HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtetet e Bashkuara hapin tė parat ambasadėn nė Kosovė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Tina Kaidanov ėshtė ambasadorja e parė amerikane nė Kosovė

The President intends to nominate Tina S. Kaidanow, of the District of Columbia, to be Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the United States of America to the Republic of Kosovo.

Presidenti Bush ka bėrė me kast, se ka emėruar Tina S. Kaidanow, nga Distrikt Kolumbia, Ambasadore tė Jashtėzakonėshme e Fuqiplote tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Republikėn e Kosovės.

PRISHTINE - KOSOVE: Presidenti amerikan George W. Bush, emeron Tina Kaidov ambasadore nė Kosovė. Shtėpia e Bardhė bėri tė ditur se diplomatja Tina Kaidanov ka njė pėrvojė tė konsiderueshme diplomatike nė Ballkan. Presidenti amerikan George W. Bush emėroi diplomaten Tina Kaidanov nė postin e ambasadores fuqiplotė tė SHBA-ve nė Kosovė. Lajmi ėshtė konfirmuar nga Shtėpia e Bardhė. Kaidanov deri tani ka kryer misionin e diplomates sė parė nė Kosovė, ndėrsa pėr fuqizimin e vendit pėrfundimtar pritet edhe miratimi i Senatit dhe Kongresit Amerikan. Shtėpia e Bardhė bėri tė ditur se diplomatja Tina Kaidanov ka njė pėrvojė tė konsiderueshme diplomatike nė Ballkan, duke qenė nė shėrbime nė Bosnjė, Maqedoni, Serbi dhe Kosovė.

Zyra e SHBA nė Prishtinė u bė zyrtarisht tė martėn (8 prill 2008) ambasada e SHBA nė Kosovė. Shtetet e Bashkuara ju bashkuan Britanisė sė Madhe, Gjermanisė, Shqipėrisė dhe Zvicrės nė hapjen e ambasadave nė Kosovė qė kur Kosova shpalli pavarėsinė nga Serbia nė 17 shkurt. Zyra e SHBA nė Prishtinė u bė zyrtarisht mė 8 prill 2008. Ndryshimi pasqyrojė njė fazė tė re nė angazhimin e Uashingtonit ndaj njė shteti tė ri tė pavarur, thanė zyrtarėt e SHBA.

"Si njė rrjedhojė e zgjedhjes sė statusit tė ri tė Kosovės si njė vend i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve mė tė fuqishme e mė tė begata tė botės, ne na ėshtė dhėnė leja tani nga kongresi i SHBA pėr tė hapur zyrtarisht njė ambasadė tė plotė tė SHBA," thoshte ish e ngarkuara me punė Tina Kaidanov, tash ambasadore fuqiplote nė Prishtinė.

Misioni i parė i SHBA nė Kosovė u vendos nė 6 korrik 1996 dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė vendimet e rėndėsishme.

"Ndėrsa Zyra e SHBA nė Prishtinė ka operuar pėr shumė vjet me tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe detyrat e njė misioni tė ngarkuar diplomatik, pėrcaktimi si njė ambasadė pasqyron njė fazė tė re nė zhvillimin tonė dhe nėnvizon angazhimin tonė tė thellė e tė gjatė pėr tė punuar nė pėrparimin e Kosovės dhe tė gjithė popullit tė saj," citohet tė ketė thėnė nė ditėn e inagurimit ish shefja e misionit amerikan nė Kosovė Tina Kaidanov.

"Ēdo ditė, ne pėrfshihemi nė pėrpjekjet qė kanė pėr qėllim pėrmirėsimin e jetėve tė njerėzve tė zakonshėm nė Kosovė dhe trajtimin e nevojave tė shumė komuniteteve tė ndryshme etnike tė Kosovės," shtoi ajo.

Misioni i SHBA ka punuar pėr tė pėrmirėsuar ecurinė ekonomike tė Kosovės, pėr tė zhvilluar institucionet e saj demokratike, pėr tė kremtuar trashėgiminė e saj tė ndryshme kulturore dhe etnike dhe pėr tė garantuar tė drejtat e plota pėr tė gjitha komunitetet etnike. "Ne kemi zhvilluar kontakte me njė rang tė madh njerėzish nga ēdo prejardhje dhe orientim politik dhe ne vlerėsojmė njohuritė dhe opinionet qė ata kanė ofruar," - tha Kaidanov.

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, i cili ndoqi ceremoninė e sė martės, perifrazoi presidentin e vdekur Ibrahim Rugova, i cili lavdėroi miqėsinė midis Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara. "Shtetet e Bashkuara ėshtė miku ynė dhe ne do tė bashkėpunojmė ngushtė." Rugova patė deklaruar me largėpamėsi se "Pavarėsia e Kosovės vjen me meqėsin e pėrjetėshme tė Amerikės". I ndjeri Rugova ishte njėri ndoshta nga tė vetmit lider shqiptarė, qė besonte se "Pavarėsia e Kosovės do tė vinte vetėm nga SHBA", kėshtu mendojnė shumė analistė.

Ndėrkaq, presidenti Sejdiu pati thėnė gjatė asaj ceremonie me 8 prill 2008, se hapja e ambasadės ishte vetėm njėra pjesė e vendosjes sė lidhjeve diplomatike. Pjesa e dytė vjen kur Kosova tė hapė ambasadėn e saj nė Uashington. Ēka kjo pritet tė ndodhė nga mesi i muajit tė ardhėshėm - qershor.

Sakaq, kėsaj ngjarje, kryeministri Hashim Thaēi i ka bėrė jehonė kėsaj ideje duke thėnė se hapja ishte mė tepėr se njė ndryshim statusi. "Fuqizimi i kėsaj zyre me statusin e ambasadės i thotė botės se Shtetet e Bashkuara ka besim te Kosova. Dhe ne si njė popull pėrulemi me nderim."

"Ndėrsa Kosova vazhdon nė udhėtimin e saj midis vendeve tė lira e demokratike nė botė, ne kurdoherė do tė kemi njė vend tė veēantė nė zemrat tona pėr popullin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės," shtoi Thaēi.

Kush ėshtė Tina S. Kaidanow ?
Mė 8 prill 2008 zyrtarisht SHBA hapėn amabasadėn nė Prishtinė - Kosovė. Dhe Shefe nė detyrė u caktua zonja Tina S. Kaidanow pėr ēėshtjet e brendėshme. Pozicion tė cilin ajo e mbajti deri nė emėrimin e saj nga presidenti Bush, si ambasadore e Jashtėzakonėshme e Fuqiplote e SHBA-sė nė Republikėn e Kosovės. Ms. Kaidanow arriti nė Kosovė si shefe e Misionit amerikan nė Prishtinė, pasi ajo kreu njė mision tjetėr diplomatik nė Sarajevė, se shefe e misionit amerikan atje pėr tre vjet. Njė nga detyrat e saj kryesore gjatė karrierės sė saj diplomatike, ajo ka qėnė asistente pėr ēėshtjet Europiane, e zvendes-sekretarit tė shtetiti Richard Armitage.
Karriera e saj pėrmban disa shėrbime diplomatike, Ms. Kaidanow, ka shėrbyer ekstensivisht nė rajonin Ballkanik, prej kur ajo ishte edhe asistente e tė dėrguarit tė posaēėm pėr ēėshtjet e Ballkanit, mediatorit amerikan ambasadorit Christopher Hill nė Shkup (1997-1998). Ajo kishte detyrėn specifike nė kėtė asistencė pėr Kosovėn. Ms Tina S. Kaidanow, ka mbajtur edhe postin e Drejtores Jug Europiane nė Kėshillin Kombėtar tė Sigurimit.
Ms. Kaidanow, mban diplomėn pėr "Bachelor of Arts" marrė nga University of Pennsylvania dhe atė tė masterit "Master of Philosophy", pėr shkencat politike "Political Science" nga Columbia University in New York.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara