Pse i humbasim vazhdimisht djemtė dhe vajzat tona mė tė mira?
-- nga Elona Demollari, Shekulli - Shoqėria Blog, korrik 2008
Ndodh rrallė qė njė shtet tė krenohet me emigrantėt qė jetojnė atje. Por jo kur bėhet fjalė pėr djem si Eusebio. E pra, Italia krenohet, me njė 17 vjeēar shkodran. Sigurisht, edhe ne tė gjithė, qė jetojmė nė kėtė vend, prej ku Eusebio iku pėr njė jetė mė tė mirė 8 vjet mė parė, krenohemi.
Eusebio ėshtė djalė I njė prej familjeve shqiptare qė janė larguar e qė vazhdojnė tė largohen prje kėtij vendi qė nuk u ofron dot njė tė ardhme. Po tė kishte qėndruar kėtu nė Shqipėri, Eusebio, do ishte tani njė djalė i zakonshėm 17 vjecar, i harruar nė pluhurin dhe apatinė tonė kombėtare.
Tė dielėn e kaluar nė Bari, gjatė kampionateve regjionale, Eusebio Haliti ka vendosur njė rekord italian dhe evropian njėkohėsisht, nė kategorinė Under 18?, me kohėn 52 sekonda e 72 tė qindtat, nė garėn 400 metra me pengesa. (lartėsia e pengesave 91 cm).
Sipas shtypit italian, bėhet fjalė pėr njė rekord europian absolut nė kėtė kategori. Eusebio Haliti, siē mund ta keni kuptuar nga emri, ėshtė shqiptar. Ka lindur nė Shkodėr. Ja ēfarė shkruan shtypi sportiv italian pėr shkodranin e ri: Ėshtė njė rekord absolut. Kujtojmė se atleti, rezident nė Bisceglie, (Bishelje) ėshtė nė pritje tė marrjes - shpresojmė shpejt - tė shtetėsisė italiane, sepse ka lindur nė Scutari (Shkodėr) tė Shqipėrisė. Por mund tė themi me gojėn plot se ėshtė italian dhe bisheliez safi, sepse ka plot 8 vjet qė jeton dhe studion nė qytezėn puljeze
.
Eusebio nė 2008 ka thyer brenda vitit, dy rekorde italiane, nė garat me pengesa pėr moshėn nėn 18 vjeē, nė 400 dhe 500 metra.
Kampioni shkodran, trajnohet nga Tonino Ferro, trajner mjaft i njohur nė Itali.
Ja dhe njė pasazh tjetėr nga shtypi sportiv italian:
Me kohėn e arritur 52.72 sekonda, Eusebio duhej tė ishte nė skuadrėn italiane nė Kampionatin Botėror tė Atletikės Under 20?, qė nis nesėr nė Poloni. Por fakti qė nuk ėshtė ende italian ka shkaktuar nga zvarritjet burokratike, e ka privuar nga pjesėmarrja e merituar pėr ngjyrat e Italisė
Por gjithsesi, ai ėshtė yni tashmė
.
Eusebio nuk ėshtė as i pari, as i fundit. Vazhdimisht na i marrin djemtė dhe vajzat e zonja. Pse nuk arrijmė ne si shoqėri, tė zbulojmė dhe rrisim talentet tona? Apo kėto janė pyetje tė bezdishme pėr veshėt e burrecėve politikė tė Tiranės?
[ ]