HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė tė shkėlqyeshmen vjeshtė braziliane

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), qershor-korrik 2008

Engjėll Koliqi

Muajt qė i lamė pas, ishin bukur tė ngarkuar pėr mua, nė misionin jo fort tė lehtė - tė vėnies nė funksion tė Institutit BRAKOS, qė organizon bashkėpunimin e gjithėmbarshėm mes Brazilit dhe Kosovės. Plot takime - publike e private. Nuk dua t'i numėroj tė gjitha takimet e muajve tė kaluar, por dua tė bėj njė kalim tė shpejtė, natyrisht duke i theksuar vetėm ngjarjet mė interesante, qė mė kanė lėnė mė shumė mbresa e qė mendoj do tė kenė ndikim vendimtar nė mbarshmėrinė e Institutit Brakos, respektivisht nė realizimin e projekteve tona nė Republikėn e Kosovės.

Sapo kam mbėrritur nė kryeqytetin mineir - nė Belo Horizonte - n'udhėtimin tim tė pestė - kam filluar njė veprimtari tė furishme, qoftė nė kėrkim tė njohjes sė pavarėsisė sė vendit tim, qoftė nė kėrkim tė definimit dhe tė dhėnies udhė projekteve tė para zhvillimore, nė Stubllėn time dhe nė mbarė Kosovėn - pėrmes Institutit Brakos. Sikurse edhe nė takimet shumė tė frytshme tė vitit tė kaluar, edhe nė kėto takime gjithnjė isha i shoqėruar nga Profesoresha e Nderuar Dr. Vera Lścia Alves Neves, e cila - jo vetėm qė ishte pėrkthyese e pashmangėshme, por edhe organizatore dhe regjisore e tė gjitha takimeve dhe tė veprimtarive qė po bėjmė, tė thirrur nė Institutin Brakos (institut ky pėr bashkėpunim tė gjithėmbarshėm mes Brazilit dhe Kosovės). Ajo, nė tė vėrtetė ėshtė motori kryesor qė po vėn nė lėvizje Institutin Brakos dhe ēdo veprimtari nė funksion tė kėtij bashkėpunimi. Mbėrrijta atje nė fund tė ditės sė 25 shkurtit, nė fazėn e fundit tė verės, kur vapa verore po tėrhiqej gradualisht, pėr t'i lėshuar vendin freskisė vjeshtore, qė megjithė temperaturat e larta (edhe afėr shifrės 40 gradė) nuk pėrcėllon, por megjithatė ndjehet freskia.

Menjėherė tė nesėrmen - mė 26 shkurt 2008, fillova me takime dhe me paraqitje publike dhe pak kohė mė mbeti pėr meditimet dhe evokimet pėr t'im at, nė 33 Vjetorin e kalimit nė amshim, sepse Profesoresha Vera, qė nga dita e parė kishte pėrcaktuar agjendė tė ngjeshur veprimtarishė. Kėshtu, menjėherė filluam ofensivėn tonė, nė sensibilizimin e opinionit vendor, pėr njohjen e Republikės sė Kosovės. Ofensivėn tonė e filluam pėrmes massmediave vendore, me renome. Sė pari shkuam nė studion e kryeqytetit mineir tė Radiotelevizionit Kombėtar - BANDEIRANTES, qė shkurtimisht i thonė TV BAND. Aty realizuam njė intervistė kolektive, shumė domethėnėse dhe tė frytshme, qė nė muajt vijues u transmetua dhe u ritransmetua shumė herė. Drejtuesi i emisionit special kushtuar Kosovės - kryeredaktori Luis Carlos Bernardes, nė studio kishte ftuar edhe analistėt e mirėnjohur tė politikės ndėrkombėtare - Roberto Brant (ish ministėr i shėrbimeve sociale dhe deputet federal plot pesė mandate), Luis Sapia - ekspert i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Julius Cesare Pereira Costa - ndėrmarrės (pronari i lokalit tė mirėnjohur "Alexandrina"), si dhe miken a madhe tė Kosovės - Prof Dr. Vera Lścia Alves Neves, e cila edhe pėrkthente edhe komentonte, duke shpjeguar pėr shumė miliona teleshkikues anekėnd Brazilit procesin e gjithėmbarshėm, qė fatmirėsisht - mė 17 shkurt u pėrmbyll me aktin madhėshtor tė rishpalljes sė pavarėsisė, tashmė nė koordinim dhe me bekim tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Tė njėjtėn ditė, sapo u kthyem nga studioja e TV BAND, nė lokalin tashmė tė mirėnjohur tė Julius Cesarit - nė Alexandrina café-cultura-moda - veē ishte duke na pritur gazetarja e sė pėrditshmes prestigjioze tė Belo Hjorizonte-s - O Tempo - Gloria Paiva. Ajo zhvilloi me mua njė intervistė tė gjatė mbi Kosovėn, intervistė kjo qė u botua menjėherė tė nesėrmen. Edhe kjo intervistė doli me formulėn karakteristike tė sensibilizimit tė ēėshtjes sonė kombėtare dhe tė shtetit mė tė ri ballkanik, nė opinionin brazilian, natyrisht, me porosinė kėmbėngulėse: - Brazil, njihe menjėherė Republikėn e Kosovės.

Nė tė njėjtėn ditė, nė mbrėmje - nė lokalin Alexandrina, kemi takuar shumė nga miqt tanė tė mėdhenj, qė mė 17 shkurt aty kishin organizuar njė festė shumė tė bukur, pėr t'iu bashkėngjitur gėzimit tė popullit tė Kosovės, me rastin e vulosjes sė shtetėsisė dhe tė Republikės sė Kosovės. Kishin ardhur aty, plot gazetarė, shkrimtarė dhe intelektualė tė fushave tė ndryshme, pėr tė mė uruar pėr pavarėsinėe vendit tim. Kishin ardhur edhe shumė biznesmenė, pėr tė shqyrtuar bashkė mundėsitė e investimeve, nė shtetin mė tė ri ballkanik. Por, shumė nga miqt tanė kėrkonin mundėsinė e gjetjes sė rrugėve dhe mėnyrave mė tė lehta, pėr tė ndihmuar popullin e Kosovės, nė fusha tė ndryshme tė jetės - sidomos nė lėmin e shėndetėsisė, tė kulturės, artit dhe sportit, si dhe nė procesin shumė tė ndjeshėm edukativo-arsimor.

Qė nė ditėn e parė, nė Belo Horizonte, veē urimeve tė shumta e shumė tė sinqerta, nga miqt tanė tė shumtė, muarėm edhe shumė premtime pėr investime dhe pėr ndihma konkrete, nė shtetin mė tė ri ballkanik, qė quhet Republika e Kosovės. Qė nė ditėn e parė mė erdhėn shumė kėrkesa pėr takime, pėr ligjėrata dhe pėr shumė veprimtari tė tjera, nė kėtė vend shumė mikpritės, nė shėrbim tė Kosovės dhe pėrgjithėsisht popullit shqiptar nė Ballkan. Qė tė gjitha kėrkesat pėr kėto takime e veprimtari, ishin fryt i njė pune tė pandalshme tė Profesoreshės Vera, e cila si njė kosovare e devotshme, kishte organizuar edhe festėn e bukur pėr Pavarėsinė e Kosovės, me pjesėmarrjen e shumė miqve tanė. Menjėherė, pa humbur kohė, bėmė hapin e parė pėr themelimin e Institutit Brakos.

Nė tė gjitha ditėt e qėndrimit tim nė Belo Horizonte dhe pėrgjithėsisht nė shtetin Minas Gerais, qė janė mbi dy muaj tė sė shkėlqyeshmes vjeshtė braziliane tė vitit 2008, kam pasur plot veprimtari, qė kanė qenė kryesisht nė shėrbim tė vendit dhe tė popullit tim - plot takime pėr sensibilizimin e ēėshtjeve tona dhe pėr kėrkimin e njohjes sė Republikės sė Kosovės nga Brazili, plot ligjėrata nėpėr universitete, kolegje e shkolla, me ē'rast edhe kam lidhur miqėsi tė reja dhe shumė tė vlefshme - me profesorė, me studentė dhe me nxėnės. Nė kuadėr tė kėtyre miqėsive tė reja, bashkė me Profesoreshėn Vera Lścia Alves Neves, sikurse edhe me anėtarėt e tjerė nismėtarė tė Institutit Brakos, kemi mbėrritur tė krijojmė lidhje tė reja bashkėpunimi, duke bėrė njė kurorėzim tė suksesshėm tė dy binjakėzimeve, nė fushėn edukativo-arsimore. Kemi binjakėzuar Shkollėn e Stubllės sė Vitisė "Dom Mikel Tarabulluzi" me Institutin Edukativ "Novos Tempos" nė Contagem, si dhe Shkollėn e Smirės - poashtu nė territorin e Vitisė "Ganimete Tėrbeshi" me Kolegjin "Efigźnia Vidigal" nė Belo Horizonte.

Kėto binjakėzime i kemi realizuar, falė miqėsisė shumė tė sinqertė tė Profesorit Leonardo Bento, i cili rizbuloi miqėsitė e vjetra tė Profesoreshės Vera Lścia, me drejtuesit e kėtyre institucioneve edukativo-arsimore. Gjithashtu kemi bėrė hapa konkretė, edhe pėr bashkėpunim me Kolegjin Batist dhe me kolegje e universitete tė tjera - Kolegji Metodist, ai Newton Paiva, me Universitetin Federal tė Minas Gerais-it, me Universitetin Papėror Katolik tė Minas Gerais, me Universitetin FUMEC, me Universitetin UNI BH e tė tjera, qė tashmė po avancohen nė projekte konkrete tė bashkėpunimit mes dy vendeve tona. Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi, veē tash po i shohim frytet e para, sepse gjithēka ėshtė afėr kurorėzimit tė projektit tonė tė parė, tė dėrgimit pėr studime nė Belo Horizonte, tė grupit tė parė tė studentėve tanė, qė do tė jenė 12 nė Universitetin e Kolegjit Metodist "Izabela Hendrix" nė Belo Horizonte dhe nja 4 - 5 tė tjerė, nė universitete tė tjera tė kryeqytetit mineir. Tė gjithė kėta do tė mund tė studjojnė gratis, sepse falė miqve tanė shumė tė ēmueshėm, ne tashmė jemi bėrė pjesė aktive e programit tė bijėsimit, me qėllim studimesh, qė nė familjet mineire, nė Belo Horizonte, ka traditė tė gjatė dhe shumė tė lavdishme, traditė kjo qė tashmė shihet shumė e bukur dhe e lulėzuar. Duke pasur parasysh faktin se nė kuadėr tė kėtij programi, profesorėt tanė - Skėnder Korēa e Sarė Gjergji, kanė bėrė njė pėrzgjedhje tė denjė dhe tė devotshme tė studentėve, ballėhapur mund tė themi se Instituti Brakos, qė nė projektin e parė aktiv, nė studentėt tanė qė do tė shkojnė pėr studime nė Belo Horizonte, ka gjetur lulet e para - shumė tė bukura, qė do tė hijeshojnė tė gjitha stinėt braziliane, bashkė edhe me ato kosovare dhe qė - mbas mbarimit tė studimeve, do tė kthehen nė atdhe dhe me kontributin e tyre profesional - si ekspertė tė denjė nė fushat e tyre shkencore dhe operative - do t'i lulėzojnė bukur edhe stinėt tona, nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė mbarė hapėsirat ballkanike, si dhe nė mbarė Europėn Juglindore.

Titulli i kėtij reportazhi udhėpėrshkrues - "Nė tė shkėlqyeshmen vjeshtė braziliane", ka dalė pėr faktin se - pėrveē hapave tė parė tė fundshkurtit, tė gjitha veprimtaritė tjera tė miat dhe pėrgjithėsisht tė Institutit Brakos, pėrfshirė edhe themelimin e tij, kanė ndodhur nė muajt mars dhe prill, qė ishin muaj tė shkėlqyeshėm tė vjeshtės tipike braziliane, nė tė cilėt edhe vumė rrėnjėt e mbara dhe tė frytshme tė projekteve dhe tė programeve tė para tė Institutit tonė. Kėtė tė shkėlqyeshme vjeshtė braziliane, mund ta cilėsojmė edhe si vjeshtė historike tė vjeljes sė fryteve tė para tė bashkėpunimit, nė kuadėr tė programeve dhe tė projekteve tė para tė Institutit Brakos, qė po lėshojnė rrėnjė, nė ngjizjen e njė epoke tė re, qė do tė jetė shumė e frytshme pėr programet dhe projektet tona tė gjithėmbarshme.

Nuk mund tė harrohet e tė mos pėrmendet edhe njė fakt tjetėr - shumė interesant - nė tė shkėlqyeshmen vjeshtė braziliane tė vitit 2008. Edhepse Brazili, ende nuk e ka njohur zyrtarisht shtetin e ri ballkanik, kudo - nė tė gjitha paraqitjet e mia publike dhe kudo qė bėnim edhe mė tė voglėn lėvizje, nė kuadėr tė Institutit Brakos, lirshėm dhe me dinjitet, e kemi shpalosur Flamurin e Republikės sė Kosovės, qė nga ndejat e ahengjet e thjeshta familjare e miqėsore e deri nė institucionet edukativo-arsimore, kulturore e edhe nė institucionet shtetėrore - pėrfshirė edhe asamblenė (parlamentin) e Shtetit Minas Gerais, nė Belo Horizonte. Madje Flamuri i Republiklės sė Kosovės ėshtė shpalosur dhe ėshtė bekuar edhe nė kishė - madje nė altar - gjatė meshės solemne tė mesnatės, pėr kremten e madhe tė Pashkėve 2008.

Nuk mund tė harrohet njė sukses shumė i madh i Institutit Brakos, qė nė tė vėrtetė mund ta cilėsojmė si projekt tė parė, si projhekt historik - edhe pėr rėndėsinė dhe peshėn e madhe qė ka. Projekti qė ka gėzuar, jo vetėm Familjen e Madhe Sokoli, por ēdo qenie arbėrore, me rastin e gjetjes sė tė Madhit Zef Sokoli, mbas plot 64 vitesh, kur si ballist i ri, kishte ikur nga burgu sllavo-komunist nė Kosovė, ku ishte burgosur si luftėtar i denjė i brigadave ēlirimtare tė Ballit Kombėtar, tė drejtuara nga Shaban Polluzha. Ishte me tė vėrtetė ditė e madhe, qė ka nderuar denjėsisht historinė tonė kombėtare - 15 marsi 2008, sepse nė atė ditė, mbas plot 64 vjetėsht, biri i devotshėm i Kosovės - Zef Sokoli - u gjet shėndosh e mirė dhe u rilidh me trungun e tij dhe me familjen e tij. Kur do mrekullia - gjithēka ndodhi dhe u realizua shumė shpejt, mbas kėrkesės sė tė nipit - Pal Sokoli, patriot e shkrimtar i mirėnjohur i mėrguar nė Gjermani. Nuk ka vonuar shumė dhe falė ngjarjes historike tė 15 marsit, Pali u lidh me pjesėn tjetėr tė Familjes Sokoli, nė Belo Horizonte, ku shkoi dhe u kėnaq plot tri javė, nė muajin maj, me Ahxėn Zef, me kushėririn Gjonin dhe me kushėrirat e tij - Branca, Vera, Andrea dhe Luciana. Pali atje ishte shoqėruar edhe nga Profesoresha Vera Lścia, qė nė tė vėrtetė ėshtė motori kryesor i Institutit Brakos, si dhe nga veprimtari e gazetari i ri - Caio Werneck, i cili rregullisht pėrcjell dhe publikon veprimtaritė e Institutit tonė.

Nė fund tė prillit, pikėrisht mė 28 tė kėtij muaji, me Dr Luiz Augusto Fernandes da Silva, i caktuar drejtor i projekteve shėndetėsore tė Institutit Brakos, u nisėm pėr Europė. Mbas njė javė qėndrimi nė Itali - gjithashtu me motive pune, kemi shkuar nė Kosovė, ku kemi pasur shumė takime pune - tė frytshme, duke filluar qė nga vendlindja ime - Stubėll e deri nė kryeqytet. Delegacioni i Institutit Brakos tė selisė sė Kosovės dhe Dr Luizi - bashkė jemi takuar me drejtues tė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, duke fillaur qė nga Kėshilli i Stubllės, me kryetarin e Komunės sė Vitisė - Nexhmedin Arifin e deri nė institucionet qendrore, nė Prishtinė, ku na kanė pritur: zėvendėskryeministri i Qeverisė sė Kosovės - Ramė Manaj, ministrat e shėndetėsisė dhe tė punėve tė jashtme - Alush Gashi e Skėnder Hyseni dhe vetė Presidenti i Republikės sė Kosovės - Dr. Fatmir Sejdiu. Jemi takuar edhe me drejtorė spitalesh dhe me drejtues tė institucioneve tė tjera - shėndetėsore, kulturore, humanitare e kishtare, pėrfshirė edhe drejtorin e Karitasit tė Kosovės - Dom Viktor Sopi dhe famullitarėt e Stubllės e tė Prizrenit - Dom Aleksandėr Kola dhe Dom Dr. Lush Gjergji, i cili ėshtė edhe njėri ndėr faktorėt kryesorė tė inteligjencės sė Kosovės. Nuk duhet harruar takimin me rektorin e Universitetit tė Prishtinės - Prof. Dr. Enver Hasanin dhe me drejtuesit e Kolegjit Universitar tė Gjilanit, tė cilėt kanė shprehur gatishmėrinė e fillimit tė bashkėpunimit me institucionet pėrkatėse nė Brazil, nėpėrmes projekteve tė Institutit Brakos. Qė tė gjithė kanė mirėpritur programin tonė dhe propozimprojektet tona, pėr t'i realizuar nė Kosovė, duke na premtuar ndihma konkrete nė tė gjitha procedurat e nevojshme tė infrastrukturės ligjore e deri te bekimet e tyre institucionale e administrative.

Po e mbaroj kėtė reportazh udhėpėrshkrues, me konstantimin tim tė arsyeshėm, tė bazuar nė faktet dhe argumentet kėtu tė parashtruara dhe nė shumė tė tjera, se kam pėrshkruar vetėm pak nga e shkėlqyeshmja vjeshtė braziliane, qė ka filėuar t'i jep gjallėri pranverės sė lulėzuar kosovare. Gėzuar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara