F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Nė fill tė mrekullisė, Nė ēastin e nisjes dhe Megjithė mesjetėn tuaj...
-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 7-9 korrik 2008

Engjėll Koliqi

Si me porosi historie, tė gjitha udhėt kėndej ishin drejtuar. I pashė vetė - shtigjeve tė dashurisė Agroni e Teuta marshonin. Dorėpėrdore – pandashėm brohorisnin e kėndonin. Njė tė vetmin Zot bashkė e lusnin dhe e nderonin. I pashė vetė, nė pragun e derės sė madhe Agroni e Teuta filluan vallen. Dikush mė tha se ėshtė njė dasmė speciale, dikush mė foli pėr njė kremte mrekullie, dikush pėr njė gazmend historie... Nga gojė e tyre, edhe Agroni edhe Teuta – qoftė nė brohori, qoftė nė psalme e nė kėngė, mė sė shumti shqiptonin fjalėbukurat – dashuri dhe mrekulli. Pa humbur kohė, po pėrshkruaj disa nga ēastet, nė tė cilat bėra ndalesat e mia, nė fill tė mrekullisė.

Ndėrmjet qyteteve tė bukura, nga tė cilat asokohe komandohej mbarė kontineti i vjetėr, me emrin Europė, njė reliev i shumėbukur i natyrės sė pastėr. Nė sheshin e lulėzuar qė e kishin pagėzuar me emrin e dashurisė, ishte hapur dhe sillej vallja e madhe. Nė rrjedhje tė valles, tė gjithė tė kapur dorėpėrdore. Secila fytyrė dukej mė e vezulleushme se tjetra, mė e hareshme se tjetra. Secila qenie njjerėzore, nė veprim dukej mė e vendosur se tjetra, mė e lumtur se tjetra. Tė gjithė njerėzit nė lėvizje, tė gjithė nė veprim, tė gjithė duke kėnduar bashkė nė valle. Thėnė me njė fjalė – tė gjithė njerėzit dukeshin tė bukur. Prandaj, nuk ishte vėshtirė tė kuptohej se nė tė bukurin shesh tė dashurisė, n'atė log tė lulėzuar tė tė bukurit reliev tė Ilirisė, kishte filluar dhe vrullshėm vazhdonte kremtja e madhe. Tė gjithė kremtonin – me tė gėzuara kėngė e me tė gjalla valle. Qė tė gjithė, me vullnet tė plotė ishin kyēur nė akte dashurie. Pa pyetur kėnd, mbas pak ēastesh sa pėrcolla kėtė gjendje tė pashme festive, kuptova se n'atė shesh tė bukur tė dashurisė, nė tė bukurin reliev tė njerėzisė, mes qyteteve tė bukura tė Dardanisė – n'Ilirinė tonė kish filluar mrekullia. Aty ku kishte filluar e bekuara mrekulli, pa vonuuar kishte marrė vendimin, qė me tė gjithė njerėzit e asaj toke, pėrjetemot tė jenė nė shėrbim tė dashurisė, gjithmonė e gjithkund, simbas mė tė mirave rregulla tė njerėzisė.

Me valėt e saj, qė bėheshin gjithnjė e mė tė vrullshme e qė qartas dukeshin gjithnjė e mė tė hareshme, vallja mė ēoi mu nė mesin e tė bukurit shesh tė dashurisė. Aty mrekullueshėm ishte stolisur froni. Vezullima e kurorave mbretėrore ishte e jashtėzakonshme dhe shumė joshėse. Kėngėt bėheshin gjithnjė e mė tė zėshme, gjithnjė e mė tė fuqishme. Kudo vezullima. Kudo erė e kėndshme gjallėrie dhe dashurie. Kudo vėrehej dora dhe fuqia e mrekullisė. Nuk vonoi shumė dhe nė fron, me specifikat e tyre, siē dinin vetėm ata, u ngjitėn Agroni e Teuta. N'ato ēaste kėngėt u bėnė aq tė zėshme, saqė tė mbushej mendja se jehonat festive tashmė dėgjoheshin shumė larg, deri nė kontinente tė tjera, madje nė tė gjitha hapsirat – anekėnd gjithėsisė. Nė ēastin e kurorėzimit, Agroni e teuta shpallėn publikisht vendimin e mrekullueshėm – ky vend deri nė amshim do tė jetė arenė e akteve mė tė bukura tė dashurisė njerėzore – ashtuqoftė! Tė gjithė, fuqishėm duartrokitėn e brohoritėn. Mbarė fara ilirike u betuan qė tė jenė aktorė tė gjallė dhe tė pamungueshėm nė aktet e dashurisė, qė nga ato ēaste tė zhurmshme festive e deri nė amshim.

Nuk e di nėse rastėsisht, apo i shtyrė nga dora e mrekullisė, u gjeta nė mesin e zotėrave, qė po plotfuqizonin vendimet dhe ligjet e regjimit tė dashurisė, qė sapo fillonte. Nuk kisha nevojė pėr ndonjė pėrgjigje tė zėshme, as tė dekretuar me shkrim, sepse pėrveē lėvizjeve karakteristike, qė shiheshin vetėm nė ditė tė mėdha tė historisė, edhe nga mimika e fytyrave kuptohej gjithēka. Populli thotė: "Kush qoftė i zoti, nė mos i qoftė i zi moti". Kjo premisė u pa dhe mori udhėn e legalizimit, qė nė ato ēaste festive. Nuk e di – me dekret apo me venom, n'ato ēaste tė fillimit tė mrekullisė, historia mori shumė paralajmėrime – tė kėndshme dhe tė trishtueshme. Tė gjitha paralajmėrimet profetėt i sollėn nė portėn e madhe tė historisė, me rregulla dhe vendime, nga premisa e lartėpėrmendur. Gjithmonė – deri nė amshim, do tė duhet punė, veprim dhe vullnet i fortė. Qė nė fill tė mrekullisė u vendos qė tė gjitha proceset tė pėrmbushen dhe tė realizohen, kryesisht me akte dashurie. Le tė jemi tė gjithė pjesė aktive e mrekullisė nė vazhdim! Ashtuqoftė!


Nė ēastin e nisjes

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 10 korrik 2008

Nuk kishte mė kohė tė shihen tė gjitha gjėrat, se jemi apo nuk jemi pėrgatitur me tė gjitha. Gjithēka duhej lėnė besimit, sepse mosnisja nė kohėn e caktuar do tė mund tė na sillte shumė probleme e telashe. Dhe, ajo qė ėshtė mė kryesorja, edhe po tė mungonte ndoj gjė, nuk do tė na pengonte mė shumė se tė na shpenzojė para, sepse nė kėtė botė interesesh mjafton tė kesh para dhe asgjė nuk tė mungon. Bile mė kujtohet shumė mirė, o lulja qė i jep jetė pranverės sime - ti vetė mė the qė tė mos mėrzitem, sepse vetė Zoti ka bekuar dashurinė tonė, qė me vargun e mrekullive do e ndėrrojė botėn. Dhe, pikėrisht nė ēastin e nisjes, pėr tė na e sjellė bekimin dhe fuqinė e mrekullisė, erdhėn ēeta engjėjsh – me galdim e me valle hyjnore. Ata na i sollėn edhe kurorat mbretėrore, qė vezullonin mrekullueshėm.

Mbasi ti u dėshirove mirėseradhjen, bisedėn me Kryeengjėllin e hapa unė, duke i kėrkuar shumė shpjegime e udhėzime, pėr ta pėrmbushur misionin tonė tė ndėrrimit tė botės me dashuri, mision ky nė tė cilin bashkė po nisemi. Njėpasnjė, engjėjve tanė ua parashtruam njėmijė pyetje dhe nga ata, bashkė, i muarėm mbi njėmijenjė pėrgjigje, udhėzime e shpjegime, qė duhet pasur parasysh dhe duhet zbatuar gjatė misionit tonė tė shenjtė. E para dhe mė e rėndėsishmja porosi e Kryeengjėllit, nė ēastin e nisjes sonė nė kėtė mision ishte, qė kurrė tė mos ndalojmė as tė mos habitemi udhėkryqeve t'intereseve. Kur ne i premtuam se do tė jemi shumė tė kujdesshėm nė mbajtjen e pėrpiktė tė kėsaj porosie, Ai na mori nė pėrqafim dhe publikisht na mbushi me Frymėn e Shpirtit tė Shenjt, qė gjithmonė tė na mbaj plot me fuqi mrekullie. Kėshtu, tashmė ishim tė sigurtė nė garancinė e sukseseve tė misionit tonė. Jo vetėm ne, por tė gjithė janė bindur nė kėtė garanci, sepse nė mos nė ne – kanė besim tė plotė nė Kryeengjėllin, qė para syve tė tė gjithėve na mbushi me frymėn e Shpirtit tė Shenjt. Tashmė tė gjithė e shohin nė ne fuqinė e mrekullisė dhe gjithnjė e mė shumė i besojnė misionit tonė, madje edhe duke na u bashkuar nė plot veprimtari, qė duke i shėrbyer pa interes e pa sherr njerėzimit, gjithnjė e mė sigurtė po ecim nė udhėn e pakthyeshme tė ndėrrimit tė botės me dashuri.

Mbasi e muarėm bekimin nga Kryeengjėlli, megjithė garancitė pėr misionin tonė, para se tė nisemi, vendosėm qė tė betohemi publikisht – nė praninė e tė gjithė njerėzve. Betimi ynė historik, nė ēastin e nisjes, ishte mė sa vijon: "Ne tė zgjedhurit e Zotit, pėr fillimin e misionit tė shenjtė tė ndėrrimit tė botės me dashuri, para jush betohemi se do tė nisemi tash, me tė gjithė njerėzit vullnetmirė qė duan tė na bashkohen dhe se nuk do tė ndalemi, derisa ta pėrmbushim plotėsisht misionin tonė. Betohemi se do tė jemi nė shėrbim tė njerėzimit mbarė dhe se intereset tona personale do i shkrijmė nė interesin e pėrgjithshėm, qė do ta pėrmbushim bashkė. Betohemi se nuk do tė njohim kurrėfarė pengesash n'udhėtimin tonė tė ndėrrimit tė botės me dashuri, dhe se nuk do tė dorėzohemi assesi para kurrėfarė interesesh. Betohemi se nuk do tė lėshojmė pe as para kėrcėnimeve, pa marrė parasysh sa janė tė rrezikshme dhe sa mund tė na kushtojnė. Betohemi se do tė jemi bashkė dhe tė pathyeshėm nė misionin tonė tė dashurisė, megjithė njerėzit vullnetmirė qė na bashkohen dhe bashkėveprojnė me ne. Betohemi se sukseset tona nė misionin e ndėrrimit tė botės me dashuri, do tė jenė edhe suksese tuajat – suksese tė njerėzimit mbarė".

Nė ēastin historik, tė nisjes sonė nė misionin e shenjtė tė ndėrrimit tė botės me dashuri, kemi vėrejtur haptas edhe dyshime, madje edhe tendenca e tentime pėr tė na penguar. Mirėpo, tė bindur nė suksesin e plotė tė misionit tonė, sidomos mbasi qė Kryeengjėlli na mbushi me frymėn e Shpirtit tė Shenjt dhe na dhuroi bekimin e Zotit, nuk kemi rėnė nė grackėn e atyre provokimeve dhe nuk jemi dorėzuar para atyre qė janė munduar ta asgjėsojnė misionin tonė. Gjithnjė ua kemi tėrhequr vėrejtjen me maturi, duke u thėnė tė mendojnė mirė dhe tė tėrhiqen nga tendencat destruktive, sepse sukseset e misionit tonė janė tė garantuara dhe se dėshirojmė qė t'i festojmė bashkė kėto suksese e tė shijojmė bashkėrisht rezultatet dhe frytet e tyre. Gjithnjė u kemi thėnė dhe u themi, qė edhe ata duam tė jenė pjesė e botės sė dashurisė dhe pjesėtarė tė barabartė nė tė gjitha aktet e dashurisė, qė burimin e kanė nė misionin tonė tė shenjtė.

Ajo qė mė sė shumti i vlen misionit tonė tė ndėrrimit tė botės me dashuri, ėshtė Besėlidhja Jonė, mu nė ēastin e nisjes. Gjatė pėrshėndetjes me njerėzit pjesėmarrės nė solemnitetin e nisjes sė tė bukurit mision, tė cilėt kanė qenė tė shumtė, secilės dhe secilit ua kemi dhėnė besėn se nuk njohim kurrė urrejtje. Ua kemi dhėnė besėn se do i falim tė gjithė ata qė na kanė penguar dhe qė na pengojnė nė misionin tonė. Ua kemi dhėnė besėn se tė gjithė ata qė duan tė na bashkohen nė misionin tonė, do t'i kenė gjithmonė shtigje e dyer tė hapura dhe do tė jenė tė mirėpritur dhe tė mirėtrajtuar pėrgjithmonė. Ua kemi dhėnė besėn se do tė jemi nė shėrbim tė tė gjithėve, duke u dhėnė gjithmonė pėrparėsi atyre mė tė vegjėlve dhe atyre qė janė mė nevojtarė. Ua kemi dhėnė besėn publikisht, se kurrė nuk do tė shmangemi nga udha e drejtėsisė, qė na e imponon besimi ynė i plotė nė Zotin. Ua kemi dhėnė besėn publikisht, qė vlerat e dashurisė do i shumėfishojmė nga dita nė ditė dhe do i shpėrndajmė anekėnd botės – nė mbarė gjithėsinė, me tė bekuarat rreze tė mrekullisė.

Nė tė bekuarin ēast tė nisjes sonė pėr nė tė shenjtin mison tė dashurisė, krahas besėlidhjes sonė kemi marrė edhe zotime e premtime nga tė gjithė ata qė na kanė pėrshėndetur. Pra, besėlidhja ka qenė e dyanshme – me zotime e me garanci reciproke, pėr suksese tė plota dhe tė patjetėrsueshme. Me kėtė reciprocitet janė vulosur tė gjitha garancitė pėr sukseset tona tė plota. Brenda kėtij reciprociteti ėshtė vėrejtur haptas vendimi i pakthyeshėm dhe gatishmėria pėr ta ndėrruar kėtė botė me dashuri, pa ma rrė parasysh rreziqet dhe ēmimin e lartė qė duhet paguar. Pėrpara dhe vetėm pėrpara! Gėzuar!


Megjithė mesjetėn tuaj...

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 12 korrik 2008

Si zakonisht nė shekullin tonė, edhe kjo verė na erdhi dhe po shkon me shumė oscilime – me zhurma deri nė tronditje, me vapė deri nė pėrvėlim, por ēuditėrisht edhe me tė ftohtė deri nė acar. Si njė verė ballkanike mė – herė tė djeg e tė pėrvėlon, herė tė ngrin e tė shtangon. Gjithandej udhėve tuaja ēeta ushtrishė tė tėrbuara nė lėvizje. Gjithandej relievit tuaj plane e projekte sulmuese. Gjithėkėndej udhėve tona bllokada me barrikada. Gjithėkėndej relievit tonė emisarė e misionarė tė botės suaj – udhėhumbur. Para se t'i paraqes argumentet nga kronikat tuaja tė zeza, po ta kumtoj vendimin e prerė: Do thyeni qafėn gjithėkėndej e do humbeni gjithandej, megjithė mesjetėn tuaj tė pėrjashtuar nga njerėzia dhe nga historia!

1. Stėrgjyshėrit tuaj, me dekrete tė pafatėsishė, kishin humbur udhėn dhe silleshin e pėshtilleshin gjithandej relievit tė kotėsive, pa ditur ē'duan as pa ditur ku tė shkojnė. N'atė gjendje tė mjerueshme, kishin harruar edhe tė flasin, kėshtuqė kishin mbetur krejtėsisht jashtė botės sė civilizuar dhe mė nė fund, nga njerėzia dhe nga historia tė pėrjashtuar.

2. Gjyshėrit tuaj, si mbeturina tė tė pėrjashtuarve nga historia, poashtu gjė nuk kuptonin. Tė habitur e tė lodhur udhėkryqeve t'intereseve, edhe ata tashmė nuk dinin ku tė shkonin, madje as pse jetonin. Tė papėrcaktuar, siē kishin mbetur gjyshėrit tuaj tė mjerė, megjithė stinėn e shterpė tė tyre, i kishte pėrzėnė shekulli dhe kishin mbetur jashtė historisė. As ata – tė tillė, nuk i donte mė as nuk i pranonte njerėzia.

3. Prindėrit tuaj ishin munduar tė ndryshojnė diēka, mirėpo, tė pėrjashtuar nga historia, ende pa parė dritėn e kėsaj bote, nuk e kishin lehtė t'i gjenin udhėt. Sidoqoftė, ata ishin munduar dhe kishin kėrkuar udhėn e drejtė, sepse nuk duronin dot gjendjen e mjerueshme, as statusin e tė pėrjashtuarit nga njerėzia e tė mbeturit jashtė historisė. Gjatė gjithė jetės sė tyre, tė gjorėt prindėrit tuaj, kishin bėrė orvatjet maksimale pėr tė gjetur udhėn e drejtė, shtegun dhe derėn e sigurtė, pėr t'u rikthyer nė histori dhe pėr t'u bėrė pjesėtarė tė barabartė tė njerėzisė, nė botėn e civilizuar. Gjithashtu kishin kėrkuar tė mėsojnė dhe tė dijnė origjinalitetin e vėrtetė dhe vlerat e vėrteta tė njerėzisė. Nė kėto orvatje ishin lodhur shumė dhe kishin vuajtur, por kurrė nuk kishin hequr dorė nga shpresat, duke besuar se njė ditė tė bekuar fara e tyre do e zėj vendin e merituar nė historinė njerėzore.

4. Mu nė kohėn e ndėrrimit tė shekujve, kur shekulli i dashurisė po i merrte pushtetin shekullit tė mizerisė e tė urrejtjes, atėherė kur prindėrit tuaj ishin shumė afėr derės sė lumtur tė historisė, erdhėt ju nė kėtė botė dhe i larguat ata nga skena e veprimtarive. Erdhėt ju, tė mashtruar mbas intereseve tė fėlliqta dhe humbėt rrugėn drejt civilizimit. Tashmė nuk po dihet se ē'po ndodh. Herė shiheni kinse duke kėrkuar udhėn e vėrtetė drejt historisė, herė shiheni tė kthyer prapa dhe tė humbur nėpėr relievet e intereseve tė fėlliqta, qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me njerėzinė, as me civilizimin e kėsaj bote. Tė zhytur nė zhurmat e ahengjeve, pėr fatin tuaj tė zi, jeni mashtruar pėr pak para ose pėr pak interese tė fėlliqta dhe mė as qė mendoni pėr udhėn e civilizimit e tė historisė, qė prindėrit tuaj ishin gati pėr ta marrė. Me kėto interese tė fėlliqta, tashmė mjerisht keni mbetur tė harruar mes luftėrave – flurudhėve, ku kryqėzohen flakė tė armėve vrastare. Tė mashtuar e tė joshur mbas intereseve tė fėlliqta, tashmė nuk dini ku tė shkoni, nuk e keni sigurinė qė tė jetoni e madje nuk dini mė as si quheni. Mė vjen keq, por nuk mund tė ju ndihmoj tash kur as emrin tuaj mė nuk e dini. Tė vetmėn gjė qė mund ta bėj pėr ju ėshtė kjo – t'u fal unė dhe ta lus Zotin, mė sa vijon: - O Zot, fali se nuk dijnė kush janė e nuk dijnė mė se ē'bėjnė!

5. Tash mund tė ndryshojė situata, sepse bijt tuaj nuk e shohin botėn si ju – me sy interesesh tė fėlliqta, por e shohin realitetin nė sy. Duke e parė realitetin nė sy, ata veē kanė filluar ta kėrkojnė identitetin e vėrtetė dhe origjinalitetin, aty ku e kanė lėnė gjyshėrit e tyre – prindėrit tuaj qė ju i bllokuat me interese te fėlliqta e tė pavlera. Janė bijt tuaj, qė tashmė po ju nxjerrin nga labirinthet e intereseve qė ju kanė zhytur nė relieve tė marrėzirave dhe tė turpeve, deri nė pikėn e harrimit tė emrit dhe tė identitetit tuaj. Nuk ju ka mbetur tjetėr, veē tė thyeni qafėn, megjithė kokėfortėsinė tuaj tė mesjetės dhe ta lini rehat njerėzinė e historinė tonė tė lavdishme. Ikni kėsaj bote e lėrini bijt tuaj, qė tė vazhdojnė nga aty ku e kanė lėnė gjyshėrit e tyre dhe tė marrin udhėn e vėrtetė, sepse ata do ngjiten nė fron dhe do e rikthejnė identitetin me emrin e vėrtetė iliriko-arbėror. Lėrini rehat, sepse ata bashkė me ne do ia rikthejnė nderin kėtij kombi fisnik, qė ishte gjithmonė e deri nė amshim do tė jetė gjenerator dhe motor i civilizimit tė dashurisė, nė botėn tonė. Megjithė mesjetėn tuaj, qė gjithnjė ka mbjellur sherr e tmerr, ka pėrfunduar epoka e mjerimit dhe e urrejtjes dhe me shekullin tonė ka marrė udhė epoka e dashurisė, qė na e ka garantuar amshimin.

[ Prapa ]