Ndėrmjet kėngėve
-- nga Engjėll KOLIQI, Milano, 22 korrik 2008
Lufta - zyrtarisht kishte mbaruar. Nė mėnyra tė ndryshme, shumė nga aktorėt ende kishin mbetur nė gjendje lufte. Edhe ėndėrrat e tyre vazhdonin tė ishin tė trishtuara dhe trishtuese. Nė kėtė pėrshkrim do tė sillemi rreth ndodhive dhe pėrjetimeve tė njėrit nga protagonistėt, me emrin Rrotėllokum.
Rrotėllokumi, njė nga protagonistėt mė tipikė tė shekullit qė e lamė pas, sikur tė ishte i lindur pėr ndodhi tė ndryshme - ndėr mė tė ndryshmet, qė edhe shekulli edhe bota i kishin harruar. Disi, si me venom, nė secilėn ndodhi Rrotėllokumi ishte jo vetėm i pranishėm, por ishte edhe njėri ndėr protagonistėt e parė. Edhepse kishte shumė raste tė vėshtira, bile edhe tė padurueshme, Rrotėllokumi i botės sonė nuk mungonte nė asnjė ndodhi tė shekullit tė kaluar. Ai, madje kishte aq shumė pėrjetime - edhe ndėr mė tė hidhurat - sa qė nuk e kishte lehtė t'i regjistronte tė gjitha nė histori. Shumica e ndodhive, me tė bėrat dhe tė pabėrat - me tė larat dhe tė palarat e Rrotėllokumit tė botės sonė, nė histori kishin hyrė pėrmes tregimeve dhe rrėfimeve tė dėshmitarėve okularė tė kohės, me pėrshkrime ndėr mė tė ēuditshmet, sa qė shpesh duken dhe pėrjetohen si pėrralla. Nė shumė nga ndodhitė dhe pėrjetimet e Rrotėllokumit jam dėshmitar edhe unė, por kėtu do tė gjeni pėrshkrime tė dėshmive tė atij vetė, me tėrė origjinalitetin e shqiptimit nga gojė e tij, madje jo vetėm para meje, por nė praninė e mijėra pjesėmarrėsve tė botės sonė, mu nė kulmin festiv tė Ditės sė Madhe tė fillimit tė realizimit tė ėndėrrave dhe aspiratave tona kombėtare. Shumica e ndodhive qė do tė pėrshkruhen kėtu, janė rrėfime dhe tregime tė vetė Rrotėllokum Rroēkodellit, tė bėra ndėrmjet kėngėve, qė gjithashtu janė pjesė e njė historie shumė tė ngarkuar me ngjarje mbi botėn tonė, mu nė kulmin festiv. Do tė jenė katėr paraqitje publike tė tij, tė pėrshkruara kėtu, qė mjaftojnė ta njohim atė dhe shumė ndjekės e bashkėpunėtorė tė tij, qė ende mundohen tė shkaktojnė tollovi...
1. Sapo kishte mbaruar njė kėngė mitologjike, me ngjarje nga shekujt e antikės. Bota jonė ishte nė pritje tė kėngės tjetėr, qė do tė pasqyronte disa nga ngjarjet mesjetare, njė kėngė qė gjithashtu ishte sajuar nga mite e rrėfime pėrrallore. Pėrnjėherėsh me zėnien e diellit ndodhi njė tėrmet i fuqishėm, siē askush nuk kishte pritur.
Nga ky lėmsh i ngjarjeve qė me kėngė befasuan botėn tonė, duke fshirė sytė, del Rrotėllokumi, me njė veshje siē di vetėm ai ta kombinojė. Herė dukej si protagonist i oborrit mbretėror, herė dukej tagrambledhės, herė si zyrtar administrate e herė dukej si palaēo, qė di vetėm tė dėfrejė fėmijė dhe tė rinj. Binin nė sy edhe mimikat e fytyrės sė tij, qė ndėrronin mė shumė se njė herė nė minutė. Kur tė gjithė ishin tė hamendur - tė qėndronin aty ku ishin, nėn ethe frike nga tėrmeti, apo tė iknin furishėm nga ajo arenė qė ndėrronte shpesh - Rrotėllokumi, tashmė i pashėm mirė nėn rrezet e diellit qė po i riktheheshin mbas zėnies disaminutėshe, mori fjalėn dhe me njė zė bukur tė vendosur tha, mė sa vijon: "Zonja e zotėrinj e shoqe dhe shokė - tė gjithė ju qė jeni kėtu dhe tė gjithė tė tjerėt qė nuk janė kėtu! Tė mos keni asnjė fije frikė, se siē po shihni edhe ju vetė, tashmė ia riktheva tė bekuarat dhe tė vezullueshmet rreze diellit tė kėsaj bote. Edhe kėtė truall qė po dridhej, e stabilizova unė vetė. Ishin jehonat e kėngės mitologjike qė sapo dėgjuam, qė ia morėn dritėn diellit dhe e dridhėn fuqishėm tokėn. Ishin ato jehona, qė pėrmes asaj kėnge na sollėn kėtu plot ngjarje e mbretėr tė rrėzuar. Ishin ato jehona qė iu futėn brenda historisė sė stėrngarkuar dhe e lodhėn bukur shumė. Ishin ato jehona qė me kėngė na sollėn shumė luftėra dhe shumė tmerr tė shekujve tė antikės. Ishin ato jehona qė na e sollėn tė gjatėn kėngė mitologjike. Mos keni frikė e mos u merakosni. Jam unė kėtu dhe nuk ju lė vetėm".
Mbase do tė vazhdonte edhe mė Rrotėllokumi, por filloi kėnga tjetėr, qė ishte shumė mė e gjatė se e para. Edhe kjo, gjithashtu ishte sajuar nga tregimet mitologjike e pėrrallore. Dashtė e padashtė, edhepse tashmė tė lodhur, tė gjithė e pėrcollėn kėtė kėngė tė gjatė, qė sillej e pėshtillej nėpėr shumė ngjarje tė pėrgjakshme mesjetare. Edhe nga kjo kėngė seē dilnin shumė heronj e dėshmorė nė njėrėn anė, dhe shumė tradhtarė e armiq nė anėn tjetėr.
2. Edhepse nuk u pa gjatė ekzekutimit tė kėngės sė gjatė mesjetare, Rrotėllokumi i botės sonė nuk kishte lėvizur dot nga skena. Me tė mbaruar kėnga - pa njė pa dy - kėrceu nga kėndi i errėsuar dhe doli nė dritė. Kėsaj radhe nuk na "qetėsonte" sikur para kėsaj kėnge, as nuk premtoi gjė, por iu fut historisė nėpėr labirinthet e pėrrallave dhe tė miteve. Seē na doli Rrotėllokumi ynė, mė i madhi i kėsaj bote - denbabaden patriot e faktor i historisė sonė, bile edhe tradicionalisht - me gjyshėr e stėrgjyshėr. Ata personazhet, qė kėnga i nxorri si protagonistė tė parė nėpėr luftėrat mesjetare, sipas tij, paskan qenė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e Rrotėllokumit vetė. Kėshtu ai na shpalosi tradita tė gjata patriotike e luftarake tė farės sė tyre - nėpėr shekuj. N'ato ēaste kur ai po kėndonte lavdi pėr luftėra e merita tė gjyshėrve e stėrgjyshėrve tė tij, m'u kujtua njė komshi yni i moēėm - Demė Kovaēi, i cili thoshte: "Kush s'e lavdėron veten, iu djegtė cerga zotnijo" dhe vetėmeveti thashė: - Mbase Rrotėllokumi po e bėn kėtė qė tė mos i digjet cerga?! Heheheheeee! Sidoqoftė, ai edhe nuk u largua shumė nga realiteti ynė. Bėri atė qė shumėkush e bėn kėndej rreth nesh - duke marrė pėr vete dhe pėr familjen e fisin e tij, tė gjitha meritat historike.
Ende pa e mbaruar fjalimin e tij pėrrallor mbi merita tė gjyshėrstėrgjyshėrve, Rrotėllokumi i botės sonė, nė seknė filloi ekzekutimi i njė kėnge tjetėr, qė sikur dy tė parat - poashtu kapi e shoshiti luftėra. Luftėrat e kėsaj kėnge tashmė i takonin historisė sė re. Ishin luftėrat ballkanike dhe skena tė tė dy luftėrave botėrore mbi trojet tona.
3. Mbase nė njė kėmbė kishtre qėndruar Rrotėllokumi i botės sonė, gjatė interpretimit tė kėsaj kėnge, qė si duket ia kishte mbushur mirė bateritė. Me tė pėrfunduar kėnga, mori mikrofonin dhe - mbasi u pėrkul disa herė, nė shenjė pėrshėndetjeje pėr ne tė pranishmit, filloi me rrėfimet e veta nėpėr histori, duke thėnė: "Shoqe e shokė - pleq e tė rinj - tė gjithė ju zonja e zotėrinj! Kjo kėngė mė bėn tė flas shumė, por nuk po e zgjas, qė tė mos ju lodhi tepėr. Dėgjuat pėrshkrimin e luftėrave tė historisė sė re? Po! Mė shihni mua? Po! Ja pra, unė vetė - Rrotėllokum Rroēkodelli, isha drejtues dhe protagonist i parė n'ato luftėra - edhe kundėr shkijeve, edhe kundėr fashistave. He he he heee... Eu eu eu euuu, po t'i kishit parė ju luftėrat ballkanike. Unė isha fare i ri dhe im at mė merrte tė luftoj. Mė besoni, sa shkije e grekėr kam prerė e kam vrarė unė vetė - ja ky trim me fletė, qė ua kaloja tė gjithė komandantėve! Heu shka o bir shkine i thoja, dhe - shkrrap ia preja kokėn! Eu eu eu euuu, nė luftėn e dytė botėrore kam vrarė shumė gjermanė e italianė. Shumė fashista i kam vrarė unė. Mė besoni - ky Rrotėllokumi vetė - kam vrarė edhe shumė ballista, unė partizani me yll nė ballė. I kam pasė punėt shumė mirė me Shokun Enver dhe me Shokun Tito. Po unė kam qenė luftėtar i famshėm bre!"
Sikur ia ngulfati tregimet Rrotėllokum Partizanit, kėnga e re qė i dedikohej rezistencės bashkėkohėse tė popullit tonė dhe luftės sė gjithėmbarshme ēlirimtare. Megjithėse nuk ishte edhe shumė e gjatė, si kėngėt e para, kjo kėngė na solli mė shumė ngjarje konkrete, duke shpalosur mirė e mirė historinė tonė tė re - faqe pėr faqe. Mbase na dukej mė tėrheqėse, edhe pėr faktin se kjo kėngė na solli shumė ngjarje qė ne vetė i kishim pėrjetuar, pėr faktin se kjo kėngė u fut brenda qenies sonė - siē thotė populli - na u fut nėn lėkurė. Edhe muzika e saj ishte mė e gjallė dhe mė ritmike. Ishte njė kėngė e pėrcjellė nga njė orkestėr e plotė, qė mbushte sallėn me jehona kumbuese, qė dukej se depėrtonin kudo nėpėr botė, madje nė mbarė gjithėsinė.
4. Siē dinte vetėm ai - Rrotėllokum Rroēkodelli, pa pritur tė mbarojė mirė kėnga e tė shuhen jehonat e pėrfundimit tė saj, sėrisht u gjet nė mes tė skenės, nė rrethin e ndritur tė reflektorit. Rrotėllokumi ynė, tash kishte ndėrruar i tėri. Filloi tė na e mbush mendjen se "qysh i ri ka kundėrshtuar komunizmin dhe internacionalen sllavokomuniste, qė ia kishte shitur interesat tona kombėtare aleancės famėkeqe sllavo-orthodokse". Tashmė ai na tregonte si "ka luftuar dhe ka vrarė shumė shkije". Thoshte se ka ngritur nė ajėr shumė stacione tė policisė sė shkijeve. E ē'nuk tha Rrotėllokumi - luftėtar i tė gjitha luftėrave, qė kishte luftuar nė tė gjitha anėt?! Heheheheeee!
Tashmė Rrotėllokum Rroēkodelli e tepronte shumė, tejpėrtej tė gjithė kufinjve tė realitetit dhe jashtė tė gjitha rregullave morale dhe civilizuese. Tė gjithė ata qė nuk kanė menduar e qė nuk kanė vepruar si ai dhe shokėt e tij, i quajti armiq e tradhtarė. Tė gjithė ata qė nuk ishin rrjeshtuar nė tė bėrat e grupacionit tė tij, i quajti titistė e tradhtarė - Rrotėllokum Partizani, i cili pak mė parė na tha se i kishte pasur punėt shumė mirė me Shokun Enver e me Shokun Tito, me tė dy ata qė kishin bėrė shtiblerjen e Kosovės sonė. Tashmė e teproi shumė dhe u bė i paduerueshėm, sa qė tė gjithė tė pranishmit filluan t'i fishkėllojnė dhe t'i bėrtasin, si me aullima ujqėsh - auu-auuu-auuuu-auuuuuuuuuuuuu...!
Nė kėto rrethana, tashmė dėshpruese, nuk i mbeti tjetėr, dhe Rrotėllokum Ditėziu iku nga skena, nė drejtim tė panjohur. Nuk e di nėse do tė jetė i kėrkuar, apo i harruar.
Derisa mendoja se ē'do tė ndodh me Rrotėllokum Ditėziun, qė mbas gėnjeshtėrave serike, vetė i hoqi tė gjitha maskat, ia krisi sėrish muzika. Tashmė, me kumbime tė mirėfillta tė muzikės shqiptare, nė skenė u hap vallja e madhe - njė valle e kėnduar, qė ftonte pėr bashkim rreth interesit tė pėrbashkėt kombėtar dhe rreth vlerave tė mirėfillta, qė kombit tonė do t'ia rikthejnė identitetin e mirėfilltė dhe origjinalitetin tradicional, nė familjen e madhe europiane. Gėzuar!
[ ]