HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kavaja, njeriu qė kishte nė plan tė vriste Titon

New York Times: Vdes atentatori i Titos, Nikola Kavaja

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Vdes atentatori i Titos Nikola Kavaja (76) - vdiq tė hėnėn mbrėma nė banesėn e tij nė Beograd.

Chicago Illinois: Ai nė ish-Jugosllavi konsiderohej 'Armiku shtetėror Nr.1', ngase katėr herė provoi ta vriste Josip Broz Titon. Njėherė madje kishte rrėmbyer njė avion Boeing 727, bashkė me udhėtarė ngase, siē pohonte, donte ta kthente atė nė Jugosllavi dhe ta rrėzonte mbi ndėrtesėn e Komitetit Qendror, e cila ishte pėrplot komunistė. Megjithatė i liroi udhėtarėt, ndėrkaq piloti atė e shpiu nė Irlandė, prej nga shkoi nė SHBA. Nėpėr burgjet amerikane i kaloi 20 vjet, kur edhe u lirua me kusht. Kavaja u kthye nė Serbi mė 1 prill 2003, e nė kohėn e aksionit 'Sablja' u arrestua pėrsėri.

Nikola Kavaja

Te ideja per rrenimin e nderteses ku u "gatua" terrori i kuq - dhe tragjedia e popujve te Ballkanit, per me se gjysem shekulli sundimi gjaktar, ose te ndertesa e quajtur ndryshe selia e Komitetit Qendror te Partise Komuniste "Jugosllave", njezet e pese vjet para, e pate pergatitur, nje i quajtur Nikolla Kavaja. Kavaja, sipas dokumentave te disa hetimeve amerikane, kishte planifikuar qe permes nje aeroplani udhetaresh, perplot me udhetare te rrezohej permbi ndertesen"gabimishte" per nje humbje kontrolli. Veprimi siē u vertetua edhe nga gjykimi i ēeshtjes, do te vihej ne jet, kur ne ndertesen 25 kateshe( te Komitetit Qendror te Partise Komuniste "Jugosllave") sipas nje informacioni te sakte, ate dite aty do te gjendej dikatori i ish"Jugosllavise" Josif Broz Tito, babai i komunizmit serb.

Nikola Kavaja

Nikoll Kavaja qė nga serbėt ju m'veshė nofka "Kamikazi i Titos", nuk arriti tė vinte nė jetė planin, pasi ishte spinuar mė parė nga njėrėz tė cilėt ai i kishte besuar. Kavaja arriti tė bėnte vetėm fillimin e skenarit. Nė vitin 1979 ai kidnapoi njė aeroplan "Boing 727" nė aeroportin e Chikagos "Chicago OHare International Airport" dhe qė nė start e futi nėnkontroll me njė udhėrrėfyes: priftin Stoiljko Kajevic. I cili, nėn kėrcėnimin e armėve sė bashku me pilotin tė zėnė"rob" dhe ekuipazhin duhej kishte pėr detyrė tė udhehiqte aeroplanin e udhėtarve me Kavajėn nė krye, pėr nė Beogradin e panjohur pėr Kavajėn, me destinacion ndėrtesėn e Komitetit Qėndror tė Partisė Komuniste.

Nikola Kavaja

Meqense plani dėshtoi qysh nė aterim. At'here reagoi policia amerikane, qė u alarmua, dhe evitojė "katastrofėn". Nikoll Kavaja, nga Knina (Kroaci) njė emigrant i hershėm politik nė Amerikė, u arrestua nga policia federale amerikane. Pas arrestimit gjykata amerikane e shtetit federal, Illinois e dėnoi Kavajėn me 65 vjet burg. Avokati kryesor i tij mbrojtės, ishte njė avokat Serbo-Amerikan, emigruar qysh nė fėmijėri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai quhej Deyan Ranko Brashiq. Brashiqi, i cili edhe ai ka emigruar nė SHBA kur ka qenė fėmijė, pak kohė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ka mbrojtur nė tė kaluarėn edhe Serbė tė tjerė nė gjyqin federal dhe atė shteror amerikanė. Qė nė vitin 1979, ai ka ndihmuar shumė nė mbrojtjen e Nikolla Kavajės. I cili gjykohej me akuzė se kishte rrėmbyer njė avion Boeing 707 tė kompanisė ajrore American Airlines, tė cilin kishte planifikuar ta rrėzonte nė ndėrtesėn e Partisė Komuniste nė Beograd.

Nikola Kavaja

Kavaja pas kėtij dėnimi u mbajtė 17 vjet nė burg, prej tė cilėve shtatė vite nė vetmi tė plotė dhe nė izolim tė fortė. Pas kėsaj ai u konsiderua sipas drejtėsis amerikane me njė kėrkes tė Kavajės, se njeri qė e riparoi qėndrimin e tij duke u treguar i "penduar". Pas rėnjes sė rregjimit diktatorial e terroristė tė kryekasapit tė Ballkanit, atij ju njoh liria e kushtėzuar nga drejtėsia amerikane.

Kur u lirua ai u ka deklaruar mjeteve tė shtypit, se ishte i vendosur pėr rrėnimin e "pėrmendores" ndėrtesės sė regjimit komunistė tė ish "Jugosllavisė" qė qeverisi me dorėn e hekurt kėta popuj nė mė se 65 vjet. "Duhet lėnė brezave tė rinj qė tė kėnė mundėsi tė gjykojnė prej edhe nga tė mėsojnė se si nuk duhet hyrė nė ēmendinė e atyre qė udhėhoqėn e i morėn udhėzimet nga kjo ndėrtes, si paraardhėsit", ka thėnė Nikoll Kavaja.

Siē, kanė treguar faktet plani ka qėnė qė ndėrtesa e tė gjitha tė kėqijave, me siguri, nuk do tė ishte mė mbi faqe tė dheut pasi tė ishte shndėrruar nė njė shkrepse tė djegur, thanė hetimet e mėvonshme. Ndėrtesa e KQ ka 25 kate (prej tė cilėve dy kate nėntokėsore), me afėr 25 mijė metra katrore, 360 zyra, 12 kabinete, 20 salla, 10 ashensore, parking pėr 350 automobila. Veē kėsaj nė KQ LKJ dhe KQ LKJ, nga ndėrtimi nė vitin 1965 gjendeshin gati gjithė organizatat shoqėrore - politike (OSHP), pėrveē Lidhjes sė Luftėtarėve tė Sėrbisė, prandaj edhe zyrtarisht njihej si Pallati i OSHP. Pėrkunder bindjes sė Kavajės, Titoja nuk shkoi atė ditė nė ndėrtesė. Sipas dėshimive nė kėtė ndėrtesė Tito hyri vetem nje here, me 22 janar 1965.

Pas shpėrbėrjes sė ish "Jugosllavisė", ndėrtesa u bė seli e partive - trashėguese tė komunisteve tė ish "Jugoslavisė" - Lidhjes Komuniste - Lėvizjes pėr Jugosllavi (LKLJ) dhe PSS. Pjesa mė e madhe e hapėsirės nuk u pėrdor pėr aktivitete partiake dhe u dha me qira. Ajo u bė objeket i dyshimeve tė spiuanazhit sėrbė , policisė dhe ushtrisė sėrbė, gjatė luftės nė Kosovė. Prandaj edhe gjatė bombardimeve tė Beogradit nga NATO, ndėrtesa e KQ (25 kate) u vu nė shėnjestren e bombardimve tė NATO-s dhe u shkatėrrua e u dogj por jo e gjitha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara