HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė ēastin special & Pėrtej syzave
-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 26 korrik 2008

Engjėll Koliqi

Mė besoni - nė fillim as unė vetė nuk munda tė besoja. Isha i zgjuar dhe nė veprim tė drejtėpėrdrejtė dhe gjithēka mė dukej ėndėrr. Mė dukej sikur tė isha nė njė ėndėrr tė gjatė, sikur tė isha duke pėrjetuar nė ėndėrr atė qė gjithė jetėn kisha dėshiruar. Mua mė dukej si njė ėndėrr speciale, por kur do Zoti - ndodhi mrekullia dhe gjithēka po pėrjetojmė tash, nė kėtė stinė fatlume, ėshtė zhgėndėrr, ėshtė njė realitet qė shumė e dėshirojnė.

Me vendim tė paparė mrekullie, u njohėm. Sinqeriteti shembullor dhe modestia deri nė njė thjeshtėsi fėmijėnore, kanė bėrė qė brenda dashurisė sonė tė kulluar tė lindin shumė ide, pėr tė na sjellur bashkė me njerėzit vullnetmirė, nė kėtė ēast special tė stinės sonė tė mrekullueshme, qė nė histori do tė hyj dhe pėrherė do tė shquhet si stina fatlume e dashurisė. Ishte vetė magneti i dashurisė qė tėrhiqte shumė ide qė ēonin drejt rrethanave speciale pėr bėrjen e mrekullive. Dhe, kėshtu mrekullitė vinin nė varg - njėra mbas tjetrės, edhe atėherė kur as ne vetė nuk i prisnim. Janė vetė mrekullitė qė na kanė sjellė nė kėtė ēast special tė konkretizimit tė ėndėrrbardhave dhe tė aspiratave tona, qė kėtė shekull do e cilėsojnė si njė stinė fatlume tė historinė e pambaruar tė njerėzimit. Ėshtė vetė fuqia e mrekullive, qė na hapi tė gjitha udhėt dhe shtigjet drejt fronit tė dashurisė, kėtu ku tash bashkė po marrim vendime historike dhe po u hapim udhė shpresėmirave, drejt realizimit tė ėndėrrbardhave tona dhe tė porosive tė tė parėve tanė. Me kėtė fuqi mrekullie, qė vetė Zoti na e ka dhuruar, qė nga ky ēast special, bashkė me njerėzit vullnetmirė qė gjithnjė e mė shumė po na bashkohen, do tė realizojmė shumė projekte, qė me frymė dashurie do e gjallėrojnė historinė njerėzore, qė tash e deri nė amshim.

Qė nė komunikimin e parė mes nesh u vėrejtėn rreze tė mirėfillta dashurie, qė me ngjyra ylberi e hijeshuan mbarė relievin, qė nė takimin tonė tė parė. Dhe, pikėrisht fuqia e mrekullisė shndriti mendjen tonė, pėr tė marrė shumė vendime historike, qė na kanė sjellur si protagonistė tė parė dhe vendimmarrės, nė kėtė ēast special, kur tashmė po kremtojmė me grupe tė tėra bashkėpunėtorėsh dhe me masa popullore, qė gjithnjė e mė shumė punojnė me ne, nė projektin historik tė ndėrrimit tė botės me dashuri. Megjithė vėshtirėsitė e mėdha dhe rrethanat shumė tė ndėrlikuara, me frymė dashurie, bashkė gjetėm formulėn e dashurisė, pėr tė filluar kėtė mision historik. Ishte vetė fuqia e mrekullisė qė Zoti ia dhuroi dashurisė sonė tė pastėr dhe tė paanshme, ajo qė vuri nė lėvizje tė gjithė motorėt e makinerisė njerėzore, qė do tė na shėrbejnė pėr pėrmbushjen e misionit tonė tė shenjtė.

Nė fillim fare e kishim shumė vėshtirė, jo vetėm pėr rrethanat e ndėrlikuara, por edhe pėr mosbesimin e njerėzve, sidomos nė qarqe tė caktuara dhe nė pika tė ndjeshme. Mirėpo, fuqia e ndritshme e mrekullisė, qė vetė Zoti ia dhuroi dashurisė sonė, si n jė xixėllonjė e artė e mbrėmjes sė qeshur verore, na e ndriti dhe na e mbajti plot fat udhėn historike tė sukseseve qė na sollėn deri kėtu - nė kėtė ēast special, qė po hyn nė histori si pika mė e ndritshme e fillimit tė ndėrrimit tė botės me dashuri. Nė kėtė ēast special, fuqia e mrekullisė na solli edhe pėr faktin se dashuria jonė e mrekullueshme nuk ishte vetėm njė dashuri e thjeshtė mes dy personave, por ishte njė dashuri pėr jetė, njė dashiuri njerėzore pėr njeriun, njė dashuri pėr tė vėnė nė lėvizje mrekullitė, nė shėrbim tė njerėzimit dhe tė mirave tė pėrbashkėta. Pra, si e tillė, dashuria jonė e kulluar mblodhi tė gjitha rrezet e mrekullisė dhe tė gjitha ngjyrat e ylberit, pėr t'i dhėnė botės njė pamje tjetėr, njė pamje tė kėndshme pėr secilin njeri, pėr ta gjallėruar mbarė relievin me dashuri njerėzore, pėr ta mbushur mbarė gjithėsinė me fuqi mrekullie.

Ja pra, kur do Zoti e kur funksionon mrekullia, jemi kėtu nė fronin e dashurisė - nė kėtė ēast special, me tė gjitha atributet mbretėrore e perandorake, pėr ta komanduar botėn drejt rrezeve tė dashurisė, andej kah ndodhin vazhdimisht mrekulli, andej ku ka pėrherė gjallėri, atje ku gufon gjithmonė e bekuara dashuri. Nė kėtė ēast special, falė dashurisė sonė tė kulluar dhe fuqisė sė mrekullisė, po fillon tė shkruhet njė histori e re, njė histori qė gjithmonė do tė jetė e kėndshme pėr mbarė njerėzinė - historia e barabarėsisė nė jetė, e mbushur dhe e hijeshuar gjithmonė me rreze dashurie. Gėzuar!


Pėrtej syzave

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 27-28 korrik 2008

Jo vetėm pėr Ctė thėnė, por janė shumė e shumė argumente qė sheshojnė tė gjitha dukuritė e kėsaj bote - me tė gjitha tė bėrat e tė pabėrat, me tė gjitha tė larat e tė palarat. Qė tė gjitha - kudo - andej e kėndej, historia i mbledh dhe i shkruan nė faqet e saj. Dhe, kurdoherė gjithēka mund tė shihet e tė hetohet. Mirėpo, ajo qė duam ta shqyrtojmė kėtu bashkė, ėshtė njė fakt paksa i ēuditshėm, por gjithnjė i vėrtetė: botėn me tė gjitha dukuritė e saj, nuk i shohim gjithnjė me sytė tanė. Nė tė shumtėn e rasteve gjėrat dhe dukuritė e kėsaj bote mund t'i shohim vetėm me syza. Dhe, kur shohim me syza tė caktuara - tjera gjėra e dukuri shohim kėndej syzave dhe krejtėsisht tė tjera na dalin andej syzave. Duke dashur tė jem sa mė konkret lidhur me kėto fakte, jam munduar tė bėj prova dhe tė vij nė mesin tuaj me disa prova konkrete.

1. Kėndej syzave shoh grupe njerėzish me rekuizite pėrafėrsisht tė njėjta - kryesisht me ngjyra varfėrie. Lėvizjet e grupeve janė shumė tė ngadalshme dhe nė tė gjitha rastet kanė njė lider, njė qė ia bėn ligjet grupit dhe e udhėheq nė tė gjitha lėvizjet. Pothuajse gjithmonė ato grupe janė tė njėjta dhe sillen e pėshtillen nė tė njėjtin qark. Garė kryesore ndėrmjet tyre - medet, ende vazhdon tė jetė mashtrimi. Me shumicė ndėrmjet grupeve dėgjohen e sheshohen edhe pėrralla ndėr mė naivet, madje edhe shumė shpifje.

Nė ndėrkohė, andej syzave shihen grupe mė tė vogla dhe individė, gjithnjė nė lėvizje. Secili grup dhe secili individ, gjithnjė e mė shumė i shpejtojnė lėvizjet - gjithėherė me formulėn e punės dhe me motive pune. Garat ndėrmjet grupeve dhe ndėrmjet individėve, andej janė tė njė natyre tjetėr - kush po punon mė shumė dhe kush po radhitė mė shumė suksese profesionale. 2. Kėndej syzave ende shoh mbeturina mesjetare. Njerėz tė tjetėrsuar sillen e pėshtillen, pa gjetur rrugėdalje, sepse - mjerisht, kanė shitur gjithēka nga vetja e tyre pėrfshirė edhe identitetin, pėr njė grusht para, duke u vėnė kėshtu nė shėrbim tė atyre qė i kanė tjetėrsuar. Duke iu shėrbyer padronėve, qė as nuk i njohin, tė humbur nga identiteti dhe origjinaliteti i tyre, bėhen gjithnjė e mė agresivė, sa qė herė-herė duken me pamje terroristike. Mjerisht, duke u shėrbyer padronėve tė largėt, qė kurrė nuk i kanė parė as nuk i shohin dot, pėrfundojnė aq keq, sa qė nuk e njohin mė as veten e tyre.

Nė ndėrkohė, andej syzave shoh njė pamje krejt tjetėr. Njerėz qė ecin rrugės sė identitetit tė tyre tė vėretetė, me fytyra gjithnjė tė qeshura. Shohim njerėz, qė duke kryer detyrat dhe punėt e veta, njėkohėsisht ndihmojnė edhe tė tjerėt. Njerėzit andej e mbajnė dhe e ruajnė tė paprekshėm identitetin e tyre, duke respektuar e nderuar njėkohėsisht edhe identitetin e tė tjerėve. Ajo qė ėshtė mė kryesorja dhe mė e vlefshmja, njerėzit qė shoh andej syzave, nė ēastet kur mund tė ndihmojnė njeriun nevojtar, gjithmonė ndjehen tė gėzuar dhe shumė tė kėnaqur.

3. Kėndej syzave shoh grupe tė mėdha njerėzish, tė kapur dorėpėrdore, duke u sjellur e pėshtjellur nė vargje tė gjata, nė tė ashtuquajturat valle festive, pa ditur saktėsisht se pse vallėzojnė e ēka festojnė. Sillen e pėshtillen grupe njerėzish nė vallet e tyre, me njė ritėm tė huajin, qė kurrė s'e kuptojnė as nuk mund ta mbajnė. Gjatė vallėzimit, ata mundohen edhe tė kėndojnė, e duke shqiptuar - me gjysmė zėri - fjalė e fraza, tė cilat as vetė nuk i kuptojnė. Madje, ata qė prodhojnė tinguj dhe ritmet e huaja, me tė cilat vallėzojnė - njerėzit e shkretė, qė mė duken edhe tė varfėr nė kokė, edhe i paguajnė - vetėm e vetėm pėr t'ua pėrmendue emrin, qė nė tė shumtėn e rasteve - nė tė vėrtetė - nuk ėshtė emri i tyre origjinal. Kur absurdi kalon ēdo kufi, ata fillojnė t'u kėndojnė lavdi atyre festave dhe tė mburren qė vallėzojnė e kėndojnė me tinguj e me ritme tė huaja, sipas njė tė ashtuquajture muzikė, qė nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė zhurmė qė shkakton kokėdhembje dhe telashe. Nė ēaste tė tilla mė vjen nė mendje fjala popullore: "Mos u bėfsh tė tė qajė Stambolli"!

Ndėrkohė, andej syzave seē shihen festat e vėrteta. Plot festa. Njė gėzim i papėrshkrueshėm. Valle tė kėnduara, shumėngjyrėshe. Gjatė rrjedhjes sė valleve, mė bėhej se po vijnė e po shkojnė ylberė tė bukur, pandėrprerė. Andej syzave, madje shihen edhe plot festa tė pėrziera - me kėngė e valle tė pėrbashkėta. Sa e kėndshme harmonia e ngjyrave dhe e kėngėve festive. Kudo fytyra tė qeshura e tė gėzuara. Andej shoh vlera tė mirėfillta kulturore, qė pėrcaktojnė identitete dhe origjinalitete tė njerėzve dhe tė kombeve.

Pėr njė ēast i hoqa syzat, i mbylla sytė dhe fillova tė mendoj e tė meditoj shumė seriozisht. Vetėmevete thashė: - Pse o Zot - kėndej syzave ende terr dhe njerėz tė humbur, qė ende vazhdojnė tė sillen e tė pėshtillen labirintheve tė kohės, pa ditur kah shkojnė, as ēka duan dhe pa e njohur ende vetėveten e tyre, pa ditur se ēfarė identiteti nė tė vėrtetė kanė?! Pse - thashė - o Zot, kėndej syzave ende mė sillen njerėz tė tjetėsuar, qė mjerisht ende kanė mbetur jashtė identitetit tė tyre origjinal?! Pse - thashė - o Zot, andej gjithēka duket ndryshe?! Gjithandej njerėzit nė lėvizje tė koordimuara - rrugėve mirė tė pėrcaktuara. Nė fund fare, pa i humbur shpresat, as optimizmin, e bėj njė lutje vendimtare: - O Zot na e rikthe origjinalitetin dhe identitetin tonė tė vėrtetė! Na i rikthe kėngėt dhe vallet tona origjinale dhe na ndihmo ta marrim e ta mbajmė, tė sigurtė, udhėn andej - pėrtej syzave, bashkė me tė gjithė njerėzit e botės e tė kyēemi nė festimet e pėrbashkėta, pa e humbur kurrė origjinalitetin e identitetin tonė! Ashtu qoftė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara