HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė traditė qė duhet prishur

-- nga Ēelo Hoxha, TemA, 26.12.2008

Gjatė festave fetare, politikanėt shqiptarė vizitojnė qendrat e komuniteteve fetare dhe prej andej pėrcjellin mesazhe politike. Mediat vėrshojnė pas tyre pėr dy arsye: njė, janė mėsuar qė lajmet e tyre tė kenė nė qendėr politikanėt dhe, dy, ditėt e festave ėshtė vėshtirė (kur truri profesional nuk punon nė rregull dhe te ne nuk punon shpesh), pėr lajme tė tjera.

Kjo ėshtė njė traditė qė duhet prishur. Sjellja e tyre, njė shtrėngim duarsh me krerėt e komuniteteve fetare dhe njė deklaratė para kamerave, nuk ėshtė sjellja qė iu shkon pėr shtat festave fetare. Nė kėto ditė tė shėnuara pėr njerėzit ėshtė nė qendėr tė vėmendjes Zoti dhe jo politikanėt.

Nėse politikanėt vėrtet duan t’u pėrcjellin mesazhe tė sinqerta qytetarėve tė thjeshtė, nė kėto ditė tė shėnuara, ata duhet tė sillen si qytetarėt e thjeshtė, tė marrin pjesė nė mesha, nė festat katolike dhe ortodokse, ose tė marrin pjesė nė falje (namaz), nė festat myslimane. Aq mė mirė sikur tė shkonin nė meshė ēdo tė diel e nė falje ēdo tė diel; secili sipas besimit tė vet.

Qenia e tyre ateistė nuk do tė pėrbėjė problem pėr askėnd, mjaft qė ata vetė tė ndihen rehat nė kėsi mjedisesh.

Ja ē’shkruan Michael Novak nė esenė “Feja dhe themelimi i Amerikės: shembuj nga influenca e fesė” pėr presidentin amerikan tė njohur si ateist, Thomas Jefferson (1743 –1826):

“Presidenti Jefferson po shkonte njė mėngjes tė diele nė kishė, me librin e trashė e tė kuq tė lutjeve nėn sqetull, teksa njė mik, pasi shkėmbyen pėrshėndetjen e mėngjesit, e pyeti se ku po shkonte. Presidenti iu pėrgjigj se po shkonte nė kishė. “T’i po shkon nė kishė, zoti Jefferson? Ti nuk beson asnjė fjalė nga ai libėr”. “Zotėri, - iu drejtua Jeffersoni, - asnjė nga shtetet qė kanė ekzistuar ose ekziston nuk ėshtė qeverisur kurrė pa besim.”

Vėreni fjalėt e Jefferson-it. Ai nuk tha qė besonte nė zotin kristian; ai e shmangu atė pikė. Por Jefferson-i binte dakord me tė gjithė kolegėt e tij themelues tė mendimit amerikan, qė njė popull nuk mund ta ruajė lirinė pa besim.”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara