HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė ekskluzive me Ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė z. Lulzim Basha

-- intervistė nga Dashnim HEBIBI

Lulzim Basha: Shqipėria prej sot nė NATO

"Reformat tė cilėt bėnė tė mundur marrjen e ftesės dhe tė cilat bėnė tė mundur rritjen e kapaciteteve negociuese dhe pėrfundimin me sukses tė negociatave brenda njė kohe rekorde tre mujore do tė vazhdojė tė mbetet nė fokusin politik tė qeverisė shqiptare nė instucionet politike shqiptare. Kėto reforma tė cilat janė me qėllim tė madh e kanė transformuar Shqipėrinė rrėnjėsisht nė njė periudhė kohore shumė tė shkurtėrt dhe kanė transformuar edhe imazhin e saj duke bėrė tė mundur qė Shqipėria sot tė konsiderohet defakto anėtare e NATO-sė." - tha ndėr tė tjera Minstri i Jashtėm shqiptarė z. Basha.

Bruksel-Cyrih, 9 korrik (presheva.com) - Nė njė intervistė ekskluzive pėr kombėtaren "Bota sot", Ministri i jashtėm i Shqipėrisė z. Lulzim Basha, flet pėr gazetėn tonė menjėherė pasi nėnshkroi protokollin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, ai foli pėr rėndėsinė e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe pėr kėto momente tė veēanta pėr gjithė shqiptarėt do tė lexoni nė kėtė intervistė.

Pėrshėndetje Z. Basha. Ėshtė njė ditė historike pėr Shqipėrinė dhe gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen. Fillimisht desha t'ju pyes, se cili ėshtė komenti juaj, kur sapo keni nėnshkruar protokollin pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė nė NATO?

Lulzim Basha: Ne sot dėshmuan me sukses pėrfundimin e negociatave tre mujore qė filluan pas marrjes sė ftesės nga samiti i Bukureshtit dhe qė pėrfunduan sot dhe me nėnshkrimin e protokollit tė aterimit nga vende anėtare tė NATO-sė. Kjo hap i hap rrugėn radifikimit tė kėtij protokollit dhe me aplikimin e protokollit Shqipėriua bėhet anėtare e plotė e Aleancės. Pra, duke filluar qė nga dita e sotme, Shqipėria sėbashku me Kroacinė ulet nė tavolinėn e Kėshillit tė Atlantikut Verior me tė gjitha tė drejtat me pėrjashtim tė asaj tė votės.

Z.Basha, nėnshkrimi i Protokollit tė Anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO i hap rrugė ratifikimit tė kėtyre protokolleve nga vendet anėtare dhe anėtarėsimit me tė drejta tė plota tė Shqipėrisė nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut. Cila do tė jetė puna juaj primare pas kėtij nėnshkrimi?

Lulzim Basha: Reformat tė cilėt bėnė tė mundur marrjen e ftesės dhe tė cilat bėnė tė mundur rritjen e kapaciteteve negociuese dhe pėrfundimin me sukses tė negociatave brenda njė kohe rekorde tre mujore do tė vazhdojė tė mbetet nė fokusin politik tė qeverisė shqiptare nė instucionet politike shqiptare. Kėto reforma tė cilat janė me qėllim tė madh e kanė transformuar Shqipėrinė rrėnjėsisht nė njė periudhė kohore shumė tė shkurtėrt dhe kanė transformuar edhe imazhin e saj duke bėrė tė mundur qė Shqipėria sot tė konsiderohet defakto anėtare e NATO-sė dhe ka gjasa shumė tė mėdha e tė mira, qė tė pranohet shteti ynė nė Samitin e ardhshėm qė do tė mbahet nė vitin tjetėr dhe duke transformuar kėshtu imazhin e Shqipėrisė nė evropė dhe botė.Vazhdimi i kėtyre reformave mendoj se ėshtė tė mbetet pėrkushtim primar e parėsor i qeverisė shqiptare. Ne shohim sot njė etapė qė shėnon kurorėzimin e suksesshėm tė reformave tė vėshtira nė sektorė tė ndryshėm, reforma politike, ekonomike dhe tė sigurisė nė vendin tonė. Nė Shqipėri forca shtytėse pėr ti kompletuar kėto reforma ėshtė kombėtare dhe bipartizane.

Ju bashkėbiseduat edhe me shefin e NATO-s, Jap de Hopp Shefer, ku vlerėsoi punėn dhe pėrpjekjet e Shqipėrisė me qėllim anetarėsimin nė NATO. Cili ishte vlerėsimi kryesorė i z. Shefer nė kėtė rast pėr Shqipėrinė?

Lulzim Basha: Vullneti politik qė Shqipėria ka treguar, vendosmėria e palėkundur pėr tė ecur pėrpara, pavarėsisht mundimeve tė ndryshme politike, financiare etj, pėr ti pėrballuar tė gjitha sfidave dhe pėr tė egzekutuar me sukses reformat nė fushėn e sigurisė, fushėn e drejtėsisė, reformat politike dhe luftėn kundėr krimit dhe korrupcionit, kanė merituar vėmendjen dhe pėrgėzimet e sekretarit tė pėrgjithshėm dhe me tė vėrtetė tė gjithė pėrfaqėsuesve tė vendeve anėtare tė NATO-s sot nė kėshillin e Atlantikut Verior. Ata gjithashtu kanė shprehur bindjen e tyre se proēesi i ratifikimit do tė ecė shumė shpejt dhe Shqipėria me plot meritė dhe tė sigurtė nė vitin qė do tė vjenė do tė kurorėzojė kėtė proēes tė gjatė dhe sfidues pėr tu bėrė anėtare e vėrtetė e NATO-sė. Mirė tha edhe z.Shefer, se popullit shqiptar unė i them se jam ekstremisht i lumtur tė kem Shqipėrinė dhe t'ju kem ju popullin shqiptar dhe t'ju pėrkujtoj qė tė mos ndaloni atė qė keni bėrė gjatė gjithė viteve tė kaluara, vazhdoni tė reformoni, vazhdoni t'na ndihmoni ne, tė ndihmoni NATO-n, tani si vend kandidat dhe mė vonė si vend anėtar qė tė jetė njė eksportuese e sigurisė dhe e stabilitetit. Dhe ky do tė jetė njė faktor stabilizues nė rajon me Shqipėrinė si njė anėtare e NATO-s. Ky fjalim i z.Shefer tė lenė tė kuptojmė se do jemi afėr NATO-sė.

Siē dihet janė 26 shtete sovrane tė NATO-s, mendoni se do tė ketė pengesa Shqipėria deri te samiti tjetėr?

Lulzim Basha: Nuk mendoj, sepse kemi punuar dhe jemi duke punuar sistematikisht me gjithė aleatėt tanė dhe padyshim se do tė jemė pjesė e merituar nė NATO. Nė Selinė e NATO-s nė Bruksel hapi qė Shqipėria dhe Kroacia hodhėn drejt anėtarėsimit u konkretizua me uljen e ambasadorėve tė dy vendeve nė Kėshillin e rregullt tė ambasadorėve tė NATO-s, nė rolin e vėzhguesve deri nė ditėn e anėtarėsimit tė plotė. Nėnshkrimi i sotėm i hapė rrugė ratifikimit pėr anėtarėsim tė plotė nė NATO

A mendoni, z.Basha se me kėtė nėnshkrim shėnohet pėrfundimi i pėrpjekeje tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Nato?

Lulzim Basha: Po. Nėnshkrimi i sotėm ėshtė hapi i fundit qė i hapė rrugė ratifikimit pėr anėtarėsim tė plotė nė NATO.NATO ėshtė mė shumė sesa vetėm njė aleancė dhe organizatė ushtarake. NATO ėshtė mė shumė sesa vetėm njė planifikuese mbrojtjeje dhe trupash. NATO ėshtė gjithashtu, familje unike demokracishė. Pėr Shqipėrinė ėshtė shumė e rėndėsishme qė vendi ynė tė anėtarėsohet nė NATO.

Nga ky moment nė takimet zyrtare tė Kėshillit tė NATO-s ambasadorėt e Shqipėrisė dhe Kroacisė do tė ulen nė karriken e kėtij kėshilli. Komenti juaj?

Lulzim Basha: Vėrtetė ėshtė njė pėrshkrim i mirėpritur duke patur parasysh punėn qė kemi bėrė pėr kėtė ditė. Tė jesh nė mesin e NATO-sė, kjo tregon vetėvetiu dėshirėn e madhe tė tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen.

Shqipėria ėshtė anėtare e plotė e Aleancės

Nė orėn 12:00, Kėshilli i Atlantikut tė Veriut filloi edhe mbledhjen e tij tė rregullt ku Shqipėria dhe Kroacia morėn pjesė pėr herė tė parė, pa tė drejtė vote, ēka do tė thotė pėr Shqipėrinė kjo mbledhje e parė qė u pėrfqaqėsua edhe Shqipėria?

Lulzim Basha: Ėshtė mishėrimi i pėrpjekjeve dhe reformave tė ndėrrmara nga Shqipėria dhe vendi jonė do tė jetė afėr ose krahė pėr krahė me vendet tjera tė Aleancės dhe sot e tutje kjo nėnkupton se Shqipėria ėshtė anėtare e plotė e Aleancės. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė pėrpjekjet tė vazhdojnė pandėrprerė, nė mėnyrė qė numri i vendeve tė rritet pėr njohjen e Kosovės

Z.Basha, mendoni se politika shqiptare nė Kosovė ėshtė duke stanguar nė lidhje me lobim pėr njohje tė reja tė Kosovės shtet tė pavarur?

Lulzim Basha: Mendoj se proēesi i njohjes sė Kosovės shtet i pavarur ka pasur njė ecuri shumė tė mirė deri mė tani. Edhe nėse krahasohet me proēeset e njohjes sė vendeve tė ish shteteve ish jugosllave, kjo ecuri pėr Kosovėn ėshtė shumė e admirueshme. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė pėrpjekjet tė vazhdojnė pandėrprerė, nė mėnyrė qė numri i vendeve qė njohin Kosovėn shtet tė rritet dhe ti ēelen tė gjitha dyert e Organizatave shumėkatėshe si Kėshillit tė Evropės, Kombeve tė Bashkuara etj, por kaq e rėndėsishme ėshtė shumė qė fokusi tė vendoset edhe tek reformat e brendshme pėr tė realizuar aspiratat e Kosovės pėr integrim europian dhe euroatlantik.

Prej 15 qershorit, Kushtetuta e Kosovės ka fuqizuar Ministrinė e Jashtme

Si e vlerėsoni punėn e Ministrisė sė jashtme tė Kosovės, qė pritej shpejt tė hapen ambasadat e para tė Kosovės nėpėr evropė dhe botė?

Lulzim Basha: Mendoj se qė prej datės 15 qershor Kushtetuta e Kosovės ka fuqizuar Ministrinė e Jashtme tė Kosovės, puna e bėrė nė hartimin e planveprimit pėr kuadrin pėrkatės dhe fillimit tė misionit ėshtė vuliminoze dhe ne inkuarojmė dhe mbėshtesim plotėsisht pėrpjekjet e autoriteve kosovare dhe do japim ndihmėn tonė nė ēdo kohė nė kėtė drejtim.

Ju pėrshėndesim dhe ju pėrgėzojmė pėr punė tė mbarė.

Lulzim Basha: Gjithashtu dhe suksese edhe Juve dhe gjithė stafit tuaj dhe gjitha tė mira edhe lexuesve tuaj dhe gjithė Kosovės.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, redaktor i gazetės kombėtare "Bota sot" pėr diasporė dhe redaktor i TV Diaspora - RTK pėr Zvicėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara