HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, promovoi dy libra tė poetit Mėhill Velaj dhe njė tė shkrimtarit Ramiz Gjini

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

"Dihet se shkrimet artistike nė pėrgjithėsi dhe poezia nė veēanti, nuk maten nė sasi, me metėr as me peshė, por matėn vetėm me cilėsi ose e thenė ndryshe me vlera artistike, me mesazhet e reja qe ajo sjell" - shprehet Tomė Mrijaj.

MONROE COLLEGE - BRONX NY: Mbi 50, vetė morėn pjesė nė promovimin e librave tė dy autorve tė komunitetit Mėhill Velaj dhe Ramiz Gjini. Mes tė ftuarve ndodhej edhe pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptarė, konsulli i pėrgjithėshėm i RSH nė Nju Jork, dr. Albert Jerasi si dhe ish ambasadori i RSH, nė Slloveni, diplomati Vatutin Bala dhe ish ambasadori i RSH nė OKB, shkrimtari Pėllumb Kulla.

Ky ishte njė takim me dy shkrimtarėt, tė cilėt kishin ftuar nė pėrurimet e tre librave tė reja, kolegėt e tyre, nga Nju Jorku, Nju Jersi, Kenektiket e tjerė, si dhe adhuruesit e librit nė pėrgjethsi, nė komunitet. Promovimi i librave tė tyre, u zhvillua dje nė mesditė nė njėrin prej mjediseve tė kolegjit Monroe, Bronks - Nju Jork. Ata, u tubuan nė kėtė mjedis, tė promovojnė kėsaj radhe dy librat e sapobotuar nga poeti i komunitetit Mėhill Velaj, libri me poezi “Metamorfoza e Rruzullit" dhe "Gėrshetat e Aulonės", si dhe shkrimtarit Ramiz Gjini, librin me tregime "Rrėfimet nė Hije".

Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanė, e organizoi kėtė aktivitet. Tubimi u hap me njė pėrshendetje rasti, e bėrė nga Ted Goldstein (Dean Baschelor's Degree Programs). Nė fjalimin e vetė gjatė hapjes sė takimit tė pėrurimit tė botimit tė librave tė shkrimtarėve, Velaj e Gjini, moderatori i kėtij tubimi gazetari Shkumbin Teta, tha se do ta quaja promovim e sotėm njė "betejė tė heshtur", njė veprimtari artistike e letrare me gjithė peshėn e rėndė tė pėrtej Oqeanit Atlantik, sikur tė mos iu referoheshim ftesave tė krijuesve tonė, pėr tė nxjerrė nė dritė tre librat e tyre tė rinjė" Njė ndėr folėsit kryesorė, shkrimtari e publicisti Tom Mrija , tha se "Qysh nė kėtė titull, kaq tė gjetur origjinal dhe shumė kuptimplotė nisė edhe vėllimi i ri me poezi i z. Mėhill Velaj “Metamorfoza e Rruzullit”. Vėllimi nė fjalė, tha ai me tė vėrtetė ėshtė i vogėl, por pėrmbajtja dhe vlera e tij artistike ėshtė mjaft e madhe. Dihet se shkrimet artistike nė pėrgjithėsi dhe poezia nė veēanti, nuk maten nė sasi, me metėr as me peshė, por matėn vetėm me cilėsi ose e thenė ndryshe me vlera artistike, me mesazhet e reja qe ajo sjellė." shprehet Mrijaj.

Mė pas recesuan nė kėndėvėshtrimet e tyre, duke patur parasysh krijimet e tė dy autorve qė po promovonin librat e tyre, folėn edhe zoti Pėllumb Kulla, Pal Ndrecaj, Ilir Seci dhe Dalip Greca. Gazetari dhe editori i gazetės Illyria, zoti Dalip Greca, qė e njeh shumė mirė krijimtarinė e Gjinit, mes tė tjerave tha se "Tregimtari Gjini, u kishte dhuruar lexueseve, tė tij copėza nga pėrditshėmria e jetės se tyre; ato ishin vetė personazhet, qė mbartinin motivet e jetės sė pėrditshme; tė shoqėruar nga plagėt e pėrditshmėrisė, qė mbartete vetė shoqėria, si :mllėfet, keqkuptimet, egoizmat, streset. Shkurt prozatori Gjini, kishte trokitur tek shpirti i njeriut dhe dukej se ia kishte gjetur portėn e hyrjes," tha Greca.

Poetja, e dalluar dhe e vleresuara e shkrimeve shqipe nė medien shqiptare, znj. Rajmonda Moisiu, mendon se libėri i Veljat, i ndarė nė katėr cikle: "Hyrje nė natė", ishte vetėm fillimi i vuajtjėve, sakrificės qė trojet tona tė ribėheshin. Sa ka vuajtur poeti duke qėnė protagonist i asaj nate, tha Moisiu, pėr tė qėnė timonier drejt errėsirės rreth tokės sė perenduar qė pret agimin, pret agimin e orės sė lirisė tė njomur me gjakun e trėndafilave, ata qė prisnin te kroi i kujtimeve, si baladė durimi, agimi qė vjen bashkė me Konstandinin.

Gjithmon, Velaj tha nė fjalėn e saj Moisiu, ishte kujdestar, si lėviznin gjėrat; se a do kėtė sukses Tuneli i Semeringut, i inxhinierit me origjinė shqiptare, nga ai tunel pritjesh, ku kishte paraqitur kohėn tė dhuruar nga ata qė nuk ia donin tė mirėn racės sė zgjedhur tė botės i bėnin Balad durimi, Priste bekimin e Kastriotit, Nėnė Terezes, Adrian Krasniqit e Adem Jasharit.

Pritjen e shallbardhit, rreth qafe, (kėtu ėshtė fjala pėr Presidentin historik tė Kosovės, tė pavdekshmin, Ibrahim Rugova, ceku Moisiu) qė priste pranverat atėhere, kur Kosova ishte nė embrionin e bėrjes. Kryesisht poezia e Velaj ėshtė njė thirrje vėllazėrore, bashkimi, sepse vetėm tė tillė mund tė ecim para, sepse vetėm tė bashkuar nuk ka mundėsi qė shekujt tė tallen me ne. Ishim dhe mbesim sipas Velajt, brumi mė i mirė pėr tė bėrė historinė," ka konkluduar nė fjalėn e saj Rajmonda Moisiu. Elza Zagreda autore dhe aktore e talentuar me lojė dhe plastikė tė admirueshme, recitojė dy poezi tė autorit Mėhill Velaj, sikurse edhe pas saj njė poet qė kėrkon tė afirmohet shumė shpejt Ilir Spata, lexojė poezi tė Velajt, por nė gjuhėn shqipe. Ndėrsa gazetari Qazim Doda, bashkėluftėtari i dėshmorit Agim Krasniqi, shok lufte me dėshmorin, tha se e kishte gjetur tek poezia e Velajt, "atė prekjen e thellė, nga ndjenjat e mėsuesit pėr ish nxėsin e tij tė paraqitura nė poezinė "Kushtim", qė i dedikohet Adrian Krasniqit, nė librin me poezi "Metamorfoza e Rruzullit".

"Adriani ishte rritur si njė engjull para syve tė poetit, tha Doda, dhe kishte marrė krah qė tė fluturonte, tė kalonte malet dhe tė mos njihte kufirin qė i ndante dy krahėt e shqipes, ai bashkė me shokė tė tjerė siē ishin Zahir Pajazit, Ilir Konushevci, Luan Haradinaj e shumė tė tjerė kishte vendosur qė atė kufi ta rrėnojnė dhe tė krijojnė urėn e bashkimit kombėtar," tha mes tė tjerave gazetari Qazim Doda.

Elmira Muja lexojė pėrshėndetjen e kryetarit tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, Dalan Luzit dhe tė themeluesit e presidentit tė saj shkrimtarit tė mirėnjohur zotit Gjek Marinajt. Diskutuan, e pėrshendeten gjithashtu edhe Dr. Albert Jerasi, Vatutin Balaj (ish-ambasadori i Shqiperisė nė Slloveni), poetja e njohur Iliriana Sulkuqi, Adnan Mehmeti, Ismail Ahmeti, Shpend Gjoēaj (aktor dhe poet), Pandeli Simsia, Donika Timko, dhe Edmont Ismailati, si dhe Tom Paloka, shkrimtar e publicist, botuesi i revistės "Trojet Tona", si dhe poetja Kozeta Zylo, z/dhense e shtypit e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, Dy autorėt Gjini dhe Velaj.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, shkrimtari Ramiz Gjini, i falenderoi tė pranishmit pėr pjesmarrjen dhe foli mbi rėndėsinė qė ka prezantimi i vlerave te verteta letrare. Ne vijme nga nje vend, tha ai, ku letersia dhe gjithe artet kontrolloheshin nga shteti diktatorial dhe botimet e huaja, madje kryevepra te shkrimtareve me te mire, nuk lejoheshin te perktheheshin. Keshtu, deri para nentedhjetes, ne u privuam nga nje pjese e letersise se madhe, qe krijoi deficite te medha. Keto deficite, duhen plotesuar me lexime, me perpjekje per te parė misteret e padukėshme, qė fsheh universi.

Sot ka njė lum tė madh botimesh dhe kritika letrare behet me llogje, ajo pėrpiqet tė ngrejė lart vepra pa vlerė. Kjo sjell njė tė keqe tė madhe sepse nė radhė tė parė, corionton lexuesin e thjeshtė, dhe e dyta, krijon tek ai shie tė niveleve mjaft tė ulėta. Unė u them shkrimtarėve shqiptarė tė komunitetit kėtu, por edhe nė Shqipėri, tė mos gėnjehen nga fjalėt e bukura qė u thonė sa pėr t'u bėrė qejfin dhe tė mos fryhen si shkuma e birrės kur bie nė njė enė bosh nga lartėsia. Por tė ndjejnė pėrgjegjėsi, ta vendosin veten nė ballancė pėr tė parė ku janė ata me letėrsinė e madhe dhe tė mos presin gjykime nga lexues tė pakualifikuar, sepse koha do t'i marrė nėpėr kėmbė.

Mė pas autori i dy librave Mėhill Velaj, pėrgėzoi pjesmarrėsit, diskutantėt dhe mbėshtetsit e kėtij aktiviteti, veēanėrisht, profesorin e Monroe University, z. Haxhi Berisha PH.D., qė e mundėsoi realizimin e kėsaj veprimtarie. Ai pėrgėzoi edhe familjen e tij pėr mbėshttejen qė i kanė bėrė krijimtarisė sė tij, duke veēuar motrėn Lushe. Sė fundi ai qė e deklaroi tė hapur tubmin, Shkumbin Teta edhe e mbylli aktivitetin duke uruar qė tė shihemi nė prėurime tė reja nė komunitet.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara