New York: 422 vjet u dėnua njė person qė pėrdhunoi njė studente
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
NEW YORK CITY: Mbrėmė pėrfundojė me njė dėnim historik nė njė gjykat tė New Yorkut, gjyqi ndaj njė personi, i cili akuzohej se pėrdhunojė dhe torturoje nė mėnyrėn mė brutale njė stundete 19 vjeēare tė universitetit Kolumbia (Columbia University). Gjyqtari e dėnoi 31 vjeēarin Robert Willams, me 422 vjet burg, duke marrė pėr bazė 46 shkelje ligji.
Akuza ndaj tij tė cilin ai dhe vetė e pranoi, kur pa njė regjistrim filmik tė njė kamere tė fshehte nė tė cilėn tregohej e gjithė ngjarja, kur 31 vjeēari Williams, forcėrisht e pėrdhunon vajzėn, mė pas e kėrcėnon, me thikė ta theri, i tregon litarin ta vari dhe i nxjerr njė kuti helmi pėt ta helmuar. Gjyqatari i kėsaj ēėshtje Carol Berkman, tha se pėr "pėr kėtė sadist nuk ka asnjė llojė dėnimi tjetėr - i vetmi dėnim mbetet tha ai, privimi nga jeta". Avokati i Williams, nuk pranoi tė flasė para gazetarve.
Vajza e cila ka pėsuar njė tronditje tė madhe nuk pranonte tė vinte tė dėshmonte. Ajo u soll nė sallėn e gjyqit me fytyrė tė mbuluar dhe e shoqėruar nga katėr dedetktivė, tė cilėt nuk lanė asnjė gazetar nė sallėn e gjyqit, gjatė kohės kur dėshmoi vajza. Ajo tha se unė prisja tė realizoja ėndėrrėn time, pasi pėrfundova kėto ditė fakultetin e gazetarisė nė Kolumbia
Universiteti (Columbia University) nė New York, kontraktova mė njė gazetė tė filloja punė si gazetare fillestare. Mirėpo tash mė duket sikur tė gjithė mė shohin mua dhe shkruajn pėr mua.
Rekordi i dėnimit mė tė madh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė dhėnė po nė New York, Long Island, 26 vjet mė parė kur njė i akuzuar pėr disa vrasje - njė serikiller, u dėnua 100 herė me nga 17 vjetė burg, duke marrė dėnim pėrfundimtar 1,763 vjet burg.
[ ]