HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Homazh pėr Monsinjor Dr. Zef Oroshin

-- nga Bep Kuqani, White Plains, New York

Edhe kėshtu mund tė titullohej libri i ri i z. Tomė Mrijaj kushtue Dr. Zef Oroshit, me rastin e pėrvjetorit tė XX-tė tė ndrrimit tė jetės.
Fryma qė e pėrshkon kėtė libėr, ku shpaloset e gjithė jeta e tė Ndjerit, qysh nga mosha e fėminisė e deri sa mbylli sytė, karakterizohet fillim e mbarim nga ndjenja e nji respekti shumė tė thellė e tė paharrueshem, qė autori vazhdon ta ruej ende tė gjallė pėr Monsinjorin.
Kjo "ndjenjė", qė i ēmohet si nji nder virtytet ma tė mira, asht njiherit edhe nji tregues i kjartė i fisnikrisė, qė buron nga shpirti i pastėr i autorit, i cili, pa marrė parasyshė asnji sakrificė, iu pervesh kėsaj pune voluminoze, pėr hartimin e kėtij libri, qė kena sot nė dorė.

Pėr tė pasė njė ide edhe ma tė kjartė pėr mundin, djersen dhe kohėn, qė i asht dashtė me shpenzue, mjafton tė kujtojmė, se vetėm literatura, qė ka shfrytėzue kapė plot 7 faqe dhe titujt e shkrimeve tė Monsinjorit, qė ka mujtė me mbledhė nėpėr organe tė ndryshme, ku janė botue mbushin 5 faqe. Shto kėtu edhe shpenzimet e botimit, tė cilat i ka mbulue tė gjitha vetė autori, del nė pah edhe ma kjartė shpirtmadhėsia dhe Nderimi i madh i z. Tomė Mrijaj, pėr kėtė figurė, qė bani histori dhe la gjurmė tė pa shlyeshme jo vetėm nė komunitetin katolik shqiptaro - amerikan, por edhe nė tė gjithė shqiptaro - amerikanėt, pa dallim feje dhe krahine.

Por duhet theksue, se pėrveē autorit, nji meritė tė veēantė kanė edhe tė gjithė ata qė kontribuen pa u kursye me materialet dhe dokumentat e tyre arshivore personale, tue ia vue nė dispozicion autorit e, nė veēanti, kontributi i madh i z. Tonin Mirakaj, i cili, asht vetė nji "histori e gjallė" e komunitetit katolik shqiptaro - amerikan, ku, ka marrė pjesė si pjestar dhe drejtues i shumicės ma tė madhe tė tė gjitha aktiviteteve tė zhvillueme nga ky komunitet, qysh prej ditės sė parė tė themelimit e nė vijim edhe sot e kėsaj dite.

E tash nė lidhje me nji shėnim tė z. Ndue Melyshi, citue nė faqen 53, ku thuhet: "Meqenėse ishte Komitet klandestin, nuk mund tė zgjidhej kryetari me vota tė lira tė popullit, prandaj antart nė brendėsine e Komitetit caktojshin nji kryetar…", dishroj tė plotėsoj kėtė mendim, tue shtue, se ne "brendėsinė e kėtij Komiteti", kje zgjedhė si Kryetar Dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra nė mal, nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes tė Sigurimit. Kėtė ma ka thanė pėrveē tė tjerėve, qė do t'i permendi ma poshtė, edhe vetė i vėllai: Gjon Perjaku, qė u kap n'atė pėrpjekje, i plagosun randė dhe me tė cilin kam ndejtė nė burgun e Burrelit. (Deri nė vitin 2005, ka kenė gjallė e shndosh, qė e kam takue nė Shkodėr dhe uroj qė tė jetė edhe tash po ashtu).

Veē kėsaj, kam pasė rastė me njohė personalisht edhe katėr antarė tė kėtij Komiteti, nga tė cilėt per Karlo Ēoben, avokat, i biri i Ndoc Ēobės, qė ka kenė Kryetar i Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar dhe Sulė Hafizin, Kryemyfti i Lezhės, nuk e kam ditė se ka kenė Antar i Komitetit tė Maleve; ndėrsa pėr Haki Bushatin, i vėllai i ish - Kryemninistrit Maliq Bushati, qė u pushkatue bashkė me At Anton Harapin O.F.M. dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtė dhe, edhe kėta mė kanė thanė se "kena pasė pėr Kryetar Dom Zef Oroshin".

Haki Bushatin e kam njoh vetėm pėr nji periudhė tė shkurtė kohe nė burgun e Tiranės; ndersa Ndreken e kam njohė qysh se kam kenė nė moshė adolishente, se ka kenė mėsues nė Kolegjin Saverian, kryetar i Shoqatės "Rrethi Don Bosco" (krijue nga At Pjetėr Meshkalla); kam ndejt nė burg tė Burrelit, mbasi kje denue 17 vjet si antar i atij Komiteti, i arrestuem nė Lezhė, vetėm pak muej mbasi kishte fillue punėn si avokat. Miqėsinė e kena vazhdue edhe mbas daljes nga burgu, deri nė ditėn qė vdiq. Historia e tij asht shumė e dhimbėshme: Pat lanė djalin sapo kishte mbushė vjetin; grueja e ndau per me i shpėtue persekutimit, por edhe per dobėsi karakteri. Pėr 14 vjet nė burg nuk i pau asnjiherė. Kur doli prej burgut mbeti pa strehė dhe pa punė (ishte i sėmurė dhe i paaftė pėr asnji punė fizike). Me gruen dhe djalin nuk u bashkue ma kurrė. U detyrue me punue "roje nate", nė nji ēerdhe fėmijėsh pa asnji lek pagesė, veē nji ushqimi tre herė nė ditė dhe nji shtrati me shtri brijtė. Kur vdiq, e varrosi shteti pa asnji ceremoni. Vetem 5 - 6 vetė, ish bashkėvuajtės tė tij, morėn pjesė nė varrim. Sot, nuk i dihet as vorri (unė s'e mbaj mend) dhe tė tjeret nuk e di a jetojnė apo jo.

Pėr Dom Zef Oroshin, duhet dijtė edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, qė hoqi veladonin e doli nė mal, e deri qė iku nė Jugosllavi, banorėt e Mirditės dhe tė malėsisė sė Lezhės e kanė njohė ma fort se prift, si Kryetar tė Komitetit tė Maleve, si organizator i "Ēetave tė Shpagimit", si luftėtar shumė trim dhe si antokomunist i vendosun.

Kam mendimin, se kėtė anė tė aktivitetit tė tij antikomunist nė malet e Mirditės, nuk ka dashtė me e ekspozue para publikut shqiptaro - amerikan kjoftė pėr modesti, kjoftė edhe pse nuk perputhej me veladonin e nji prifti dhe kėte e ka mbajtė tė mbyllun vetėm mbrenda nji rrethi shumė tė ngushtė bashkėluftarėsh, ku me siguri duhet tė ketė kenė edhe z. Ndue Mėlyshi. Por kjo nuk ia ulė aspak vlerėn, sepse nuk asht i pari prift shqiptar, qė ka luftue me armė nė dorė kundėr anmiqve tė vendit dhe tė fesė.

Nė fund, pergėzoj perzemersisht Z. Tomė Mrijaj per ketė libėr, qė i dhuroi mbarė komunitetit shqiptaro - amerikan e ma gjanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara