qė do tė shkojnė pėr studime nė Belo Horizonte tė Brazilit, bashkė me prindėrit e tyre, qė poashtu kanė shtuar dinjitetin dhe madhėrinė e kėsaj feste.

Mbas solemnitetit tė gurthemelit, Presidenti, me kėnaqėsi iu pėrgjigj kėrkesės sė Kėshillit Administrativ tė Stubllės, qė tė drekojė nė mesin e popullit. Tė gjithė mysafirėt e ftuar dhe shumė nga qytetarėt e Stubllės, u vendosėn nė restorantin "Jozefi", ku u shtrua njė drekė, pėr nder tė Presidentit tė Republikės dhe tė Kryetarit tė Komunės, me bashkėpunėtorėt. Ishte njė ndejė e shlirė dhe mjaft intime e Presidentit me malėsorėt e kėtushėm dhe me intelektualė tė ardhur nga shumė vise tė Kosovės.

Kėtė ndejė e kanė madhėruar edhe tingujt e ėmbėl tė muzikės sė lehtė, tė Ansamblit Vokalo-Instrumental "Fortuna" nga Stublla dhe vallet e kėndshme, me motive patriotike tė Ansamblit tė fėmijėve tė dėshmorėve, nga Reēaku.

Me kėtė rast historik, nė kėtė ditė tė madhe festive, shumė fėmijė tė Stubllės janė kėnaqur dhe janė ndjerė tė lumtur nėn pėrqafimin e Presidentit tė Republikės – Dr Fatmir Sejdiut, i cili u ka dhėnė zemėr dhe shpresėmira banorėve tė kėsaj ane. Fėmijėt i kanė dhuruar Presidentit buqeta lulesh tė freskėta. Pronari i restorantit – Luz Zefi, nė shenjė mirėnjohjeje dhe falėnderimi, i ka dhuruar Presidentit njė kuadėr portreti tė sė Lumturuarės Nėnė Tereza.

Njė falėnderim i pėrzemėrt nga populli i Stubllės u drejtohet Trupave Mrojtėse tė Kosovės dhe Policisė sė Kosovės, qė ishin tė pranishėm denjėsisht dhe madhėruan kėtė festė tė madhe.

Nuk duhet harruar kontributin e ndėrmarrjeve tė Stubllės nė kėtė ditė tė madhe, duke filluar nga ndėrmarrja ndėrtimore "Kristal" qė pėrgatiti shtyllėn dhe themelin, pastaj ndėrmarrjet "Elektrostublla", "Gapi", "Gjoni", "Panorama", "Eurometal", "Besa", "Euroalbakos" dhe tė tjerat, pėr sponsorizime.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara