HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kardiologu nga Kosova nė SHBA, Dr. Sulejman Ēelaj, M.D. sado larg atdheut, ėshtė edhe nė shėrbim tė kombit

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Mjeku shqiptar qė ka bėrė disa experimente pėr tė vėrtetuar dhe publikuar hipotezėn se pamjaftushmėria e zemrės ėshtė jo vetėm njė dobėsim i muskulit tė zemrės (pa marrė parasyshė etiologjinė) por edhe njė sėmundje sistemike, ku ėshtė i pėrfshirė edhe sistemi vaskular, e posaqėrishtė qelizat endoteliale.

BRONX - NEW YORK: Kardiologu nga Kosova, nė SHBA-sė, Dr. Sulejman Ēelaj, M.D. Interventional Cardiologist, Assistant Professor of Medicine, ėshtė i punėsuar nė spitalin Montefiore Medical Center, qė ėshtė njėri nga spitalet e Fakultetit tė Mjekėsis “Albert Einstein” tė Yeshiva University, e cila gjindet nė Bronx tė New York-ut. Aty, Ēelaj punon si Kardiolog Invaziv(Interventional Cardiologist). Doktor Ēelaj, punon edhe nė spitalin St. Brnabas, gjithashtu nė Bronx(NY) ku edhe ėshtė Drejtor nė Sallen e Kateterizimeve tė zemrės (Director of Cardiac Catheterization Lab).

Sulejman Ēelaj

Spitali ku punon ai ėshtė njeri ndėrė spitalet kryesore, tė Fakultetit tė Mjkėsisė "Albert Einstein" nė New York, dhe kryen tė gjitha shėrbimet mjeksore nė spital si dhe ka disa klinika me profile tė ndryshme, tė shpėrndara nė disa pjesė tė qytetit New York, dhe nė disa rrethina nė shtetin New Yorkut. Ēka do tė thotė se doktor Ēelaj, ėshtė nė shėrbim tė njė pjese tė konsideruar hapsinore/gjeografike edhe tė shqiptarve. Spitali, ku punon ai tani dallohet pėr kuadro tė specijalizuar, dhe bėnė tė gjitha shėrbimet mjeksore, pėrfshirė kėtu edhe transplante tė organeve tė ndryshme, si edhe nė veēanti duhet tė theksohet, se ata bėjnė edhe transplantet e zemrės, qė ėshtė njė program shumė i sukseshėm, Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. ėshtė anėtarė i shoqatave tė Mjeksisė Interne dhe tė Kardiologjisė amerikane. Njėhereshit ai ėshtė anėtarė i AMA (American Medical Association), ACC (American College of Cardiology), ku sė shpejti doktor Ēelaj do tė promovohet nė Fellow of American of College of Cardiology, qė ėshtė njė rang mė i lart se sa vetėm antarsimi, pasi qė ai ėshtė edhe "Board Certified" nė Cardiology, AHA (American Heart Association), si dhe anėtar i SCAI (The Society for Cardiovascular Angiography and Interventions).

I ardhur nė SHBA-s, ne vitin 1997, kardiologu kosovar atėher kur okupatori serb po ushtronte dhunėn dhe terrorin nė tėrė hapsirėn Ballkanike, tė cilėn prej Luftės sė Dytė Botėrore nuk e kishte parė as Evropa, qė nga dominimi fashist dhe nazist. Doktor Ēelaj - tregon se "Erdhėm nė atė kohė kur okupatori serb me bashkpunėtorė, po e bėnte tė pamundur jetėn nė Kosovė, pėr tė gjithė shqiptarėt. Kėshtu, qė ne me familje ishim tė detyruar tė merrmin rrugėn e kurbetit, plagė kjo (kurbeti), qė ne si komb po e vuajmė me shekuj tė tėrė." thotė ai.

Nė ato kushte ai dhe familja e tij nuk e patėn tė lehtė njė vendim tė tillė. Dhe fakti se rruga e kthimit ishte e paqartė dhe ndoshta e pamundshme nė atė kohė, por nevoja dhe situata e pėrgjithshme nė Kosove e detyroj qė tė marrim rrugėn e vėshtirė tė kurbetit, si shumė e shumė bashkėkombas tė tjerė. Pra, doktor Ēelaj nė atė valė tė madhe emigrimi, si shumė shqiptarė tjerė me familjen e tij - gjetėn strehim nė SHBA, nė shtetin, kampionin e lirisė dhe demokracisė nė botė, vendin e mundėsive tė pafunda tė ēdo qytetari. Pyetjes sesi doktor Ēelaj iu futė mjekėsisė amerikane ? ai pėrgjigjet se mjeksia nė Amerikė, ėshtė nė shkallėn mė tė lartė studijuse dhe hulumtuse nė botė. Kėshtu, qė rruga drejt suksesit nė kėtė vend ėshtė e vėshtirė, por njėherit jo edhe i pamundshme. Sė pari mu deshtė qė tė mėsoj dhe tė zotrojė gjuhėn angleze, tė cilėn e njihja shumė pakė, pėr arsye se e mesova edhe atė rumune e italiane, gjatė studimeve tė para nė Rumani. Klasėt e para tė gjuhės angleze, i vijova nė njė qendėr pėr refugjatė, dhe pastaj vazhdova tė studijoji si i pavarur.

Pasi mėsova gjuhėn angleze, fillova tė mėsoj pėr provimet USMLE (United States Medical Licensing Examination) qė pėrfshinte tė gjitha provimet e fakultetit tė mjeksis, dhe qė ėshtė parakusht pėr tė filluar punėn klinike dhe specjalizimin nė mjeksi. Ndėrkohė, duke mėsuar pėr kėto provime kam filluar tė mirrem me studime shkencore, po nė kėtė institut, qė mban emrin e njėrėve prej shkencėtarve mė tė mėdhenjė tė botės" Albert Einstein".
Fillova tė punoj me kardiolog amerikan me famė botėrore, ēka ishte pėr mua kėnaqėsi dhe privilegje e papėrshkruar profesionale. Gjatė kėsaj kohe unė kam bėrė disa experimente dhe vertetuam hipotezėn se; pamjaftushmėria e zemrės ėshtė jo vetėm njė dobėsim i muskulit tė zemrės (pa marrė parasyshė etiologjinė) por, edhe njė sėmundje sistemike, ku ėshtė i pėrfshirė edhe sistemi vaskular, e posaqėrishtė qelizat endoteliale. Ne edhe publikuam pėr herė tė parė nė botė mėnyrėn e biopsies sė qelizave endoteliale nga enet periferike tė gjakut.

Ishte ky njė punim shkencorė qė e ēoj atė deri tek disa publikime shkencore, po nė atė vit. Pasi, qė mori liēencėn amerikane (patentėn), u pranua nė Mjeksinė Interne, nė specjalizim tri vjeēarė, qė e pėrfundon me sukses, po nė kėtė institut prestigjioz, "Albert Einstein College of Medicine". Gjatė kohės sė specjalizimit nė Internal Medicine, ai aplikon nė subspecjalizim nė kardiologji ku edhe u pranon nė tė njėjtin institut. Tani ai ka mbauar studimet dhe ėshtė nė grupin e mjekėve Board Certified nė Mjeksinė Interne dhe Kardiologj.

Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. thotė se gjatė specjalizimit nė kardiologji duke bėrė sherbime nė degė tė ndyshme tė kardiologjisė, kėnaqėsi tė veēantė gjeja nė sallėn e kateterizimeve intrakoronare. Kėshtu, qė mė pas aplikova pėrsėri edhe pėr kėtė specjalizim dhe gjatė procesit tė aplikimit dhe intervistave, vetėm pas dy intervistave nė qendra tė tjera universitare, arriti edhe oferta e parė nga njėra prej tyre. Mirėpo me tė kuptuar kėtė ofert udhėheqėsitė e programit tė kardilogjisė invazive nė spitalin Montefiore me bėnė njė ofert pėr tė qėndruar aty, dhe unė duke ditur nivelin e lartė shkencore nė kėtė institut, pa hezitim e kam pranuar dhe tani kam mbaruar edhe specjalizimin (e fundit) njė vjeēar nė Interventional Cardiology.

Pėr atė se ēfarė e tėrheqė mė shumė nė punėn e tij ? Ai rrėfehet, se punėn unė e kam edhe pasjon. Mjekėsia mė sjellė njė kėnaqėsi shpirtrore, dhe realizimi profesional sė bashku me atė familjarė, qė pėr mua janė gjėrat mė tė vlefshme nė jetė. Puna ime, nuk ėshtė edhe pa stres. Sepse, pacientėt tone (njėrėzit me sėmundjet e zemrės) janė shpesh herė shumė tė sėmurė(rrezik pėr jetėn), sidomos, nė fazėn e Infarktit Miokardik Akut, dhe kėrkojnė kujdes tė nivelit mė tė lartė. Dhe, vetė fakti qė duhet tė veprosh nė njė nivel aq tė lartė kliniko-shkencorė gjithnjė e bėjnė kėtė profession edhe shumė mė atraktiv (challenging) pėr mua. Sfida/vėshtirsia dhe kompleksiteti i kėtij “ekuacioni (tė quajtur Infarkt Miokardik) me shumė tė panjohura” nė fillim tė ēdo rasti, qė do tė thotė jetė apo vdekje, pėr pacjentin e bėjnė punėn time shumė mė interesante, joshėse, kėrkuese dhe atraktive.

Mirpo, ai e ka tė vėshtirė t'i pėrgjigjet pyetjes se cilat kanė qėnė momente mė tė vėshtira gjatė punės sė tij. Doktor Ēelaj, kujton si momentė mė tė vėshtirė gjatė punės sė tij - janė ato momente kur unė mbetem nė punė deri nė orėt e vona dhe kur e kuptojė se Adea ( vajza ime qė ėshtė veēse dy vjeēare tani) do tė shkoj nė shtrat, pėr tė fjetur pa i treguar njė pėrrallė atė natė. Fatbardhsishtė, kjo nuk ndodhė shpeshherė dhe shpresoj qė ajo do t'a kuptoj kur tė rritet natyrėn e punės sime. Kėshtu qė momenti mė i vėshtirė i kėtij profesioni, sipas mendimit tim ėshtė tė krijosh njė simbioze nė mes familjes dhe profesionit.

Jeta e tij:
Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. ka lindur nė Gjakovė nė vitin 1969. Shkollėn fillore dhe tė mesme e ka mbaruar po nė vendljinde. Ai gjithmonė ka shumė dėshirė tė pėrmend emrin e shkollės fillore “Mazllom Kepuska”, pasi qė aty thotė ai, iu krijua baza e mėsimit, dhe niveli i lartė i arsimit nė atė shkollė e solli deri kėtu ku ėshtė sot, duke i qėnė mirėnjohės mėsimdhėnsve tė kėsaj shkolle. Pastaj shkollėn e mesme tė degės sė Shkencave natyrore, me profilimin nė Biologji, po ashtu e ka pėfunduar nė Gjakovė, me rezultate tė shkėlqyeshme. Mė pas, nė fakuktet e mjeksisė nė Universitetin e Prishtinės, ai konkuroi, por qė fatkeqsisht nuk ėshtė pranuar.

Por, megjitthse nuk pranohet ne fakultet ai kurre nuk u dėshpėrua. Ai thotė se" Gjithnjė, kam pasur, dhe kam besim tek Zoti. Dhe e dija se njė rrugė do tė mė hapet, dhe unė njė ditė do tė behem mjek. Mjeksia, mė ishte bėrė njė ėndėrrė. Tezja ime e ndjerė Dr. Shahire Avdiu-Kuēi, me fliste pėr punėn nė spital dhe nė klinikė, mė fliste pėr pacjentėt e saj dhe relacijonet e saj me pacjentėt, pėr kujdesin qė njerėzit e sėmurė kan nevoj, mė shumė pasion." Nė sytė e saj shifja njė shkėndijė, qė se kisha parė kurrė mė parė, thotė ai dhe kur dikush mė fliste pėr profesionin e tij/saj. Dhe ajo mė bindi se mjeksia ėshtė njėri nga profesionet mė human qė egziston, dhe si fėmijė kisha vendosur tė behem mjek. Dhe dua tė them se ajo ishte personi qė mė futi nė zemėr kėtė profesion. Por, t'a kuptoni se prindėrit e mi gjithnjė mė kan inkurajuar dhe kam pasur pėrkrahjen e tyre tė pakufizuar, dhe pėrkrahjet e tyre vazhdojnė edhe sot e kesaj dite, dhe kan vlerė tė pashlyer tek formimi im si mjek.

Kėshtu qė duke pasur njė idhull nė jetė sikur tezen time Shahiren dhe pėrkrahjen e prindėrve, atėherė fillova tė kėrkoj njė qytet apo shtet tjetėr ku do tė studjoja. Duke folur pėr jetėn e tij, doktor Ēelaj tha se fati deshti qė pėrmes disa shokėve tė njoftohesha me disa bashqytetarė nga Gjakova, qė kishin shkuar ne Fakultete tė ndryshme nė Rumani, dhe pas disa bisedashe dhe kėshillimeve rreth mėnyrės sė pranimit nė fakultetet tė Rumanisė, unė sė bashku me vėllaun tim Arbenin, filluam studimet nė Universitetin e Krajoves (Craiova), unė nė fakultetin e Mjeksisė se pėrgjithėshme dhe ai atė tė Stomatologjisė. Pėfunduam me sukses tė dy dhe sot unė siē e thashė mė parė punoj nė New York, dhe Arbeni nė Sacramento tė Kalifornisė si mjek stomatolog. Jeta nė Rumani nuk ishte edhe aq e lehtė, nė filluam sundimet nė kohėn sundimit tė familjes sė diktatorit rumun Ceasescu, ku shteti policor kishte ēuar nė njė mjerim popullin rumun dhe jeta ishte pėrplot sfida tė pėrditshme.

Mirėpo shkenca dhe sidomos mjeksia ishin tė nivelit tė lartė, dhe dashuria pėr edukim, dhe vullenti pėr suksese nuk na penguan qė tė vijojmė studimet dhe tė korrim sukses. Pas pėrfundimit tė fakultetit tė mjeksis, duke parė situaten politike nė Kosovė, atėhere vendosėm qė tė emigronim nė perendim, dhe pastaj zgjodhėm SHBA. E bėmė kėtė, duke ditur se do tė ishim mė tė lirė tė jetojmė dhe tė punojm pa paragjykime dhe ndarje nė bazė tė prejardhjes, pėrkatsisė fetare apo kombėtare. Dhe duke ju falemnderuar Zotit, fatit dhe njė punė tė palodhur, rezultatet filluan tė arrijnė nė jetėn time profesionale dhe familjare.

Sa e vėshtirė ėshtė tė profilizohesh mes dy mjekėsisve, asaj Europiane dhe asaj Amerikane?
Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. iu pėrgjigj se mjeksia evropiane ėshtė mjeksi kryesisht sociale, dua tė them udhėhiqet nga shteti dhe ėshtė vet shteti ai qė mbron edhe mjekun, dhe ėshtė me lehtė tė punosh. Sakaq, nė SHBA, ku sigurimet private bėjnė barrėn kryesore atėherė ato pra sigurimet edhe tė ndjekin nga mbrapa dhe janė hap pas hapi mbas teje dhe punės tuaj si mjek, duke tė kontrolluar dhe vėrtetuar diagnozat dhe trajtimet e sėmundjeve, dhe njėkohesishtė duke vėrtetuar edhe mjetet qė janė konsumuar gjatė trajtimit tė pacientit, dhe paguajnė vetėm atė qė ėshtė e domosdoshme, pjesėn tjetėr duhet ta arsyjetosh para administratės vetė.

Si do tė pėrmblidhej puna kėrkimore e shkencore si dhe referatet dhe konferencat shkencore qė Dr. Ēelaj ka mbajtur kėtu nė SHBA. Aty gjenė botėn e hulumtive shkencore ku ai i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė. Njėra nga arsyet, mėsojmė se ishte se ai nuk kishte dėshirė qė tė mbėtej vetėm mjek i pjesės klinike nė mjeksi, por, dėshironte edhe tė bėnte njė karierė si shkencetarė, sado modeste tė ishte ajo. Ai sė bashku me kolegėt e tij, ai ka bėrė njė seri publikimesh nė revistat mė prestigjoze botėrore tė kardiologjisė, dhe paraqitur tė njėjtat nė simpoziume tė dryshme ndėrkombėtare. Ata kanė punuar dhe botuar si autorėt e parė nė botė tė mėnyrės sė biopsisė sė qelizave endoteliale nga enėt periferale tė gjakut, dhe mėnyrėn e matjes kuantitative tė paraqitjes qė proteinave/geneve inflamatore nė qelizat endoteliate tė pacjentėve me pamjaftushmėri kardiake tė kompensuar dhe tė dekompensuar.

Duhet tė veēohet nė punėn e dr Ēelajt, konferenca ndėrkombėtare tė kardiologjise me kardiologet dhe shkencetarėt mė tė mirė nė botė nė Neė Orleans ACC'07, ku mjeku kosovar nė Amerikė, dr Ēelaj ka bėrė njė poster prezentim dhe aty ka vendosur edhe flamurin kombėtarė shqiptar. Ēka nuk kaloj pa u ra nė sy pjesmarrėsve tė shumtė dhe tėrhoqi vėmėndjen e specialistėve e mjekėve nga e gjithė bota. Punimet e doktorit kosovar gjendet edhe nė faqen e internetit (http://www.pubmed.org/), dhe nė ēdo rast lexuesit qė janė kurreshtarė munden t'i shfrytėzojn dhe mund tė hapin koridore pėr bashkpunim. Kardiologu Sulejman Ēela, nė tė ardhmen ka nė plan tė aplikoj pėr njė Grant qė do t'a financonte atė qė tė bėjė tė njėjtėn punė dhe tė krahasoj nivelin e inflamacijonit periferik dhe sistemik nė fazėn e infarktik miokardik acutė, dhe pacjenteve me semundje stabile koronare. Ai thotė se shpresoj qė sė shpejti tė filloj fazėn fillestare nė kėtė projekt.

Ai thotė se kam pasur takime me kolegėt e mi nė Universitetin e Prishtinės gjatė udhėtimit tim nė muajin maj tė kėtij viti, dhe ua kam thėnė, dhe po e pėrsėrisė edhe pėrmes kėsaj bisede me gazetėn tuaj, se jam i gatshėm tė bashkpunoj, jo vetėm me Universitetin e Prishtinės , por edhe me atė tė Tiranės, Tetoves dhe kudo qė ka shqiptarė dhe kanė nevoj pėr shėrbimet e mija profesionale. Mėnyrat e ndihmės janė tė shumta, por duhet qė unė t'i akomodohem edhe nevojave qė janė atje. Nevojat, unė nuk i di por pres qė ata tė shfaqin gadishmėrinė dhe interesin pėr bashkėpunim. Por, unė gjithnjė jam nė pritje, dhe po e pėrsėris se gjithnjė jam i gatshėm tė jap maksimumin nė lėminė e kardiologjise dhe tė kardiologjisė invazive. Dhe kėshtu tė ngrisim nivelin e kėsaj lėmije nė atė nivel amerikan, qė do tė thotė se pacjentėt shqiptarė tė kanė mundesinė tė marrin mjekim tė nivelit mė tė lartė pa i lėshuar trevat e tyre, dhe pa paguar shuma astronomike. Jam i gatshėm tė shkoj fillimishte pėr ligjerata me studentėt, dhe me personelin mjeksore qė tė paraqes mėnyrėn e punės nė SHBA dhe tė mundohemi qė tė inkorporojmė nė mjeksinė shqiptare. Unė vetem pres njė thirrje telefonike, apo edhe njė email.

Duke ndarė me Kardiologun nga Kosova, Dr. Sulejman Celaj, M.D., i kėrkojmė tė dijmė se ēfarė satisfaksioni i ka sjell mjekėsia? Menjėherė ai tė pėrgjigjet se dua tė pėrserisė edhe njėher se punėn e kam edhe pasion. Satisfaksioni profesional, pohon ai ėshtė i pa pėrshkueshem. Momentet, mė tė mira nė jetėn profesionale janė atėhere kur pacjenti, apo familjarėt e tyre e kuptojnė se jeta e tyre ishte nė duart e mija dhe mė thonė “Thank You” - "Ju Falemnderit!". Janė momente shumė emocijonale pėr ata, por edhe pėr mua. I trajtoj tė gjithė pacjentėt njėlloj, pa diskriminime kombėtare, fetare apo racijale. Por, kur pacijentėt janė shqiptarė atėhere mė bėhet zemėra mal, se edhe ketu, sado larg atdheut kam mundėsi tė i kontriboj kombit tim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara